Mendime
Faton Mehmeti: Eksperimentimi me Kornizën Korrikul
E hene, 02.03.2015, 08:34 PM
Eksperimentimi me Kornizën
Korrikul
Shkruan: Faton MEHMETI
Nga viti
2011 në Kosovë është hartuar një dokument , që synon reformimin e sistemit
arsimor në Kosovë.Ky dokument sic njihet
ndryshe si Korniza e Kurrikulës ,është një dokument që rregullon tërë
sistemin arsimor parauniversitar të Republikës së Kosovës. Korniza përcakton
qëllimet e arsimit parauniversitar, kompetencat, parimet kryesore, nivelet dhe
profilet. Korniza vendos themelet për ngritjen e cilësisë dhe të barazisë në
shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit.Reforma është ndryshim i thellë dhe i
gjerë, që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore, në këtë rast në arsim.
Është riorganizim dhe shndërrim i thellë i sistemit të arsimit, që tani për
tani te ne nuk po ecën as si duhet e as sa duhet. Reforma, varësisht nga
objektivat e përcaktuara më parë, mund të jetë e thellë, rrënjësore, e pjesshme
apo gjysmake, varësisht nga fakti se ç`duam të arrijmë. Por, tek ne, në këtë
fazë që jemi, ajo nuk është as e thellë e as rrënjësore, as e pjesshme e as
gjysmake, sepse, ndonëse bëhet zhurmë e madhe, reformën, sa i përket shkollës
fillore dhe asaj të mesme, ende nuk e kemi arritur, Përkundrazi, kemi dështime
të mëdha. Pikërisht për këtë shkak lind pyetja: A dimë ta reformojmë arsimin?
Tani për tani përgjigjja është jo! Ne nuk dimë ta bëjmë reformën në arsim.Ta
nisësh reformën pa arsimtarë të reformuar, ta nisësh atë pa plane dhe pa
programe të reformuara dhe mirë të shqyrtuara, pa lokal të mjaftueshëm, pa
pajisje e pa mjete adekuate mësimore, e në veçanti pa buxhet të bollshëm është
më shumë se dështim. Këtu mandej fillojnë të gjitha të këqijat, madje edhe
dhuna e përditshme në shkollat tona. Nuk bënë të eksperimentojmë me
nxënësit.Edhe pse flitet për reforma, reforma kupton ndryshime për çdo vit, por
te ne kjo nuk po sjell cilësi, përkundrazi për çdo vit po kemi rënie, sidomos
në arsimin fillor të fitimit të njohurive.Edhe pse thuhet se kjo reformë përfshin reformimin e programeve,
teksteve, mësimdhënies, vlerësimit të arritjeve të nxënësve, si dhe kualifikim
e mësuesve,kjo nuk po jep rezultat në praktike. Për më tepër ka sjellur
crregullim të sistemit mësimor, pasi reformat fillohen me përgaditjen e
ligjeruesve , gjërësisht bartëseve të saj që janë mësuesit. Si mund të bësh
reforma me mësues që tërë jetën e kanë kaluar me një sistem tjetër, apo edhe me
ata që tani mbarojnë fakultenin e nuk janë të përgaditur për një praktikë sipas Korrnizës
Korrikulare. Reormat nuk bëhen me nxënës të cilët kalojnë gjysmën e shkollës me
tjetër sistem dhe të futet krejt dicka tjetër. Ky pilot projekt deri vitin e
kaluar ishte pilotuar në 10 shkolla të niveleve të ndryshme, ndërsa sivjet ky
proces ka përfshir edhe rreth 100 shkolla të tjera, duke sjellur crregullim të
procesit mësimor. Ky pilot projekt
gjimnazit të Ferizajt i mbyll 4 paralele të drejtimit matematikë-informatikë.Në
fillim ishte shpllur konkursi dhe u pranuan në këtë drejtim 128 nxënës.
Por kur është ofruar fillimi i vitit të
ri shkollor doli se këta nxënës nuk do të vazhdojnë mësimin në drejtimin në të
cilin
Në këtë
pilot projekt vec të tjerave thuhet se : “Kurrikula hartohet dhe zbatohet në
bazë të kompetencave themelore të nxënësve” (neni 4/3), duke afruar qasja e re
por qe nuk nënkupton uljen e
standardeve, por mbledhjen e sa më shumë të dhënave, përmes teknikave të reja,
gjatë vitit dhe në fund të ciklit, si mundësi për zhvillimin optimal të
kompetencave.