E enjte, 01.05.2025, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: "Dhurata" e Demaçit!

E hene, 09.03.2015, 08:02 PM


"Dhurata" e Demaçit për ditën e mësuesit !

Shkruan: Florim Zeqa

Pikërisht 22 vite më parë, ishte 7 marsi i vitit 1993, isha në Mitrovicë, para se të nisesha për Pejë, në kioskun pranë Satcionit të Autobusëve e bleva revistën javore ZERI i Rinisë, në mbrendinë e të cilit ndodhej intervista e gjatë e simbolit të rezistencës z. Adem Demaçi siq e quanim aso kohe, dhënë mediave serbe në Beograd (Radio B92-it).Aq të fuqishme dhe të guximshme ishin përgjigjet e Demaçit në pyetjet e gazetarit serb, saqë gjatë leximit të asaj interviste shpesh ndalesha duke i parashtruar pyetje vetës; "si ka patur mundësi të kthehej i gjallë Demaçi pas kësaj interviste nga Beogradi"?Mirëpo akoma pa mbërrijtur në Pejë, në lokalitetin Vitomiricë dhe më konkretisht në udhëkryqin ku ndahet rruga për Rozhajë e gjeta përgjigjen nga intervista e Demaçit.Ishte ky postblloku më famëkeq i policisë serbe në rajonin e Pejës. Me të arritur aty policia serbe e ndaloi autobusin e "Kosovatransit" ku ndodheshim rrethë 60 udhëtar. Tre polic serb të armatosur filluan legjitimimin e udhtarëve. Fillimisht nga autobusi na zbritën pesë vata nga autobusi, mirëpo pas kontrollit perfundimtar, katër të tjerët i liruan bashkë më udhtarët e tjerë, dhe shoferit të autobusit i dhanë urdhër të nisej, ndërsa mua më ndaluan për "bisedë informative".Bisedën e informative e prishi intervista e Demaçit. Fillimisht kërkuan t'ju përkthejë një citat të artikullit të Demaçit, i cila u bë shkas i torturës së gjatë fizike të policëve serb e cila zgjati për orë të tëra,...të cilët më pas ashtu të alivanosur më kishin hudhur dikund buzë rrugës,...dhe falë një kalimtari të rastit i shpëtova të ngririt nga acari i asaj nate të ftohtë dimri...I kërkojë ndjesë lexuesit pse e zgjata kaq shumë rrethë këtij rrëfimi, por e bëra më qëllim të kuptuarit më drejtë efektet e "patriotizmit" të Demaçit dhe shumë të tjerëve si ky, që rrëfeheshin "patriota" para mediave serbe,...si çdo herë çmimin e patriotizmit të tyre e paguanin shtrenjtë shqiptarët e pafajshëm, ata që përshperitnin atë çka thonin ata apo në të shumtën e rasteve vetëm pse përmendnin ndokund "pavend" emrin e tyre !Sa e sa të tjetrë janë rrahur e maltretuar nga regjimi seerb për "Gjarpërinjët e gjakut" të Demaçit,...dhe prap se prap u mbetej si ngushllim "ushqimi shpirtëror" nga patriotizmi dhe qëndresa e tij prej martiri burgjeve serbe.Ngjajshëm më këtë, edhe gjatë përiudhës së luftës çlirimtare, kudo në vendbanimet e Kosovës vriteshin dhe masakroheshin njerëz të pafajshëm në emër të "patriotizmit" të dikujtë, në emër të dikujt nga radhët e UÇK-së apo prezencës së saj në lokalitete të ndryshme, përderisa zëdhënsi i kësaj ushtrie vepronte publikisht, i lirë në mes të Prishtinës i pa ndjekur dhe pa prekur nga makineria vrastare e Millosheviqit !I bekoftë Zoti të gjithë ata që luftuan dhe vepruan për lirinë e vendit, të mallkuar qofshin ata që përfituan dhe shpërdoruan në emër të lirisë, që vjedhën dhe plaçkitën e pasurinë publike dhe shtetërore, të krijuar me djersën dhe mundin e qytetarëve këtij vendi, duke lënë në varfëri shumicën e popullatës shqiptare, në shtetin për të cilin dhanë gjithçka, pritën gjatë dhe sakrifikuan shumë përgjatë viteve,...dhe krejt në fund i detyruan edhe të ikin djemt, nipat dhe mbesat e tyre nga skamja dhe denigrimi social për të gjetur shpëtimin diku në një vend të panjohur !

P.S. Në kohën kur i referohem kësaj ngjarjeje, shërbeja arsimtar pranë Shkollës Fillore "Azem Bejta" në Grabanicë të Klinës.Shfrytëzoj nga rasti t'ju uroj nga zemra 7 marsin të gjithë punonjësve të arsimit shqip në trojet shqiptare, e në veqanti atyre të viteve të '90-ta,...edhe pse në kushte tejët të rënda, në baza vullnetare mbajtën gjallë dhe ruajtën kuntinuitetin e arsimit shqip në Kosovë.



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx