E enjte, 28.03.2024, 11:32 AM (GMT)

Intervista

Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë me intelektualen dhe aktivisten e shquar, znj. Drane Simani

E premte, 08.05.2015, 08:10 PM


Intervistë me intelektualen dhe aktivisten e shquar të famullisë sonë (Binçë-s), znj. Drane Simani, juriste e diplomuar

Ekskluzive nga Marjan Sebaj-Sopi

Znj. Drane Simani, një grua dhe nënë e suksesshme në jetë. Një grua punëtore, e zellshme, e vendosur dhe me vlera të larta fetare dhe kombëtare. Ne shfrytëzuam rastin dhe morrëm një intervistë të shkurtër mbi jetën dhe veprimtarinë e saj të zellshme humane dhe patriotike.

Marjan Sebaj-Sopi; znj. Dranë, ju lutem të na thuani diç shkurtimisht, në pika të shkurtëra, rreth biografisë  Tuaj?

Znj. Drane Simani; Jam e lindur me; 04.02.1959., në familjen Ramaj, në fshatin Stubëll e Epërme nga prindërit Jozë dhe nëna Drane, dhe në rend të parë falenderoj Zotin që më dha jetën, falenderoj poashtu edhe prindërit e mi (tani baba i ndjerë) cilët më sollën në jetë, më edukuan e që me mund e sakrifica të mëdha më shkolluan dhe përkrahën gjatë tërë jetës. Nuk e kishin aspak lehtë të na mbajnë ne gjashtë fëmijë që ishim, edhe më vështirë e patën kur iu zbulova dëshirën time për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm që atë botë ishte vështirë të imagjinosh këtë shkaku i mentalitetit e barierave të ndryshme, pra që një femër të shkoj në shkollë të mesme (na u deshte 15 km të udhëtojmë në kushte pa kushte edhe atë për çdo ditë) e aq më vështirë edhe të vijosh studimet, atëherë vetëm në Prishtinë, në Universitet.

Marjan Sebaj-Sopi; Juve u rritën në një familje të ndershme me vlera të larta fetare dhe kombëtare, meqë Stubëlla /fshati i juaj i lindjes/ edhe njihet si një vend ku u kultivua dhe iu dha rëndësi e madhe fesë dhe kombit. Dihet nga familjet e tilla martire për fe dhe atëdhe keni prejardhjen edhe juve? Na dhuani diç mbi fëmijërinë e juaj, mbi jetën e juaj fëmijërore dhe rinore? Çka mund të veçoni nga ajo kohë e cila mesiguri se ka qenë e vështirë /ekonomikisht/ por prapë e lumtur dhe plotë jetë?

Znj. Drane Simani; Stubëlla e Epërme është një vend i lashtë, një vend i dëshmuar në histori për burrëri, për mikptitje, për bujari, humanitet, për kultivim të dashurisë njerëzore e në veçanti njihet si fshat ku u kuvendua, ku u rritën dhe edukuan në frymë të krishtere dhe atdhedashëse breza e breza të tërë që nga kohërat më të lashta… Në veçanti në fshatin tim të lindjes adhurohej që nga kohërat më të hershme dashuria për dituri, për njohuri të reja, për shkrim e lexim, shkurtë për atdhe, për trojet stërgjyshore tona, për shqiptari… Në këtë ndikuan shumë prelatët kishtarë - meshtarët, patriot e njerëz të devotshëm. Kështuqë nga një frymë e tillë doemos se dalin edhe gjenerata të cilat dëshirojnë të shkojnë hapave të të parëve, hapave të martirëve për fe e atdhe, hapave të njerëzve të dijës dhe pendës. Mua gjithnjë më frymëzonin shembuj e shumbuj të shumtë nga fshati. Më nxitnin e frymëzonin shumë pleq e plaka cilat edhepse në moshë, atëherë dinin ende të recitonin vjersha të bukura, dinin me admirim të flisnin për mësuesit e tyre, për don Mikel Tarabulluzin meshtar e mësues e të tjerë, e në veçanti në jetën time ndikoi shumë shembulli i mirë i një meshtari të devotshëm, një meshtari shembull, një intelektuali të mirëfillët e që ishte edhe axha im, pra shembull për jetë e hapa të mëtutjeshëm të mi ishte don Dedë Ramaj (1905-1975)… Gjithë këta më insipruan, më motivuan me dëshmitë, shembullin e mirë dhe jetën e tyre. Ata dinin të flisnin për shkollën e tyre, që sa më duket mua në fshtatin tim është edhe shkolla e parë Shqipe në këto troje dmth e zyrtarizuar qysh vitin 1905. Pra, në frymën e tillë, të mirësisë, të dashurisë, të etjes dhe urisë për dituri u edukuam ne gjeneratat e më vonëshme, në dëshirën për të arritur diç në jetë, apo mos asgjë së paku të jemi të shkolluar e që atë ta trasojmë edhe në gjenerata të reja, të ardhëshme….

Marjan Sebaj-Sopi; Ju pas shkollimit fillor /që përfunduat me suskses/ dhe ku treguat një dashuri ndaj arsimimit vazhduat shkollën e mesme në Viti /Vend 15 km larg vendlindjes tuaj/, dihet se atëherë nuk ishte edhe traditë që femra të shkollëhej? Pastaj, largësia e bënte të veten e shumçka tjerët për tu shkulluar një femër?

Znj. Drane Simani; Kushtet e vështira në familja (pa punësim në familje, prindërit mirreshin me bujqësi, punonin atë pak tokë që kishin e nga aty na siguronin mirëmbajtjen) pastaj rrugëtimi me autobus Stubëll-Viti, edhe atë verë e dimër, diell e shi, borë e në të ftohtë e që gjitha këto e vështirësonin edhe më tepër jetën tonë…, por mbi të gjitha ishte dhe egzistonte vullneti i madh, dëshira për tu pasuruar me dije, dhe nuk u ndalnim…

Shokë kishim në numër të lakmueshëm, kurse fatkqësisht femra në fillim ishim vetëm tre, (Katarina Ukaj një vit para meje, e dyta unë dhe Zonj. Zahide Shabani-Gjonaj…) mirëpo, më vonë duke parë shembullin tonë dalngadal jemi bërë një numër më i madh femrash. Kujdesi i shokëve tanë dhe të tjerëve ndaj nesh ishte i jashtëzakonshëm, ndera, kujdesi dhe respekti që tregonin të gjithë, meqë ishim në numër të vogël ne femrat ishte vërtetë vëllazërorë. Mbaj mend, që asnjëherë gjatë udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas pra në autobus nuk qëndronim në këmbë, kishim përparësi e kujdes të veçant nga kolegët tanë, të cilëve edhe sot iu jemi mirënjohës… Vlenë të ceki se atëherë askurrë nuk jetuam vetëm për veten tonë, dhe asnjëherë nuk pati dallime fetare, vërtetë ishim të gjithë si vëllezër e motra.

Më kujtohet, një herë është prishë autobusi e në mungesë të autobusëve, disa u nisën këmbë, por ne femrat më të dobëta fizikisht nuk na morri mendja të nisemi këmbë, sepse largësia po edhe kushtet atmosferike atë ditë që ishte shi i madh duke ra, nuk na lejuan nisjen. Me këtë rastë u tregua dashamirësia, bujaria shqiptare e Shukri Ukaj (Viti) i cili na priti atë natë sikur të ishim antarë të tij, të familjes së tij. Profesorët ishin me të vërtetë të mirëkuptueshëm me ne, meqë e dinin se udhëtonim nga larg, kështuqë edhe nëse ndodhte të vonohemi nuk kishim farë problemi apo sanksionesh, mirëpo atë vonesë që mund të ndodhte ndonjëherë ne e kompenzonim me punë dhe mësime më intenzive. Profesorët ishin shembull dhe motivim i madh për ne të qëndrojmë dhe mos të dorëzohemi para sfidave të cilat mund të na paraqiteshin gjatë jetës sonë… Në një mënyrë lirisht them se ata na ishin prindërit e dytë tanë.

Marjan Sebaj-Sopi; znj. Dranë, meqë cekët vështirësi, na thuani në cilat vështirësi hasët, përveq atyre që cekët më lartë, gjatë këtyre viteve të shkollimit në Viti? A kishit përkrahjen e familjes së ngushtë e të gjerë po pse jo edhe të rrethit ku jetonit?

Znj. Drane Simani; Edhepse kisha motivim e dashuri për shkollim, për emancipim e ngritje intelektuale, mirëpo për shkollimin e mëtutjeshëm egzistonte një problem me të cilin më duhej mua e gjitha femrat të ballafaqoheshim, ky ishte ajo që cekëm në fillim pra mos shkurja, mos vijimi i femrës në shkollim të mëtetjeshëm pos tetëvjeçarës e cila ishte ndjekë në fshatin tonë Stubëll me kohë…(tetëvjeçarja ishte e obliguar kështuqë për tetë vite nuk kishte probleme) mirëpo, për gjimnaz e universitet as që guxohej thuajse të flitët në familje kur veçmas ishte në pytje një femër të vazhdoj apo jo shkollimin.

Për vazhdimin e shkollimit kanë ndikuar shumë persona e intelektual që kishim në fshat, në të shumtën dhe ishin këmbëngulës profesorët dhe disa intelektual të fshatit si psh. Gjon Ballabani, Qeshk Ukaj… (Kurse mua më kujtohen fjalët që ndëgjoja çka thoshte baba im kur vazhdova shkollim në gjimnaz, edhe pse e nderonte dhe respektonte vullnetin tim të flakët për arsmimim, prapë dëgjoja fjalë që thoshte; Më humbi, më shkoi, shkurt më vdiç bija ime…) Ja, me këtë dëshirova të shpallosi shkurt mentalitetin e asaj kohe çka i përket emancipimit dhe arsimimit të femrës….

Marjan Sebaj-Sopi; Juve pas shkollimit të mesëm nuk u ndalët por me plotë gëzim vazhduat studimet e mëtutjeshme dhe regjistruat fakulltetin në Prishtinë? Si shkuan punët më tutje?

Znj. Drane Simani; Fatkeqësësisht, nga gjenerata që ishim studimet i vazhduam tutje, sa më kujtohet mua, vetëm katër student dhe për çudi të gjithë regjistruam juridikun (Unë, Zahide Shabani-Gjonaj, +Krishtë (Tush) Ramaj dhe Sebë Peraj...) Studimet i regjistruam në kushte e rrethana shumë të ndërlikuara për ne shqiptarët, pra ishin ato vite të sprovës dhe sakrificës, dmth regjistruam fakulltetin 1978, kurse diplomova në afat të paraparë vitin 1982 (i dijmë rrethanat këtyre dy tre viteve 81-82., pra demostratat gjithëpopullore shqiptare për barazi, për liri…).

Pas diplomimit të sukseshëm normal si çdo intelektual e intelektuale dëshira ime ishte të vazhdoj tutje fak. postdiplomik…, mirëpo, kushtet e vështira nuk më lejuan këtë, po edhe gjendja gjithnjë e më e rënd ekonomike në familjen tonë shumëantarëshe si dhe në mbarë Kosovën në përgjithësie, sidomos rënd meqë këtë vit më vdiç edhe baba dhe atëherë e tërë barra si fëmijë i parë më ra mua, kështuqë dëshira ime tanimë pas të gjithave ishte të kujdesëm për familje e në një mënyrë me iu kompenzuar sadopak shpenzimet e mia disavjeçare deri në diplomim…

Marjan Sebaj-Sopi; znj. Drane, para se të dalim në pyetjet tjera, ju lutem na tregoni; a ndikoi në senzibilizimin dhe emancipimin e femrës në shoqëri, në fshatin e juaj e më gjerë, shkollimi i juaj? A morrën mësim dhe a u thyen barrierat e traditat e moçme ku sipas disa botëkukptimeve të gabuara më parë /“femra nuk duhet të shkollohet më tepër se tetë vite“/, na thuani ju lutem; pas hapit tuaj të guximshëm që të vazhdoni shkollimin, pra, a morrën këtë rrugë dhe mësim edhe bashkëmoshataret dhe gjeneratet e ardhëshme e në veçanti gjinia femrore se edhe ajo duhet të shkollohet, se edhe ajo ka vend në intstitucione dhe shoqëri dhe se edhe asaj i takon vendi sipas meritave, kuptohet?

Znj. Drane Simani; Dhashtë Zoti që të kam qenë shembull i mirë… Një e dijë se siç thot populli edhe ndodhi, pra neve, unë, dhe dy tre femra tjera që ceka më lartë, „thyem akullin“ dhe botëkuptimet e gabuara rreth shkollimit dhe emancipimit të femrës, kështuqë pas neve çdo vit e më shumë femra ndjeknin rrugën dhe shembullin tonë për tu shkolluar. Kështuqë, ndoshta edhe ishim për një kohë të shkurtër njëri ndër fshatarat më me shumë student e studentesha në rrethinë. Kjo më ka gëzuar, edhepse ndoshta isha cak i fjalëve dhe mentalitetit të atëhershëm, unë nuk u ndala sepse e dija se pa emancipim, pa shkollim, populli ynë e në veçanti femra nuk mund të shkoj përpara, nuk mund të arrij shumë.

Së paku neve arritëm të thejmë barierat, të senzibilizojmë gjininë femrore, të emancipojmë atë dhe si popull mos të punojmë e veprojmë vetëm me 50 % të trurit apo mendjës por me përqindje të 100 %. meqë numëri i femrave në popullin tonë në përqindje mund të jetë i barabartë e ndoshta edhe më i lartë, kështuqë atëherë  menduam; pse të mos jemi të barabartë edhe në shkollim dhe punë, në jetë të përditëshme, pasi e dimë se gjatë historisë sonë gjithnjë patëm femra, gra e nëna shumë të afta, shumë punëtore, të suksesshme e në vende kyqe dhe të përgjegjëshme, aq sa gjatë historisë patëm edhe një mbretëreshë siç është mbretëresha Teutë, pastaj motrat Çiriazi, një Nënë Terezë e shumë e shumë të tjera që kontribouan, që mahnitën botën me punën dhe veprimtaritë e tyre. Kështuqë tani ndihem krenare me vendim tim, me vendimet e shoqeve të mia dhe e falenderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e intelektualëve të fshatit tonë. Ndihem krenare dhe shumë e lumtur kur shoh sot shumë femra që vijojnë shkollimin, kur ato vijnë e kshillohen me mua… Dhe aq sa dij dhe mundëm do i përkrahu, do i mbështes dhe lus që mos të ndalën vetëm me dhjetë vite shkollim, por të vazhdojnë e të shkollohen, me këtë të kontribuojnë për një shoqëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më bujare e humane…

Marjan Sebaj-Sopi; Pas përfundimit të suksesshëm të fakulltetit, si një studente e dalluar, juve u punësuat?

Znj. Drane Simani; Këtu mund të ceki se nuk e pata vëshirë të punësohem meqë isha edhe femra e parë shqiptare në komunën tonë e diplomuar në juridik…, dhe si juriste e parë menjëherë u punësova edhe atë me dt. 01. tetor 1982., fillimisht si praktikante në gjykatën komunale për kundërvajtje në Viti, dhe ende pa përfunduar praktikën jam përzgjedhur gjyqëtare në të njëjtën gjykatë dhe prapë me mburrje e them se pata fatin të jem gjygjtarja e parë shqiptare në Kumunë…

Punën vazhdova në sprova të mëdha, me sakrifica…, që vetëm e vetëm mos të lejoj që pushtetmbajtësit e ish shtetit serbo-jugosllav të zbatonin planet dhe politikën e tyre mbi popullatën e pa fajë shqiptare, meqë tani gjendja e situata në Kosovë dihet. Dhe pikërisht pas shumë e shumë përpjekjeve në mbrojte të popullatës së pa mbrojtur… më erdhi „shpërblimi“, pra diferencimi ideopolitik dhe pas kësaj shkarkimi dhe largimi nga kjo pozitë, kjo ndodhi me 1989.

Duke parë gjithë situatën, gjithë rrethanat e asaj kohe, duke njohur punën time, veprimtarinë time të përkushtueshme, duke njohur sakrificën time dhe disa kolegëve të mi, atëherë nga unë disa veprimtarët dhe politikaj të Qeverisë paralele (që atëherë quhej ashtu nga ish pushtuesit serb) të Republikës së Kosovës, kërkuan ndihmën time meqë tani e kisha përvojën e të cilën dëtyrë me dëshirë e pranova që të jam gjithkund e në gjithçka me popullin tim të vuajtur, të ndajmë fatin bashkërisht…. Kështu pranova dëtyrën në Këshillin komunal për financim të Republikës së Kosovës, këtë punë e kam kryer me kënaqësi dhe pa përtesë në kushte pa kushte, në shtëpi private e nën rreziqe të mëdha, kështu vite të tëra kam ushtruar dëtyrën e sekretarit të Këshillit për financim të Vitisë, dhe në këtë dëtyrë më zuri edhe lufta e përgjakshme në Kosovë v.1998-99….

Marjan Sebaj-Sopi; Neve e dimë se juve ishit gjithnjë e respektuar, e dashur, dhe shumë e nderuar nga miqët dhe kolegët e juaj në punë? Mesiguri se këtë besim e arritët me përkushtimin e juaj ndaj përgjegjësive dhe punës cilën e ushtruat? Vendosshmëria e juaj, këmbëngulësia dhe dëshira e madhe për të ndihmuar të shtypurit dhe përndjekurit nga ana e pushtuesve, juve ju kushtoi? Ishit shpesh cak i sulmeve shkaku se iu dilnit në ndihmë shqiptarve /atëbotë të shtypyr/, por me një mençuri, urëtësi, butësi e drejtësi ia arritët disi t’i shmangeni më të keqës?

Znj. Drane Simani; Unë me vazhdimin e veprimtarisë sime tani si Sekretare e sektorit të këshillit Komunal për financim të Republikës së Kosovës edhe më tepër iu rashë në sy pushtetëmbajtësëve serb (republikës së serbisë) dhe të gjithë e dimë se gjendja dita ditës, mos të them çdo minutë bëhej gjithnjë e më e rënd, më e rrezikshme për popullin tonë shqiptarë,  sidomos kjo gjendje keqësohej në ato mjedise ku popullate ishte e përzier sikur në komunën tonë ku kishte mjaftë serb, shqiptarë katolik e musliman… Unë veprimtarinë time për të mirë të popullit tonë, për të mirën e përgjithëshme të popullit shqiptarë nuk e ndalja, punoja e punoja me ndërgjegje e përgjegjësi, por nga e gjithë kjo natyrisht se atëherë edhe kërcnimet nga serbët si të atyre në institucione si të sërbëve vendas ndaj mejet dhe familjes sime ishin të pashmangëshme dhe të përhershme… Gjatë këtyre vitetve u mbajtën zgjedhjet e lira të Rep.kosovës të cilat në mënyrë të fshet i mbajtëm në shtëpinë time… Ia vlehej të rrezikohej po që se kërkonte nevoja edhe jeta të ipej për liri, pavarësi e demokraci, për mirëqenie të popullit tonë të stërvuajtur…, me këtë rast falenderoj bashkëfshatarët cilët na ndihmuan e në veçanti bashkëshortin tim David Simani, që disa herë rrezikoi jetën shkaku i veprimtarisë sime..

Marjan Sebaj-Sopi; Dhe pas gjithave, juve si një femër, grua dhe nënë e mirë prapë arritët pranë gjithë sfidave, kërcnimeve e ballafaqimeve të ndryshme të ngadhnjeni, duket se e drejta pasi gjithnjë punuat me përgjegjësi dhe drejtë, ishte në anën e juaj. Me përkeqësimin e situatës në Kosovë ju dhe familja e juaj ishit shpesh të kërcnuar siç cekët, të rrezikuar, mirëpo, asnjëherë nuk u frikësuat dhe nuk ndalët zërin duke mbrojtur shqiptarët e shtypur, në një fjalë ishit zëri i të pazëve, shpresë e të pashpresëve. Me pupull ishit në çdo demostratë /së bashku me burrin e juaj e me familje/ që u organizua në kërkim të drejtës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë? Si e ndienit vetjen atëherë dhe tani pas të gjithave që kaluat ju dhe ky popull me të cilin ishit e pandarë?

Znj. Drane Simani; Jam krenare për popullin tim i cili vuajti shumë por së fundi ngadhnjeu, jam poashtu e lumtur shumë nëse sadopak kam kontribouar për këtë popull të dashur dhe paqëdashës. Punoni drejt, dhe me bindje e them se askurrë nuk do të humbasni. Kuptohet se pritjet e mia si të shumë qytetarëve tjerë të Republikës së Kosovës, shtetit tonë, janë më të mëdha, por mesiguri do bëhet mirë pasi jemi shtet i ri dhe ende thuajse në tranzicion. Kjo po shkon ndoshta pakës ngadal, mirëpo i mbahem një fjalie të urtë gjermane që thot: ngadal por sigurt! Sigurt drejt të mirës së përbashkët, të drejtës…

Marjan Sebaj-Sopi; Edhe pse ishit të kërcnuar natë e ditë nga hordhitë serbe, juve qëndruat në Kosovë deri në ditën e fundit /të fillimit të bombardimeve të NATO-s/, mirëpo, shkaku i fëmijëve atë natë /jo me dëshirën e juaj/ u larguat nga Kosova. Por, sa përfudoi lufta juve u kthyet menjëherë në vendlindje për të vazhduar dhe dhënë kontriboutin në shoqërinë tonë të pasluftës. Menjëherë u angazhuat dhe punuat shumë punë si në anën e juaj profesionale poashtu edhe për fshatin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi? Gjithnjë energjike, e palodhshme, dhe në anë të së drejtës si gjithnjë, juve nuk u ndalët. Na thuani, çka ju shtynë dhe motivon që me aq frullë, vendosshmëri, energji dhe guxim të kryeni punën e juaj me aq përgjegjësi?

Znj. Drane Simani; Menjëherë pas kthimit tonë nga Gjermania…institucionet e përkohëshme të kosovës, dmth menjëherë pas përfundimit të luftës dhe kthimit tim në vendljindje… ndër të tjerë edhe mua më caktuan si koordinatore për fillimin dhe formimin e punës së gjyqësisë në Komunë, dmth në postë të gjyqtarës….Shaku i moskordinimit të punës ne gjashtë kandidatët, (6 gjyqtarë) mbetëm të paemruar (problemi Kosovë - Unmik) e që fillimisht punova si advokate por që ndërkohë i dhash të gjitha provimet e kërkuara ku prapë isha e para që dhash provimin për gjyqtarë në Komunën e vitisë dmth vitin 2005., kurse në vitin 2008 jam përzgjedhur gjyqtare në gjykatën komunale, që nga 27. 10. 2010., më emëruan Kryetare në Gjykatën komunale në Viti, të cilin postë mendoi se me përgjegjësi të plotë e kam kryer, ku edhe tani si gjygjëtare vazhdoi të punoi dhe të kontribuojë në shoqërinë –shtetin tonë të ri –Kosovën.

Vlenë të cekët se edhe përkundër mungesës së stafit të duhur në gjyqësi (që është probelem i tërë kosovës e në veçanti i komunës sonë) unë përsonalisht kam qenë e kënaqur me punën dhe përkushtimin e gjyqtarëve dhe stafit ndihmës në gjykatën tonë… por fatkeqësisë ndoshta puna e jonë nuk është edhe aq e pashme në sy të popullit (meqë ata presin shumë nga ne herëherë kërkojnë edhe të pamundshmën) mirëpo, lëndët janë të grumbulluara me vite të tëra, por shpresoj dhe besoj fortë në angazhimin dhe përkushtiin tonë si dhe përkujdesjen e organeve kompetente të Rep. së Kosovës, besoj se në të ardhmën të rritet edhe numëri i punëtorëve ku edhe puna do të shkoj edhe më tutje mirë e në dobi të qytetarit, të popullit tonë….

Marjan Sebaj-Sopi; Ju si një femër, grua dhe nënë e suksesshme, si ia arritët dhe arritni pranë gjithë punëve që kërkohet nga ju si një nënë, bashkëshorte, të jeni edhe grua e suksesshme dhe me karierë? Juve, ndikuat edhe në familjen e juaj, si arritët edhe pse me kushte jo edhe aq të favorshme të shkolloni djemtë /dy djemë/ dhe që të dytë të jenë të diplomuar në juridik? Vullneti, dëshira e flakët për shkollim e emancipim?

Znj. Drane Simani; Fillimisht falë vullnetit të madh, falë dashurisë për arsimim të cilën dashuri e pata marrë siç kam cekur më lartë qysh në familjen time, në fëmijëri, por mbi të gjitha i jam mirënjohës në rend të parë Zotit e pastaj burrit tim David Simanit i cili gjatë tërë jetës më përkrahu, më ishte ndihmesë dhe shtyes që të mos dorëzohem para asnjë sfide jetësore. Ai në një mënyrë më ishte përveq bashkëshort edhe mik, koleg, këshillëtar e motivues, inspirues dhe forcë e fuqi që të mos dorëzohem asnjëherë. Prandaj, edhe e falenderoi dhe i falenderohem Zotit që pata fatin të kam një bashkëshort të këtill. Pastaj, Zoti na begatoi edhe me dy djemë të cilët së bashku me burrin tim jemi munduar t’i edokojmë në frymën e atdhedashurisë e mbi të gjitha ta duan vendin e tyre dhe dijën… Gjithmonë kanë qenë afër nesh, gjithmonë të dëgjueshëm dhe ja tani edhe ata falë punës sonë të përbashkët, falë dashurisë së tyre të cilën iu kemi mbjellë në shpirtë e zemër dashurinë ndaj dijës edhe ata kanë dilpomuar juridikun (Edison Simani, advokat i pamvarur, kurse Stepan Simani, asistent në gjykatën komunale në Viti) dhe janë bërë siç themi të zotët e vetëvetës… Kuptohet se përkrahja nuk ka munguar edhe nga familja e gjerë dhe miq e mikesha të mia, të cilët na kanë përkrahur gjithmonë gjatë jetës dhe karierës. Kuptohet se gjithmonë nuk është lehtë të ja dalësh, mirëpo besimi e shpresa e madhe në Zotin dhe njeriun të jep kurajo, të jep forcë e fuqi të mos dorëzohesh askurrë.

Marjan Sebaj-Sopi; znj. Dranë, dhe krejt për fund ju lutem na thuani porosinë e juaj si gjithnjë të mirëseardhur, të dashur dhe dashamirëse për fshatin dhe famullinë tonë për të cilën kuntribuat pamasë, si në ndërtimin e infrastrukturës, por edhe më tepër në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes familjeve në fshat? Sa jeni të lumtura ju me rrejdhat në famulli, me angazhimin e rinisë sonë? Dhe porosia e juaj për rininë tonë e në veçanti për gjininë femërore?

