Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Nanat shqiptare nuk kanë monumente
E hene, 09.02.2015, 08:48 PM
NANAT SHQIPTARE
NUK KANË MONUMENTE...
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
Shpeshë e përsëriste një halla ime, Moter Gjyzepina Radovani, një thanje, që ka shkrue At Konrrad Gjolaj: “As mos e mendoni se ka me mujtë kush me shkrue ndonjëherë se, shka kanë ba komunistët mbi Klerin Katolik dhe Atdhetarët Shqiptarë, edhe me i mbajtë mend të gjithë ka me u dashtë me u kthye Deti Adriatik në mereqep (bojë shkrimi), për me shkrue shka asht ba mbi Popullin Shqiptar. As mos u lodh me i mbajtë ndër mend... Ata që nuk i kanë provue ose pa me sy krimet e sigurimit, jo vetëm nuk kanë me i besue, por edhe me ua tregue, kanë me kerkue me i harrue shpejtë” Më duket se, po dalin fjalët e saja..!” (At K. Gjolaj O.F.M. “Çinarët”, faqe 106, viti 1996).
Një tmerr i vërtetë me i mendue futat e zeza, velat si futa dhe degermijat e bardha që të shihte syni me vite të tana mbi kokat e grave dhe vajzave Shqiptare, tue fillue aty ku flitet e mendohet në gjuhën Shqipe, e deri ku ka pasë edhe vetem një Nanë Shqiptare, që u ka dhanë kjoftë edhe një ditë me pi qumesht prej gjiut vet foshnjeve në prêhên të Saj...
E pra, Ata Nana, ishin që i falnin Atdheut dritën e së ardhmës, shpresen e fitores dhe ua trashigonin me dashninë e pakufi Rinisë Shqiptare virtytin e Besës, Burrnisë e Bujarisë në Gjakun e tyne, tue ua mëkue me “bukë, djathë, e shka ka dhanë e falë i Madhi Zot!”
Ato Nana ishin dhe janë, që kanë provue ma shumë se kujtojmë né! Madje, ka edhe nga ata tradhëtarë që vazhdojnë me i dhunue Nanat Shqiptare me “yllin e kuq” në dorë...
Me “yllin sllavokomunist të Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit...dhe tradhëtarit E. Hoxha!”
po, ajo nuk asht “Nana Shqipni”! Nana Shqipni asht Ajo që u masakrue nga komunizmi dhe tradhëtarët e Atdheut, me “yllin e kuq” në ballë e në zemer... që nga viti 1941...
Ato ishin Nanat Tona! Ato ishin Nana Shqipni!
Nanat Tona ishin Ato Burrnesha që qendruen mbi shkambijë atje naltë në Bjeshkët e Nêmuna dhe u varrosën dikund, ku sot, nuk ka asnjë shenjë as Dheu i zi kah Tepelena, bash Aty, ku thundra e tradhëtarit t’ Atdheut vriste Motrat e Bijat e Tyne, si ndër Male e shpella, ku hasmi e bishat komuniste flinin bashkë tue u ushqye me Gjak Shqiptarësh...
Historia e Nanave Shqiptare asht shkrue prej kohës ma të vjetër dhe asht daltue në gurin e Trojeve tona, po edhe në drunin e kthyem në Gur... Atë dru nuk e kalbi as Toka!
Asht bash Ai dru që nuk la përjetsisht me u mbyllë Asnjë nga Ato Dyer që sot gjallojnë!
Asht bash Ai dru që nxjerrë xixa, e xixat sjellin Dritën e Shtëpisë, Gjakun e Rij Shqiptar!
Asht bash Ai dru që dora tradhëtare kerkoi me e vra natën për terr...
Asht bash Ai dru që rriti një Mal nder ma të naltit e Shqipnisë...
Asht bash Ai dru i Maleve të Sheperit të Zagorisë...
Asht Nana Ynë Shqiptare KALIOPI DILO SHEPERI...
Shikojeni mirë foton naltë! Shikojeni... Se sytë e Saj nuk mbyllen kurrma!
Ata sy, rrezatojnë Dritën e Pasosun, pikrisht, të Asaj Jete ku Ajo asht n’ Amshim!
E duertë e Saja të lidhuna vazhdojnë me tregue dhimbjen e madhe prej së cilës, Ajo Nanë... me 25 Janar 1991, dha Shpirtin e Saj besnik në Familjen Dilo, nga masakrat e panjohuna barbare komuniste... I hodhën acid dhe e dogjën...e dhimbjet e plagës Nanën e mbyten, e mbytën barbarët...E pse? – Vetëm, pse ishte Burrneshë Shqiptare!
Ajo Nanë
e Pavdekshme sot, më kujtoj mbi 500 000 Nana Shqiptare që djelmët e vajzat e
Tyne, ua vranë, masakruen, torturuen, i rjepen dhe i dogjën persëgjalli, ua
groposën dhe nuk i lanë asnjë shenjë varri të tyne..., dhe nuk u ngopën po,
masakruen, interrnuen dhe zhdukën edhe Ato Nana, që Trupat e Tyne u lanë me
lotët që vazhdojnë me rrjedhë nga Sytë e Tyne plot dritë e shpresë... E
dhimbje... si gjithë jetën e
Nana Ynë
e Ndjerë Kaliopi! Ju nuk
***
Kanë me kallzue se sa pjesë qiellit vrâni
Vdekja n’ atë vorr. E atë botë i largët shtegtari
Të lehtë dhéun ka me t’ urue, e t’ paqta e t’ buta
Shinat e boren: e, kur n’ male t’ veta
T’ dredhojë ké stani, fëmijës ka me i kallzue
Shka ndjeu per ty. E fëmija e tij asobote
Emnin t’and kanë per t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,
Ambel prej emnit tand kanë me jehue.
Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohuna veç e prej barijve:
Kanë me u rritë lisat, përse sopata as rêja
S’e prekin landen, ku asht ravisë ai emën:
E tue’ u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t’ kjarta mbas disa qindvjetëve
Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue, e emni
Sa t’ bjerë dielli tokës ka me t’u këndue.
At Gjergj Fishta «Mrizi i Zanave»
Në shenjë Nderimi e respekti per Nanat Tona Shqiptare pa Monument ! Autori.