Mendime
Ramiz Bojaj: Strategjia e Blerandit, “tredhja” e popullit
E premte, 27.02.2015, 09:13 PM
Strategjia e Blerandit, “tredhja”
e popullit
Nga Ramiz BOJAJ
Përderisa Qeveria e Kosovës kulmin e injorancës e arriti pas “përzënies” se popullit shqiptar nga trojet e veta, duke heshtur qëllimshëm përballë eksodit të madh qe e ka vërshuar vendin tonë këto ditët e fundit, në skenë dalin edhe tredhakët e pushtetit duke bërë thirrje qe mos të lindin fëmijë në Kosovë. Blerand Stavileci lëshoi një glacë e cila për një kohë shumë të gjatë do të bëjë bujë nëpër mediat tona, bile edhe më shumë se m... i ambasadores. Porosia e Blerand Stavilecit: Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë, mbetet deklaratë sa fyese aq edhe poshtëruese për popullin e Kosovës.
A ka vesh e sy ky far Blerandi, se Kosova po spastrohet më të madhe nga shqiptarët. Në vend qe të shqetësohet për ikjen e shqiptarëve, kët e shqetëson lindja e fëmijëve. Në vend të strategjisë zhvillimore, kjo qeveri stimuloi ikjën e masave të mëdha popullore, pikërisht për shkak të mjerimit ekonomik dhe mbylljes së perspektivës për të ardhmën e vendit.
Ani
Blerand, po pajtohem me ty, nuk do bëjmë më seks pa e pyetur Qeverinë.
Pas deklaratave fyese e poshtëruese të krerëve qeveritar, se po ikin “milionerët” me sahata e më Iphone, duke ironizuar skajshmërisht ikjen e shqiptarëve nga atdheu i tyre, tashmë doli edhe një tjetër teori, por tash nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci duhe “analizuar” aspekte të ndryshëm të fenomenit të ikjes së qytetarëve të Kosovës.
Ky Tha se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë. Në Interaktiv të KTV-së Blerand Stavileci kritikoi ata që kanë ikur nga Kosova duke pasur 350 euro rrogë, dhe 15 ditë punë në muaj. Por, këta nuk thonë se mbi 90 përqind kanë ikur nga papunësia, të tjerët nga venitja e shpresave për një të ardhme për fëmijet e tyre, sepse këta pushtetar aq shumë gënjyen e mashtruan, saqë edhe kur premtojnë ditë më të mira, ta nxijnë ditën dhe ti ngrejnë mornicat.
Por, Blerandi dhe të tjerët si ky, kanë harruar se votat që i kanë sjellë në Qeveria janë pikërisht këta të ikurit. Të gjithë po thonë se i kanë votat e shumicës, duke i dhënë të drejtë qe të vjedhin, të zhvatin e të mashtrojnë deri në pafundësi. Një gjë është e vërtetë se po ikin edhe biznesmenët dhe kjo pikërisht për shkak se janë lodhur të punojnë e të japin haraç për bossët e Kosovës. Këta bossë të krimit të Kosovës në mungesë të dijës qeverisëse, kanë lansuar strategjinë e shantazheve dhe lojërave të pista, të ironizimit me masat dhe zgërdhierjes me fatkeqësinë e popullatës më të vuajtur në Evropë e më gjerë. Dikur vuanim nga pushtuesit, tash vuajtjet po vijnë nga mjeranët injorantë të sojit tonë, të cilët të veshur me petkun e patriotave, dijetarëve, çlirimtarëve, nuk lanë gjë të zezë pa i bërë këtij vendi e këtij populli. Përderisa, kleriku politikan serb, Irinej u bëri thirje bashkëkombësve të tij qe të bëjnë sa më shumë seks e të shtohet komuniteti serb, ky i joni tenton të ua mohojë edhe nevojat fiziologjike shqiptarëve.
Idiotësi e poshtërsi më të madhe nuk është dëgjuar keto dekatat e fundit, se sa deklaratat e pushtetarëve tanë, të cilët nuk dinë asgjë tjetër pos të shajnë, të fyejnë e të bëjnë thirrje çnjerëzore. Jo vetëm se na bënë horë, por po e shkatërrojnë përfundimisht shtetin më të ri në Evropë, për të cilin është derdhur aq shumë mund e gjak. Por një fjalë e urtë thotë: Peri këputët ku është më se holli, a zullumi ku është më i trashi. Besojmë dhe shpresojmë qe ky të jetë fundi i pushtetit të këtyre injorantëve në Qeverisjen e Kosovës. Amin!