Meta, mielli, vota.
Nga Fatmir Lamaj - ish i burgosur politik
Ethet
elektorale te 21 Qershorit janë shtrir anembanë vendit, por dukshëm nga herët e
tjera pamja sipërfaqësore e këtyre zgjedhjeve, pamvarësisht nga disa incidente
të konstatuara të cilat mund të quhen të pranishme në raste të tilla. A do të
jenë të lirë shqipëtarët të votojnë të pandikueshëm këtë herë? Unë nuk e besoj!
Duke pasur parasysh atë që ndodhi në 2013 mendoj se edhe këto zgjedhje do të
jenë një dukuri e përsëritur e tyre. Saliu në 2013 e kishte të pamundur
fitoren, por jo atë humbje poshtëruese të 1 milion ( shuplakave ) e cila e
nxori knockout atë dhe partinë e tij.
Vota në 2013 u shit e u ble si një plackë tregu jo me shumë vlerë, me paratë pa
origjinë të qarqeve të caktuara që kishin të vetmin qëllim, rrëzimin e
Berishes… Berisha ra. I fituari i madh i atyre zgjedhjeve nuk ishte Rama, por
kryeustai shitblerjeve të votave Ilir Meta, i cili aktin e shitblerjes të votës
e ka kthyer në një lloj akti unikal duke e shndërruar atë në një dukuri
negative që do ta quaja metizëm. Metizmi është bërë sot fenomeni sundues i
gjithë politikës shqipëtare. Ai është i vetmi mekanizëm që blen dhe shet vota
kur i duhet për zgjedhje presidentësh apo shefa institucionesh kushtetuese, që
kërkojnë shumicën e cilësuar për tu zgjedhur, sidomos para ndyshimve
kushtetuese të 2008. Metizmi ka filluar që me rënien e Majkos, kur ai i
përcjell nga vet shoku i tij i ngusht, mbas mbledhjes së KPD-së së famshme, po
ecte në atë orë të vonë i zhytur në zhgënjim drejt c’fronëzimit si kryeministër
i këtij vendi. Mbas disa ditësh “shoku” i tij i ngushtë Ilir Meta, i zuri vëndin me bekimin e Nanos.
Tashmë dihen bëmat e Ilir Metës si kryeministër, ku del bilanci më negativ i një
kryeministri të tranzicionit të tejzgjatur shqipëtar. E filloi me shitjen e AMC-së grekëve, si e para dhe e
vetmja kompani celulare për disa vite me radhë dhe si e vetmja mundësi për ato
kohë të vështira, që prindërit shqipëtar të kominikonin me fëmijët e tyre në
emigracion. Kjo kompani i’u zhvati shqipëtarëve të varfër dhe në mjerim, qindra
milion ose ndoshta miliarda euro, duke abuzuar tejskajshmërisht me shërbimet e
saj të pakontrolluara dhe të inkujaruara nga hesthja e shtëtit shqipëtar.
Kuptohet, heshtja e atij që dëmton paguhet. Vjedhja e floririt në thesarin e
shtetit mbetet akti më i rënd në historinë e qeverisjes Meta, e cila u mbyll me një fund
qesharak më gjetjen e fajtorit të vertet… E vodhi një fshatar me gomar nga
Peza, ha ha ha. Rrugët që u shtruan në kohën e Metës janë ribërë disa herë.
Shikoni autostradën Tiranë-Durrës etj. Abuzimet në dogana e tatime dhe kudo ku
vileshin të ardhura nga buxheti i shtetit, arritëm rekorde të frikshme duke u
licensuar si dicka fare normale. Sot nga kjo sëmundje e trashëguar, zor se do
të shpëtojmë ndonjëherë dhe sidomos tani kur metistët kanë uzurpuar të gjitha
institucionet ku bëhet kontakti me lëkun. LSI që në fillim u krijua si intrus
interesash, duke mbledhur rreth vetes njerëz të etur për para, dhe të zbrazët
idealisht dhe politikisht duke u kthyer në lëvizjen skrapallishte për përfitim,
dmth LSP. Rikualifikimi politik i Metës në zgjedhjet e 2009, i kushtoi shtrenjt
jo vetëm PD-së e Berishës, por gjithë skemës politike shqipëtare si dukuria më
negative e postkomunizmit. Cdo tentativë justifikuese se Shqipërisë i mungonin partitë
e qëndrës, sic mundohen të bëjnë disa pseudoanalistë, duke pasur parasysh
kontekstin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri, ose është e paguar prej
atyre që s’ju mungojnë paratë ose në të kundërt, është një produkt mjeran i
mëndjeve që e konceptojn realitetin politik në Shqipëri, jashtë përmasave të
saj reale. Politika shqipëtare sot është një kaos dhe në kaos nuk ka pole apo
qëndër. Meta në cdo marrëveshje di të bëjë
pazare për të dalë i fituar, por të humbur gjithmon dalin ata me të cilët ai bën
marrëveshjet. Rama zgjedhjet e 2013 i fitonte edhe pa Metën, Berisha kishte
rënë. Me Metën unë besoj se ai i ka humbur ato zgjedhje sepse, rilindja si një
ëndërr e bukur për të gjithë ata shqipëtar që kërkonin ndryshimin, vdiq pa
lindur ende në shtratin e ndotur të marrëveshjes së 1 Prillit. Rilindja u kthye
në gënjeshtër, ditën e gënjeshtrave. Militantët dhe anëtarët e thjeshtë të PS
që u hoqën zvarr për 8 vjet të sillnin partinë e tyre në pushtet, tani janë
sërisht pa punë dhe enden rrugëve të zhgënjyer ( kuptohet jo të gjithë se kudo
ka pelivan ). Sot në vend të tyre janë ata që ishin dhe dje pjesë e
administratës Berishiane dhe sërisht kapardisen nëpër kolltuqet e rehatshme me
një pameritësi fyese, për këdo që sakrifikoi dhe besoi për 8 vjet në opozitë.
Kohët e fundit të ardhurat në buxhetin e shtetit nga doganat dhe tatimet kanë
rënë ndjeshëm, sepse lukunia e uritur e cakenjëve LSI-stë, duhet jo vetëm të marrin
pjesën e tyre, por duhet të paguajnë tatimdetyrimin në arkën e partisë. Duhen
para për të fituar sa më shumë pushtet në zgjedhjet që po vijnë. Sinjalet
shqetësuese që vijnë nga terreni tregojnë cdo ditë e më qartë se kjo lukuni do
të bëjë batërdinë në shitblerjen e votave duke u turrur c’frenueshëm drejt
kutive të votimit sipas porosisë së partisë. Partia kërkon sakrifica dhe ato
duhen dëshmuar! A do të triumfojë metizmi, dmth shitblerja e votave në 21
Qershor?! Të shikojmë. Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Cdo deformim i
saj e con atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqipëtare që ndodhet sot në
një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë
pas here nga ata që duan pushtet për para e para për pushtet. Metizmi po i
shtrin cdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqipëtarëve,
duke u kthyer në një shpresvrasës e një gijotinë ëndrrash për ta. Sot
shqipëtarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga
ky vend ka zvëndësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Europa kthen
shqipëtarët e dëshpëruar e të rraskapitur dhe kërcënon me heqje vizash. Ajo
duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqipëtare për gjëndjen e mjerueshme ku
ndodhen sot shqipëtarët. Shqipëtarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së
gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që
është i ndershëm dhe i drejt, dhe parajsë për cdo horr e bandit, kusar e
kriminel. Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e
detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi nga deformimi i vazhdueshëm i
votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky
sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e
metizmit, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të
politikës shqipëtare. 21 Qershori po afron, thesat me miell janë bërë gati për
të blerë votat e shqipëtarëve, si dhe paratë, produkt i korrupsionit të
vazhdueshëm për tu hedhur pakursim gjithandej. Shqipëtarë, cdo thes me miell që
merrni sot të detyruar për bukën e gojës së fëmijëve, ai shndërrohet në një
grusht helm. Cdo 5 mij leksh kthehet në prangosje dhe pamundesi për të
ndryshuar me votën tuaj atë që dëshironi ju, duke i dhënë kështu mundësi e
përmasë riskllavërimit komunist. Mjaft vuajtëm nga paraardhësit e këtyre që
janë sot në pushtet, por si duket komunizmi vazhdon të ripërtërijë vetvetën
nëpërmjet pinjollëve të vet në forma të sofistikuara si pseudodemokracia,
neokomunizmi apo metizmi.