E enjte, 14.11.2024, 02:11 AM (GMT)

Faleminderit

Ksenofon Dilo: Njerëz që ju shtuan jetë viteve

E marte, 13.10.2015, 06:54 PM


NJEREZ  QE  JU  SHTUAN  JETE  VITEVE  DHE JO  VITE  JETES  !

Nga Ksenofon M. DILO

Nuk e di nëse gjyshja , apo gjyshi, apo të dy së bashku vendosnin për emrat e fëmijëve që zot shyqyr ishin të ...mjaftë. Por ama sejcilit i zgjidhnin një emër i cili për çudi duke e shoqëruar gjatë gjithë jetës, jo vetëm që ishte shoku i tij i mirë por edhe i përshtatej shumë , shumë! Aq shumë sa dukej sikur sejcili kishte zgjedhur një

rrugë të cilën e vazhdonte me stoicizëm dhe besnikëri, sepse duhet patjetër ta justifikonte emrin që i ishte dhënë .. Njërin nga xhaxhallarët e mij e quajtën kur lindi Qiriako.Fjalë për fjalë ky emër përmdante shumë pushtet por kishte brenda edhe një Zot e një zotëri...

Pra një emër i rëndë sepse ai që e mbante duhet të ishte i pushtetshëm, i madh e i fuqishëm si një Zot por edhe zotëri në atë të përditshmen në rutinën që shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës së tij.

Po!Xhaxhai im i dashur kishte një pushtet të padukshëm por jo të pandjeshëm. Fliste gjithmonë me buzën në gas e do të ta hiqte mërzinë si me magji nëse ajo të kishte pushtuar. Papritur ndjeje se mërzitja davaritej e se njeriu që kishe përpara kishte pushtetin dhe lirshmërinë e logjikës së shëndoshë dhe fjalës bindëse. Ishte i mirë me mikun por dinte të sillej edhe me armikun. E ndihmonte mikun e po me atë lehtësi ç'armatoste armikun dhe e detyronte edhe atë ta respektonte . Sepse fjala e tij kish dritën e së vërtetës e kishte sigurinë e një mendimi të formuar e të pjekur, kishte atë që quhet mençuri e që, shumë pak e përdorin këtë fjalë sepse nuk kanë dijeninë e duhëshme për kuptimin e saj të vërtetë. Të jesh i mençur nuk do të thotë të kesh mendje të madhe, Të jesh i mençur do të thotë të kesh mendim të madh e të pjekur, të flasësh ku e kur duhet dhe sa duhet!Pikërisht kjo ishte njëra faqe e karakterit të xhaxhait tim shumë të dashur.

Dikush me një naivitet prej mëndjelehti një ditë e pyeti duke dashur ta kapë ngushtë

--Çfarë bëre ti në kohën e luftës?

Vështrimi i xhaxhajt ishte aq domethënës saqë ai që e pyeti në moment u pendua e u mblodh sikur të mundohej t’i rruhej Rrufesë....

Nuk e donte luftën vella-vrasese Qirjakua.! Kjo, jo sepse nuk ishte trim. Përkundrazi ,mund të hidhte poshtë me fuqinë e tij një kalë. Por ai ishte për paqe , nuk i shikonte dot me sy armët dhe nuk lejoi asnjëherë asnjë të hynte në shtëpi të tij me armë. As edhe njeri te vet..Njeriut që e pyeti ju përgjigj:

--Haja përshesh me dhallë , si edhe ti...-kjo përgjigje e xhaxhaitsado e thjeshtë ,,ishte një nga ato përgjigje e pasuar prej shumëe shumë të tjerave , po aq të mençura e po aq të thjeshta që i kishinbërë të gjithë të kishin kujdes kur i drejtoheshin e të gjithë thoshin se, Qirjako DILO të mbështjell në grusht të dorës në një kollë letër. Me punën

dhe mençurinë e tij jetoi me nder gjithë jetën e sidomos atë familjare.

(Me 12 tetor 1976-te ka nderruar jete QIRJAKO ILIA DILO, i dyti ka ardhé prané prindérvet. Vendin, pak kohé me pare-e caktoi veté, qetésisht, i bindur se nen dhe, do té jetè me i qeté se mbi dhe; mes té vdekurvet, s'do té kishin mé fuqi intrigat e tè gjattévet.

Véllezérit e motrat e kishin né vendin e Babait. Me fjalén e Tij té émbél, té mencur, me fytyrén e Tij plot drité, zgjonte te secili qendresén per sot dhe besimin per nesér, se poshtérsité jané té pérkohshme dhe nderi i pérjetshém.

Diktaturés i qendroi me dinjitet si Ai, tha fialét e njohura si Sokrati i lashtè né Sheperin e tij ku Shqiptari "ndjehet i huaj, si né vènd tè huaj ,né vendin e tij".)

Gruaja e tij , një nga bijat më të mira shqiptare, prej familjes së madhe Harito..... bija e Petro Haritos....mbese e Mihal Haritos atij MIHALI qe si i thote populli ne kenge …”O MIHAL Balli i karvanit/ C’i shtive drithmen Silltanit”.. , qe kerkoi bashkimin e 4 vilajeteve ..... bija e tij,Ifijeni,ashtu si dhe motrat e saj Anastasia dhe Agllaia, ishte e dashur e mirë e sjellshme , një zonjë e vërtetë!

Por ishte një grua e bashkëshorte e mrekullueshme. Xhaxhai krenohej me të dhe me të drejtë.

E kujtoj me aq mall e dashuri e më duket se kam qënë aq fatmadh qëisha nipi i tij i dashur çamarok , saqë më duket se më pëlqen qëshpesh përdor shprehje të tij që më kanë mbetur e që i kam të shtrenjta. Thua se dua që dikush ta ketë dëgjuar xhaxhanë me kujdes e duke më dëgjuar edhe mua t'i përdor shprehjet e tij, të më thotë se i sjell ndërment Xha. Qirjakon(Xha Cakon) e mirë.

Kam dëshirë që ti kem ngjarë e të kem edhe unë diçka prej tij , jo sitrashëgim por si dhunti , si një diçka që e bën njeriun ta duan tëgjithë e , edhe armiku ta...respektojë automatikisht, pavetëdije...

Ata njerëz të mrekullueshëm tani kanë ikur e kanë lënë tek ne kujtimet dhe dashurinë e pakufishme.Edhe kur mori rrugën e gjatë pa kthim , ai ishte i qetë por madhështor. Kishte caktuar vetë vendin ku do të pushonte thua se edhe me këtë duhet të ishte po aq i kujdesshëm sa ishte me gjithçka sa jetoi.U ngrit dhe ju afrua dritares . Me vështrimin e tij mbuloi gjithsa e lejonte ajo dritare dhe duke mrrë frymë thellë nuk mundi të fshihte një dhimbje që ju pasqyrua në fytyrën e lodhur por aq ekspresive. Mbylli sytë duke kyçur brenda në shpirt atë vend që aq shumë e kish dashur dhe në mushkëritë e tij , ajri i dheut të dashur u balsamos si një pong që vetë Qirjakua ja lypi vendit të tij... I qetë se aty ku shkonte do gjente të dashurit që përpara tij kishin ikur dhe po e prisnin. Aty nuk kishte intriga nuk kishte ligësi:Qirjakua , bir e vëlla la prapa një heshtje gjëmimtare.Ligësia njerëzore është e keqe , e ndotur, .Ajo e bën njeriun të ndjehet fajtor nëse ndërgjegja e tij një ditë do të gjejë rrugën e funksionimit të saj, duke ditur gjithmonë se gënjeshtra dhe ligësia janë aq të përkohëshme sa është i përjetshëm nderi dhe drejtësia.Qirjako Dilo iku i qetë . Ndershmëria dhe drejtësia dhe puna e tij e palodhur e bënë të dashur për të gjithë sa e njohën. Por sidomos fjalët e tij të dhimbshme për Sheperin e dashur më lejojnë ta krahasoj me një figurë të ndritshme patriotike , e cila asnjëherë nuk pushoi të dojë vendin e tij. *Shqiptari ndjehet i huaj në vend të tij, në Shqipëri!Këto janë fjalë që jehona i përcjell në vite dhe i kthen me gjëmim për të treguar si prej një profeti të vërtetën e dhimbshme... Kur shkova në shtëpinë e tij mbasi ai kisht lënë frymën e tij të fundit, kisha me vete edhe një flamur. Nuk do ta harroj . Ishte në dhomë gruaja e tij fisnike që më donte edhe ajo si të isha biri i saj. –ma sill pak !!—tha duke treguar me kokë flamurin. Ju afrova me respekt dhe ja dhashë. Mori cepin e tij dhe e vuri fisnikërisht në buzë..a mund të harrohhet ky gjest madhor!Ajo, shoqja e jetës e xhaxhait tim të mirë një grua dinjitoze nga më patriotiket familje shqiptare ishte dhe mbeti për mua një idhull i bujarisë ,fisnikërisë, patriotizmit,por mbi të gjitha e virtutshme me një bukuri të mahnitshme shpirtërore e mendore. Të dy së bashku ishin të përsosur .Qetsia e mendimit dhe harmonia që kishin në zemra i lidhi pazgjithshmërisht e i bëri të respektushem prej të gjithëve. Qirjako!O ati im i mirë. Punove , jetove e mendove gjithë jetën si një Zot , zotëri në sjelljen e në të përditshmen e vështirë dhe i pushtetshëm si një burrë i vërtetë!!!në mes të tjerash bëre krenarë gjith miqtë e tuj , por sidomos ata që të dhanë emrin, të cilinTi e justifikove deri ditën e fundit të jetës duke e mbajtur atë me nder!

Këta ishin njerzit me të cilët duhej të stolisej një vend i paqshëm , pa luftra e gjakderdhje. Paqja ishte në shpirtin e tyre e shenjtë dhe madhore!Sa e bukur do të ishte bota me njerëz të tillë!Sa shumë lumturi e dashuri do të derdhej mbi të!!!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora