E hene, 09.12.2024, 12:57 PM (GMT)

Faleminderit

Bedri Tahiri: Atdhetarizmi jeton në përjetësi

E diele, 25.10.2015, 08:10 PM


ATDHETARIZMI JETON NË PËRJETËSI

(Shkrim i përgatitur me rastin e dhënies së Statusit Veteran Luftëtari i UÇK-së vëllezërve KAPITI nga qyteti i Durrësit, djemve të atdhetarit Sadri Kapiti, emrin e të cilit mban dhe një rrugë kryesore e qytetit të lashtë të Vushtrrisë së Kosovës)

Nga Bedri TAHIRI

Sadri Kapiti- atdhetar i përbetuar

Sadri Kapiti u lind më 1915 në Zallq të Istogut. Rridhte nga një familje patriotike e ardhur andej nga rrethina e Medvegjës. Nga fisi i tij kanë dhënë jetën dy veta në luftën për mbrojtjen e Shkodrës kundër serbo- malazezve. As Sadriu kurrë nuk u pajtua me serbin e pabesë, i cili edhe i kishte dëbuar dhunshëm nga trojet e veta stërgjyshore në vitet 1878/1880, duke i lënë pa plangë e pa shtëpi.

Fëmijëria dhe rinia e këtij djaloshi të etur për liri ishin të ngjashme me ato të moshatarëve të tij; me skamje, me halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmonë të ndjekur e të përndjekur. Edhe në truallin e ri, në Kosovë, hasmëria me cerberët karpatianë nuk u zbut fare. Përkundrazi, ajo u thellua dhe u ashpërsua edhe më shumë. Zullumi i gjakpirësve serbo-malazezë ishte bërë i padurueshëm. Me këtë gjendje të rëndë robërie nuk mundi të pajtohej kurrësesi as Sadri Kapiti. Konfliktet e përditshme me kolonistët serbë e malazezë e detyruan që të kalojë matanë Alpeve Shqiptare. Për çudi, edhe në Shqipërinë e ëndërruar, i përcollën zezonat. Regjimi i egër enverist ua bëri më zi, i degdisi ku hanë pula gurë, i maltretoi,  i dënoi,  por kurrë nuk arriti t'i gjunjëzojë. Fillimisht u vendos në katundin Ahmetbejas të rrethit t? Fierit.

Mirëpo, as aty nuk gjetën fare qetësi, andaj pas dy vitesh sërish kthehen në Kosovë, me shpresë se zjarri ishte shuar pakëz. Por, jo. Asgjë nuk kishte ndryshuar për të mirë. Madje, ishte bërë veç më keq. Kriminelët serbë e malazezë nuk linin gjë pa bërë mbi shqiptarët e pambrojtur. Çdo ditë rrahje, maltretime, tortura, vrasje.


As gjaku i shqiptarit autokton nuk mund të bëhej ujë. Herë- herë ai ngrihej në pikën e vlimit. I ati i tyre, Hima, nd
?rroi tri gra derisa e mori Hyl?n nga dera e fisme e luftare, nga K?rnina. Në shtëpinë e tyre shpesh bënte konak trimi Nak Berisha me çetën e tij luftarake. Dhe, në fillim të vitit 1945, pas vendosjes së regjimit sllavokomunist në Kosovë u detyruan përsëri të nisen drejt Shqipërisë. Kësaj here u vendosen në katundin Fllakë të rrethit të Durrësit.


Kjo degdisje torturuese poshtë e lartë nëpër gjeografinë shqiptare nuk ishte e lehtë për këtë familje atdhetare, e cila tashmë edhe ishte shtuar. Në jetën private Sadriut i kishte ecur mirë e mbarë. Fatin e kishte lidhur me një malësore nga Gremniku i Klinës, me Dinore Mehë Gashin Këtyre dy bashkëshortëve u linden tetë fëmijë: Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. Të gjendur midis kudhrës dhe çekanit, ata u bënë tok dhe ia vunë gjoksin së keqes, duke qëndruan të pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës martire

Bashk
?luft?tar i Shaban Palluzh?s

Sadriu si një nacionalist i përbetuar gjatë shërbimit ushtarak në Tiranë rrahu një oficër dhe dy ushtarë italianë, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare në qytet. Që nga aty e braktisi fare ushtrinë dhe në vitin 1940, u kthye në Istog, me shpresë se Trojet Etnike Shqiptare u çliruan dhe u bashkuan. Gjatë kësaj periudhe u lidh me forcat nacionaliste shqiptare dhe veproi hiç pa u ndalur në të mirë të çështjes kombëtare. Mori pjes? n? luft?rat dhe betejat p?r mbrojtjen e mysliman?ve dhe shqiptar?ve t? Sanxhakut e t? Kolashinit. Atje iu vra edhe i nipi, Sadiku, trupin e t? cilit nuk e la, por e barti n? shpin? deri n? vendlindje. Më vonë u inkuadrua në Brigadën e tribunit Shaban Palluzha. Heroizmi dhe trimëritë e tij u panë në çdo betejë e në çdo aksion luftarak, andaj përherë lavdërohej e çmohej nga shokët dhe eprorët ushtarakë.


Në dhjetor të vitit 1944 Shqipëria u çlirua cep më cep, mirëpo armiku duhej shporrur edhe përtej Jugosllavisë. Partizanët shqiptarë u vunë në ndjekje të tij. Sadri Kapiti, i cili mendjen e kishte për të çliruar Kosovën dhe vëllezërit e tij të dashur, që përherë i mbante në zemër. Ai nuk vajti më tutje por u ndal në Kosovë për t’i mbrojtur trojet stërgjyshore.


Në një përleshje me serboçetnikë Sadriu plagoset rëndë në shpatullën e majtë dhe në këmbën e djathtë. Pasi e merr ndihmën e parë në spitalet fushore, dërgohet në spitalin e Prishtinës, ku kishte plot partizanë. Dreq, o punë! Aty, siç rrëfente më vonë vetë Sadriu, u ra në sy spiujve serbë, të cilët edhe deshën ta mbysnin. Me ndihmën e miqve dhe dashamirëve të vet që ishin partizanë nga Shqipëria, gjegjësisht nga Mallakastra, të cilët e njihnin mirë, arrin që ilegalisht të largohet nga aty dhe të kalojë për shërim në spitalin e Tiranës. Aty, gjatë bisedës me një oficër të lartë shqiptar, u tregoi saktë se kush ishin dhe se sa antishqiptarë ishin serbosllavët, të cilët po bënin kërdi mbi popullatën shqiptare në Kosovë. Oficeri iu afrua ngadalë dhe i tha: "Këtë që ma the mua mos ia thuaj tjetërkujt, sepse këta kanë një ide me partizanët jugosllavë dhe ta bëjnë më zi se ata. Për ta ju jeni ballistë dhe nacionalistë",- kujtojnë sot fëmijët e tij, veçan
?risht Sk?nderi, të cilët thonë se po të ishte ai gjallë,  do të kishit mundësi ta shkruanit një libër të tërë për ato ngjarje e që mjerisht ne nuk shënuam asgjë, meqë nuk besohej nga askush se do të ndryshohej realiteti i censuaruar nga komunizmi k?tej e andej kufirit dhe Kosova do të çlirohej nga UÇK-ja dhe NATO-ja, nën drejtimin e SHBA- ve.

"Sa ishin në Zallç, forcat e OZN-së erdhën dhe e arrestuan Sadikun. E dija se do ta pushkatonin, andaj kriminelit që e njihja e që ishte poashtu nga katundi ynë, i thashë: Po e gjeti gjë Sadikun, Sadriu do të të vras ty, sepse ai është kendejpari. Ai u frik?sua dhe e liroi, por të nesërmen me qerre kuajsh na përcollën për në Shqipëri. Kësaj here u vendosem në Qerret të Durrësit, ku kishte plot kosovarë, - rrëfen sot e shoqja, Dinorja, cila, mjerisht nuk d?gjon mir?, se p?rndryshe ka njohuri t? shumta p?r ato ngjarje.

Deri në vitin 1949 kemi jetuar në gjysmë ilegalitet, sepse druheshim që në emër të vëllazerim- bashkimit mund t? na kthenin në Jugosllavin? e at?hershme e ku, sigurisht, na  priste ekzekutimi. Vet? Sadriu  rronte n?p?r shkurret, q? at?bot? ishin t? paçelura t? rrethin?s s? Durr?sit.

Sadri Kapiti nuk e rrudhte goj?n para padrejt?sive, pavar?sisht q? mund t? p?sonte. K?shtu, kur erdhi nj? delegacion i lart? rus, m? 1953, pushtetar?t erdh?n t? Sadriu p?r t’ia k?rkuar nj? qengj t? madh p?r t’ua prer?. Ky, jo q? nuk ua dha, por u tha:Jo ore, ata meritojn? plumba!!! Nd?rkaq kur u prish?m me Jugosllavin? dhe u lidh?m me Rusin?, ai shprehej hapur: Ore, keni par? ju, u prish?m me djalin e u
pajtuam me bab
?n!

Edhe në varr me plagë në zemër për Kosovën

Koha ecte me hapa ujku e plagët e luftëtarit të lirisë shëroheshin ngadalë. Një ditë ai u kthye në gjirin e ngrohtë familjar, në Fllakë. Siç duket, i zhg?njyer e i pakënaqur me sistemin e kohës, i la të gjitha mënjanë dhe nisi të merrej me bujqësi. Vitet e fundit të jetës së tij u shpërngul në Shkozet të Durrësit.

Sidoqoftë, në mendjen e tij i sillej vërdallë vetëm një emër: KOSOVA! Në çdo kuvend burrash Sadriu shprehej: "Kryet më ka lindur në Kosovë, trupi m'u burrërua në Shqipërinë nanë. Në Kosovë fisi jonë ka derdhur gjak me okë, po nuk mujta me e pa Kosovën e lirë, të gëzueme, pa barrë në shpinë, pa serbë me lloj-lloj shirita e spaleta mbi supe e me kamzhik ndër duar. Kosova është kreshnike me burra të mençur e trima, ka edhe ferra me gjemba, porse më shumë ka lisa që i përballin stuhive dhe një ditë ka për ta parë veten të lulëzuar dhe krenare, me burra më të mirë në krye të Arbërit. Lum kush ta shikojë e ta gëzojë, more lum miku!"

Sadri Kapiti nd?rroi jet? më 7 janar 1997. I p?rcjell nga familjar?t e farefisi u varros në Rrashbull. I mbylli sytë me plagën në zemër se nuk arriti ta shoh Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë mëmë, por profecitë e tij dolën, ëndërrat iu realizuan. Lisat e Kosovës suksesshëm përballuan stuhitë dhe rrëbeshet e barbarisë serbe. Ata ishin luftëtarët e lirisë, ishin trimat e UÇK- së, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

"Sadri Kapiti ka qenë burrë mbi burra. Kënaq fakti që edhe të bijtë ndoqen besnikërisht rrugën e tij"- thotë z. Qemal Mançe, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ-it për rrethin e Durrësit.

Një propozim i qëlluar që duhet realizuar!

Më 14 shtator 2007, në sallën e madhe të Muzeut Historik të Tiranës, në promovimin e librit tim (Bedri Tahirit) "Nga Shqipëria në Shqipëri", të gjithë të pranishmit: krijues, artsitë, politikanë, përfaqësues shoqatash e sindikatash, ushtarakë e deputetë, klerikë fetarë e të përndjekur si dhe vetë princi i ri, Leka Zogu II, dolën me propozimin: "Sadri Kapiti dhe familja e tij të dekorohen dhe të marrin statut special nga shteti si familje atdhetare"!

Një propozim të tillë e kanë bërë edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare t? Shqip?ris? në krye me z. Qemal Mançe dhe Shoqata atdhetare "KOSOVA". T? nj?jtin propozim ka marr? kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeminstri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi nga M?rgata shqiptare n? Austri, Finland? dhe Suedi si dhe nga Shoqata e t? Burgosurve Politik? t? Kosov?s p?r kontributin e dh?n? n? ç?shtjen komb?tare shqiptare dhe vendosjen e demokracis? n? Shqip?ri.

Edhe unë, personalisht, duke qëmtuar në historinë e bujshme të kësaj familjeje me tradita atdhetarie, nxora përfundime të njëjta se, vërtet, Sadri Kapiti dhe familja e tij meritojnë një tretman të veçantë nga shteti shqiptar, ashtu siç meriton edhe hotel "DRENICA", pronë e lufzëtarit Gabi Kapizi, ku u bë pritja dhe përcjellja e mijëra luftëtarëve të lirisë, të cilët vinin nga luksi përendimor dhe shkonin drejt vdekjes në Kosovën e gjakosur nga barbar?t, të shpallet "SHTËPI MUZE"! T? mos harrojm?, emrin DRENICA ia kishin l?n? mu p?r hat?r t? Sadriut, sepse e çmonte shum? ket? trev? luftarake. Emrin Drenic? e ka edhe nj? mbes? e tij, bija e Armata Shoshit, e cila lindi dit?n q? filluan bombardimet e NATO-s? mbi Serbin?.

 

Koha e artë e UÇK-së

Në këtë kohë kontribut të jashtëzakonshëm në mobilizimin, strehimin dhe sistemimin e vullnetarëve të lirisë dhe familjeve të dëbuara nga Kosova dhanë edhe restoranët “KOSOVA” e Naim Kapitit[1] dhe “KAPITI” i Fatmir Kapitit.

Besoj dhe shpresoj shumë së, më në fund, forcat e reja shqiptare që kanë ardhur në pushtet do t'i çmojnë drejt këto vlera atdhetare dhe do t'i realizojnë këto kërkesë plotësisht të arsyeshme!

Një veprim i tillë i mënçur do ta nderojë edhe vetë shtetin shqiptar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historië, krijon ardhmërinë!

Sot, të pesë bijtë e tij, Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi dhe Ganiu, të cilët gjatë luftës së UÇK-së dhanë maksimumin në mobilizimin, organizimin dhe sistemimin e vullnetarëve që ktheheshin nga mërgata dhe mësynin frontet e luftës në Kosovë, gëzojnë statusin e veteranit të UÇK- së.

Hotel “KOSOVA”, i Naim Kapitit, i ngritur më 1995, mu në hyrje- dalje të portit të Durrësit, pasi shqiptarët e Kosovës ta ndjenin se sapo hynin në Shqipëri kishin prekur njëkohësisht edhe Kosovën. Po, për çudi, pushteti i atëhershëm, në vitin 2002 e shembi restorantin, ku një prej arsyeve, deklarohej jo publikisht prej tyre se është bërë si ambasada e Kosovës. Në të vërtetë edhe ashtu ishte, sepse prej aty niseshin në mënyrë të organizuar niseshin për t’u rikthyer në Kosovë shqiptarët që vinin nga perëndimi, meqë rrugët atë kohë ishin të pasigurta dhe tek në mëngjes niseshin andej. Përveç kësaj, edhe gjatë luftës, hotel “KOSOVA” ka shërbyer edhe si pikë e shpërndarjes së të dëbuarve nga okupatori serb. Ishte edhe pikëtakimi e tyre me të afërmit që vinin nga perëndimi si dhe vullnetarëve të UÇK-së.

Restorant “KAPITI” i Fatmir Kapitit si dhe shtëpitë e Sylejman Kapitit dhe ato të motrave të tyre u vunë në shërbim të strehimit dhe akomodimit të përkohshëm të vullnetarëve të lirisë.

Dhe, së fundi, Kosova, gjegjësisht komuna jonë, Vushtrria, bëri hapin e parë  në drejtim të vënies në vend të atyre që kanë kontribuar për këto ditë të bardha, duke nderuar atdhetarin e përbetuar, Sadri Kapitin, me pagëzimin e një rruge të Vushtrrisë së lashtë me emrin e tij. Rruga “SADRI KAPITI” është nder për gjithë shqiptarinë.

E gëzoftë familja e tij në Durrës!

Duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 67”g” të Statutit të Komunës dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sistemimin e Adresave të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-071, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku, me vendimin Nr. 322/ 13, të datës 11. 03. 2013, formoi Komisionin për propozim të emërtimit të rrugëve dhe shesheve të Komunës së Vushtrrisë, me kryetar, kryesuesin e Kuvendit, z. Habib Mustafa. Dhe, Komisioni, krahas emrave të tjerë, në mbledhjen e fundit, më 10. 07. 2013, pasi mori edhe pëlqimin e Kuvendit Komunal, vendosi që rruga nr. 171 të emërohet “SADRI KAPITI”

 

Rruga “Sadri Kapiti” në Vushtrri (Habib Mustafa, Skënder Kapiti me vajzën Antigonën  dhe  Bedri Tahiri)

 

Skënder, Naim dhe Gani Kapiti me skuadrën e motorizuar të UÇK- së (tek hotel “Kosova” i Naim Kapitit, prill 1999)

 

Gani Kapiti, në këmbë djathtas (me uniformë), dhe Shtabi i mbilizimit të luftëtarëve të lirisë






(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora