Mendime
Zenel Çeliku: Reformë, apo gjyeti shtrigash
E premte, 05.06.2015, 07:33 PM
Reformë në drejtësi, apo gjyeti shtrigash
Nga Zenel Çeliku
Mazhoranca
e tanishme dhe ajo e para 2013, hëre pas here akuzojnë me ulerima, se gjykatat
tona janë të korruptuar, ndaj kërkohet refromë e thellë për të luftuar
korrupsionin e madh në mesin e gjuqtarëve-thonë politikanët tanë të “ndershëm”.
Eshtë e vërtetë se përceptimi për një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë,
është negative për gjykatat tona, drejt të cilave përcillen shumë akuza dhe
ofendime, duke I bërë gjyqtarët, sikur janë ata lidhja e shkurtër me
korrupsionin dhe me krimin. Nëse dikush humbet një gjyq, ai menjëhere do të
akuzojë gjyqtarin si të korruptuar-këtë ne shqiptaret e kemi shumë të thejshtë.
Fakti që një pjesë e mirë e shoqërisë, ankohet dhe akuzon gjykatat për afera
korruptive, do të thotë se në drejtesi ka vend dhe duhet domosdo një reforme e
bazuar mirë në Ligj dhe trasparante, por jo reformë për të larguar shumë e
shumë gjyqtar nga puna e tyre plot ankth, dhe thjeshtë për të ofruar në radhët
e gjykatave, gjyqtar me prapavijë politike. Por, duke qënë para një sulmi ndaj
gjyqtarëve, të ngjashëm me “gjuetinë e shtrigave”, duhet te kthejmë vëmëndjen,
vështrimin dhe ndërgjegjen se, në gjykatat tona ka shumë gjyqtar me integritet,
shumë profesinal, që e zbatojnë dhe e mbrojnë Ligjin si gjënë më të shtrejtë që
kanë, ka gjyqtar të ndershëm, shumë dinjitoz dhe shumë të respektuar, dhje kjo
kategori është pjesa më e madhe e tyre. Me këtë dua të theksoj se askush nga ne
nuk ka të drejtë të akuzojë publikisht gjyqtarët për korrupsion, nëse nuk ka
prova dhe fakte për të cilat ata duhen ndëshkuar. Nëqoftëse nuk kemi prova dhe
fakte, atëhere duhet ti thërasim ndërgjegjes qytetare se, gjyqtarët janë njerëz
si të gjithë ne, ata kanë familje si të gjithë ne, ata kanë dinjitet dhe
personalitet si të gjithë ne, ata kanë integritet si e gjithë shoqëria e
shëndoshë dhe e ndershme, e pra përse duhen të persekutohen këtë njerëz që
luftojnë cdo ditë me krimin, me trafiqet, me kontrabanden dhe me cdo lloj
shklelje të Ligjit?!Sot mora shkak nga “Tryeza për Reforme në Drejtësi”, e një
dite më parë, ku njëra palë e politikës akuzon drejtësinë sikur nuk është në
pushtet dhe sikur nuk ka focë që të luftojë krimin në gjykata. Deri dje, e
djathta ishte në pushtet, ulërinte se në drejtësi ka korrpsion, por nëse ishte
kështu, përse nuk e luftoi korupsionin në
gjyaka ajo maxhorancë që sot është në opozitë?!Sot, maxhopranca qeverisëse
thëret se duhet plug I thellë në drejtësi, të largojmë të korruptuarit, por
nëse është kështu, përse nuk e bën reformën
në drejtërsi, por pa I ngjarë “gjuetisë shtrigave?!Nisur nga ky
shqetësim që fryhet e stërfryehet nga politika, mora shkak nga disa qytetarë
dhe avuketë të cilët ndodheshin para
Gjykatës së Faktit-Tiranë, të cilët u shprehën pa ndrotje pozitivisht për këtë
gjykatë, tek e cila mundet të ankohesh
për cdo dyshim ndaj cdo gjyqtari. Kryetari trup madh dhe I ri e plot energji I
kësaj Gjykate, pret pa asnjë pengesë qytetarët që duan të shprehin shqetësimet
e tyre, duke I mirpritur, dëgjuar dhe duke I sqaruar për gjithshka. Thënë
kështu, mënyrë komunikimi është një shenjë shumë positive dhe duhet
përshëndetur, sepse kështu edhe gjyqtarët do të jenë më të kujdesshme në
detyrën e tyre shumë delicate. Një
avukat tha, akuzat shpesh janë në ajër dhe pa baze, nuk përjashtohen gabimet njerëzore
nga gjyqtarët, për shkak se një gjyqtar ka
Sot të gjithë e dine se SHBA-të dhe BE kërkojnë dekriminalizimin e Parlamentit dhe të politikës nga element me rekorde kriminale. Dhe, sot e kësaj dite, akoma nuk është bërë asnjë hap për të aritur një consensus për Ligjin për dekriminalizimin e Parlamentit. A ka vullnet, dëshirë, përkushtim dhe përgjegjësi moralo-politike-qytetare e të dyja krahëve politik për të bërë punë të mira dhe jo zhurmë për elektorat???Krijohet një zullumahi nga të dyja polet e politikës, tani që jemi para zgjedhjeve, por pyetja është fare-fare e thejshtë, ”zotërinj të politikës dhe të parlamentit, nëse keni përkushtimin, vullnetin, dëshirën dhe përgjegjësitë që thamë më lart, përse nuk I ndërmerni këto iniciativa ligjore, ku duhet të pikasë trasparanca”?Politika përpara se të hedhë bomba për reformë në drejtësi, duhet të kthejë vëmëndjen me shumë përgjegjësi edhe në fusha të tjera të jetës që janë edhe më të rëndësishme, si në shërbimet spitalore dhe ambulatore, në tatim-taksat, në dogana, tek Agjensia e Kthimit të pronave, ku prona e ime I jepet në rugë koruptive një tjetri, në hipoteka e të tjerë sektorë. Kështu do të plotësohet misioni I tyre për të cilin ata betohen sot para Kushtetutës, dhe harojne nesër për atë betim me shumë përgjegjësi njerëzore dhe ligjore. Eshtë mirë, shumë mirë nëse politika dhe Praralamenti kanë vullnetin të pastrohet vetë sëpari, e pastaj mirë shumë, do të ishte që të kalonte me reforma në drejtësi, në shëndetsi kur njrëzit vdesin po nuk paguan, e pastaj në dogana, në tatime e kudo, ku ka vënd dhe interesa për korrupsion. Duke menduar se në këtë shkrim kamë sjell mendimin dhe vlerësimin e vërtetë të shumë e shumë njerëzve, gjykoj dhe besoj se shoqëria shqiptare, është mirë të ndërgjegjësohet-pse pikërisht tani para zgjedhjeve bëhet një zhurmë e tillë dhe me kaq bujë?!Le të shpresojmë se shoqëria civile do të kërkojë nga e gjithë politika, majtas dhe djathtas, për reforma të ndershme, trasparente jo vetëm në drejtësi, por në të gjitha fushat e lartpërmendura. Në reformat që duhen bëre në të gjitha fushat-domosdo jo vetëm në drejtesi, duhet të pikasë ndershmëria, profesionalizmi, integriteti, pastërtia morale, dhe mbi të gjitha, trasparenca, sepse vetëm kështu do të shkojmë përpara duke plotësuar një nga 5 kriteret e kërkuara, për të hapur negociatat për në BE.