Mendime
Dedë Preqi: Shkencëtari Arianit Preçi
E hene, 06.04.2015, 12:20 PM
MËRGIMTARËVE SHQIPTARË IU SHTUE EDHE NJË SHKENCËTAR
Nga Dedë Preqi
Arianit Preçi, i lindur me 17.o9.1976 në Prishtinë, nga babai Lekë dhe nëna Marie, me preardhje nga fshati Doblibare (Balldrin), nga komuna e Gjakovës, por vendlindja e Arianiti është Prishtina, aty ku i muar edhe mësimet e para në shkollën fillore „Naim Frashëri“ në Prishtinë. Që nga mosha e tij fëminore Arianiti kishte një zgjuarsi dhe talent, që nuk përjashton aspektin e ndonjë vizioni të kthjellët dhe optimist, të ndonjë besimi të qartë që do të mbështetej në fakte të sigurta dhe do të kishte për bazë një objektivitet konkret.
Babai i Arianitit, Leka, punoj një kohë të gjatë si arsimtar i Gjuhës dhe Letësisë Shqipe në Obiliq, dhe pas një kohe, në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë, vendoset në Albstadt të Stutgartit, për të ushtruar profesio
] ` nin e vet, duke i mësuar fëmitë e diasporës shqiptare në mësim plotësues. Ky fakt, vetëvetiu na jep me kuptue se shumica e mërgimtarëve tanë largë atdheut, janë larguar për një kohë të shkurtë, dhe kanë jetuar shumë vite pa familje , sepse për të krijuar kushte për familje dhe për vete, është deshtë së pari të vendoset kryefamiliari në marrëdhënie pune dhe pastaj të sjellët familja e ngushtë.
Pas një kohe kjo familje bashkohet në Gjermani, në mesin e tre djemve më i madhi ishte Arianiti, të cilët tani ishin në një ambient krejtësisht tjetër. Shkollën fillore e vazhdon dhe e kryen në Albstad të Gjermanisë, aty ku Arianiti e kalon dhe një pjesë të adoleshencës. Që në fillim Arianiti, dallohet me një gjeturi dhe talent prej një nxënësi të vyeshëm, që arriti të mësoj shumë shpejt gjuhën gjermane dhe brenda një kohe të shkurtë i krijonë kushte vetës për një punë dinamike dhe të suksesshme, që ishte nyja e përbërjes së këtij indi kryesor për të vazhduar mëtutje…
Pasi e
kryeu gjimnazin në Bailingen, dhe Maturën e përfundon në vitin 1997, duke
vazhduar, Studimet për Hapësirën Airore dhe Teknika e Udhëtimit
Kozmik, në Universitetin e Stutgartit. Nga viti 2002-2003, ishte në funksion të
ushtarit në Bundeswerin gjerman dhe pjesëtar i NATO-s, me EU, -në Europën
Juglindore, me vendqëndrim në Maqedoni.
Pasi e kreu shërbimin ushtarak, në vitin 2004, iu kthye përsëri studimeve, me
ç’rast e kishte në prioritet aspektin
praktik, duke e praktikuar atë jashtë vendit,
në
Që nga
viti 2005-2012, Arianiti bëhët Bashkëpunëtor
Shkencorë, në Institutin e Udhëtimëve Kozmike në Universitetin e
Shtutgartit, me ç’rast ishte dhe menagjer i studimëve në këtë Universitet. Dhe
nga viti 2013, Arianiti merret me shkencën e këtij profili dhe si shkencëtar i
zellshëm në Deutschezentrum für Luft und Raumfahrt (DLR) Institut für
Aerodynamik und Strömungstechnik, Abteilung für Über- und
Hyperschaltechnologien, Köln.
Arianiti i qaset me vullnet sdudimit dhe punës shkencore, e
cila ndjenjë ishte e kahmotshme e tij, që një ditë të bëhët shkencëtar. Ai e ka
vënë përballë esencën e vet të brendshme dhe në anën tjetër kodin
etiko-luftarak të intervullnetarit, por i sigurt se do t’ia
VARIABLE MODELLIERUNG HOCHEN THALPER GASSTRÖMUNGEN IM THERMOCHEMISCHEN NICHTLGEICHGEWICHT MI T ANWENDUNG AUF DEN MARSEINTRITT, që në gjuhen shqipe përkthehet: (Modelimi Variabil i Rrymimëve me Eutalpi të fortë në Joekuilibrin Termokimik me Aplikim në hyrjen e Atmosferës së Marsit). Arianiti tregoi një sukses të jashtëzakonshëm, i cili e mbronë temën e doktoraturës me një sukses shumë të lartë.
Lënda të cilën e trajton Arianiti në studimet e kësaj lëmije shkencore, e ka shtuar dhe një zbulim të ri në zhvillimin dhe shkencën e Euronatikës, posaqërisht në fushën e zbulimit në hyrjen e Atmosferës së Marsit. Prandaj, është e vërtetë se janë të rrallë ata që arrijnë këtë standart të lartë shkencor ndër shqiptarë, por një shembull i këtij lloji është dëshmi e konsiderueshme se vullneti dhe talenti i shqiptarëve në diasporë, mund ta ngrisë jo vetëm fatin e vet , por edhe atë shoqëror dhe në rrethin ku jeton e vepron.
Kur mundet të realizohet ëndërra dhe vizioni i së nesërmës, pse të mos mund të jetë e mundshëme edhe ëndërra e Arianitit, për hapësirën e pafund të prirjes së njeriut për përsosmëri në jetë, për efektet studimore dhe shkencore. Pikërisht kjo zgjedhje e bënë të dallohet Arianiti që në hapat e parë të studimit, si përcaktim i krijuesit për një lloj të veqantë në lëminë e Shkencave të Aeronatikës. Ky djalosh e mori këtë shembull si një arritje me shumë mundi e sakrifica dhe jo si një dhuratë nga qielli, dhe shembulli i Arianitit, nuk është një ngjarje e thjeshtë për gjeneratat e reja shqiptare dhe të tjera, që të arrijnë synimet e tyre për të mbajtur, apo arritur jo vetëm madhështinë njerëzore, por edhe atë kombëtare.
Në këtë mënyrë, me anën e mjetëve të natyrës specifike, efektet e natyrës karakteristike shdërrohen në qëllim jo vetëm për vete, por edhe për shoqërinë dhe rrethin ku jeton e vepron, ashtu sikur ndodh edhe me Arianitin, i cili punësohet menjëherë në Shtutgard, duke dashur të kultivojë eksperiencën e tij në këtë lëmi shkencore, që është kërkesë e domosdoshme në këtë vend dhe në çdo mes tjetër shoqëror. Asgjë nuk niset vetëvetiu, pa e udhëhequr prej dëshirës, ose talentit që ke, duke zbuluar fshehtësitë e natyrës, duke e bërë jetën sa më të rëndësishme dhe më bindëse ekzistencën e një bote të tillë, e një tërësie të tillë, ku çdo gjë është e mundshme. Diaspora shqiptare e shpërndarë në perëndim dhe gjetiu, ka plot të rinj, që sot kanë kryer dhe kryejnë lëmi të ndryshme, poashtu edhe shkencore, për të cilët ka nevojë, jo vetëm rrethi ku jetojnë e veprojnë, por edhe atdheu i tyre.
Arianiti i takon moshës së re, është një djalosh i thjeshtë por modestia e tij disponon mendime të shëndosha djaloshare dhe pikpamje të formuara me aftësi dhe ide të guximshme, që është cilësi dhe karakteristikë te njerëzit e rrallë. Edhe më herët dhe gjatë studimëve, por edhe tani në këtë periudhë kohe, kur Arianiti e merr titullin shkencor në Gjermani, ky djalosh nuk largohet edhe nga aktivitetet e ndryshme atdhetare, i cili i përcjell me kureshtje lëvizjet dhe frymëmarrjen e saj, si jashta atdheut, poashtu edhe fatin e njerëzve të vet në atdhe. Prandaj, faktori kosovar dhe vetë Kosova, edhe pse ndoshta është largë nga lëmia e studimëve të Arianitit dhe të tjerëve, duhet të jetë në vazhdimësi dhe në funksion të marrëdhënieve të ngushta me autorët e tillë të vendit të vet, duke pasur nuancat e një motivimi pozitiv, për ta joshur gjithë këtë elitë cilësore dhe të tjerët nga diaspora shqiptare, që një ditë të kthehen në shërbim të atdheut të tyre.