Intervista
Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe aktoren Ludmilla Baballëku (II)
E marte, 15.07.2014, 09:20 PM
Intervistë me këngëtaren dhe aktoren: Ludmilla Baballëku
(pjesa e Dytë)
Pritje të mrekullueshme në Kosovë!
- Në migracion nuk kam jetuar asnjëherë, ... gjithmonë më ka ardhur keq që ti largohem profesionit tim... E di se njeriu për halle del jashtë atdheut, për të siguruar ekzistencën dhe kushtet jetësore. Nuk besojë se në migracion delet për aventurë,për mendime e veprime të mbrapshta!-Ludmilla Babablleku
Intervistoi: Beqir Cikaqi
- Pos si këngëtare, cilin profesion tjetër e ushtroni?
Ne këngëtarët interpretimin e kemi profesion. Të kënduarit është interpretim sikurse edhe aktrimi, andaj nuk e kam kuruar vështirësie të paraqitem në role artistike. Unë kam filluar me këngën në qytetin tim të lindjes në Berat. Mandej kam kaluar në Vlorë, ku kam pasur fatin ta takoja te madhin Bert Delia, drejtorin e teatrit të Vlorës, i cili më ka ndihmuar shumë, për çka i falënderohem pa masë. Tani jam paralelisht në Teatrin e Dramës dhe Teatrin e Varietesë së qytetit të Vlorës. Jam akoma aktive, për shembull, sa jam këtu e kam humbur një premier, e cila në mungesë timen është shtyer për shtator. Krahas Teatrit të Vlorës, sipas nevojës angazhohem edhe në teatrin e Beratit.
- Ke jetuar në migracion, gjegjësisht ke njohuri për migracionin ?
Jo! Në
migracion nuk kam jetuar asnjëherë, sepse isha dhe jam rehat aty ku jam. Kam
një punë shteti, ashtu sikur thash më lartë, punojë në teatër, gjithmonë më ka
ardhur keq që ti largohem profesionit
tim. Merrem edhe me këngën si e pa varur,
me fjalë tjera asnjëherë nuk kam pasur nevojë të jetojë në migracion....
E di se njeriu për
- Në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, keni pasur paraqitje?
-Në Itali jeni për herë të parë, apo...!?
Në Itali
kam qen edhe ma parë qysh në vitin ’95-të ku kemi performuar me javën kulturore
të qytetit tim të lindjes Beratit,në Lece, Otranto, Toranto, etj. Ndërkohë, në
vitin 2000 kam qen me parodistat e Vlorës në Perugja, Romë, e disa qytete tjera
, ku kemi pasur paraqitje në salla të mëdha të stërmbushura me shqiptar.
- Mendimi i juaj për aktivitetin e Shoqatës ILIRIA të Trevisos ?
Të jem e sinqertë ma parë nuk kam pasur njohurit e duhura për këtë shoqatë. Më kanë treguar koleget e mia të Fondacionit Nermin Vlora Falaschi nga Tirana, si: Zenepeja, Irini, Rosa, Teuta, Vitorja,...por tani, atë qe e pash dhe e përjetova për disa ditë, njohurit e mia për aktivitetin e Shoqatës janë të kompletuara. Kam vërejtur se aty zhvillojnë aktivitet shqiptarët nga Shkodra e Shkupi, nga Berati e Prizreni, nga Durrësi e Prishtina...tamam si një Shqipëri pa kufi administrativ. Kam vërejtur se ka këngëtar me cilësi të larta si: Gjelosh Hajdari, Gjin Shani, mandej vogëlushja Kristina Hajdari, nga e cila pritet shumë, valltarët të udhëhequr nga familja Kurti etj. të gjithë këta jo vetëm që zhvillonin aktivitet pa kompozim material, por i shpenzojnë edhe mjetet e tyre personale, vetëm e vetëm që të e prezantojnë kulturën e traditën shqiptare, që e kemi shumë të pasur e me vlera. I përgëzojë të gjithë, e njëkohësisht i falënderojë të gjithë për mikpritjen që ma servuan gjatë qëndrimit disa ditësh këtu, e një falënderim i veçantë i takon Ermira Zhurit, presidente e Shoqatës ILIIA dhe Fondacionit për Itali.
- Ke ndonjë planet për të ardhmen ?
Plane të mia personale nuk kam dhe nuk mund të bëjë, pasi punojë në një trup teatri, ku i ka planet vjetore. Kur kam nevojë të paraqitem individualisht diku, sikur tani që jam këtu, kam mirëkuptimin e drejtuesve të teatrit, prandaj iu jam mirënjohës. Motoja e ime është ta kënaq publikun gjithherë dhe për derisa interpretimi më frymëzon, publiku më detyron të paraqitem sa më dendësisht...
-Pata kënaqësinë që zhvilluam një bashkëbisedim, në fund cili është mesazhi për lexuesit?
Kënaqësia është e ndërsjellë...! Unë, iu urojë gjithë të mirat shqiptarëve kudo që janë, edhe lexuesve të shkrimeve tuaja dhe të kësaj interviste. Ne jemi mysafirë të përkohshëm në këtë botë. E di se çdo kush e ka nga një dëshirë të veçanet, andaj iu dëshirojë ta realizojnë, të kenë dashuri e harmoni në mes vete...!
Duke iu falënderuar për këtë intervistë dhënë ekskluzivisht Zemres Shqiptare, urojmë që ky vitalitet i juaji të jetë në vazhdimësi i tillë. Shëndet!