Znj. Drane Simani; Porosia e ime si gjithmonë është; rini e dashur, shkollohuni, duane librin, duane njëri-tjetrin dhe atëherë edhe jeta e juaj do jetë më e mirë dhe dobishme. Unë jam munduar të jem gjithmonë pranë popullit e me popullin, të jap maksimumin nga vetja apo siç thuhet më të mirën nga vetja ime. Kuptohet se njeriu ku jeton, atë vend edhe e dashuron, e don dhe për atë vend mundohet të kontribuoj sa më shumë që është e mundur. Kështuqë edhe unë jam munduar me mundësitë dhe njohuritë e mia të punojë sa më shumë në rend të parë në afirmimin e fshatit tonë, banorëve tanë, rinisë sonë shumë aktive, pastaj s’bashku me ta ia kemi arritur të kontribuojmë e ndihmojë komunitetin tonë siç cekët edhe në infrastrukturë etj…, dmth të jemi të pasur shpirtërisht në rend të parë e pastaj edhe fizikisht – materialisht. Kurse, sa i përket rinisë tonë, unë gjithmonë e gjithkund kam thënë se Binça, famullia e jonë ka vërtetë një rini të shëndosh dhe për këtë duhet në rend të parë falenderuar Kishën Katolike e cila ka punuar dhe vazhdon të punojë shumë me rininë në veçanti. Rinia është jashtëzakonisht aktive në të gjitha rrjedhat e jetës dhe punës sonë, por nuk do të thot se e gjitha shkon ashtu siç dëshirojmë neve të gjithë, prandaj ka vend nganjëherë edhe për kritika që të mos i ipet hapësirë kotësive por që ajo (rinia) të jetë gjithmonë vigjilente dhe e përgaditur për të kontribouar, sepse sa punojmë aq do kemi, apo më mirë të themi siç thonin pleqët tanë; çka mbjellë atë edhe korrë! Porosia ime është; mbetni dhe vazhdoni të jeni të bashkuar, sepse mos të harrojmë që bashkimi bënë fuqinë. Të rriturit e të moshuarit të vazhdojnë ta përkrahin rininë pa farë kursimi. Rini, mësoni dhe mos iu ndalni shkollimit, atëherë edhe jeta e juaj do jetë më e lumtur dhe dobishme si për ju, ashtu edhe për familjen, fshatin dhe kombin në përgjithësi. Këtu kisha me thënë se femrat duhet të jenë më aktive në jetë, të jenë prezente më tepër nëpër forume të ndryshme, më të zërëshme e kontriboutdhënse…mos të ndalën në kërkim të dijës, shkencës, sukseseve. Sepse, një rini e shkolluar është e e shëndoshë, është e mira përgjithëshme, këtu po e parafrazoj një poet tonin të madh (më duket Naim Frashëri) i cili pati thën; nëse dëshiron të kesh bukë sot për nesër atëherë punoje tokën, por nëse dëshiron të kesh bukë për tërë jetën, atëherë shkollohu (arsimohu).

Marjan Sebaj-Sopi; znj. Drane, patëm kënaqësinë të shpallosim disa momente nga jeta dhe veprimtari a e juaj e bujëshme, shpresoj se puna, angazhimi dhe shembulli i juaj i mirë të jetë edhe shembull për rininë tonë, prandaj unë në emër tim, në emër të famullisë, në emër të rinisë sonë dhe të gjithë atyre që ju njohin dhe të cilët do takohen me ju përmes kësaj interviste, ju falenderojmë përzemërsisht. Ju urojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme në jetë. Zoti ju ruajt ju dhe familjen tuaj, ai ju përcjellët në çdo hap dhe vendim tuajin.

Znj. Drane Simani; Nëna e madhe, e lumja Nënë Tereza thot; Mos u mundoni të bëni punë të mëdha, por punët e vogëla bëni me dashuri të madhe. Pra, me këto fjalë të mrekullueshme të Nënës sonë Tereze, edhe unë ju jam mirënjohës për punë e madhe që bëni ju për gjithë ne e në veçanti për gjeneratat e ardhëshme. Ishte kënaqësi edhe e imja që për Ju e lexuesit tanë të shpalosim momente nga jeta dhe veprimtaria (puna) ime. Mos të ndalemi por të punojmë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja, për një të ardhme më fatlume, më të mirë në paqe e harmoni mes veti dhe me të gjithë. Prapë e theksoj, shkollimit e arsimimit të jetë prioritet i rinisë sonë. Gjithëve shëndet e suksese në jetë.

Foto me këshilltarët e famullisë „Shën Antoni i Padovës“ – Binçë (2010)



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora