E shtune, 27.04.2024, 07:57 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova nuk kryen detyrat e shtëpisë

E merkure, 25.02.2015, 08:27 PM


KOSOVA  AKOMA NUK I KRYEN DETYRAT E SHTËPISË DHE PO VONOHET ME AKUZËN NDAJ SERBISË

Nga Dedë Preqi

Jeta i ka përgjegjësitë e veta dhe problemet e saj duhet të zgjidhen si detyra, të cilat i përmbushin normat konkrete të njeriut në kohë të lira dhe të vështira, për plotësimin e kërkesës së çdo momenti, duke e formuar fatin e tij si një krijesë e lirë në këtë botë. Ata që e cënojnë dhe e përdhunojnë jetën e njëri-tjetrit, qëndron një rrezik i caktuar, sepse në këtë mënyrë parashikohet diçka negative në jetën njerëzore, e cila e meriton ndëshkimin e asaj që karakterizohet me krimin.

Kosova si një vend i shtypur dhe i farkuar në luftëra të vazhdueshme shekuj me radhë, pësoi ndryshime  pozitive vetëm në fillim  të shekullit 21, të cilat ndryshime ndikuan në historinë tonë, mirëpo problemet dhe konfliktet ndërnacionale kanë ekzistuar dhe ekzistojnë akoma, nëse nuk i zgjidhim drejtë. Mirëpo, si duket mënyra e zgjedhjes së konflikteve nacionale është vetëm një rrugë e gjatë, që e ka largë cakun dhe dritën e saj, siq është edhe mënyra e zgjedhjes së problemit shqiptaro-serb, në Kosovë, me ndërmjetësimin e Europës.

Në të vërtetë, fryma që përshkon faqet lirisë dhe demokracisë kosovare në Kosovë, si lëvizje demokratike, nuk mund të kualifikohet as sot si pjellë e demokracisë dhe jetës së lirë të individit, sepse popullata e këtij vendi akoma po e paguan një çmim shumë të shtrenjtë dhe pa meritë, besojmë se pak kush në Europë e ka paguar këtë çmim.   Nuk harrohet e kaluara, sidomos koha e fundit nën okupatorin serb, i cili edhe sot predenton të bëhët riokupator i teritoreve shqiptare, sidomos në veriun e Kosovës. Vetë Europa, si ndërmjetësuese e negociatave shqiptare-serbe, është shumë pak efektive dhe guximtare, që problemi shqiptaro-serb, të merr një qasje të duhur, për të përfunduar një luftë shekullore.

Serbia, e dinë tërë bota se ia ka ngritur vetës një përmendore të zezë, sidomos me luftërat e fundit në Ballkan, prandaj, kundër saj duhet të ngritët një padi e rëndë për shkak luftrave që shkakëtoj, dhe përveq të tjerave, Kosova ka argumente të shumta dhe fakte, që të paditët Serbia për krimët e bëra. Kosova nuk ka arsye të vonohet, dhe pa asnjë ngurim të veprojë dhe ti kryej detyrat e veta dhe të obligueshme, që  populli i Kosovës, të shpreh të drejtat e veta, të cilat i janë cënuar e përdhunuar nga dhuna dhe krimi i  shtetit serb.

Serbia dhe pushteti i saj fashisti serb, gjatë luftës së fundit të vitit 1998-99, vrau dhe masakroi me qindra e mija shqiptarë të pafajshëm, nga të cilët janë edhe me qindra të zhdukur e të pagjetur, i dëboi nga teritoret e veta afro njëmilion shqiptarë, i keq trajtoj dhe përdhunoj afro njëzet mijë femra shqiptare, shkatërroj me qindra e mija objekte private, institucionale dhe kulturore, dhe me një fjalë shkatërroj dhe flaku çdo gjë shqiptare, atëherë pse Kosova ngurron të akuzoj këto akte barbare të krimit serb ndaj kësaj popullate, e cila me të drejtën njerëzore dhe ligjet ndërkombëtare duhet të merr Serbia ndëshkimin e merituar.

Neglizhenca e Qeverisë së Kosovës dhe paaftësia e saj që të merr guximin e duhur për të drejtat dhe kërkesat e veta, Serbinë e bëjnë më të fortë në qëllimet e veta, e cila nuk ndalet edhe sot me hipokrizitë e veta mitike serbe, që paraqesin pengesa të rënda në zhvillimet e përgjithshme politike dhe ekonomike të këtij populli dhe vendi. Derisa po vonohet një akuzë direkte e Kosovës ndaj krimëve serbe, sidomos nda luftës së fundit, në këtë rast Sërbia e pa ndëshkuar, që nga lufta e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës dhe në fund ndaj Kosovës, e gjithë lufta e saj barbare dhe krimet e shkakëtuara, me kalimin e vitëve mund ta humbin efektin e krimit dhe ndëshkimit, kur kësaj kauze i shtohet edhe doza e mos qasjes së sinqertë e faktorit ndërkombëtarë, duke mos dhënë vërejtjet e saja konkrete, apo  duke i lënë këto gjëra nën mëshirën e kohës.

Plogështia dhe largëpamësia e gjerë tanishme e politikës së Qeverisë së Kosovës, e ka treguar efektin e saj negativ, sidomos në kohën e fundit, me ç’rast në këtë kohë u larguan nga Kosova me qindra dhe mija njerëz, nga të cilët të rinjë, të vjetër dhe të vegjël, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike dhe sociale, të cilët i japin vetës të drejtë të braktisin atdheun e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një dëshmi, por në këtë vend ka plot dëshmi të tjera, të cilat faktikojnë gjendjen e mjerueshme në Kosovë, që produkt i gjithë kësaj konsiderohet edhe keqmenagjimi i qeverisjes së këtij vendi nga parti dhe klane të caktuara politike, të cilat janë edhe sot e kësaj dite në caqet udhëheqëse dhe vendimtare të këtij shteti.

Është më se e pa kuptueshme kur qeveritë e huaja tregojnë vëmendje dhe respekt ndaj Kosovës, duke shpenzuar shumë energji dhe mjete financiare dedikuar problemit  të Kosovës, ndërsa qeveria e këtij vendi tregohet shumë pak  aktive dhe jo efikase në zhgjidhjen e problemeve të veta, dhe kjo zhagitje e saj është një letërnjoftim i dobët i një shteti, sepse Kosova mund të gabohet, nëse në këtë kohë i bënë tëra llogaritë në ndjesitë e të tjerëve, apo të huajve, rreth vështirësive të vetëqenjës së vet. Deri sa problemet tona nuk do i zgjedhim së bashku dhe do i lëmë në mëshirën e tjerëve, me siguri se do të ngelim pengje të ekskluzivizmave të ndryshme, të cilat do i kemi nëpër këmbë tërë jetën.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora