E enjte, 01.05.2025, 03:48 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Kush janë shkatërruesit e Dardanisë

E premte, 06.03.2015, 09:39 PM


KUSH JANË SHKATRRUESIT E SHTETIT DHE INSTITUCIONEVE TË SHTETIT TË DARDANISË

NGA SELIM M. NENGURRA

Ma merr mendja se shqiptarët janë të denuem nga Zoti që gjithmonë të bahen copa mes veti, të shkatrrojnë të mirat e njeni tjetrit, të vandalizojnë vlerat e kulturës së vet, të mohojnë historinë e vet dhe të i bahen njeni tjetrit anmik. Mikun ta bajn anmik e anmikut ti servilosen dhe ti hynë në prapanicë tue ju përkulë e tue i ba lajka vetëm per të perfitue diçka per unin tonë, egon tonë.Dhe mjerishtë per të gjitha dështimet që neve i shohim, i prekim, i perjetojmë pasojat e tyne, neve jemi shumë të zotët me gjet njimijë fajtor në mesin e tjerve pa e shikue asnjihere sa asht faji i jonë, cili asht ai faj!Dardania mbet gjashtë muje pa institucio ne vitin 2014, u formue nji koalicion paszgjedhor i cili nuk u pranue nga partia që doli ma e madhja me vota të koalicionit parazgjedhor PDK + PD, PSHDK .Puna shkojë në Gjykaten Kushtetuese dhe Kryetari i kësaj Gjykate Enver Hasani perkrahu pa asnji bazë kushtetuese ankesën e PDK-së. E perkrahu sepse ate në postin e kryetarit në Gjykaten Kushtetuese e solli lideri i PDK-së Hashim Thaç bashk me liderin e SHIK-ut Kadri Veselin. Dhe ngërqi i krijuem isntitucional duhej të zgjidhej disi, në fund lideri i partisë ma të madhe opozitare LDK-së Prof. Isa Mustafa vendosi të del nga marrveshtja paszgjedhore me AAK-në VV-në dhe NISMA-n dhe bani marrveshtje per koalicion qeverisës më Hashim Thaçin. Kjo marveshtje tmerrojë lideret e deridjeshem të të ashtuquejtunit koalicion paszgjedhorë VLAN që nekupton Vevendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca per Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma parti e re e formueme në vitin 2014.Lidertët e këtyne partive Albin Kurti ( tash Visar Ymeri ), Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të tmerruem menjiherë filluen me kundërshtimet e veta të cilat kundërshtime eskaluen në protesta në rrugët e qyteteve të Dardanisë dhe të cilat në Prishtinë perfunduen me dhunë me çrast u vandalizue pothuej totalishtë qendra e kryeqytetit dardan. Per qudi populli naiv, asesi se kuptonte se po i mashtrojnë liderët e paftyrë dhe të papergjegjëshem sepse akuzat që i baheshin koalicionit të posaformuem qeveritar nga këta lider nuk qendronin fare, nuk ishin të sakta dhe skishin asnji bazë per akuza. Si mund të sulmohej e akuzohej per kolapsin ekonomik, per mjerimin social dhe per krizen institucionale nji kryeministër që akoma se kishte mesue si duhet derën e zyrës së ti?! Si mund të akuzohej nji kryeministër që deri sot në Dardaninë e mvetësishme asnjihere ska qen pjesë e asnji qeverije?! Kjo ndodhë vetem te neve naivet e Europës, injorantet ma të mëdhjenjë të saj.Liderët e Levizjes Vetvendosje, ata të Aleancës per Ardhmeninë e Kosovës dhe të NISMËS duket se u mahnitën nga deklarata e nji ministri serb, nji ministri rrugaq me pamje krimineli që bani per gjakovarët të cilët protestuen me të drejtë dhe penguen ardhjen e serbve per ta festue Krishtlindjen