Mendime
Zeqa: Zgjimi i vonuar dhe qëndresa e Vjosa Osmanit!
E marte, 02.06.2015, 07:44 PM
Zgjimi i vonuar dhe qëndresa
burrërore e Vjosa Osmanit!
Nga Florim Zeqa
Të gjithë
ata që i përcjellin shkrimet e mia, ju kujtohet mjaft mirë se unë në
vazhdimësi, shkrim pas shkrimi pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar
kam kërkuar parreshtur dorëheqjën (shkarkimin) e liderit famëkeq të LDK-së,
këtij humbës serik të zgjedhjeve, si të vetmin shpëtim për LDK-në !Sikur tani,
që flasim dhe reagojmë për rizgjedhjen jo parimore, antistatutare dhe
antidemokratike të Isa Mustafës në krye të LDK-së, njëzëri dhe më fuqishëm do
duhej reaguar të gjithë për largimin e tij nga kreu i LDK-së pas debaklit në
zgjedhjet e 8 qershorit të vitit të kaluar.Largimi me ngulm i tij do duhej
kërkuar me 9 qershor, për të mos u ndalur deri në përmbysjen përfundimtare të
diktatorit, ngase atë post nuk e meritonte qoftë në aspektin politik, aq më pak
në atë moral.Mirëpo në vend të kërkmit të dorëheqjes, apo marrjës së
iniciativës nga KP i LDK-së për shkakrkimin e humbësit serik të zgjedhjeve,
fillojë ringjallja dhe fuqizimi t tij politik përmes kundërshtarëve politik në
të ashtuquajturin koalicion jo parimor dhe jo natyral VLAN.Ky ishte momenti
kur, jo vetëm Vjosa Osmani, por të gjitha forcat përparimtare në LDK nuk do
duhej mbështet bllokadën institucionale në vend për kënaqjen e orekseseve, për
të kënaqur egon e sëmurë për pushtet të një njeriu që nga vitet e 70 i ka
shfrytëzuar maksimalisht të gjitha sistemet politike.Nuk do duhej pritur
shuarjen e shpresave të njeriut të sëmurë për pushtet (kryeparlamentar) përmes
VLAN-it,...nuk e "shpëtoi" Isën as mbrojtja e Vjosës në Gjykatën
Kushtetuese, apo siq e quanin SHIK-u, "Kushtetuta e babës",...pas së
cilës ai shumë shpejtë të përfundoj në prehërin e tyre,...duke kënaqur egon e
tij të sëmurë për pushtet e shpëtoi Hashim Thaçin nga rënja përfundimtare jo
vetëm nga pushteti, por ndoshta edhe nga skena politike kosovare në përgjithësi
!Zgjimi i Vjosës ndodhi tek pas lidhjes së "kurorës së natës" mes
Hashim Thaçit e Isa Mustafës, duke i thënë JO të madhe koalicionit me PDK-në
!Nga këtu fillon ndarja e rrugëve mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit. Rrethë saj qenë
rreshtuar edhe disa deputet të tjerë të LDK-së të veshur me kostume burrash,
por që nuk mundën t'i rezistojnë deri në fund presioneve të kreut të LDK-së.E
vetmja JO burrërore dhe i vetmi qendrim i palëkundur mbeti i Vjosës.I tillë
mbeti edhe në Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Kishte edhe kandidatura të tjera të
paralajmëruara për kandidat kundrejt liderit totalitar, por nga frika që do të
"djegën" përballë diktatorit, i "lagën" pantallonat para
kohe !Vjosa me vendosmërinë e saj burrërore i sfidoi të gjithë,...edhe pse nuk
ja doli kundër totalitarëve, doli fituese morale e këtij kuvendi,...duke i lënë
të strukur në kuvend edhe "mbështetësit" e saj të deridjeshëm,...të
cilët e lanë të dalë e vetme nga kuvendi të preferuarën e tyre,...për t'i
qendruar besnik me ngritje duarsh lartë diktatorit Isa Mustafa apo nga dëshira
të shkëpusin diçka nga gjahu i mbetur.Mospërfshirja në KP të LDK-së të femrës
më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit nacionale, e tregon fytyrën e
vërtetë të puçistëve dhe diktatorëve, linçuesve dhe sabotuesve të vullnetit të
elektoratit mbrenda këtij subjekti politik !Pas anashkalimit, të mospërfshirjes
në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, pozicioni i saj është vështirësuar
dukshëm, pothuajse është bërë i pamundur në LDK,...përfshirja në listën e KP të
LDK-së e servilëve, matrapzëve dhe bashkëpuntorvë të Isa Mustafës në vjeljën e
3 % në Diasporë, dhe lënja anash, madje edhe jasht kuvendit, të veprimtarëve
dhe kontribuesve më besnik nga Diaspora, e vërteton mjerimin e diktatorit,
degradimin moral dhe politik të subjektit me traditën më të gjatë demokratike
në vendin tonë.Andaj, përfundimisht mbretëresha e politikës kosovare, Vjosa
Osmani duhet të distancohet nga kjo mbetje mortore e LDK-së, e shëndrruar në
filialë të SHIK-ut dhe PDK-së, në të cilën nuk ka mbet më vend për njerëz të
ndershëm dhe përparimtar. Vjosa jasht LDK-së e delegjitimon më shumë se
gjithçka tjetër liderin e zgjedhur në mënyrën më antidemokratike në kuvendin e
VIII-të, të cilin me plotë të drejtë veprimtari i orëve të para të LDK-së z.
Rexhep Gjergji e krahasoj Kuvendin e VIII-të me kuvendet në Korenë e
veriut.Përvoja e deritanishme duhet t'i shërbejë mjaftueshëm zonjës Vjosa
Osmani për mospërseritjen e gabimeve nga e kaluara,....kthimi prapa në përbërjen
e kësaj strukture mafioze të LDK-së do të ishte fatale për të ardhmën politike
të saj.Thellësisht jam i bindur sikur zonja Vjosa Osmani t'ishte distancuar nga
e keqja menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, sot do ta
kishim një situatë krejt tjetër në skenën politike të vendit, e në veqanti në
LDK-në tashmë të vdekur politikisht.Që në moshë të fëmijërisë më kishte rënë të
dëgjojë një thënje nga pleqët e lagjës sime; "kajtja e prishë
burrin". Atëbotë këtë thënje e kuptoja pak më ndryshe dhe befasohesha sa
herë që e dëgjoja, si ka mundësi të prishet njeriu nga dëshira për të shijuar
diçka të mirë !Eh, përgjatë këtyre 15 viteve të pasluftës sa e sa herë më ka
rënë të dëgjoj për burra të mirë që i prishi lakmia apo kajtja siq thoshin
pleqët atëherë. E humbën nderin dhe dinjitetin, moralin dhe karakterin e tyre
njerëzor,...në këmbim të pasurimit dhe privilegjeve të pista pushtetore.Edhe
pse, sot nuk njifen për burra të mirë, ka pak rëndësi për ta, pasi në ditët e
sotme paraja po shkërdhen çdo intelekt dhe vlerë njerëzore !Kjo ka bërë që
shumë nga intelektualët me vlerë dhe namë kombëtar të turpërohen para
familjarëve të tyre për "paaftësinë" për t'u bërë milionera dhe
drejtues shteti kundrejt një kaste politike shumë më të ulët intelektuale.Unë
nga këtu do t'u bëja thirrje të gjithë intelektualëve, njerëzve të sinqertë dhe
atdhetar të mos dëshprohen nga zemrimi për kohën e keqe nëpër të cilën po
kalojmë, por të ngrejnë kokën lartë për moralin e pastër, respektin dhe
dashurinë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,...sepse një ditë do t'i vije fundi
kësaj errësire dhe se do të ndiheni krenar që nuk u bëtë asnjëherë pjesë e së
keqës së vendit tuaj, e kësaj klase kusarësh politik që gllabëruan gjithçka
munden nga pasuria publike dhe shtetërore."Syri i popullit është syri i
Zotit" thotë një fjalë e urtë popullore. Populli edhe atëherë kur nuk
flet, zemra dhe shpirti i ndjenë të mirën dhe të keqën.Zoti vonon por nuk
harron, drejtësia e popullit herët a vonë gjykon !