Mendime
Rashit Alidema (LIK): Kërkesat e qytetarëve të Kosovës
E merkure, 18.02.2015, 08:55 PM
KËRKESAT E
QYTETARËVE TË KOSOVËS
Shkruan Lidhja e Intelektualëve e Kosovës (LIK)
nënshkrues Rashit Alidema, kryetar (doktor i shkencave matematike, profesor)
Duke filluar nga 1-10 principet kryesore të pushtetit popullor (ose demokracisë), LIK, paraqet disa fakte e argumente nga e vërteta e tyre, tanimë e bërë histori. Rezistenca e përbashkët ndaj akteve të tyre negative është në interes të të gjithë banorëve të vendit dhe rajonit. Përvojat tona njerëzore e kombëtare na ndihmojnë që të bashkëndjejmë me popullin, ta përparjnë tokën e nënës, t’a mbrojmë atë në çdo kënd, armiqtë të mos kenë asnjë skutë, se Kosova do të rrojë patjetër, për te - luftojmë ne, të gjithë së bashku! Jo vetëm me shpresa, po me punë të mençura e të pandërprera, - me projekte të reja konkrete strategjike, të të gjitha llojeve (gjithëpërfshirëse)!...
Njëzëshmëria me popullin është pjesë përbërëse e luftës sonë për liri, për paqe, për demokraci
Ky
është besim ndaj njerëzve, ky është
udhërrëfim për t’u dalluar ndërgjegjja e njerëzve, syçelëtës prej atyre të
fjetur, për t’u dalluar hipokrizia prej njerëzisë... Ky është rreth i cili
ngushtohet rreth atyre që forcën dhe mospërfilljen e të drejtave të njeriut që i kanë proklamuar
si parime të qëndrimit të tyre, ndërsa për luftën revolucionare është kjo stuhi
që përhapë flakën e lirisë, më tej dhe të paqes...Njëzëshmëria (solidariteti)
jonë, me popullin shqiptar liridashës, rininë e tij të shkëlqyeshme (nga e cila
shpesh po jehojnë protestat e sinqerta, për ndërrim të mirëfilltë dhe ato do të
rritën), me popujt e Kosovës, është pjesë përbërëse e luftës sonë për liri, për
paqe, për demokraci. Ky është obligimi ynë, e një brezi që bëri dhe bën detyrën
ndaj vetes dhe kohës, madje ndër më radikalët në këtë kohë kundër të gjitha të
këqijave në vend, në veçanti kundër Koalicionit PDK-LDK, kërkesa që burojnë nga flijimet tona, nga vuajtjet tona dhe
besimi ndaj njeriut dhe njerëzisë, humanizmit në tërësi, i cili ende po hasë në
neveri të llojllojshme e kushteve ekstreme jetese... Jemi kundërshtar politik
të tyre, kështu që vlerësimi ynë do të ishte
i pasinqertë politikisht. Por, iu përkujtojmë, kemi ngritur dorën për
formimin e tyre... Te dytë, H. Thaçi e I. Mustafa, janë udhëheqës komod i
dobësive tona kombëtare, sepse mbi to dhe me to ata, më së shumti me instinkt
dhe me shumë pak zgjuarsi, ia dolën që ta qeverisin vendin, (me ideale më të errëta). I pari është i
pashmangshëm nga trajtimet e historisë sonë dhe është produkt i rrethanave të
saj në Pavarësinë e Kosovës dhe pas saj. Ajo që na shqetëson është trajtimi
naiv i figurës së tij që shpallet si një personalitet i historisë. Kemi lexuar
diçka për të, dhe po ju themi se Thaçi është më i komplikuar se sa duket. Thaçi
(dhe Mustafa) nuk janë idiotë, por padyshim drama jonë kombëtare në këtë
periudhë të shkurtër me ta është sepse ata arritën që inteligjencën
kombëtare ta gjunjëzojnë terrorizoi, e
në kokat e njerëzve - implantimin e gënjeshtrave. Përfituan horrat! 2 mln
njerëz më të varfër në botë, që jetojnë në vendin ndër më të pasura d Europës.
Kjo nuk është informatë lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, kjo është informatë
zhgënjimi popullor. Kohë më parë -
Opozita
“Vetëvendosje”, parti politike progresiste, ende e pa korruptuar, meriton lëvdatë; por, lëshimin që ka bërë në Statutin e partisë, shumë kohë do t’i hakmerret; është dashur ta relativizoje kërkesën e arsyeshme për Bashkimin Kombëtarë , e cila me kohë duhet të arrij!...
Kronika e ngjarjeve politike - pasiguria, ndriçimi i drejtësisë, supozimet e rrugës së zhvillimit evolutive
Hashim
Thaçi ndodhët në pushtet gati 16 vjet.
Këto vite, rëndomtë, janë quajtur kohë e fitores, stabilitetit. Kanalet
TV qendrore raportojnë për arritjen e sukseseve.
Për 16 vjet numri i banorëve shqiptarë është zvogëluar për 1,5 mln... Vendi në skaj të humnerës demografike!
... prej popullit kurrgjë nuk po varët
Në
Kosovë nuk ka pasur zgjedhje reale. Falsifikimi në zgjedhje më nuk paraqet
iluzione. Askush nuk e përkrah këtë vertikale të pushtetit. Për këtë mijëra
qytetarë kanë dalë në rrugë, - paraqet bashkimin, që kjo deri tani tek ne nuk
ishte. Kjo është e mirë (dhe e keqe) pasi në historinë tonë kombëtare
evolucioni ka ndodhur me “shpërthime” duke nxjerrë në pah politikanë të
rinj. Gjergj Fishta: “... miq e shokë me
tërë botën, por vendin tonë na vetë e sundojmë”. Qeveria: “Deshën ta marrin pushtetin”. Përgjigjja - po, me
gurë!... Qeveri lajthie!
Në themelet e demokracisë
Partokratia - shtylla kurrizore, spiralet e pushtetit – kjo nuk është krejt partia. Ky është aparati partiak, i cili faktikisht është pronar i vendit. Ai mbështet në SHIK (NATO e quan organizatë kriminale), dhe në FSK, por kryesore në SHIK, i cili zyrtarisht e quan vetën dora e armatosur e partisë, analog i UDB-së, që punonte ditën si të donte, pa ligje, e natën vriste...forcë që e ka përqendruar në duart e veta tërë pushtetin, udhëheqje monopoliste me të gjitha proceset: ekonomike, sociale, juridike, arsimit, kulturës, mos të flasim tanimë për ideologjinë... Ky pushtet e pruri vendin në këtë gjendje kritike, në të cilën ndodhemi tani. Pushtet partokratik!...Më tepër se kurrë na duhen, në rend të parë, presidenti e kryeministri – të jenë prijës, përfaqësues të popullit, mbi të gjitha të jenë - burra shteti, që do të paraqesin panoramën e lezetshme të shtetit, jo me ngarkesë politike, jo eksponentë të grupeve vendore a të huaja! Jo me u zgjedh më tepër se 4-8 vjet! E ta ndërtosh shtetin do të thotë të udhëheqësh me shtet e komb, e jo me partitë politike. Gjithashtu është i rëndësishëm bashkimi i popullit kosovar në vend dhe emigrantëve në vendet e huaja, mbrojtjen e nderit dhe vetë-nderin e personit njerëzor si kategori morale. Kosova patjetër duhet të kthehet në bujqësinë e vetë 70%, industrializimin, energjetikën, turizmit dhe Trafikut (Traffic: nga angl. - lëvizja, transporti, tregtia) – këto janë segmentet që më së shpejti japin punësimin dhe rentabilitetin, se kjo edhe do të ripërtërijë demografinë.
... në historinë e re
I pikëllueshem ishte fakti, kur u bë e ditur, se H. Thaçi do të vazhdojë diktaturën e vet edhe për 4 vjet, gjithsejtë 20 vjet, dhe vazhdon t’i thotë vetës - në themelet e demokracisë!... Shpresat e popullit tanimë si mbarimi i flluskave të sapunit.
Në historinë e re, tanimë janë përvojat me: Fidel Castron - 52 vjet në krye të shtetit dhe Muammar Gaddafi – 42, Enver Hoxhën – 40, Josip Brozin – 35, Joseph Stalinin – 31, Mao Zedong – 27, Nikolaj Çausheski – 24, Saddam Hussein – 24 e tjerë. I dyti dhe dy të fundit përfunduan keq. Të përkujtojnë “Ferri-n” e Dantes, si një paralajmërim për ndërgjegjen jo kolektive njerëzore, ndjelljen e universit totalitar të urisë për pushtet, dhe të jep me kuptuar se kjo dukuri po ndodhë edhe te ne, si në “Gjykimin” që Franz Kafka përshkruan, e bën të duket sikur është shkruar posaçërisht për botën tonë bashkëkohore. Imagjinata e tillë na shtyu të mendojmë sikur të ishim udhëheqës për realizimin e synimeve tona!
Kjo histori, në Europën e qytetëruar, ka mbaruar; në Afrikë, sidomos në atë veriore, ende vazhdon një ngjashmëri e tillë, në udhëheqjen e anarkisë së idealeve të errëta, antropofagëve.
... popullariteti në pasurim
H.
Thaçi ishte në pushtet 16 vjet, ai pat mundësi të mbaj atë besim që kishte te
populli, por e ndërroi, e shfrytëzoi popullaritetin -pozitën në pasurimin e vet
dhe të klanit të tij, farefisit, shokëve... dhe me grupe opozitare të
larmishme! Është një thënie e Gjefri Çoser (Geoffrey Chaucer , 1340-1400),
“babait të poezisë angleze”: “Lakmia – rrënjë e të gjitha të këqijave”. 16 vjet kaluan plot dëshpërime, pakënaqësi,
kur tani po kuptohet se kush është ky H. Thaçi, çka është kjo qeverisje e tij,
jo vetëm elita e tillë duke jetuar në maskë, e këtë po e kupton i tërë populli.
Shpesh dhe shumë flet për vlerësimin demokratik, fjalën e lirë, dhe lirinë e
mediave,... ndërsa TV kanalet kryesore të vendit, dhe të rinjtë e të rejat, sidomos në parlament, me mençuri
e dituri, ide të larta përparimtare frymëzuese, tërë kohën duke demonstruar në
frytdhënësi për tokën e nënës së shtrenjtë, janë të kota, se vendimi është te
Thaçi, tani edhe te Mustafa!? Uzurpim i dy vetëve. Televizioni propagandues i Thaçit (dhe i
Mustafes) –
Në veshmbathjen e tanishme s’mund t’i konkurrojë askush në vend, E, kjo është arritje prej liderit të shtetit të “madh”...
Mendojmë,
se Thaçi (edhe Mustafa) janë garant i “stabilitetit”, që së shpejti do të
fillojë lufta qytetare!... Ligjërimet e tij, me çfarëdolloj teme, një slogan
kryesor: “Ne nuk do të lejojmë kthim mbrapa, do të përmirësojmë jetën e
qytetarëve me proceset demokratike, do të shërojmë ekonominë nga pavarësia e
saj, luftën me oligarkët, kundër korrupsionit...”!
Reputacioni i shtetit në minimum
Prej të gjitha këtyre reformave sociale të cilat janë premtuar, praktikisht të gjitha kanë dështuar. Ka dështuar reforma e arsimit (moti ky sistem është dashur të riorientohet në bazë të nevojave të sektorit komercial), plotësisht ka dështuar “Akademia e shkencave dhe arteve” (mos ta quaj ndryshe, për këtë 32 faqe kam shkruar në vitin 2009, se prej themelit duhet të transformohet, shih “Kosova sot”), ka dështuar reforma në mjekësi, në veçanti në bujqësi, ka dështuar reforma e drejtësisë, ka dështuar reforma e pensioneve, ka dështuar lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, burokracisë... Të gjitha investimet në përulje. Edhe këto janë prej “njollave”, jo vetëm që e kanë ulur në minimum reputacionin e shtetit, por në dëm të madh të vendit e popullit... dhe, për të gjitha këto, nuk dihet si do i vihet filli?! Njerëzit nuk e duan të durojnë më këtë regjim, që e injoron popullin, se do të këtë ndërlikime edhe më tej, se patjetër duhet elitë e re, që do të vijë pas kësaj, do të jetë e aftë, transparente, jo me revolucion, por me transformim, me zgjedhje të jashtëzakonshme, e cila të rejave e të rinjve, të gjithë qytetarëve, do t’iu kthen shpresën dhe t’iu jepen shanset, duke ushqyer përparimin e të ardhmes së ndritur të tyre, dhe të shqiptarëve ku jetojnë dhe e nderojnë tokën e nënës, me një pushtet të rinjsh që thjesht ta bëjë detyrën përpara kombit dhe historisë, - “bari” e popullit, siç ishin në tërë jetën e tyre - Noli e Konica! Kjo kërkesë është e ligjshme dhe ordinare. Siç jemi ne, ashtu edhe e kemi gjendjen. Një shembull. Në shtatorin e vitit 2004, ne disa prej UP-së ishim në Konferencën shkencore ndërkombëtare të Universitetit shtetëror të Ankaras. U njoftuam edhe për këtë: Enver Hasani dhe Hajredin Kuçi, tanimë të njohur për qytetarët e Kosovës, paskan doktoruar me një kolegj privat (i thonë Amerikan, po të themeluar nga ruso-kubanet, më të korruptuara në botë) të këtij qyteti. Edhe në këso “institucione”, shumë padituri paskan treguar, - na thanë me arsye të forta, disa kolegë pjesëmarrës të konferencës, profesorë të Universitetit shtetëror të këtij qyteti. E këta dy, siç dimë, i mbajnë dy shtyllat ndër më kryesoret të pushtetit – Gjykatën kushtetuese dhe Ministrinë e drejtësisë, dhe për këtë, ato janë në gjendjet katastrofe! Marrëveshja e djeshme (11.02.2015) për drejtësi në Bruksel, sipas ministrit të drejtësisë së Serbisë, në kanalin TV plus, tha: “...prej sa viteve tona të vështira, por fituam”. Ndërsa kryeministri ynë, në parlamentin e sotshëm (12.02.2015): “...u arrite marrëveshja, drejtësia do të sundoj në tërë territorin e Kosovës”. Histori dhe lojë po ashtu, as qe e di ku çon, shpinë ajo.
... në humnerën e demografisë
Neve na thuhet, se po rritet lindja e po bie
vdekshmëria. E realisht gjendja demografike ka ra në zero, më keq që ishte para
16 viteve, e kjo në historinë e shqiptarëve kurrë nuk ka ndodhur, Sipas
regjistrimit të banorëve në Kosovë të vitit 1991, shqiptarë ishin:
1 596 672, ndërsa në vitin 2012: 1 616 819 (92.93% -
shqiptarë ndaj kombësive tjera). Pra, lindja Emigrimi histori e veçantë (lat. emigro —
«dëbim») - shpërngulja prej një vendi në tjetrin sipas shkaqeve ekonomike,
politike a personale... Nëpër qytete e fshatra së paku një klasë nxënës të
shkollave fillore po shuhet në muaj për shkak zvogëlimit të numrit të tyre, nga
emigrimi (për ata të shkollave të mesme e universiteteve, mungon statistika)!
1.5 mln shqiptarë s’janë më në Kosovë. Ikja nga vendi dita ditës po shkon me
formulën harmonike të Statistikës matematike, rrugës tjetër kah humnera
demografike...
Në nivelin më të lartë të varfërisë
Na thonë se për 16 vjetët e fundit është mbërri stabiliteti politik, ka rritje ekonomike, por për këto vite situata vetëm sa është keqësuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se 35% e banorëve jeton në varfëri të skajshme, “mbështetur për muri”, me 1.5 euro në ditë, 74.5% pa punë. Kjo është shqetësuese!...
...Prishtina me 27 xhami e ndërtesa të shkollave të mesme 6
Në Kosovë është mungesë e madhe e njësive për banim; edhe është një plagë e rëndë. Xhamia, sipas kryeimamit të Kosovës, zotëri Sadri Bajgorës, prej çlirimit (1999) e deri më 31 dhjetor të v. 2010 (pas këtij viti mungon statistika(?)), sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë ndërtuar 155 xhamia të reja, 22 janë në ndërtim e sipër, 218 janë riparuar e meremetuar, 212 janë rindërtuar. Kanë mbetur pa u ndërtuar edhe 6, në mesin e tyre edhe ajo e Ibrit (në pjesën veriore të Mitrovicës); gjithsejtë 670 (në Prishtinë të tilla janë 27, ndërsa ndërtesa për shkolla të mesme 6). Shkolla të gjitha llojeve, sipas të dhënave të përfaqësuesit të Ministrisë së arsimit, Hilmi Ramadanit, në të njëjtën periudhë, janë ndërtuar 118 e në ndërtim e sipër janë 30.
... Huamarrja e paqëndrueshme dhe shpenzimet e paarsyeshme të shtetit
Afër 1.7 mlrd euro borxhi i jashtëm i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, në fund të shtatorit 2014 ka arritur vlerën 1.69 mlrd euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje në borxhin e jashtëm prej rreth 23%, gjendja e të cilit në fund të shtatorit ishte 383.4 mln euro.
Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2014 ishte 318.1 mln euro.
Të dhënat tregojnë se borxhi publik i Republikës së Serbisë është rritur
në 92 euro për sekondë, përkatësisht 330 mijë euro në orë, ose afër 8 mln euro në ditë! Këto llogaritje janë bërë në
bazë të dhënave të shumës së borxhit së
deritanishëm të marrë nga Ministria e Financave e Serbisë, shuma e huamarrjes
për të mbuluar deficitin e buxhetit, në bazë të Ligjit të Buxhetit për vitin
2015 dhe mesataren e normave të interesit për letrat me vlerë... E keqja e
mëtejme, buxheti po shfrytëzohet më së shumti për paga dhe mëditje (shih më
gjerë,
Grumbullimi i vetëm i buxhetit të qeverisë janë doganat e Kosovës. E, çfarë ardhmërie pritët prej atij shteti, kur varët vetëm nga doganat?!.Në anën tjetër – nafta është liruar 3 herë dhe buxheti hollohet 3 herë.
Ndihma nga ngulimet (diaspora).
Para të gatshme që kanë ardhur nga diaspora gjatë 10 vjetëve të fundit, prej vitit 2004 e deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në trajtë të shumës së dërgesave nga emigrantët (remitenca), është mbi 6 mlrd euro. Sipas disa hulumtimeve të realizuara nga organizata vendore, thuhet se mbi 40% e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë që jetojnë jashtë vendit, kurse mbi 22% pranojnë remitenca. Sipas të dhënave të BQK, për nëntë muajit e vitit 2014 shuma e remitencave ka arritur mbi 505 mln euro, apo 11% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit më parë.
Paratë e gatshme të diasporës që vijnë në Kosovë pa ndonjë kundër shpërblim vazhdimisht janë konsideruar ndihmë për ekonominë e vendit dhe sigurim i të ardhurave shtesë për familjet në varfëri të skajshme...
Në rrugëtim ilegal, emigrimi i tanishëm i shqiptarëve
Fajin e largimit a shpërnguljes së tyre nuk duhet parë veç tek ata. Disa shtete të Europës perëndimore duan ta rinojnë popullatën e tyre me rasë të mirë e të bardhë, shqiptare; kështu na identifikojnë dhe jemi europian me rrënjë, territor, gjuhë e histori. Emigrimet kolektive, masive kurrë s’bëhen pa udhëheqjen e dikujt! Kjo gjerësisht është e diture në historinë e njerëzimit! P. sh., Rusia cariste, sidomos në kohën e Ekatarinës II, Ukraina e tjera shtete të botës merrnin punëtorë, ndër ta edhe shqiptarë, me motive pune – krah pune, jo si Turqia, me marrëveshjen e Serbisë, të karakterit politik, gjenocidi... Ana tjetër, të pakënaqur me zhvillimet politike në vend; shteti në zgafelle, në rend të parë, nuk funksionon mirë me institucionet në pajtim me ligjet... dolën në pah plagët e rënda sociale, morale, patriotike. Si mund t’i fajësojmë njerëzit që dëshirojnë të përmirësojnë jetën e tyre?... Gjithsesi, edhe pse të lodhur nga koha dhe vetja, është ligështim moral i tyre! Të shumtit prej këtyre janë lajthitur, sado qe kërkesat, arsyet e tyre na dukën të thella, mungesë shprese dhe për disa të tjerë edhe më keq; shansi i fundit, zymtim i një historie të drobitur shqiptare.
Ekzekutiv më i madh në Europë
Numri i madh, eshaloni i 70 ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës do të ndikojë në shpenzime buxhetore dhe do të hasë në vështirësi në menaxhim të aktiviteteve...
Fshehtësitë e dialogut
Themeli i të gjithave që të ndodh diçka janë e vërteta dhe dialogu – e vërteta e politikës, ekonomisë dhe financave të kaluarës dhe të tashmes, pa fshehje, vetëm e vërteta e Kosovës, duke vlerësuar se është e turpshme dhe gjëmë që ne vet nuk i kemi përpunuar dhe popullit nuk i kemi treguar të vërtetën.
Në
dialogun me Serbinë, nuk i kuptuan fshehtësinë, diplomacinë e saj, se po e çon
Kosovën drejtë kontonizimit me enklava të banuara me shumicë serbe.
Rrugët
16 vjet Thaçi ka premtuar rrugë të mira, por të
shtrenjta. Ndërtimi pothuajse ka dështuar i rrugëve të Kosovës nuk iu
përgjigjen normave . Për pak në vendin e fundit në botë, sipas
cilësisë së rrugëve automobilistike, Më keq se ne, sipas Forumit Botëror
Ekonomik (WEF), vetëm Taxhikistani. Në këtë rang edhe sipas korrupsionit,
ndërsa në varfëri jemi të parët në botë.
Njëri ndër vendimet që kjo qeveri ka marrë, ishte ai i fillimit të punimeve të autostradës Prishtinë-Hani Elezit. Ndërsa, situata në Kosovë bënë që plani buxhetor për vitin 2014, të realizohet vetëm për çështjet ekonomike.... Flitet për problemet që ato nuk zgjidhën. Qeveri e premtimeve.
Pasuritë e “Trepçës”, kurrë nuk i shfrytëzuan shqiptarët
Kryeministri i ri - një çeshit më vete
Për I.
Mustafen mjafton të përmendim një hallkë të “punës” së tij, kur ishte kryetar
komune; ka dhënë mijëra vendime ilegale për ndërtim, me çka i ka dëmtuar të
gjitha llojet e infrastrukturave të kryeqytetit... legalizime për vjedhje dhe
krime... 70 akuza janë ngritur për te.(shih “Baldosa në gjykatë”). “Akademik” pa asnjë punim shkencor – në klasifikimet:
Diçka është arritur?
Po, mund të thuhen dilemat e një Don Kishoti shqiptar, për t’i dhënë një dorë shpejtimit të stërzgjatur për t’u përfshirë “kulturalisht” në Bashkimin e adhuruar Europian, që shumëkush e barazon me “Mr. Arkadin” e ëndërruar të këtij personazhi... që në të njëjtën kohë gjendet dhe kryesisht e mbanë vendin - me të gjitha kërkesat e jetës. Pak edhe Imagjinata shtyn të mendoja sikur të zëvendësonte pandyrësinë e kësaj qeverie për realizimin e qëllimit të tyre... Që të mos zgjatem, si një akt vërtet donkishotësh e sançopançian.