E diele, 28.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Aplikacionet dhe implemetimet e idiotëve

E diele, 22.02.2015, 08:40 PM


"APLIKACIONET DHE IMPLEMETIMET" E IDIOTEVE

Nga Lush Palokaj

Mendja e ime e poshter nuk i duron poshtersite e dikuj tjeter qe jane me te medha dhe me te demshme se te mijat. Keto qe po ndodhin sot ne Kosoven e lire jane situata qe shqetsojne shpirtin e nje kombi ne cdo lemi.

Para nje viti shkova ne Gjurakovc per nje certifikate lindje dhe vazhdova rrugen per Istog per te marre nje leternjoftim. Ne komune aty ku leshoheshin leternjoftimet nuk kishte pase shume njerez, vetem dy duke pritur ne radhe. Hyri njeri brenda dhe une mbeta ne koridor me nje zonje te moshes mbi 50 vjeqare. Pse po pret ketu, e pyeta? Po pres per nje leternjoftim u pergjegj. A ipen ketu leternjoftimet? Po tha. Shka po shkruan qatje nalte mbi dere? Une di me lexue mire por qat fjalen" Aplikacion" te shkrueme mbi dere nuk e kuptoj. U pergjegj zonja. Moralisht e shpirnisht u shqetsova per idiotizmin e idioteve sot ne pushtet - anarki e vertete. Kush i mesoje keta sot qe te shkuajne fjale qe nuk i kupton populli?

Kur kemi qene nen sundimin e Serbise cetifikatat e lindjes na i kane leshue serbisht. Me vone ne vitet e shtatdhijeta kur e fituam autonomine u ankuam dhe certifikatat na i kane leshue ne gjuhen shqipe. Sa here qe kemi shkuar per ta marre nje certifikate ka qene dashte edhe nje kerkese apo nje lutje me pulla postale. Fjalet lutje apo kerkese jane dy fjale shqipe qe kane qene te shenuara mbi dere, lutjet dhe kerkesat behen ketu shkruante dhe i kupton edhe plaku edhe i riu. Me vone ne kohen e Millosheviqit shkova ne komunen e Prishtines per nje certifikate per te birin tim. E di qe shenimet ne librin e amzes kane qene ne gjuhen shqipe. Pashe se ofiqari nuk ishte shqiptar por me kombesi turke te cilet haptas e kane perkrahe Millosheviqin. Kur e mora certifikaten pashe se ishte e shkruar serbisht me alfabet cirilik. Ku i gjete keto shenime serbisht per te birin tim, e pyeta? Merre ne daq me e marre perndryshe t'i therras policine, mu drejtue turku. Ne prezence te tij e shkeva certifikaten dhe ika. Nuk e doja certifikaten ne gjuhe te huaj, ne serbishte.

Dy fjalet ne titull, "APLIKACION DHE IMPLEMENTIM" nuk i takojne fjalorit shum te pasur te gjuhes shqipe por fjalorit te gjuhes angleze. Aplikacion do te thote "kerkese" apo "lutje". Cdo forme apo trajte e kesaj fjale e shfrytezur ne shkrim perkthehet ne gjuhen shqipe pa ja humbur kuptimin apo domethenjen qe e ka ne anglisht. Implementim do te thote "zbatoi", "kryej." Pra "kerkoi e zbatoj" qe i kemi shprehur me pare - sa fjale te embla te gjuhes tone te arte. Jane fjale me te njejtin kuptim me ato dy anglisht ne titull. Atehere pse te shprehem me fjale te huaja? Sigurisht ajo zonja qe priste bashk me mue do t'a kuptonte fjalen "kerkese" apo "lutje" per leshimin e leternjoftimit. Ky eshte aplikacion i idioteve akademik, idioteve qeveritar dhe aplikacion i idioteve te Fakultetit te gjhuhes dhe letersise shqipe - kane mbetur qe une t'u tregoi mekatet e tyre. Lejojne coroditjen e gjuhes tone me fjale te huaja. Ka qene dashte mu keto institucione perkatese gjuhesore te nderhyjne per kete ceshtje. Nuk jane vetem dy fjale por ka edhe shume fjale te tjera te huaja qe i flasin njerezit. Ne te shumten e rasteve politikanet te cilet kane marre diploma genjeshter per t'u shitur para popullit si gjeja jane te afte gjate bisedimeve dhe e sakatojne gjuhen tone. Ne radio degjoi fjale te tilla, te cilat, edhe ata qe i flasin nuk e dine kuptimin e tyre. Apliko, aplikacion, confidencial, shanse e shume te tjera dhe me mburrje i shprehin si t'a kishin zbuluar Ameriken. E dhe une i kam shprehe ne te shkruar por kurre me qellim. Te nesermen kur eshte botuar shkrimi i im e kam vrejte se ka pase fjale shqipe shume me te pelqyeshme se ato te huajat dhe jam penduar pse i kam shfrutezuar. Por kam vrejtur ne te shumten e rasteve se njerezit shprehen me fjale te huaja gjeja per aftesite e tyre ne te shprehurit gojor - me te medhaja synimet se sa aftesite.

As ne shtetin ame nuk jane me te mire. Ne te dy keto shtete shqiptare kultura, berthama qe i jep fryme nje kombi, as ligj as rregulla te parapare ne te shkruar e te folur - anarki. Me kujtohet nje rast ne Radio Kosoven e Lire ishte ftuar nje gjuhtar nga shteti ame, s'me kujtohet emri. Ankohej per depertimin e fjaleve te huaja ne fjalorin e gjuhes shqipe. "Penetrimi i fjaleve te huaja"... e filloi profesori biseden pa i ra ndermend se fjala "penetrim" nuk eshte e shqipes por e anglishtes qe do te thote depertim, sa keq as profesori nuk e di se cila fjale eshte e gjuhes shqipe. Profesoret e njohur, ata qe populli i degjon me shume nuk merren me kete ceshtje gjuhesore shume te rendesishme, per mekatet qe i behen gjuhes tone me te vjeter se njezetepese shekuj. Per shembull akademik Rexhep Qosja merret me Ibrahim Rugoven, me Ismai Kadaren, me Sali Berishen, me Papen e gjuha jone qe po sakatoset nuk e brengos edhepse eshte lemia e tij - sa mjerim. Ne anen tjeter akademik Mehmet Kraja doli me nje shkrim ku thoshte se kane mbetur duke e genjyer njeri tjetrin e asgje tjeter - ja ku ka arrite Kosova e shkrete tani. Me te interesuar jane per t'a share ndonje politikan apo njeri tjetrin i cili nuk shkon sipas qefit te tyre. Akademine e shkencave, sic i thone truri i nje kombi, ende nuk e kam degjuar te merret me kete ceshtje. As ne shtetin ame, nuk kam degjuar e as nuk kam lexuar se ka dhene verejtje sa i perket kesaj ceshje. E di se gjuha duhet t'i pranoj ndryshimet por jo ne ate nivel qe nje dite kjo gjuhe e jona e folur me mija vjet te del fare. Kurrni fjale per punen shkencore te tyre kurse kultura, fytyra e nje kombi lene ne harrese - mos i paste kombi keta helaq.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora