Kulturë
Hysen Grajçevci: Vjollca Ajasllari-Koni dhe Poezia
E enjte, 04.06.2015, 07:22 PM
Vështrim Poetik; Vjollca Ajasllari-Koni dhe Poezia
Nga Hysen Grajçevci
Vjollca
Ajasllari – Koni u lid më 17 korrik 1964 në Grevë të Skraparit. Shkollën
fillore e mbaroi në vendlindje, për të vazhduar në Çerovodë e Tiranë. Vjollca
me poezi merret që nga bankat e shkollës fillore, dhe si rezultat i punës së saj disa vjeçare, më 2013 boton vëllimin e parë me poezi, të titulluar “
Poeteja nuk ndalon, vazhdon në kërkim të vargut. Dhe unë kësaj radhe do merrem me ak-tivitetin e saj poetik të botuar në disa portale poetike dhe gazeta.
GREVA, fshat piktoresk rrëzë malit të shtojzovalleve, nga ku ushqehet e bredhë MUZA poetike.
Mendohet,
tani edhe thuhet e pohohet nga studiues të ndryshëm se,
Pohohet
se në bukuritë e këtij
Duke vështruar hartën gjeografike, bukuritë natyrore të kësaj treve, si dhe duke analizuar epokën historike të kësaj ane, deshe apo nuk deshe je i detyruer të udhëtosh drejtë të menduarit të një dhuntie!
Vjollca Ajasllari-Koni pat fatin e mirë që, përveç bukurisë fizike, dhuratë nga natyra, të thithë të njejtin ajr , të merr ngrohtesinë e të njejtave rreze dielli, të pijë uji nga të njejtat burime, ku u ushqye dhe shoi etjen poeti rebel i kësaj ane Xhevahir Spahiu, i cili me punën ,veprimtarinë e tij poetike dhe letrare, la gjurmë në letërsinë shqipe. Poeteja , Vjollca Ajasllar-Koni sikur ndjenë një borxh moral e njerzor ndaj Poetit, si bashkëvëndase dhe si njeri i vlerave, disa herë gjatë punës në veprimtarinë e vetë letrare i kthehet pendës së tij, figures së tij, portretit të tij. Në poezinë “Një poezi për Ty” shprehet;
Ti duhet t’më mbash mend –Poet,
Jemi nga i njëjti brum, nga i njejti vend,
Heshtjen natës i thyej me gërvishtje lapsi, zgjuar rri,
Duke vijëzuar siluetën tënde në poezi.
Deri sa ti je rrënja e një pishe,
Jam dhe unë një boçë e saj,
Deri sa ti je shtati i një lisi,
Pjergull jam unë, ku trupin mbaj.
Deri sa ti je maja e Tomorit,
Ku madhështinë mbanë kurorë,
Dua të jem shtizë flamuri
mbi bedena kalashë, me pishtar në dorë.
E prekur thellë për smundjen e poetit të ëndrrave te saj, ne nje moment nostalgjie shpreh dhimbjen në varg dhe shkruan;
I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!
Më djeg loti, dhimbë kam n’zemer,
Nga Tomori një shkëndijë ,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër!
Vjollca Ajasllari- Koni- Kjo poete e grua fisnike, talentin e trashëguar dhe të pasuruar në kohë e me kohë, me zë kanarine i këndon dashurisë dhe nuk lë degë ulliri e bliri, nuk lë degë pishe e shteg ograje , nuk lë burim kroni e lule kopshti pa i dhuruar ngrohtësinë. Fati tragjik e i hidhur që, jo rrallë herë ka goditur e di të godas popullin tim, e preku edhe Vjollcën, e preku këtë poete për ta përballur më valët e jetës në kërkim të shpresës, dhe tani përveç dhimbjes nga atëdheu me vete bart dhe mallin, për ta shprehur me lot, në varg. Poezia “AROMË SHQIPËRIE”është një nga shumë poezitë e poetës që i mundëson të pasqyruarit e ndjenjës dhe mallit, për ta çfaqur në letër me një emocion te vaçantë, emocion që të bënë sikur ndjen frymëmarrjen ngashëruese të poetës gjatë të lexuarit.
Jam një copë jetë Shqipërie,
Rrënjët kam lënë atje
Si manushaqeja që pret prillin,
Pres kohën të jem në Atdhe.
Me buzën
shkrumb , syrin varr nga loti e zemrën djegur nga malli, Vjollca nuk resht , e gjejmë në koshere
bletesh, e gjejmë në çdo pëllëmbë e në
gjithë trevat shqiptare. Dhe ndjenjat e veta më mirë se në varg askund
nuk shprehë ajo. Kjo poete asnjëherë nuk fsheh identitetin e saj , nuk bëhet
struce , perkundrazi, nga do shkon e kudo venë, ajo me krenari e mbanë, e
thotë, dhe pohon se;“JAM CUCË
MALI E TANË SHQIPERISË’’ . Në poezinë “ UNË SHKRUAJ
Këndoj për fushën, lulet bagëtinë,
Pishat gjelbroshe dhe lisat e gjatë,
Burimet me uji akull, plantazhat me ullinj,
Mbi te gjitha qëndron, Tomori ballë lartë.
Do i këndoj vargut e nuk ndal,
Statusin e bukur të poetës synoj,
Do hyjë në koshere dhe nga ajo të dal!
Çdo fjalë e germë vargu me mjaltë ta mjaltoj!
Opusi letrar i zonjës Ajasllari-Koni në të ardhmën don studim nga studiues të letërsisë. Vargjet e kësaj poeteje kaherë kanë bashkuar kufijtë natyral të Shqipërisë. Duke jetuar jashtë atdheut, e duke qenë e pranishme në orët dhe aktivitet letrare të organizuara nga komuniteti shqiptar në mërgatë, Vjollcës sikur ju dha mundësia që fjalën e vetë artistike ta dëpërtoj në familjet shqiptare dhe jo vetem shqiptare. Ajo tani gjndet e pranishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të zi e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
Vjollca me stilin, laramaninë e temave, trajtimin e tyre lehtësinë dhe ngrohtësinë e të shprehurit shpejt e bën lexusin për vete. Sa lehtësisht poeteja hynë në vërg , dhe sa lehtësisht komunikon me lexuesin permes vargut “Jam portret”
Shkruaj për jeten, dashurinë
Për vetën, për Ty.
Para jush nuk jam Poete,
Jam portret që flas me sy!
Vjollca vazhdon me ngulm në portretizimin e figurës dhe pendës së saj prej poeteje, duke ngritur artin dhe fjalën e bukur në nivelet më të larta. Poezitë e Vjollcës përveç ngrohtësisë, mal-lit, dhimbjes, dashurisë dhe lotit përcjellin porosi frymëzuese dhe kreative.