E premte, 02.05.2025, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Shqiptarët harrojnë çështjen nacionale

E merkure, 04.03.2015, 08:08 PM


Shqiptarët  kosovarë harrojnë çështjen nacionale në këmbim më mbijetesën!!!

Shkruan Asllan Dibrani

Skamja , pasiguria  korrupsioni , anarkia , krimi  i organizuar mos funksionimi i ligjit dhe  ngufatja e shtetit.  Kjo vjen si rezultat nga  gënjeshtarët  dhe mashtruesit  që të synojnë ngjitjen e shpejtë në hierarkinë politike pa cens  politik dhe kombëtar! Kjo ma  ka marrë  reaksion  shqetësues për gjithë Kosovën. Ata patën synim hierarkinë dhe projektet dramatike për   shkatërrimin e  ekonomisë ,kulturës dhe vlerave  shqiptare !!! Depërtimi i tyre arriti si arriti  në institucione të shtetit, të arsimit, të shkencës, të kulturës, në medie dhe  gjithkund që qytetarin e qitën jashtë  interesave globale për jete   të lirë.   Ata u ricikluan  në grupe mafioze që kush dhe nga kush do të udhëhiqen sektorët  e ministrive dhe vendeve udhëheqëse. Ky vend  po zhytet për çdo ditë  në kriza  të thella  me  mashtrime  dhe malverzime të shëmtuara  për ta zhbërë këtë vend nga rregullat dhe ligjet qe gëzojnë shtetet funksionale. Duke ju falënderuar  vullnetit dhe angazhimit të forcave amerikane  arritëm një  "Pavarësi të Kosovës " me çka në bazë të këtyre  bilanceve kriminale të organizuar , sot kjo "Pavarësi" po luhatet me rastin e  zbrazjes së Kosovës  nga rinia edhe populli ma  vital i saj .Bandat e organizuara në emër të (shteti dhe çlirimtarëve)  keqpërdorën sakrificën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , gjë që u irrituar populli me mosbesim ndaj institucione kosovare duke e konsideruan  veten se u mashtruan  nga e cila populli kaloj ne revolt vetëvrasëse  me shpërngulje  masive.

Një fjalë popullore thotë mos ke ç'ti bësh samarit i sjell gomarit. Dramë pas drame po e ndjek popullin shqiptar  në të gjitha  vendbanimet  ,po edhe Shqipëri.  Shqipëria  nuk qe e zonja ta marr   rolin e mbrojtjes  të territoreve  shqiptare   nga  grabitqaret   shekullor sllavo-ruso.greke. Në Kosovë, zhgënjim     popullit pati edhe  pas shumë   muajsh   zhvatje të  Kosovës  neë zgjedhjet e  veta!. Koalicioni PDK-LDK , humbi i tërë  besimi dhe shpresat për një ardhmëri të vet. ."Çlirimtarët"  kaluan në parti,grupe ,institucione,organizata  qeveritare dhe jo qeveritare.  Në emrin e çlirimit injorizuan  çdo gjë   që gjeten pran vetës  duke kaluar    primitivizëm  në fushën e  shkencës ,kulturës, artit  dhe politikes gjë që  profesionalizmi u uzurpuar me  zyrtar ordiner  qe nuk e dallojnë  çka është e dobishme e çka jo për interesat e popullit.  Një medalje të së keqes , këtu qëndron edhe tek  forcat e huaja të  UNMIK, OSBE, EULEX si dhe  forcave të  KFORIT. Bashkë me to u instaluan shume krime  në aleancë me vendasit  gjithnjë  në dëm të popullit .Këto forca   të huaja  sollën llumin e tyre  nga  vendet e tyre,kështu që sot po ja sheh sherrin Kosova. Kosova është ma në tranzicion  të barbarisë dhe primitivizmit  që promovon çdo dite  pasiguri, zhgënjim   tek ky popull.  Shqiptarët  kosovarë harrojnë çështjen nacionale në këmbim më mbijetesën!!!Skamja të qon në derë të armikut  thuhet,  prandaj kjo po dëshmohet  me egzodin e shpërngulje së shqiptarëve nga Kosova përmes Serbisë .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx