E enjte, 01.05.2025, 08:58 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Adem Zaplluzha - ''Dritaret e verbëta''

E marte, 09.06.2015, 07:25 PM


Vështrime që zgjojnë kureshtje, nga libri „Dritaret e verbëta“ të autorit  Adem Zaplluzha

Nga Dedë Preqi

Sëcili njeri ëndërron thesarin e vet, duke dashur ta ketë, i bindur se atij përsoni do ti printe fati dhe një ditë do ti numëroj monedhat e fituara. Por thesari është i lidhur me diçka tjetër dhe plotësimi i dëshirave është i tëri i pa mundur, sepse jeta ka shumë ura dhe rrugë që duhet të kalohen, do të jetë e pa mundur ti plotësojë të gjitha. Kështu i nisa këta rreshta për thasarin e autorit Zaplluzha, i cili jo vetëm që ka ëndërruar për një thesar të tillë, por ai vetë e ka realizuar në jetën e vet, duke krijuar një thesarë të çmuashëm dhe shumë të rëndësishëm, i cili nuk krahasohet me monedha, por as me florinj.

Kështu, thesari i thjeshtë, por shumë i çmuar i autorit Zaplluzha fillon shumë herët, që në ditët e fëminisë së tij, dhe ky thesar ditë përditë fillon të rrjedh sikur lumi, duke i vënë vulën e vet çdo gjëje, dhe njerëzve dhe frymëmarrjes së tyre, bimëve të njoma e të lëngshme, barit dhe tokës së butë pjellore, si dhe ndryshimëve të kohës dhe shoqërisë, kur ato shpeshherë e ndërrojnë motin. Sa më shumë që koha kalon dhe pesha e motëve rëndon mbi supat e autorit, aq më shumë thesari i autorit shtohet dhe merr përmbajtje, ngjyrë dhe kuptim , duke u gëdhendur së bashku me shpresat e njerëzve, nevojat, apo plogështitë e tyre, si dhe me ngjarjet reale që shqetësojnë njerëzit e pafajshëm, të cilët ishin të etur për jetën dhe lirinë e tyre njerëzore.

Thesari i autorit dhe poetit të madh Adem Zaplluzha, nuk është thesar që shëndërrohet në të holla, apo mallë shkëmbimi, thesari i tij është vetë p o z i a, thesar më i pa krahasueshëm që kurdoherë e ka vlerën e vet të pa tjetërsueshme, që trashigohet në breza, dhe shkrihet nën peshën e vjetëve, me veqantitë dhe qëndrushmërinë e saj, duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e moteve, që lëshojnë rrënjë sa më thellë në vetëdije dhe poetikën shqipe. Letërsia shqiptare përbëhet nga  një lum i madh, por kur lëshohen edhe rrjedhat tjera, krijohet një oqean vlerash, të cilat janë burime të pashterrshme dhe rrjedha  të veqanta të frymëzimëve dhe logjikave njerëzore.

Libri me peozi „Dritaret e verbëta“,  i autorit Zaplluzha, është i 122-ti, me radhë, dhe ecja e poetit do të thotë nuk përfundon aq lehtë, duke krijuar për çdo ditë nga  një „kullë letrare“ , si duket temperamenti  krijuaes i autorit realizohet me sukses në shtigjet e një gjerësie dhe hapësire të tillë, si argument i fuqishëm dhe i frymëzuar i autorit, mbi të cilin mbështetët ky opus i rëndësishëm i veprave letrare. Ky libër ndahet në tri cikle, të cilat disponojnë një mozaik të brendshëm të logjikës së fuqishme i mendimeve të poetit Zaplluzha, që kanë jo vetëm pikpamje poetike, por disa poezi kanë edhe  pikpamje filozofike. Autori Zaplluzha, me natyrën e vet krijuese është një vezhgues i përpiktë i kohës, jo asaj meterologjike, por edhe i përcjelljes  politike, i cili disponon durim të mjaftueshëm për ti thënë gjërat në çastin e duhur, si një karakteristikë e veqantë e poetit, që ka predentime të rrufeshme krijuese me përshtypje të mira dhe me shkathtësi të pa para, për t’a ruajtur dhe për t’a mbajtur të gjallë krijimtarinë e tij poetike dhe patriotike.

Cilki i parë fillon me „Makthet e netëve pa gjumë“, cikli i dytë me „Dritaret e verbëta“ dhe cikli i tretë me „Tinëzisht rrotullohen zeret e fatit“.

Cikli i parë,  M a k th e t  e  n  e t ë v  e  p a  gj u m ë

„Nga duart e lypsarëve zgjohen trishtimat

Zgjohen me ëndërrat e sëmuara

Makthet e netëve të pa gjumë“.

Autori Zaplluzha, edhe në veprat tjera me poezi, në mesin e tyre ka episode të ndryshme të shkëputura që rrëfejnë shpesh herë gjendjen e mjerueshme dhe fatin e popullit të vet, pikërisht edhe këtë herë poeti shpreh dhembjen dhe mjerimin e lypsarëve, të cilët mbetën nën mëshirën e kohës, apo të shoqërisë njerëzore. Mandej, poezia  Nga frika  ose mosdija,

„Vdisnit vetëm për të ju  lavdëruar i huaji

Një pjesë të një gjymtyre

E varrosët në rërat e huaja

Kurse në atdhe s’patët vend për një kryq“.

Janë këto vargje të ndieshme, të cilat mund të mirren si paralajmëruese dhe sinjal për kahjen e linjes tonë shoqërore, që jeta i hedh dhe i përcjellë në margjina të ndryshme, dhe sikur nuk është në gjendje që ti mbajë të gjithë penjtë e diskrecionit në duart e veta. Poeti në këtë rast ngre një porosi, sidomos për ata që jetojnë jashtë atdheut, një detaj ku autori ndjekë lirikën e vet sipas rrëfimëve realiste dhe ngjarjeve të vërteta të atyre që përjetojnë jetën dikund largë, jashtë rrethit dhe atdheut të vet, duke lënë edhe një pjesë të gjymtyrëve në ato vende.

Marrim dhe vargje të tjera  nga poezia, Ngjanë ecjes së këtyre maleve.

„Njerëzit dhe drurët e atdheut tim

Janë të ngjizur për këto male

Në shpirtin e sëcilit zgjohet

Një dashuri e pa parë

Kur i dëgjojnë daullet e kushtrimit“

Prandaj, edhe në këto vargje lirike të poetit Zaplluzha, ndjehet jehona e tingujve të lirisë, e cila buron nga njerëzit e vendit, që poeti i zavendëson me drurët e maleve dhe ushqehet nga shpirti i sëcilit dhe zgjohet në kushtrim  për liri me dashuri.

-Cikli i dytë , D r i t a r e t  e  V e r b ë t a

„Nga një libër i vjetër

Trishtueshëm i shkundi

Trishtimet e një jete

Shkundi edhe vetëvetën

Nga një përgjumje e përdalë,

Një zog me krih të thyer

Noton mbi sterren e plumbtë

Dritaret e verbëta

As nuk hapën, as nuk mbyllën

Qetësia po i çmend mushkonjat e verdha“

Në fakt autori nuk mësheh sekretet e veta poetike, por ato i shpalos para lexuesit, edhe pse ndoshta e quan vetën si një zog me krih të thyer, dhe dritaret e verbëta, as nuk hapën e as nuk mbyllën, prapë se prapë gjenë rrugë të tjera, të cilat janë shtigjet e jetës së hidhur dhe të ëmbël, që duhet s’provuar.

I nxjerrim edhe disa vargje nga poezia, N u k  di a t’i  shkruaj një lutje Z o t i t.

„Nuk di a t’i shkruaj një lutje zotit

Apo ti urdhëroj

Edhe nëse këtë ebëjë

Kot do ta kam

Zoti im nuk di shqip

As unë se njoh gjuhën e tij“

Kjo është një metaforë e poetit, i cili ka të drejt të bëjë edhe një pyetje të tillë, duke iu drejtuar hyut të vet, edhe pse nuk e njohin gjuhën e njëri-tjetrit, por më rëndësi është se lutja është një tingull, apo heshtje,  që realizohet në gjuhë të ndryshme, por përkthehet në një gjuhë të vetme para Zotit.

Poeti i këndon edhe moshës, sikur në poezinë, A h  k u r   i sh a  i  r i.

„Kur isha i ri

Ah kur isha i ri,

Vetëm një poet rrebel

Mund të krahasohet me mua

Unë kurrë nuk e besoja

Se do të plakem një ditë kaq shumë“.

Sa e rëndësishme është jeta dhe periudhat e saja, por ajo në çdo kohë i ka përshtypjet e veta, të cilat lëjnë vrragë të pa shlyera edhe në rini, por edhe në pleqëri. Edhe pse poeti  mendon se njeriu plaket shumë shpejt, por kohën nuk mundet askush ta ndal, dhe si e tillë atë, duhet shfrytëzuar për të mirë, pa i humbur meritat e saj.

-Cikli i tretë, T i n ë z i sh t  rr o t u ll o h e n   z a r e t   e  f a t i t

„Nëpër kafenetë e mbyllura

Tinëzisht rrotullohen zaret e fatit

Ky rulet xhepi

Për çdo natë në lokalet e pista

Kafshon nga një shpirt të lënduar“

Vetë fjala, zaret e fatit e ka kuptimin e lojrave fatale që njerëzit marshojnë edhe pse më shumë humbin se fitojnë. Prandaj, shprehja figurative e poetit është analizë e qartë e rrëfimëve të fateve njerëzore që lozin me jetën dhe fatin e vet, duke e lënë edhe pjesën e fundit të pasurisë së vet në rrotullzën e fatit, e cila është një lojë e pistë dhe e rrezikshme, sidomos për ata që mendojnë përmes kësaj loje të përfitojnë, duke mbetë shpesh herë me gishta në gojë.

Poashtu, edhe në poezinë, Ç d o   k u sh  d o  m ë   n j i h t e  s e  j a m  sh q i p t a r

Po të isha edhe në fund të botës

Smund të jem asgjë tjetër

Përpos një imazhi të bardhë

Që i përngjanë

Maleve të Sharrit me qeleshe.

Po të isha edhe në fund të botës

Në mesin e njerëzve më krenarë

Me këtë bardhësi shpirtërore

Çdo kush do më njihte se jam shqiptar“.

Përndryshe, kjo vepër e poetit Zaplluzha, është një lirikë e shfrenuar për një hapësirë të pafund, të prirjes së poetit dhe për efektet letrare, me ç’rast lexuesi  ka mundësi të zgjedh nga më të mirat në disponimin e vet. Në këtë mënyrë, penda e poetit Zaplluzha i ka karakteristikat e veqanta, e cila gjithherë  shërbehet me ngjyrën  e pa anshme të shprehjes artistike letrare, dhe cila asnjëherë nuk shdërrohet vetëm për  qëllime  vetiake, për të kënaqur motive interoverte, por gjithherë në shërbim të kuptimit më të mirë letrar dhe atij njerëzor.Të gjithë ata poet dhe krijues që disponojmë qëllime të tilla, ska dyshim se edhe letërsia shqiptare do të mbështetet  dhe përqendrohet në këto shtylla të forta, e cila nuk e ka vështirë të shënojë edhe historinë e vet të qëndrueshme dhe të lavdishme.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx