Mendime » Xharra
Xharra: Fol Kim Mehmeti, shqiponja nuk është haram!
E diele, 08.02.2015, 04:00 PM
Fol Kim Mehmeti, se shqiponja nuk
është haram !
Nga Fahri Xharra
Një mik i imi , publicist shumë me vlerë pati shkruar :”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Kim Mehmeti, cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikoj historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Kimi këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Kimi ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.”
As unë nuk e di si Kimi po ka nerva të qeta dhe heshtet karshi Hoxhë Bajramit i cili ka thënë se shqiponja apo ‘orrli’ siç i thuhet shqiponjës në gjuhën sllave është haram sipas interpretimit të drejtë të sektit hanefi dhe jo si e praktikojnë besimtarët sot .... Madje sipas këtij hoxhe ai që nuk fal namaz me kokfortësi mund të dënohet edhe me prerje koke (klan.mk) . Kim , nëse nuk e ke degjuar po ta përsëris : ” Shqiponja është haram ” paska ligjeruar Hoxha i ”mirënjohur” i anëve tuaja .
Ju merr mendja , miq të nderuar që hoxhallarët e kanë mësuar ndonjë herë në jetën e tyre se çka është shqiponja ; jo . E ka me të urdhërueme sepse edhe kur flet e flat ashtu si i kanë thënë ”orrli”. E di hoxha se kush ishte Skënderbeu :jo. E ka lexuar hoxha ndonjëherë Kadarenë: jo. Pra , krejt dijën e tij e ka prej Kim Mehmetit dhe të tjerëve që kujdestarojnë në shërbim kundër vetvetës ( kombit) në stilit mercercenaresk se kush jep më shumë.
Kimi një herë e kishte një konstatimi apologjik mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetuar) afër tij; komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ai ishte përthelluar në faktin se ata nuk janë më!
”Pse u zhdukën? Për veç disa faktorëve tjerë jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kulturore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rriten brenda trupit shqiptar dhe shqiptarët e islamizuar krijuan një subpopullacion kulturor, ortodoksët të vetin, katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qëndroi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vetveten. Pse kështu, sepse kishin dy disfavore, e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prodhonin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, politikisht, fizikisht… Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëruan kurrë plotësisht nga hamendja; herë çon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna Perendimi), herë nostalgjia për Babën (kur duhmat e Lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët, tashmë kishin harruar të zgjoheshin.” (Visar K. B.)
Kim Mehmeti , çdo fjalë e ke me thimthin e grejzës ; asgjë tek ty nuk është e rastit .
” Ai
thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi. Unë e pyes
ata kauboj: cili nga të burgosurit, nga të vrarit dhe nga dëbuarit nga
Maqedonia u sakrifikua sepse ia mbyllën xhamisë? Sa hoxhallarë nga 1935 – dmth
që nga ballistët e deri sot – e deri 2013 u burgosën sepse janë besimtarë
radikal?
Por Kimi
vazhdon se e ka për detyrë ” “Krimi monstruoz në
Fol Kim Mehmeti e thuaj hoxhë Bajramit se ‘ orrli “ nuk është haram !