Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Poezi nga Aleke Tuja
E merkure, 18.03.2015, 07:59 PM
ALEKE TUJA
Aleke Tuja u lind më 1940 në Niderheim. U shkollua Reinland dhe në Baden-Vurtenberg. Studimet i përfundoi në Nidersahs. Botimet e saja më të rëndësishme janë: ‘‘Dua të fundosem në shpirtin tënd‘‘, dhe ‘‘E zëshme është gjuha ime‘‘, Në poezinë e Aleke Tujas hetohet shtimungu i lirizmit intim, me plot elemente romantike. Temat dhe motivet paraqesin frymëzime nga jeta e saj, por ato mund të lidhen edhe me jetën e çdo individi, sepse kanë një ndjeshmëri universale.
FJALËT E
DASHURISË
Fjalët e pashqiptuara
tunden në zemër
si gjysmë kuintal të rënda
janë fjalët e rreme
dhe të thëna para kohe.
Cila urtësi
në këtë ngatërresë
do ta gjej rrugën e vërtetë?
Ndoshta dashuria?
Atëherë le të bëhet-
Dashuria urtësi.
PORTRETI YT
Vjedhurazi,
shpirti im vizaton
fotografinë tënde.
Në ëndërr
të shoh unë ty,
duke folur dhe vepruar.
Dhe pastaj,
ti vjen te unë
i huaj dhe i panjohur.
PËR TY
Të lutem, më ndihmo,
kur unë jam kaq e druajtur.
Të lutem, mos u bërë aq i fortë,
kur unë jam kaq e dobët.
Të lutem, më trego mua,
edhe dobësinë tënde.
FJALËT E HUMBURA
Fjalët,
ato fjalë që shpërthejnë nga zemra,
nuk humbin,
dëgjoj ato njëherë -
dhe ruaj thellë në vete.
BORXHI
Qortimi
djeg zemrën time,
prandaj shmanget dashuria ime.
Borxhi takon
ndjenjën time të vërtetë,
nuk e nuhat rrezikun.
PIKËLLIMI
Kurrgjë s’ka në mua
përveç pikëllimit.
Si është e mundur
kaq thellë të vuajmë?
E madhe dhe e frikshme
shkëlqen fuqia,
që prej neve
pronëson kapje.
A jemi ne të gatshëm,
të harrojmë dhe të falim,
të mos mbajmë pikëllim në vete
dhe të nisim nga fillimi?
FRIKA
Në mua është një këlthitje e egër
që do të ma pëlcas gjoksin,
kështu fjalët bien te këmbët:
Unë të dashuroj! Unë të dashuroj!
Pastaj takohesh me të?
DHIMBJE E PA LLOGARITUR
Një mur ngrihet
falë mirëkuptimit.
A nuk e ndjenë praninë time
nga fjalët e mia?
Ngarkimi me hidhësi
vepron krejtësisht fortë.
Dhembja e pa llogaritur
a do të ndryshojë?
PADURIMI
Të kesh durim
të presësh
është peshë e pafund,
kur njeriu ka padurim
nga pritja,
më mirë është
të mos e takosh atë.
FATI
Të jesh fatlum
vetëm për një çast,
më bën zog të lehtë.
Të zgjohesh në anën tënde,
është takim i ri,
tast i dridhshëm
dhe i përsëritshëm,
fat i ëmbël i dashurisë.
Perktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu