E enjte, 01.05.2025, 09:03 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Shteti i milonerëve

E merkure, 10.06.2015, 07:44 PM


Shteti i milonerëve

Shkruan Faton MEHMETI

Para disa ditësh u bë publike deklarimi i pasurisë së zyrtarëve shtetëror të Kosovës. Ky trent që po praktikohet që disa vjet  tek Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit nga ana e zyrtarëve të lartë duket të jetë vetëm një formalitet, pasi mungojnë mekanizmat adekuda të cilët do të ishin në gjendje të verifikonin pasurinë reale të zyrtarëv të shtetit, pasi shumë prej pronave të tyre janë adresuar në emër të të tjerëve.Pavarësisht kësaj , nëse do te ekzistonte mekanizmi ligjor që mundëson konfiskimin e pasurisë edhe në të kaluarën do të ishte mjaft efikas .Mos të harrojmë se ne Ligjin Për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, është mungesa e fuqisë së tij prapavepruese, që do të thotë se ata që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme para se ky ligj të hyjë në fuqi, nuk do të mund t’u konfiskohet pasuria.Pra mangësit e ketij Ligji të hyr në fuqi nga viti 2013, janë pasoja që sot zyrtarët shtetëror deklarojnë pasuri miloneshe , dhe askush nuk interesohet për prejardhjen e tij. Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze, ndërkaq, pagat vjetore sillen rreth 17 mijë euro.. Në çdo vend demokratik , ku ka mospërputhje mes pages vjetore dhe deklarimit te pasurisë, hapen hetimet per te verifikuar prejardhjen e pasurisë, ndersa tek ne kjo nuk ndodh, gjithnjë duke u mbeshtetur ne Ligjin per konfiskimin e pasurisë, i cili ka mangësi të shumta dhe lejon hapësira për manipulime.

Për më tepër  Kosova pritet të zbusë dënimet për zyrtarët e lartë të shtetit që nuk deklarojnë pasuritë dhe burimin e tyre.

Zyrtarët kosovarë nuk do të ndiqen më penalisht, nëse gabimisht nuk deklarojnë në Agjencinë Antikorrupsion diçka nga pasuria e tyre, por vetëm nëse një gjë të tillë e bëjnë me qëllim fshehjen e pasurisë.Në vend se të shtohen masat ligjore për të çrrenjohur krimin dhe korrupsionin , mazhoranca tkurr mundësitë ligjore për një gjë të tillë...Kosovën nuk po e presin ditë të mira...!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx