E diele, 28.04.2024, 01:13 AM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Ambasadorët e huaj, sundues në Kosovë ?!

E diele, 22.02.2015, 01:01 PM


Ambasadorët e huaj, administratorë apo sundues në Kosovë ?!

Shkruan: Florim Zeqa

Fjalët patetike, pa ndjenja njerëzore, pa shije dhe të pa kripë të dy liderëve shtetëror (kryeparlamentarit dhe kryeministrit) në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nderë të 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, jo që nuk reflektuan besim dhe shpresë tek qytetarët e vendit, i zhgënjyen akoma më tepër me retorikë falso dhe pa mbulesë. Si njëri, ashtu edhe tjetri në adresimet e tyre drejtuar qytetarëve të vendit nuk garantuan zhvillim ekonomik dhe as siguri për të ardhmën e vendit.

Mungesa e një plani zhvilimor nga qeveria e vendit për dalje nga kriza aktuale dhe heshtja karrshi formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), janë një tregues i keq i dështimit në konsolidimin dhe shtetbërjen e Republikës së Kosovës.

Paralajmërimet për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së dhe transformimin e FSK-së në FAK e jo në FARK e vërtetojnë edhe një herë rrëshqitjen drastike të Kosovës nga rruga e shtetformimit dhe shtetndërtimit të saj.

"Arsyetimet" e pushtetarëve se FAK-u pa (R)epublikë është ushtri, të kujton ndryshimet kushtetuese të  '89-shit, kur pushtetarët e atëhershëm i thonin popullit "Kosova nuk humbë asgjë me ndryshimet kushtetuese të Serbisë !",...ngjajshëm edhe tani mundohen të mashtrjojnë popullin mbi ushtrinë e Kosovës pa emrin e Republikës.

Kosova edhe më autonomin e '74-it, kishte parlament, ekzekutiv të vetin (qeveri), mbrojtje civile dhe territoriale, e shumë elemente të tjera shtetërore por nuk ishte shtet.

Vetë emërtimi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), nënkupton mbrojtje fizike të Pavarësisë së Republikës së Kosovës sot,...do të jetë mbrojtje faktike e tërësisë territoriale të shtetit nesër.

Transformimi i FSK-së në FARK, jo vetëm që do të thotë Ushtri e Republikës së Kosovës, është edhe mbrojtje e subjektivitetit shtetëror (Republikës), është garancë e fuqishme mbrojtëse e  tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

FARK-u nesër, ushtri e Kosovës e integruar në NATO do të zavëndësoj mekanizmat mbrojtës dhe të sigurisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës (KFOR; EULEX), si dhe do të shëndrrohet në faktor stabiliteti në rajonin e trazuar të Ballkanit.

Nga ajo që u pa në seancën solemne të 17 shkurtit 2015, më i relaksuari nga liderët shtetëror dukej "kryediplomati" Thaçi, i cili i la në dorë "pataten e nxehtë" liderit karrierist të LDK-së,...ky i fundit gjatë leximit të "referatit të tij", më tepër i gjasonte një nxënësi të nivelit të ulët shkollor se sa të një intelektuali me titull akademik !

Fjala e tij (e rastit), e lexuar pa ndjenja, aspak bindëse dhe pa emocione për situatën e rëndë dhe të pazakont në të cilën po kalon vendi, më së shumti i kënaqi korin diplomatik ndërkombëtar-këta administratorët e vërtetë të "pavarësisë" së shtetit tonë.

Përderisa për fjalimin e kryeparlamentarit as që ja vlenë të humbet kohë, një fjalim i përgaditur nga një dorë e tretë, e lexuar nga një analfabet klasik, i cili nuk dinë t'i shqiptoj zanoret "u" dhe "y" sipas terminologjisë së gjuhës shqipe !

Këta ndërkombëtarët e akomoduar në Kosovë, që po e mbajnë "pavarësinë" e Kosovës nën kontroll tani e 16 vjetë më parë sipas orekseve serbe, që po e mbajnë shtetin e ri në inkubator, që nuk po e lënë të rritet dhe zhvillohet lirshëm sipas vullnetit të popullit të saj,...nuk po dihet a janë më shumë përfaqësues diplomatik (ambasador), administrator apo sundues në Kosovë,...duke i mbajtur  qytetarët e Kosovës me radhë të gjata para zyrëve të tyre për të (mos) ju dhënë viza, duke i mbajtur kështu të izoluar nga e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike,...thuajse ne shqiptarët jemi "fajtor për gjithçka; për të drejtën universale e të qenurit të lirë, për të levizur të lirë, për ta bërë jetën ashtu siq e bëjnë të gjithë popujt në vendet e lira dhe demokratike të botës së civilizuar.

Për dallim nga kremtimet e viteve të mëparshme të pavarësisë së shtetit tonë tonë, ky i fundit ishte më i zbehti, më i pazakonti dhe më i pakëndshmi në këto shtatë vjetët e fundit,...pothuajse në shumicën e popullatës shqiptare nuk ndjehej atmosfera festive, shkaku i ikjes masive të popullatës shqiptare muajëve të fundit, si pasojë e thyerjes së shpresave të qytetarëve të këtij vendi nga subjekti (LDK) që tradicionalisht ka mbjellë shpresë dhe dashuri për qytetarët e vendit edhe në kohërat më të vështira nën okupim,...e cila krejt papritmas dhe befasisht ju bashkua të keqës së madhe në qeverisjen e vendit,...korrupsionit dhe krimit të organizuar që e katandisi keq shtetin në këto shtatë vitet e paspavarësisë.

Për dallim nga vendorët (qytetarët shqiptar të Kosovës), tek mërgimtarët kudo vërehet një atmosferë më festive dhe më shpresëlënëse për një ardhmëri më të ndritshme për shtetin,...me endërrat e pashuara për kthim në vendlindjet e tyre,...mërgimtarët kremtuan 7 vjetorin e shtetit të tyre, për të cilin dhanë djersën dhe gjakun, sa të tjerë lanë gjymtyrët e trupit të në fushat e betejave për lirinë e atdheut, pavarësinë dhe për të ardhmën e ndritshme të atdheut të tyre-Republikës së Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora