Ah, sikur ta kishim edhe një
kryeministër të tretë!
Shkruan: Florim Zeqa
Kur
harresa (e qëllimshme) e qeveritarëve shendrrohet në mjet për mbajtjen e
pushtetit, atëherë edhe përceptimet e qytetarëve duket të jenë të tilla. Kështu
po ndodhë me një pjesë të elektoratit të LDK-së.Nëse deri para zgjedhjeve
nacionale të vitit të kaluar LDK-ja ishte shpresa dhe besa e shqiptarëve për
ndyshime pozitive në vend, pas marrveshjes së 19 nentorit të vitit të kaluar
për bashkqeverisje me të keqën e vendit (PDK-në) u shëndrrua në subjekt që
humbi shpresat e qytetarëve dhe theu besën (marrveshjen) me subjketet shqiptare
opozitare të vendit.Pothuajse për katër vite rresht, lideri dhe drejtues të
tjerë të LDK-së, sulmonin partinë në pushtet (PDK-në) për kapjen e shtetit, për
krim dhe korrupsion, haraq dhe skandale të shumta qeveritare.Duke ju besuar
fjalëve të liderëve të LDK-së, mijëra simpatizant edhe nga subjektet tjera
politike ju bashkuan kauzës së kësaj partie për ndryshime. LDK-ja,fushatën
zgjedhore e ka zhvilluar me premtime për ndryshimin e qeverisjes në vend, i ka
marrë votat në emër të atij ndryshimi, duke i premtuar (mashtruar) elektoratit
se kurrë nuk do të shkojnë në bashkqeverisje me partinë e krimit dhe
korrupsionit, me partinë që ka kapur shtetin për fyti !Në "emër" të
betejës për ndryshim u bë edhe koalicioni pasgjedhor (i pazakont per vendin
tonë), blloku LAN të cilit më vonë ju bashkua edhe VV-ja.Mirëpo befasisht, atëherë kur
më së paku pritej, kur kryeministri Thaçi e ndiente vetën të "vdekur"
politikisht nga uniteti i bllokur VLAN,...si çdo herë, edhe kësaj radhe i doli
në ndihmë lideri i LDK-së, zoti Isa Mustafa, i cili ua kthejë shpinën të
gjithëve në bllok, qytetarëve të vendit dhe elektoratit të LDK-së, duke i
mundësuar Hashim Thaçit vazhdimin e qeverisjes me vendin.Lideri i LDK-së, këtë
veprim të shëmtuar politik, para qytetarëve të vendit e "arsyetoi" me
krijimin e institucioneve pas një bllokade të gjatë (të shkaktuar nga vet ai),
ndërsa elektoratin e vet e arsyetoi (mashtroi) me marrjen e qeverisjes së
vendit nga LDK-ja për herë të parë në historinë e pasluftës!Kjo ka bërë, që ky
lloj mashtrimi të krijojë përceptimin e gabuar tek një pjesë e elektoratit
(mbështetësve të tij), se gjoja LDK-ja po "qeverisë" me vendin me
vetëm 6 ministri kundrejt 21 të tjerave dhe me emërtimin e
"kryeministrit" formal nga radhët e saj.Po bëhen gati 100 ditë të
"qeverisjes" së vendit nga lideri i LDK-së, me çka ka mbetë akoma pa
u njohur (vrejtur) performanca e tij jasht kufijëve si kryeministër i vendit
tonë, pa u pritur pothuajse nga asnjë homolog ndërkombëtar,....përderisa në të
njëjtën kohë "kryediplomati" (ministri i jashtëm) i njohur si
kryeministër nga ndërkombëtarët, për të mos thënë çdo ditë, çdo javë ndodhet në
vizita jasht vendit dhe pritet e nderohet nga kryeministra dhe president të
shteteve respektive, siq ishte rasti më i fundit i vizitës së tij në Gjermani,
ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kancelarja gjermane, zonja
Merkel.Përceptim i gabuar nga qytetarët, e në veqanti nga elektorati i LDK-së, ishte
edhe "shkarkimi" i Jabllanoviqit nga kryeministri Mustafa !Jo, kjo
ishte vetëm një lojë politike që e përdori Beogradi për arritjen e qëllimeve në
Bruksel rrethë sistemit të drejtësisë në bisedimet me palën kosovare, ku këtë
të fundit (Mustafën) e gjunjëzoj duke e detyruar të nënshkruaj legalizimin e
Gjykatës (serbe të Apelit ) në veri të vendit, nën juridiksionin e së cilës i
futi edhe tri komunat me shumicë shqiptare; Mitrovicën jugore, Vushtrrinë dhe
Skenderajn e Adem Jasharit !Po të kishte fuqi ekzekutive dhe vendimarrëse
kryeministri i LDK-së, gjërat do të shkonin ndryshe; në vend se të qendronte më
pak në Facebook, do të realizonte më shumë vizita ndërshtetërore,...ah sikur ta
kishim edhe një kryeministër të tretë, ndoshta do të merrej me problemet e
qytetarëve, ngase këta dy që i kemi nuk po kanë kohë të merren as me deklaratat
e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Kosovës, zotit
Blerand Stavileci, i cili fyeu siq është më së rëndi nderin dhe integritetin e
familjeve shqiptare në emër të planifikimit familjar në Kosovë.