Mendime
Jon Leka: Turqia përdhunon islamin
E marte, 07.04.2015, 05:32 PM
Turqia përdhunon islamin
Nga Jon LEKA
Turqia për të realizuar strategjinë e saj ekspansioniste në zonat që i konsideron “mbetje osmane” edhe varrin e Muhamedit do ta çonte në ajër. Vetëm myslimanët shqiptarë s’duan ta kuptojnë këtë, se arabët që moti urrejnë neosmanët e Ankarasë për përdhunim të islamit për synime neo-ekspansioni.
Ka më shumë se një dekadë që historian të rinj turq – të sistemuar instituteve të perëndimit – përpiqen me çdo kusht:
Të riinterpretojnë faktet historike nga shek. 13 e këndej për ta shfaqur në dritë të “bardhë” periudhën osmane. Përpjekja e tyre duket sikur e programuar dhe financohet nga qeveria turke dhe konform kësaj edhe mbështetet politikisht. Në sytë e akademive të botës kjo ofensivë e Ankarasë duket qesharake dhe herë interpretohet si tendencë për t’i feshur masakrat armene e herë si:
Tendencë e Turqisë se re për ta marrë defintivisht trashëgiminë osmane mbi vete, kështu duke legjitimuar interesin në zonat e synuara të ndikimit.
Për këtë
arsye në zhargonin politik të qeverisë erdogan tashmë ka hyrë si determinant
formulimi “mbetjet osmane në Ballkan”. Me “zbardhjen”, pra nxjerrja osmanëve në
optikë pozitive nuk ka gjithaq për qëllim ta bind botën shkencore të ishte
ndryshe se ç’është shkruar deri tani (se faktet historike nuk tjetërsohen sipas
nevojave të politikës) por aksioni ka për qëllim ndrrimin e opinionit në zonat
që i konsiderojnë si mbetje, konkretisht në Ballkan. Tash pyetja përse me kaq
ngulm Turqia e sotme donë që popujt ballkanik ta ndrrojnë bindjen për osmanët?
Sepse ajo, Turqia donë që nëpërmjet këtij korrigjimi të krijohet simpati për
të.
Në këtë ofensive, që në botën e shkencës kosiderohet si ndërmjarrje injorante dhe antishkencore Ankaraja në mënyrë më brutale shfrytëzon islamin si mjet lufte. Ajo çdo ditë e më tepër tenton ta avancojë veten në ruajtësen e vetme dhe legjitime të këtij religjioni, gjë që në botën arabe nuk ndez, për shkak të rivalitetit të bllokut, nacionalizmave arabë. Në Ballkan strategjinë e vetë donë ta realizojë nëpërmjet “mbetjeve” si shqiptarët, boshnjakët, pakicave turke dhe popujve tjerë myslimanë.
Prandaj qarqet proturke që viteve të fundit kanë çuar kokë hapësirave shqiptare janë të njejtëjn kohë edhe islamistët ekstremë, jo sepse janë vërtetë janë besimtarë – aspak – por se shpresojnë dhe dinë se vetëm nëpërmjet islamit mund të depërtojnë na masivizimin e simpatisë për osmanët (historia) dhe kontuinatitivish turqit (si pasues gjoja legjitim të islamit).
Në hapësirat shqiptare kjo propagandë dokumentimin e saj praktikë e ka nisur me romanin “Mekami” të Kasëm Terbëshinës, në publicistikë me shkrimet maratonike të Abdi Baletës dhe të për të vazhduar pastaj me imamët të ndryshëm, me publicistë dhe rrethi zgjerohet.
Strategjia e pushtimit sot ekspansionit kulturor-ekonomik nuk është gjetje e re. Turqit imitojnë osmanët duke ripushtuar zonat dhe fikin kulturat nëpërmjet fesë.
Imamati shqiptar në vend që të ruajë fenë nga përdhunime të tilla ai ndihmon strtategjinë turke duke rrezikuar në demonizimin e besimit që reprezanton, madje edhe duke qenë të sigurt se Turqia asnjëherë nuk ka gjasa të realizojë synimet e saja jo tek shqiptarët por askund. Ndërsa pse publicistët dhe aktivisitët tjerë të mençur e bëjnë këtë punë mund t’i pyesim qeset e tyre.