E premte, 02.05.2025, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Abuzimi nga klani i LDK-së në Kosovë

E premte, 05.06.2015, 07:34 PM


Delegatët e Gjermanisë, Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora  u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë

Nga Asllan Dibrani

Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së shkelje  e pamohueshme  e elektoratit  zgjedhor për kryetar partie?Ai kuvend  ishte  forma ma e keqe  në praktiken  e një sistemi demokratik.

-Me këtë akt LDK-ja  tregoj një  naivitet, papjekuri dhe nga krahu tjetër  politik e sidomos abuzim  ndaj  delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Mohimi  për pjesëmarrje i këtyre  delegateve tregoj masë miri se sa  respektohet "Mërgata Shqiptare". dleledo3105

Të nuhaturit nga LDK-ja e Isa Mustafes  për rrezikun potencial nga përfaqësuesit e Mërgatës dhe kundërshtareve politik në mesin e kësaj partie e përfaqësuar nga z.Vjosa Osmanin e bllokuan procesin politik  nga e cila nuk konsideroj qe të jetë   i qëndrueshëm as demokratik. Politika kosovare nuk është hera e parë qe bojkoton Diasporën Shqiptare duke e viktimizuar me një mospërfillje dhe keqpërdorimin e saj  vetëm për interesa materiale!?.Prezantimi i krahut politik  përbrenda kësaj partie dhe delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës sigurisht se kishte me qene një transparencë me një pasqyre tjetër dhe me një bilanc figurash tjera  në frymën  e ish presidentit të Kosovës  Dr.Ibrahim Rugovës. Një, kuptohet se delegatet e Diasporës Shqiptare, as në këtë rast, as në raste tjera nuk kanë  pretendime   as interesa për karrige.

-Unë jam deklaruar disa herë se në Diasporën Shqiptare nuk është dashur me themeluar kurrfarë partie, as të LDK-së,por me qe u formuan është dashtë të respektohen po edhe nendeget e saj ne Gjermani dhe Zvicër. Në saje të formimit të këtyre partive se cila e përçau "Diasporën Shqiptare" sipas interesave dhe kuteve të tyre. Është  mëkat dhe turp me këto shantazhe  të tanishme t'i behet Mërgatës Shqiptare, qe një kohë ishte promotori i  Pavarësisë së Kosovës. Kishte me qenë ma mirë me u organizuar në modelin e "Lobit  Shqiptar" për Evropë,nga e cila jam shumë i bindur se do të kishte me qenë ma  frutdhënëse  për interesin tonë kombëtar. LDK-ja aktuale e Kosovës nuk e di qe i ka lënë vend vetës ma t'ja mësyjnë Diasporës Shqiptare, po as nikoqirëve të vet  qe i ka pas deri me tash  si argat të vet . Veç  mos të harrojnë se  shpesh  fjalët e urta popullore e risjlellin ndërkohë aktualitetin si "Kalova lumin t'çkordhefsha kalin"  ose "Ra kjo vdekje dhe u pamë" . Do të jetë e edhe ky rast si  shkas  i  një ndryshimi dhe  vetëdijesimi të  Diasporës Shqiptare.

Zgjedhja e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së ”vjetër” nuk i bënë nder as Kosovës  as Partisë se tyre ne mëryen se si kanë vepruar ne atë kuvend!.Vet janë ata që krijuan Tragjedinë   e Dramës se refugjateve shqiptar në krye me Isa Mustafën në ketë vit nga  i cili rast këto ditë të kthimit të tyre në formë masive po vërtetohet se  dolën të varfër, po edhe ma te varfër po kthehen në Kosovë  nga shtete e Perëndimit.

Ngufatja e këtyre ditëve dhe sanksionet qe ju bene bashkpartiakëve të vet në Kosovë dhe  nga Diaspora  pritet te  këtë përplasje të reja. Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora  u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë me çka sigurisht se do të priten  kundërpërgjigjeje,jo në të mirën e Isa Mustafers,as LDK-së aktuale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx