E diele, 28.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: ''Kosova nuk është vendi im''

E enjte, 19.02.2015, 09:32 PM


A ishte Kosova eksperiment ndërkombëtarë? Kosovarët duhet patjetër ta duan Kosovën!

Të huajt: „Kosova nuk është vendi im, nëse nuk funksionon eksperimenti, mund të largohem”!

Shkruan Ramiz Selimi

Tani gjithnjë e më shumë po dalin në sipërfaqe teoritë e përfolura se Kosova ishte dhe është akoma një eksperiment ndërkombëtarë, disa e quajnë të dështuar, e disa buzë dështimit.

Për ta krijuar një shtet modern dhe multietnik, bashkësia ndërkombëtare për herë të parë në historinë e botës, bashkojë forcat për të krijuar nga zeroja një shtet që do të ishte i dashur për qytetarët e saj dhe model për shtetet tjera.

Pas largimit të forcave ushtarake dhe administrative serbe, të cilët dogjën dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare, pasi morën edhe të gjitha dokumentet dhe dosjet me veti, duke eliminuar sa më shumë gjurmë, ata i hapen rrugë bashkësisë ndërkombëtare.

Nuk ishte vetëm KFOR-i ai që u fut brenda me ushtri e më këshilltarë të vet. Aty filluan edhe dyndjet e diplomatëve, zyrtarë nga e gjithë bota, në shumicën e rasteve ata  shpesh ishin specialistë që do të ishin të nevojshëm  edhe në vendlindjen e tyre. Erdhën ekspertë financiarë, ekspert ekonomik, pastaj një numër i madh i personelit administrativ, detektivë nga vende të ndryshme, madje edhe gjykatës e prokurorë.

Ne kemi filluar ta kuptojmë eksperimentin e tyre, tani kur ai është në mbarim e sipër, duke e parë UNMIK-un dhe së fundi EULEX-in në qasjen ndaj shtetit tonë, duke e parë privatizimin se si dështojë, duke e parë se si Serbia po fiton gjithnjë e më shumë teren tek “miqtë” ndërkombëtarë, duke e parë varfërinë ekstreme, papunësinë , korrupsionin dhe së fundi duke e parë një shpërngulje kolektive, na jep të kuptojmë se eksperimenti gjendet në fundin e vet, por vonesat në identifikimin e këtij fenomeni do të na kushtojnë.

Kosova nuk mund të administrohet nga të huajt!

Unë pata rastin të takojë tre persona ndërkombëtarë që kanë shërbyer në Kosovë pas lufte. Zonja Gabriela Thumfart, Zoti Rainhold Froschauer dhe Zoti Robert Langwieser kanë punuar në Kosovë, ata tregojnë për problemet, për eksperimentet, për jo seriozitetin e vendorëve nga këndi i tyre i vështrimit, etj.

Është ky një vend ku pesëmbëdhjetë vjet pas lufte, një e treta e popullsisë jeton me më pak se 1,40 € në ditë, ky është tregues i qartë, se këtu shumë gjera duhet të kenë shkuar mbrapsht. Në një vend ku njerëzit e saj më të mirë nuk janë në gjendje të publikojnë statistika korrekte apo një dokument korrekt për papunësinë, për korrupsionin, për investimet etj., është vend për ta vajtuar”! Thotë Z. Langwieser, duke vazhduar me tutje. ”Eksperimentimi me administrimin e shtetit të Kosovës nga të huajt, si do që ta quajnë, nuk vuajti për mungesë të parave, as për mungesë të kohës apo vullnetit të mirë, por, përkundrazi këto vite treguan shumë qartë, se një vend nuk mund të qeverisët dhe administrohet nga të huajt, të huajt më shumë eksperimentuan për forma të ndryshme të funksionimit multietnik. Kosovarët ishin total në pozitë jashtë loje, më shumë na kërkonin përfitimin dhe ndarjen e donacioneve, grandëve, se sa që mendonin për rregullimin dhe ngritjen e shtetit të tyre.

Ne (të huajt në Kosovë)  kur shumë gjera nuk realizoheshin apo nuk shkonin mirë, e ngushëllonim njeri-tjetrin me fjalët: Kosova nuk është vendi im, provuam, nuk funksionojë, punë e madhe s’mërziten as kosovarët për vendin e tyre, unë mund të kthehem në vendin tim, atje me pret një punë”! Përfundon bisedën Roberti

Zonja Gabriele tregon se si ajo menjëherë paslufte vullnetarisht kishte vendosur ta ndihmonte vendin tonë me përvojat e saja shumëvjeçare në Austri. “Qëllimi fillestar çdoherë ishte i mirë, ne donim ta ndërtonim vendin e tyre së bashku me vendorët, por ishin ata që na shtynin të devijojmë edhe të punojmë në forma të parregullta. E di një rast, kur më kanë sjellë një shumë të madhe parash, për të manipuluar ndarjen e tenderit, ai ishte njeri me peshë në Kosovë, punë e madhe, thashë me vete, po se bëra unë e bënë tjetri nga ndërkombëtarët, mora pjesën e tortës dhe ika. Normal në fillim ne ishim të habitur, se si ata  luftuan për vendin e tyre dhe tani nuk e respektojnë atë . Asnjëherë misionet tona ndërkombëtare në Kosovë nuk ishin okupuese, ato ishin bashkëpunuese, ndihmuese, konsultuese! Këtë nuk e kuptuan kosovarët asnjëherë, fitohej përshtypja sikur ata janë përkohësisht aty.  Kur ne dëshironim të ndërmerrnim një veprim në sundim të ligjit, ishin vendoret ata që nuk dëshironin diçka të tillë, duke thënë se është duke ju u bërë e padrejtë, dhe se ne duhet të ikim në shtëpitë tona etj. Zbatimin, eventualisht ndryshimin e një detyre ose ideje të propozuar nga ne, ata (vendorët) asnjëherë nuk na jepnin sugjerime, propozime, alternativa, por thonin “mirë është” ose “OK”. Atëherë kur ne kuptonim mentalitetin e tyre, përfundonte misioni ynë. Grupet e ndryshme në Kosovë politike dhe civile duhet të bëhen aktorët përgjegjës të vetë këtij procesi, pre te mos i dhen shanse te huajve ne eksperimentime. ”! Përfundojë bisedën zonja të cilës i vinte keq për situatën e vështirë ekonomike.

Ne mund ti japim shpresë kësaj shoqërie për momentin të pa shpresë, por vetëm të bashkuar pozitë e opozitë dhe me një shoqëri civile aktive. Sot nuk na duhen polarizimet partiake, interesin partiak e grupor duhet vendosur në plan të dytë, sepse po shihet se bashkësia ndërkombëtare nuk angazhohet për ta dërguar në vend  amanetin e dëshmorëve ashtu siç ka nevojë kjo shoqëri, ashtu siç mund të angazhohemi vet. Mos të harrojmë se ne kemi akoma shumë armiq, kemi shumë probleme brenda, dhe ajo që tani duhet të bëjmë është të jemi bashkë, të jemi të sinqertë me njeri-tjetrin, të jemi korrekt me njeri tjetrin dhe ti respektojmë ligjet ne maksimum.   Mjaft më,  duhet tu themi ndërkombëtarëve sepse ne e duam shtetin , ne duam të jetojmë dhe të punojmë të lirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora