E premte, 29.03.2024, 12:26 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Ahmet Zogu vret Luigj Gurakuqin

E marte, 03.03.2015, 06:39 PM


GJON KAMSI (30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)

2 MARS 1925

AHMET ZOGU  VRET  LUIGJ GURAKUQIN

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

2 MARS 2015...

?Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në Shkoder me 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në BariItalisë Dr. i Shkencave Ekonomike... Trashigoi të gjitha cilsitë Atdhetare dhe kulturore të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj Kastriotit.

?Asht nder Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.

?Tek Emni i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e paster, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodres dhe mbi të gjitha këto veti:

Guximtarin e pathyeshem deri në Vetflijim per Atdheun e Mikun e vet Luigj Gurakuqi!

?Kush ishte Burri i heshtun Gjon KAMSI..? !

?Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX... Pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.

?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë...

Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”

?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, se kujt i perket veshja e Saj!

?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Rrozafa e Teutës...

?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI... Kush do ta thonte të vertetën...Akademikët ?!

?E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX,  Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit...

?E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut...

?Si do të shkruhej Historia e vertetë o, Atdhetari Gjon KAMSI ?!..

90 VJET...

Edhe SOT... “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kerkon “mbrojtje”...

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

 

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville...”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora