Kulturë
Dibran Demaku: Ma fshij lotin
E enjte, 14.05.2015, 06:34 PM
Dibran Demaku
MA FSHIJ LOTIN!...
(Fëmijëve të trishtuar të Kumanovës)
Ma fshij lotin në fytyrë
vdekja paska veç një emër
gjaku ka veç një ngjyrë
rrjedhe në trup apo në zemër!
Bishat ma shkatërruan pragun
bishat ma shkatërruan shpresën
si të ia bëj sonte me gjakun
si të ia bëj nesër me Besën?!
Është ky një mallkim apo ves
që s`ju nda kurrë fisit tim
ëndërr e këputur mu në mes
nuk sjell tjetër veç zemërim!
Dhe zemërimi do të ndizet
deshi apo nuk deshi miku
s`durojnë më kërbaq kurrizet
vëth në vesh ta ketë armiku!
Ma fshij lotin në fytyrë
ma fshij lotin në brendi
gjaku i rrjedhu i kuq në ngjyrë
s`kërkon hakmarrje veç Liri…
Komentoni
Artikuj te tjere
Rexhep Shahu: Parulla dashurie për Kosovën
Remzi Salihu: Poezi nga Kristof Vilhelm Aigner
Krasniqi nderohet për interpretimin e ''Obeliskut''
Albert Vataj: 34 vite më parë qëllohet Papa Gjon Pali
Rrustem Geci: Të rënët e Kumanovës
Salihu: U promovua ''Presheva, Bujanoci, Medvegja...''
Namik Selmani: Parisi, si Parisi
Murat Gecaj: Dy libra nga Hysë Hasa
Miradije Gashi: Ishe zë e ishe emër
Sadulla Zendeli – Daja: I mërguari pa atdhe
Neshat Mehmedi: Shën Gjergji në Malësinë e Sharrit
Hazir Mehmeti: Austria e gatshme për Eurovizionin
Ilir Muharremi: Arti bashkëvepron me realitetin
Albert Vataj: Salvador Dali, ky shpërthim i energjisë
Prend Buzhala: Homazh për rapsodin Augustin Ukaj
Pierre-Pandeli Simsia: Vexhi Buharaja - figurë e ndritur
Neki Lulaj: Kur gjëmojnë nënat heshtin muzat
Gjon Keka: Figura e Gjergj Kastriotit tek nje Krua
Drita Lushi: Atje ku majat puthen me qiellin
Sejdi Berisha: Tropoja lidh damarët e gjakut shqiptar