| E marte, 03.03.2015, 07:39 PM |
GJON KAMSI (30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)
2 MARS 1925
AHMET ZOGU VRET LUIGJ GURAKUQIN
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
2 MARS 2015...
?Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në
?Asht nder Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.
?Tek Emni i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e paster, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodres dhe mbi të gjitha këto veti:
Guximtarin e pathyeshem deri në Vetflijim per Atdheun e Mikun e vet Luigj Gurakuqi!
?Kush ishte Burri i heshtun Gjon KAMSI..? !
?Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX... Pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.
?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë...
Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”
?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, se kujt i perket veshja e Saj!
?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Rrozafa e Teutës...
?E po, mos t’ ishe Ti o Gjon
KAMSI...
?E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX, Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit...
?E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut...
?Si do të shkruhej Historia e vertetë o, Atdhetari Gjon KAMSI ?!..
90 VJET...
Edhe SOT... “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kerkon “mbrojtje”...
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...
Baltjon
Stambolla – Carceri Giudiziarie
Shkeqësiës
Tij Ahmet Zogu Tirana (
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Çatin Saraçi Hotel de la Ville...”
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).