Faleminderit
Marjan Sebaj – Sopi: Ndërroi jetë babai i dy meshtarëve Dodë (Gjon) Sopi
E marte, 15.09.2015, 07:30 PM
In memoriam
Ndërroi jetë babai i dy meshtarëve Dodë (Gjon) Sopi
Nga Marjan Sebaj - Sopi
Lajmi mbi kalim në amshim të migjës apo bacës Dodë siç e quanin të gjithë nga dashuria më preku në zemër, më pikëlloi pamasë por jam i bindur se i pikëlloi të gjithë njerëzit cilët paten rastin ta takojnë e të tillë ka shumë, ta takojnë këtë njeri të Madh, këtë njeri të Zotit, këtë njeri bujar, këtë njeri human, këtë njeri të dashur, të afërt, punëtor, këtë njeri të vuajtjës, të sakrificës, njeriun i cili me gëzim ia dhuroi Zotit dhe Kishës – popullit dy djemë të tij meshtar të mrekullueshëm (don Viktor dhe dr. don Mikel Sopi), por të takohen edhe me njeriun e heroizmit dhe mosdorëzimit para asnjë sfide, mos të dorëzohet dhe të jetë i tillë far ishte me virtyte të larta njerëzore – humane e kishte në damar, në gjak, dhe mësim nga baballarët e tij, të parët e tij martir, cilët u sfiduan në jetë me kryqe të ndryshme, cilën vuajtën, u sakrifikuan por në fund ngadhnjyen si heronjë të vërtetë ndaj të gjithave me ndihmën dhe besimin e fortë në Zotin.
Me pikëllim pranuam lajmin e kalimit në amshin të Dodë (Gjon) Sopi, jo se na la përgjithmonë, u largua nga ne nga kjo jetë, kjo jetë tokësore – e përkohëshme. Sepse, të gjithëve që na krijoi Hyji, të cilët erdhëm në këtë botë, prapë tek Ati do të kthehem, por u pikëllova dhe ndjej dhimbje në zemër për atë se nga ne u nda një Babëlok, një babë, një vëlla, një migjë…, një burr në të cilin kemi takuar shembullin e shkëlqyer se si duhet dashur Zotin dhe të afërmin, se si duhet të pranohet vullesa e Zotit që nga lindja, se si duhet sakrifikuar jetën për familje, për të afërm, për miqë e dashamirë, për fqinjë, për fe e atdhe… Kemi mësuar shumë nga jeta e tij, nga ky njeri i Zotit i cili tërë jetën e dëshmoi me fjalë e vepra fenë, shpresën, dashurinë, besimin në Zotin dhe njeriun.
Do na mungoi përkushtimi i tij, do na mungojnë fjalët e këshillat e tij, do të na mungoj buzëqeshja e embël e tij, do na mungoj fizikisht dashamirësia dhe bujaria e tij…kjo është ajo që më bënë të ndiej mungesën e tij, mungesën fizike dhe më bënë të pikëlluar dhe zemër të thyer. Por, shpresoj se ai me shembullin dhe jetën e tij, që tani është në përqafim të Atit qiellor dhe i rrethuar me engjëj gëzon lumninë e parajsës nga do lutët për të gjithë ne siç bëri edhe gjatë tërë jetës sa ishte në këtë botë.
Zoti e sprovoi që nga lindja, por ai edhe më tepër e deshi Zotin…
Dodë (Gjon) Sopi u lind në fshatin Binçë vitin 1930 nga i ati Gjon dhe e ëma Monika. Rrjeth nga një familje bujare, humane, patriotike, martire…, familje kjo e cila ishte e pasur materialisht mirëpo çka është më e rëndësishmja kjo familje ishte vërtetë e bekuar dhe edhe më e pasur shpirtërisht, e hapur për të gjithë e në veçanti për njerëzit në nevojë, skamnorët. Këto veti apo virtyte të dashurisë ndaj Zotit dhe të afërmit që nga fëmijëria i trashëgoi edhe migja Dodë i cili me ëndje dëgjonte si fëmijë rrëfimet e babait të tij Gjonit pasardhës i drejtpërdrejt i martirëve të Karadakut të vitit 1846-48 (Binçës, Stubllës, Vërnakollës, Terziajve). Ai krenohej me burrërin, me patriotizmin, me fenë, dhe qëndrueshmërinë e të parëve të tij. Kështuqë, asnjë kryq në jetën e tij të mëvonshme nuk do e përtokë, por edhepse lindi me një tëmetë (dëmtim në njërën këmbë) fizik, gjithë këtë që nga fillimi e pranoi si vullnesë të Zotit dhe nuk u dorëzua askurrë, por si i ri filloi të punojë dhe të jetë shembull për të gjithë fqinjët e fshatin dhe më gjerë.
Kuptohet gjithë atë pasuri shpirtërore që kishte marrë, me të cilat ishte brymosur dhe ishte frymëzuar nga të parët e tij, ai këtë e tregonte në vepër e veqmas e trashëgoi apo barti edhe në fëmijtë e tij të cilët do ja dhuroi Zoti më vonë.
Baba i migjës Dodë, Gjoni, pati katër djemë dhe tre vajëza. Doda ishte më i madhi nga fëmijtë por me këtë edhe përgjegjësia i ra atij të përkujdesët që në moshë të re për të gjithë, dhe këtë e bënte me dashuri dhe përgjegjësi të madhe. U martua në moshë të re me Sofije lindur Koliqi, dhe Zoti këtë qiftë e begatoi dhe shpërbleu me dhuratat më të çmuara të Tij, pra iu dhuroi shtatë djemë. Kuptohet si nuk e kishin të lehtë të kujdesët edhe për familje po edhe për fëmijtë të cilët i pranonin me gëzim dhe dashuri të madhe si dhurata më të çmuara nga Atij qiellor.
I përngjante Jobit (nga Bibla), dhe nuk u dorëzua askurrë…
Migja Dodë (Gjon) Sopi, siç ceka që nga rinia iu rrok punës, ishte shembull i punëtorit të mire, punonte punë në shtëpi kur ishte, meqë atëkohë punohej toka me të madhe, dhe nuk iu ndalte punës së krahut si murator i njohur. Punoi anë e mbarë ish shtetit të atëhershëm Jugosllavisë, me një firmë të njohur ndërtimi atëbotë “Pellagoni” të Maqedonisë. Punonte për ta mbajtë familjen, punonte për të edukuar dhe arsimuar fëmijtë e vet. Kuptohet se shpeshherë iu mungonte afërsia dhe prezenca e fëmijëve, por Zoti ia kishte dhuruar edhe bashkëshortën e cila si një nënën e vërtetë, një grua e shenjtë tek fëmijtë plotësonte edhe mallin e babait kur nuk ishte present fizikisht me ta. Ajo grua të cilën ende me mallë e kujtojnë e gjithë famullia, ajo nënë e cila ishte nënë edhe për shumë skamnorë, arriti që edhe fëmijtë e saj ti edukoi në fe, shpresë, dhe dashuri ndaj Zotit dhe të afërmit. Punonte shumë, por as rruzaret e lutjet nuk i hiqte nga dora e buzët e saja. Ishte shembull për të gjitha nënat në famulli. Ishte shembull për fëmijtë e saj, shembull konkret i dashurisë Hyjnore.
Këtë qiftë bashkëshortor të bekuar përjetësisht do e kujtojnë të gjithë me të cilët jetuan, e gjithë famullia dhe njerëzit që i takuan gjatë jetës së tyre.
E kujtoj me mallë migjën Dodë (Gjon) Sopi, kur vinte nga Shkupi, dhe gjithnjë udhëtonte me biçikletë. Sa më erdhte çudi (atëherë isha thuajse fëmijë, por edhe më vonë si i ri) se si nuk përtonte të ndalë biçikletën e tij e të bisedoi me çdo njeri të takonte, nuk përtonte të kalonte kohë as me fëmijtë, me gjithë ne. Gjithnjë ndalonte dhe t’I thonte dy tre fjalë të mira, të ëmbëla, të bënte të disponuar me shakat e tija të ëmbëla dhe vazhdonte rrugën pastaj…
Kuptohet se gjithë neve njerëzit kemi edhe ditë të lumtura por edhe ditë pikëllimi, ditë me kryqe, ditë të vështira, por i lumi ai i cili din vuajtjes, pikëllimit, kryqit t’i jap kuptim, e i tillë ishte edhe i dashuri migja Dodë. Ai me gëzim i pranonte kryqet, sfidat e jetës…
Pas disa viteve martesë të lumtur dhe në harmoni e dashuri I’u sëmur bashkëshortja. Mirëpo, as ajo e as bashkëshorti i saj migja Dodë nuk u dëshpruan, por e pranuan këtë kryq me vullnet, e pranuan sepse kishin edukimin e tillë familjiar, apo siç thonin shpeshherë; Gjithçka vie nga Zoti, mire se vjen! Në sëmundje e vështirësi iu gjindëte bashkëshortës së vet edhe më shumë, e donte edhe më shumë, i shërbente e kujdesej për te me dashuri të paparë. Kështu zgjati disa dekada deri kur një ditë Zoti e thirri dhe muarr këtë grua të shenjtë pranë vetës, bashkëshortën e tij, shtrati i së cilës vite të tëra ishte shëndërruar në altar të vërtet. Migja Dodë e pranoi vullnesën e Zotit dhe nuk u dërëzua, ngushllim gjendte tek Zoti, dhe tek bijtë e tij, rejat e nipat dhe mbesat, të cilët e donin të gjithë pamasë – këtë edhe e meritonte, sepse një fjalë popullore thot: Çka të mbjellësh korr…, e pikërisht migja Dodë gjatë tërë jetës kishte mbjellur farën e mirë, prandaj edhe ishte i lumtur me të korrat – me familjen!
Ai nuk u dorëzua as kur i vdiç vëllau më vogël në moshën më të mire, mosh të re, nuk u dorëzuar kur i vdiç vëllau tjetër poashtu në moshë relativisht të re, të gjitha i pranonte si vullnesë të Zotit dhe ngushllonte të tjerët. Të gjitha vuajtjet si ato shpirtërore si ato trupore i barte duke u lutur, duke këshilluar të tjerët të mos ndihen të pikëlluar dhe duke punuar edhepse në pension.
Edhepse pas luftës së fundit në Kosovë tanimë ishte në moshë të shtyer dhe shëndeti herëherë e nguxte, ai me dhembje të madhe përballoi gjithë atë që ndodhi në popullin e pafaj, mbi popullin shqiptarë. Familja brengosej për shëndetin e tij, për brengat e tij…e bartnin pandërpre nëpër mjek vetëm e vetëm ta kanë sa më gjatë në jetë këtë babëlok të dashur siç e quante djali i tij I parafundit poashtu meshtar i zelshëm në vreshtën e Zotit dhe intelektual I shquar dr. don Mikel Sopi. Mirëpo, përkushtimin e migjës Dodë pas luftës, dhe kujdesin e tij ndaj bonjakëve, ndaj skamënorëve, ndaj invalidëve të punës nuk mund e ndalte kush dotë!
Shumë vuante nga fakti se para luftës e pas luftës shumë të rinjë, shumë familje braktisën Kosovën, braktisën fshatin Binçë – famullinë. Shpeshherë kur isha në pushime më thoshte në ndej; Marjan i dashur, shih, shkuan të gjithë, dolën, na e lane shkret Kosovën, na e lane famullinë…, po më duket trishtim kur nuk po shoh njerëz rrugës si më parë, kur nuk po shoh fëmijë duke lozur…
Migja Dodë siç e quaja edhe unë nga dashuria, gjithë atë që kishte trashëguar nga të parët tanë, nga familja e tij martire, vie në shprehje edhe në moshën e tij të shtyer, pra kujdesi dhe dashuria ndaj Zotit, ndaj të afërmit dhe atdheut.
Ai pas luftës edhepse në moshë të shtyer nuk i ndalët bëmirësisë dhe pranon dëtyrën e kryetarit të shoqatës së invalidëve të punës në nivel të Kosovë me seli dhe kryetar në Viti. Hapi zyrën në shtëpinë e tij, por më tepër hapi zemrën për të gjithë nevojtarët. Tanimë biçikletën e tij deshti Zoti siç thoshte ai vet e “ndërroi” me karrocë elektrike invalidore, mirëpo as ajo nuk i pengonte, por me te për çdo ditë udhëtonte në Viti (2. km large fshatit Binçë) vetëm e vetëm të jetë me nevojtarët, t’iu ndihmoj familjeve të tyre, t’iu jep shpresë, besim…të gjithëve iu ndihmonte pa far dallimi, të gjithë i pritëte dhe përcillte me kafshatën e bukës e cila shumkujt siç thoshte shpesh poi u mungon në familje. Në këtë veprimtari ai gjeti mbështetje nga shoqëria e në veçanti nga i biri i tij, bamirës i njohur pra nga meshtari dhe drejtori i Karitasit të Kosovës don Viktor Sopi. Migja Dodë nuk ndalej ditë e natë duke ndihmuar.
Një ditë
pushimi, verës, kur mbante nxehtë mbi 35 grad Celsius. Mua mu desht patjetër të
dal deri në qytet në të kthyer shpejt në shtëpi shkaku i vapës së madhe, ja në
hyrje të fshatit po e shoh migjën Dodë me karrocë që shkonte drejt shtëpisë. Oh
more Zot pos a mu dhimbtë ai njeri, në moshë 83 vjeçare të dale në atë mot të
nxehtë përjashta thash. U ndala e përshëndeta e ai ishte I lumtur, nuk mendonte
apsolutisht në shëndetin e tij (tensionin e lartë të gjakut). E pyeta se si
është e si ndihet dhe edhepse në moshë të shtyer I kërkova falje dhe e qortova
me fjalë; O migja Dodë, pop se bre burr po
Solla kokën dhe i thash; E di, por kujdes në shëndet sepse pikërisht për këtë edhe na nevojitësh të jesh në mesin tonë sa më gjatë, të na mësosh e këshillosh si gjithmonë, të na ndihmojsh me përvojën tënde jetësore. Qeshi dhe ai vazhdoi rrugën e vet për në shtëpi e unë timën.
Bile meqë mu dhimbë në shpirtë e thirra në mbrëmbje don Viktorin birin e tij të dashur i cili kujdesej e brengosej shumë për shëndetin e babes vet, e që një ditë edhe më pati thënë; beso Marjan as gjumë nuk po mund të bëjë duke menduar në shëndetin e tij, në gjendjen e tij…dridhëm kur xingërron telefoni, apo kur ai nuk e hapë telefonin. I thash foli don Viktor e mos të dal në këtë mot të nxehtë këto ditë, ai ma ktheu; beso vëlla i dashur se i kam folur me qindra here, por nuk më dëgjon sepse arsyetohet; ti e din se sa ka nevoj populli, nuk mundëm e të mos jam me ta, mos t’iu ndihmoj! Kështu tha don Viktori më thot gjithnjë.
Punoi aq shumë tërë jetës saqë të gjithë do e mbajnë mend si njeri të Zotit, si njeri bemires-huamn, si burr të urtë, të durueshëm, si babëlok të dashur…
Punoi me dekata të tëra dhe me mund, ndjerës e siç themi gjak arriti t’i rritë dhe mbi të gjitha t’i edukoi dhe arsimoi të gjithë fëmijtë me shkolla superiore, ku me këtë i dha Kombit shqiptar intelektual të shquar. Mirëpo, gëzimi më i madhi i Tij ishte momenti kur biri i tij u bë meshtar don Viktor Sopi (tani famullitar në Ferizaj dhe drejtor i Karitasit Kombëtar të Kosovës), gëzimi edhe më i madh ishte kur edhe djali tjetër iu bë meshtar dr. don Mikel Sopi. Atë e mbante gëzimi se të gjithë 7 bijtë e tij u shkolluan, të gjithë arritën shumë në jetë, të gjithë i bekoi Zoti dhe pasuroi me dhurata të tija me hire e bekime të shumta, e mbante dhe gëzonte fakti se gjithë kishin mirëqenien e mire, por mua më dukej se atë e mbante të lumtur më së shumti dashuria e madhe e tij ndaj nipërve, mbesave, stërnipërve e stërmbesave, në veçanti dashuria dhe kujdesi i nipit të tij të dashur Nikollës (djalit të Simonit) i cili në çdo hapë e përcillte babëlokin e tij.
Deshti Zoti dhe në moshën 85 vjeçare, sikur i tha Zoti; kreve misionin tënd të mirësisë e dashurisë në tokë, tanimë eja tek unë. Kështu migja ynë i dashur, babëloku ynë i kujdesshëm, fqiu ynë i urtë dhe i mire, bashkombasi ynë I zelshëm dhe përkushtuar ndërroi jetë me 11. 09. 2015., në orët e vona të kësaj mbrëmbje ku u ndihe pikëllimi i madh anë e mbarë Kosovës e gjetiu. Një natë më parë më shkroi biri i tij meshtari dr. don Mikel Sopi; I dashur, babëlokun e kam shumë të sëmuar, lutuni për shëndetin e tij!
Mirëpo, Zoti deshi dhe e thirri pranë veti, duke na lënë neve të gjithëve në pikëllim por me kujtime të paharruara për te. Me këtë neve të gjithë do e mbajmë në zemër e shpirtë dhe shpresojmë se ai me jetën e tij të përkushtuar Zotit dhe kombit qysh tanimë është në prehërin e Atit qiellor duke u lutur për gjithë ne.
Mesha e dritës qe caktuar për me 12. 09. 2015., në të cilën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, për t’iu falenderuar për gjithçka bëri për fe e atdhe morën pjesë 28 meshtar në krye me ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji, me dhjetra motra nderi (cilat i deshti ai sikur të ishin bijat e tij, meqë nuk kishte vajëza) e qindëra e qindra njerëz të ardhur nga gjitha viset e shqiptarisë. Kjo ishte edhe njëherë një dëshmi e madhe se sa i Madh, sa i dashur ishte i yni dhe i paharrueshmi babëlok, migja Dodë. Pushoftë në paqe!
Shfrytëzoj rastin edhe njëherë përmes këtij përkujtimi të shpreh ngushllimet e mia djemëve, motrave, vëllaut të tij, rejave (nuseve të djemëve), të gjithë nipërve e mbesave, të gjithë famullisë Binçës dhe atyre që patën rast të takohen me mirësinë dhe dashurinë e babëlokut, duke iu thënë; krenohuni, të krenohemi, të falenderojmë Zotin që patëm në mesin tonë një qënie të tillë.