Mendime » Xharra
Fahri Xharra: ''Zbulim epokal'' i Kastriot Myftarajt
E hene, 23.02.2015, 07:39 PM
“Zbulim epokal “ i Kastriot
Myftarajt
Nga Fahri Xharra
Demokracia pa nacionalizëm është e padobishme, bile edhe shumë e rrezikshme. Demokracia ,që në Shqyperi po na i thonë edhe shkërdhatokracia e këtij lloji që aty po na zhvillohet të bënë me vjellë. E kam fjalën për demokracinë në lirinë e shtypit në Shqipëri.
Të pretendosh se je duke bërë diçka të madhe , nëse je i apasionuar pas errësimit të çdo driteje që e shef në horizont , do të thotë që s`je askund . Bartja e dertit dhe vajet e Kastriot Myftarajt për Kosovën më duken sa qesharake aq edhe ofenduese pë një shtet të ri shqiptar i cili ka shumë nevojë për një fjalë të ëmbël dhe pë një këshillë të ndritur nga “toka mëmë “
Kastriot Myftaraj na shkruan :”Nuk është rastësi që romani “Aksidenti” u botua së pari në 2008, pra fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Romani ishte një atentat ndaj Kosovës së pavarur, ndaj ngjarjes fundamentale që ishte lufta e NATO-s dhe shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Është një turp i madh për Izraelin një shtet i ngritur mbi ngjarjen fundamentale të një gjenocidi që është Holokausti që cmon këtë roman të Kadaresë i cili përgënjeshtron në mënyrë perverse gjenocidin ndaj një populli tjetër, shqiptarëve të Kosovës. “
Dhe Kastrioti ( Shame on him ) filloi të kukurizët edhe kundër Izraelit , për “inat “ ndaj Kadaresë . “ Izraeli nuk e njeh Kosovën, nderoi Kadarenë për romanin antikosovar “ na e qan hallin “ miku “ afatgjatë i një miqësije të pa qenë. Turpi nuk paska kufinj ! por turpi kur vjen nga atdheu “mëmë” atëherë është edhe më i rëndë.
Si do të ballafaqohemi me të huajt , kur ne ndërveti jemi “ dikush thumbit , e dikush patkonit”?
Shikoni , ju lutëm mendjecektinën prej Kastriotit (Shame on him) “”. Nga intervista e fundit e Ismail Kadaresë me Rudina Xhungën në Top Channel publiku shqiptar në dy anët e kufirit mësoi një fakt shumë kërshëror, se libri Kadaresë që është pëlqyer më së shumti në Izrael, është romani i tij “Aksidenti”, i cili është dhe libri i parapëlqyer i Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, gjë të cilën ky i fundit e shprehu publikisht me rastin e takimit që pati me Kadarenë, kur foli gjerësisht për këtë roman.” Dhe çka “ Aksidenti “ qenka një roman tërësisht antikosovar sepse sipas tij “Arsyeja për të cilën ky libër i Kadaresë është pëlqyer shumë në Izrael është se “Aksidenti” është një roman ku autori kriminalizon kauzën shqiptare për clirimin e Kosovës dhe vetë luftën e NATO-s kundër Serbisë për clirimin e Kosovës, si dhe kriminalizon përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës e të shtetit shqiptar për këtë kauzë në atë kohë. Meqënëse Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në 1999 ka qenë kundër luftës së NATO-s ndaj Serbisë për çlirimin e Kosovës, ky roman i Kadaresë është pëlqyer shumë në Izrael.”
E gjithë bota mbeti gojëhapur . kur u përhapë lajmi se Kadarenë e ka nderuar Izraeli me
“
Por ja që
na
Një mik më tha : “Ky është një i rrjedhur. Çdo gjë për të cilën flet, do e shndërrojë në teori konspiracioni .Mënjanë që është ndër ata që xhelozinë ndaj Kadaresë e kanë qëllim jetësor por dhe që jeton dhe bën emër e prokopi, duke sharë dhe thurur komplote për Kadarenë, se gjë tjetër për të folur s'ka”
Duke gjetur arsyet bolshevike pë komentimin e romanit “Aksidenti”, Katrioti shkruan :
”Kadare
nuk e thotë se çfarë paska bërë ky Besfort Y. që emri i tij të hynte në këtë
top-listë. Por gjatë gjithë librit lihet të nënkuptohet se Besfort Y. ka punuar
për të fshehur krimet ndaj serbëve. Në fakt, unë dhe gjithkush tjetër bashkë me
mua, nuk dimë që në vitet para luftës së Kosovës, si dhe në kohën e luftës, të
ketë pasur ndonjë analist shqiptar nga Tirana, i cili të ketë pasur në ngjarjet
një impakt të tillë, si ai që thotë Kadare më lart. As
Por
Kastriot Myftaraj pa dashtas vet përgjegjet : “ Ndokush mund të thotë se kjo
është letërsi, por këtu kemi të bëjmë me një ngjarje reale e cila ka një
ndjeshmëri të lartë. Kadare nuk i vendos ngjarjet e romanit në një vend
imagjinar, në një luftë imagjinare, por në ngjarje historike të së shkuarës së
afërt. Për këtë arsye romani i Kadaresë mund të ketë një impakt të dëmshëm ndaj
Kosovës dhe nacionit shqiptar në përgjithësi. Kadare vetë thotë në libër se:
“Zelli i shërbimeve të fshehta, tani pas mbarimit të dramës, zbërthehej prej
hulumtuesit të panjohur më saktë se gjithë zhbirimet e gjeratëhershme. Ishte e
vërtetë se perdja kishte rënë dhe gjyqi i Hagës po e dënonte ish-shefin e
Serbisë, megjithatë vala e pendimit evropian nuk qetësohej. Kërkohej rishikimi
i gjithçkaje, madje thirrjet ‘në Hagë!’, ‘në Hagë!’, dëgjoheshin përherë e më
shpesh, por këtë herë jo për të mundurit, por për fitimtarët. Siç kishte
shkruar një historian: jo më me armë, por me keqardhje e gërmadha,
“Libri i Kadaresë është përkthyer tashmë në disa gjuhë dhe lexuesit e huaj, kur e kanë lexuar librin, nuk mund të mos krijojnë përshtypjen se derisa shqiptari që ka influencuar më shumë në vendimin për bombardimet”(KM).... por as i lexuesi i hyej e as lexuesi shqiptar nuk e krijon as një përshtypje të gabuar
”Zbulimet epokale” të Kastriot Myftarajt tek e fundit nuk na duhen.