ortodokse pravosllave në Gjakovë. Harruen mbrenda nate shokët Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj se gjashtë muej ditë kan bisedue me qetnikun Aleksandër Jabllanoviq dhe me Prof. Isa Mustafen se si ta bajn koalicionin qeverisës. Tash fajsohej Prof. Isa Mustafa pse e ka Jabllanoviqin në koalicion, pse e ka ministër dhe pse nuk e shkarkon ate pas deklaratës së ti të poshtër e fashiste.Mirpo per hirë të realitetit nuk mundem pa e cek se Jabllanoviqi akuzohej se ka quejt bisha nanat gjakovare, dhe kjo nuk ishte e vertetë fare. Ai i ka quejt bisha shqiptarët e qytetarët e Gjakovës që penguen, tue perdorë dhunën dhe kerrcnimet ( me lotë të drejtë ) futjen e autobusve me serb në Gjakovë , pra bisha i ka quejt të gjithë pa apostrofue gjininë femnore sikur se thojshin lideret e partive opozitare të Dardanisë.Pra qellimisht keqperkthehen fjalët e Jabllanoviqit nga " PATRIOTËT " dhe militantët e VV-së, AAK-së dhe NISMA-s dhe disa të ashtuqujtun perfaqësues të OJQ-eve dhe analist politik të dalun po nga këto OJQ-të e poshtra anti shtet të Dardanisë vetem per ta mashtrue ma lehtë popullin, per ta nxitë ate per me protestue dhe në protesta me qen sa ma të dhunshem. Me shkatrrue gjithçka munden me shkatrrue. I kemi pa dhe i kemi perjetue ngjarjet që pasuen. Nuk do flas per to tash sepse ato fatmirësishtë njiherë per njiherë perfunduen pa pasoja me jetra të njerzve, por me disa lendime të randa e me pasoja ( ndoshta të perjetshme ) per disa polic të shtetit tonë Dardanisë.Kryeministri Isa Mustafa shkarkojë ministrin serb Jabllanoviqin dhe këtë e bani bash në momentin kur ma së paku e priten organizatorët e shkatrrimit të shteti, të institucioneve të shtetit dhe vandalet e rrugve e pasunisë shtetnore të Dardanisë , kryesishtë të metropolës së sajë Prishtinës. Kërkesa e tyne si kusht per nderpremjen e protestave të dhunshme u plotsue dhe vandalet e partive opozitare mbeten me gishta në gojë.Mirpo etja per poste e per pushtet asnjihere nuk shuhet te mendja injorante e shqiptarve. Them mendja injorante per faktin se ska shqiptar që nuk do pranonte po ti afrohej rasti apo sikur ta dinte se do ja del me e marr postin e pushtetarit. Nuk e ban mend se a ka kokë, a ka aftësi dhe a din me qen pushtetar, lider, udhëheqës.Tash pasi ju dështojë rreximi i qeverisë së posaformueme liderët e opozitës ndrruen taktikën. Albin Kurti ja lëshojë vendin e liderit te VV-së, antiamerikanit dhe antieuropianit islamik Visar Ymerit si lider i Levizjes Vetvendosje dhe tha se këte e banë sepse don të veprojë nga tereni me popullin per ta rrëxue qeverinë. Posa erdh në foltoren e vendit ku VV mbajti Kuvendin dhe zgjodhi per lider Visar Ymerin, shoku Visar Ymeri të parat fjalë që i tha ja fillojë ta sulmojë Amerikën dhe shtetet mike të Dardanisë shtete e Europës. Pra platforma politike e veprimtarisë së kësaj paqavurjeje po dihet e po shifet dhe per këte¨nuk duhet shumë mend me mendue shqiptari a me i perkrah këta a jo? Unë them se pas tyne shkojnë vetem ata që nuk kan njohuni fare per asgja dhe ata që jan tradhëtar të vendit e Atdheut të vet se njerzit normal asnjihere si perkrahin revolucionaret e rrugëve me ideologji stalinisto bolshevike.Ramush Haradinaj e ka punën ma së keqi, ai duket se kur ti vie koha me ik nga kjo jetë do ik me sy qel dhe nuk do i del shpirti pa ja afrue dikush karrigen e Kryeministrit dhe me e ulë aty së paku pesë minuta. Nuk i doli Ramushit ashtu si pat ba plan dhe tash po ky Ramushi që trumpetonte se asht lider i nji partie të djathtë , dhe se asht ma i aferti me LDK-në se me partitë e tjera, se asht adhurues i ideologjisë politike të Ibrahim Rugovës tash kërrcnon me nji pranverë të nxehtë per Dardaninë. Duket qesharak ky njeri, në vend se me u marr me shkaqet pse partia e ti nga zgjedhjet në zgjedhje po dobsohet dhe tash definitivisht duket se edhe po shkatrrohet e shuhet, ai andrron postin e Kryeministrit dhe kerrcnon me pranverë të nxehtë nëse se realizon dëshiren e ti me marr qeverinë. Hajde Rambo Komandanti hajde. Po a po të duket se pak nxehtë e ka ai vend me krizen që ka e ti po don me ja shti flaken tash. Mirë e ki ti se ti ke pasuni prrallore, ke gjithçka per veten dhe familjen tande ndersa shumica e ushtarve që ndoshta kan luftue ma shumë se ti e tan familja e jote sot nuk kan as kulm mbi krye e as buken e gojës.Ramushi doli tash edhe kundër formimit të Gjykatës speciale. Athue pse doli perderisa në legjislativin e kaluem partia e Ramushit e ka perkrah formimin e kësaj gjykate?! Doli sepse paska pas shpresue se si kryeminister do i fut ne birucë ata që meritojnë të futen dhe vet do shpeton. Tash pasi posti i kryeqeveritarit per te mori fund , ky nga frika del kunder Gjykatës Speciale. Dhe per ta manipulue popullin ( e perserisë , jemi populli ma i padishem në Europë sepse nuk lexojmë asgja ) Ramushi thotë se formimi i gjykatës ulë vlerat e UÇK-së dhe vlerat e luftës tonë per liri. Ka shumë shqiptarë që do e perkrahin Ramushin per këto fjalë, por unë ju them se krijimi i Gjykatës Speciale do qet në dritë të gjitha poshtersitë dhe edhe shpifjet kunder ushtarve të UÇK-së kunder luftës tonë dhe liderve tanë. Andaj asht e domosdoshme me u formue kjo gjykatë.Nuk kuptojë se si shqiptarët qoftë ata që mirren me politkë si profesion, qoftë ata që jan militant të partive, qoftë njerzit e zakonshem gjithandej flasin e shkruejn në gazeta, në portale interneti dhe në rrjetet sociale si FACEBOOK, TVITER etj se krime ka ba Serbia dhe se bashkësia nderkombëtare duhet asaj me ja kerkue kriminelët e jo neve në Dardani.Si po harroni o njerëz se Serbia per 15 vjet rresht ka nxan ka gjykue dhe ka denue kriminel të luftës që ajo me pushtetin e perparshem të Millosheviqit i ka ba në Slloveni, në Kroaci, në Bosne dhe në Kosovë.? Si po harrojmë se Serbia ka arrestue komplet kryesinë e shtetit te vet dhe edhe kreun ushtarak dhe e ka dorzue në Gjykaten Nderkombetare per krime lufte në Hagë? Do i ceku vetem disa emna që pushteti serb i zuni dhe i dergoj me pranga në dorë në Hagë; Millutinoviqi që ishte Kryetar i Serbisë republikë kur ende ishte federata serbomalazeze, Nikolla Shainoviqin, që ishte kryeministër i kësaj federate, Miroslav Sheshelin lider i partisë çetnike liberale , Karagjiqin liderin serb te luftës në Bosne, ushtaraket , Gjorgjeviq, Haxhiq, Perishiq, Mlladiq, etj etj. vrasës e kriminel. Dhe a dini juve o popull se kush ma së shumti ka dergue të dhana dhe fakte per krimet e këtyne ushtarakve dhe politikanve shovinist serb në Gjykatën nderkombëtare në Hagë dhe edhe në ate të Serbisë? Nese se dini po jua perkujtojë. Ma së shumti ka veprue humanistja serbe e madhja zonja Natasha Kandiq. Falë dëshmive të saj pothuej 90% e kriminelve serb jan prangos dhe jan vu para gjykatës per veprat e tyne që i kan ba. Per krimet e serbve , policisë dhe paramilitarve të Serbisë në Dardani fakte ka grumbullue edhe zonja Svetllana Gjorgjeviq e cila ka punue si taksiste në Dardani gjatë viteve të okupimit serb . Hajt tash qetsone gjakun, harrone patriotizmin folklorik shqiptarë o populli im dhe pranone me sinqeritet se çka do i ndodhte po të delte në mesin tonë nji humaniste , nji burrneshë e tillë sikurse asht zonja Natasha Kandiq apo edhe zonja Svetllana Gjorgjeviq. Po të delte nji burr apo grue që do denonconte ndonji krim të kryem nga ndonji shqiptar? ! A ke forcë o populli im ta thuesh realitetin tonë të shpirtngushtësisë qytetare dhe ta pranosh se po të del nji Natasha Kandiq apo Svetllana Gjorgjeviq nga mesi i jonë neve do e vritnim pameshirshem dhe do ja persekutonim edhe familjen e sajë. Cilin kriminel lufte ( dhe ju e dini se ka shumë të tillë ) e denoncuem neve, e derguem para prokurorisë vendore apo nderkombëtare. Asnji, asnji sepse neve mendojmë se po denoncuem kriminelin po denoncojkim e perbaltnim vlerat e luftës tonë per liri. Gabim i madh ky. Mjerim i joni asht ky mendim.A nuk jemi neve që kur policia nderkombëtare e UNMIK-ut në fillim dhe edhe EULEX-it ma vonë arrestoj Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimaj, dhe at tjerin me mbiemnin Balaj neve populli dolem rrugve dhe protestuem, organizuem koncerte dhe qak edhe TV-ja shtetnore RTK-ja angazhoj mbledhje të fondfeve per ti pague avokatet per lirimin e tyne?! Te njejten gja e bam edhe kur u arrestue Fatmir Limaj me bashkveprimtaret e vet. Dhe perqudi peshqit e mëdhenjë liroheshin ndersa fajtor u shpallen ata ma të vegjel. Ata ban vite burg në Hagë. Ndersa eproret e tyne gjithmonë po i këthehen politikës dhe ulseve të Parlamentit.Pse pra o popull po manipulohesh kaq lehtë nga njerzit e tillë?! A e keni pa se cila asht mirqenja familjare dhe pasunia e këtyne njerzve që me vite perndjeken nga prokuroret vendor e nderkombëtar? A e dini se si duken shtëpitë e tyne? A dini dhe a i shifni veturat e tyne?! Pse o popull nuk i hap syt, pse nuk tregohesh i dinjitetshem, popull me vlerë që meriton me pas shtet e jo popull i pa dinjitet që sdin çka asht shteti. Mu më gëzoj fakti që Komuna e Gjakovës kishte shpall Qytetare nderi zonjen Natasha Kandiq.Pse manipulohesh o popull me patriotizmin bombastik të aktivistve të VV-së per bashkim kombëtar?! Pse besoni të pamundshmen ndersa e sulmoni e refuzoni, e perbaltni e e shkatrroni të mundshmen! Mjeran popull po deshmojmë vetveten. Më vjen keq , por ky asht realiteti jonë. Kundershtohet krijimi i Gjykatës Speciale sepse per të saten here po bahen perpjekje per kamuflimin e krimit dhe kriminelve. Dikush i ka vra burrat ma të devotshem të kombit. Ata jan vra ditë per diell, jan vra para hymjes së banesave e shtëpive të veta, jan vra nga pritat e liga. Kush i vrau: Kolonel Ahmet Krasniqin, Kolonel Tahir Zemaj bashk me te birin Enisin dhe nipin Hasanin, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Ekrem Rexha, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj , Xhafer Krasniqi etj, etj sepse radha e vrasjeve misterioze asht e gjatë jan permbi 1200 veta dhe a ka mundësi që askush të mos ket pa vrasësit katila, të mos di diçka per vrasjet dhe per kriminelet në të gjitha këto raste. Jo nuk ka , ka plot njerëz që din , por shkaku i mentalitetit tonë disa nuk flasin, bile ka shumë që thonë, mirë jau kan ba se ata ishin njerëz të LDK-së, të Ibrahim Rugovës. A nuk asht kjo deshmi se cilet jemi neve, se jemi të mjer.Tash del katili gjykatës Sokol Dobruna dhe thotë; ...unë e denova me pushkatim Blerim Kuqin, bile ja lajmrova edhe prindet që të vin e ta shohin per të fundit here...Blerim Kuqi provon ta demantojë Sokol Dobrunën me ofenime qak e quen; lopë qe sdin se pse e ban baglen.Blerim Kuqi bani 30 ditë burg per shkakun se refuzoj deshminë kunder Fatmir Limajt, çka do thotë kjo, a nuk do thotë se Blerim Kuqi ose asht ba edhe vetë pjesë e klaneve kriminele e korruptive ose asht i kerrcnuem nga dikush dhe nuk ka guxim me folë. Tash o popull a ju duhet juve nji shtet i tillë, nji shtet i kapun nga krimi dhe kriminelet? Jo nuk ju duhet. Dhe nese nuk e dëshroni nji shtet të tillë atëhere delni në perkrahje të secilit njeri, të secilit institucion shtetnor që lufton krimin, korrupsionin dhe aspak mos shikoni se kush ciles parti i perket, perkrahni, votoni vetem njerzit që mundohen me vu rend, me vu para drejtësisë secilin njeri që ka ba krim.Mos u mburrni me veprimet e liga, me krimet e kriminelve.Ma merr mendja se Prof. Isa Mustafa me deklaratat që po i ban nese se luftojmë dhe se pengojmë do ja arrin me vu rend dhe ligj. Nese se ban këte ka vend me e sulmue, por jo tash në fillimin e punës së ti. Harrone at euforinë e rafalleve të pistoletave dhe automatikve nëper darsma e festa kur kendohej kanga e ZAGREBIT. Harrone sepse asht primitivizem ajo eufori .Si ka kuptim me i kendue kangë dhe me e ngrit në nivel heroi vrasësin që vret konduktorin në vendin e vet të punes të cilit nuk i paguen bileten per udhtim dhe në vend se me u trupnue dhe me kerkue falje shqiptarziu nxjerr revolen dhe vret njeriun. Kësaj vepre makabre dikush paturpsishtë i thur kangë dhe rapsodet edhe ma paturpsishtë e kendejonë pa ja nda. Kjo asht TURP ME SHKRONJA TË MEDHAJA.Dhe per epilog të këti shkrimi po e ceku se shkatrruesit e shtetit , sistemit, dhe institucioneve shtetnore janë këta " PATRIOT " që kan dal nga OJQ-të e ndryshme dhe veprojnë si levizje e parti me emnin Vetvendosje si dhe të tjeret që i trajtova në këte shkrim nga partitë opozitare AAK dhe NISMA. Nese TI o popull i mbeshtet ja pafsh hajrin mjerimit tand. Mu më mban shpresa se shpejt do vendoset rendi dhe do funksionon shteti i cili asht Atdheu im , vendlindja ime dhe per të cilin jetojë sado qe jam mergimtar në Norvegji.



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx