E marte, 30.04.2024, 01:40 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Letër e hapur kandidatëve të LDK-së

E premte, 13.03.2015, 08:37 PM


Letër e hapur kandidatëve për kryetar të partisë dhe degëve të LDK-së !

Respektojeni vullnetin e elektoratit rugovian për ndryshime substanciale

Shkruan: Florim Zeqa

Tashmë jemi në prag të fillimit të një procesi të paralajmëruar (të vonuar) zgjedhor në LDK. Edhe pse zyrtarisht akoma nuk e kemi asnjë kandidat për kryetar të partisë rugoviane, nëpër koluare, rrugë, kafene, portale, rrjete sociale dhe mediume të ndryshme janë duke u lakuar emra të mundshëm si kandidat potencial për kryetar të LDK-së.Varësisht prej nivelit intelektual, ambicieve dhe mundësive variojnë edhe deklaratat e kandidatëve për kryetar. Pothuajse të gjithë thirren në frymën rugoviane, por kjo nuk mjafton për të bindur elektoratin për të votuar për ta.Me premtime për ruajtjen e vazhdimësisë rugoviane në parti erdhi edhe kryetari aktual,...pos ndryshimeve dhe reformave që nuk i arriti asnjëherë, shkoi aq larg me premtime, saqë elektoratit të LDK-së, qytetarëve të vendit dhe partive opozitare u premtoi se kurrë nuk do të lidhë "kurorë" bashkëpunimi me kundërshtarët e Rugovës,...mirëpo vetëm dy ditë pas procesit zgjedhor të 8 qershorit të vitit të kaluar i harroi të gjitha, i gëlltiti të gjitha premtimet sikur të ishin qershia të "lagura" !Kandidatët e rinjë (vjetër) për kryetar të LDK-së duhet të shkojnë pranë vendit të shenjtë në Velani, t'i bëjnë një betim elektoratit rugovian pranë varrit të liderit shpirtëror, se "asnjëherë dhe në asnjë rrëthanë nuk do ta tradhëtojnë vizionin e tij dhe vullnetin e elektoratit rugovian".Veq kësaj, kandidatët për kryetar të LDK-së, me një konvent (deklaratë betimi) të shkruar të sigurojnë elektoratin rugovian për ruajtjen e vazhdimësisë rugoviane dhe traditës së fjalës së dhënë, besës shqiptare për një LDK-Rugoviane, për ndaljen e udhës njëherë e përgjithmonë grupeve të interesit në LDK, klaneve dhe matrapazëve që janë mësuar të shesin dhe kontrabandojnë votën e elektoratit rugovian tek partitë antirugoviane, duke e shëndrruar LDK-në rugoviane nga një parti-levizje demokratike shqiptare në një Lidhje Diktatoriale të Kosovës ! Kandidati më i përfolur dhe më serioz për (ri) marrjen e timonit të partisë në fund të procesit zgjedhor në LDK mbetet ish lideri i saj dhe presidenti i dytë i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu. Shpresoj të ketë marrur mesimet e duhura nga e kaluara, nga qeverisja e kaluar dhe koalicionet joparimore,...t'i drejtohet elektoratit te LDK-së me projekte të qarta për rimekëmbjen dhe forcimin e LDK-se, si kusht i nevojshem dhe i domosdoshem për kthimin e besimit tek elektorati i LDK-së.LDK-ja duhet t'u kthehet rrënjeve të saja ideologjike, intelektuale, traditave kulturore, solidaritetit dhe humanizmit qytetar, të jetë aktive dhe e pranishme kudo në vendbanimet shqiptare dhe të merret me problemet e përditshme të qytetarëve, të demonstroj fuqinë e besimit duke ju dalë në ndihmë qytetarëve ndaj padrejtësive të kohës së keqe nëpër të cilën po kalojmë, ashtu siq ju qendroj pranë qytetarëve dhe popullit në kohërat ë të vështira gjatë okupimit barbar serb.Që kjo të ndodhë duhet një ndërgjegjësim më i madhë i elektoratit në prag të këtyre zgjedhjeve partiake,...në caktimin e kandidatëve të përgjegjshëm dhe të guximshëm në listat zgjedhore, se fundja fati i liderit të partisë, stabilitetit në LDK dhe në gjithë Kosovën varet nga kandidatët që degët e LDK-së i caktojnë për kuvendin zgjedhor.Andaj, çdo gjë është në dorën e drejtuesve dhe veprimtarëve të LDK-së nëpër komunat e Kosovës, të mos bien pre e matrapzëve dhe grupeve të interesit,...përmbushja e vullnetit të elektoratit për ndryshime substanciale në kreun e LDK-së do të thotë arritje e ndryshimit të qeverisjes në nivel vendi, kthimi i Kosovës tonë të dashur në shtratin e saj politik dhe kulturor, etik dhe njerëzor ku secili do të ketë mundësitë e barabarta për të kontribuar dhe shijuar frytet që sjellë qeverisja e mirë dhe transparente e vendit.Këtë shkrim dëshiroj ta përmbylli me një thënje nxjerrë nga libri "Kosova, besa dhe tradhëtia" e autorit Rexhep Bunjaku, po citoj: "Ideologjia mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një JO-njeri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas-nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm dhe dashuri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji hyjnore".Bazuar në thënjen e mësipërme, ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri i përgjegjshëm, i guximshëm i frymëzuar nga filozofia rugoviane, humanizmi dhe dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet.Zoti e bekoftë vullnetin e elektoratit rugovian për ndryshime substanciale në LDK.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora