E marte, 30.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Po ikin nga mosbesimi

E merkure, 11.03.2015, 08:24 PM


Qytetarët e Kosovës po ikin nga mosbesimi në institucionet e shtetit.

Nga Ismet Uka

Rrugët të cilat po i përdorin qytetarët e Kosovës për migrim ilegal,është edhe një protestë kundër pushtetit kosovar,që ja bën me dije se trajtimi i tyre nuk ka dalluar shumë nga shteti rrugët e të cilit po i përdorin për të migruar duke e kërkuar rahatin shpirtërore morale dhe materiale neper ato vende ku po synojnë të shkojnë.

Vite të tëra ky popull u plaçkit maltretua dhe u keqe trajtua në forma të ndryshme nga të gjitha partitë në koalicion mes veti disa në pushtet por edhe disa në opozitë,si dhe nga pushteti ndërkombëtar i cili u instalua në Kosovë që kishte rrolin dominant në vendosjen e shumë çështjeve mbrapsht e duke dit me mjeshtri që për mos sukses fajin t’ua lër vendorëve e tani në ketë migrim euforik qytetarët si shprehje e mos besimit,që pabesin ndaj pushtetarëve po e demonstrojnë në ikje pushtetarët ndërkombëtar po përpiqen që veten ta pastrojnë nga fajet që këto faje të tyre për gjendje në të cilën gjendet Kosova dhe kosovarët janë shumë të madha.

Shumë nuk e din se politika është  konflikt shumë më i rënd se  minatori kur ballafaqohet me kerrshin brenda minierës,për ta thyer e përpunuar e pastaj me plasu në treg.

Edhe politika neper vende që synojnë të jenë demokratike besa edhe vendet që e kanë demokracinë e ndërtuar politikat e këtyre vendeve çdo here janë në konflikt,me rrymat burokratike nepotiste e korruptive,kriminele që interesat shoqërore pretendojnë të javë përshtatin interesave të veta personale dhe atje ku shtetet janë në ndërtim e sipër veprimi i këtyre forcave regresive e arrijnë suksesin dhe pengojnë hecjën përpara pra ecjet drejt zhvillimit dhe përparimit janë të pa dukshme siç është rasti me Kosovën,

Kurse në shtetet e zhvilluara,edhe se rrymat regresive janë në veprim çdo here ndikimi i tyre është shumë i vogël dhe veprimi i tyre me sukses amortizohet me rezultate te dukshme ekonomike dhe mi këto baza trajtimin e qytetarëve në aspektin arsimor shëndetësor social dhe material që ky trajtim e bën qytetarin stabil dhe të dashur për vendin e vet ku punon e jeton.

Pra politikanët kosovar edhe ata ndërkombëtar që erdhën me kriju ren drejtësi edhe trajtim sipas ligjeve dhe akteve e normave demokratike të një popullate e cila me dekada ishte jashtë ligji dhe ish gjuajt mbi të nga ana e okupatorit Serb si mi shtriga,e njëjta gjë ndodhi edhe mas një çlirimi të rrejshëm që forcat burokratike pretenduan që lirin e vet personale që e përdoren për ti ber tanë,të zezat mbi popullin e Kosovës,pretenduan që lirin e vet dhe veprimet e veta të kundërligjshme të ja shesin popullit si një liri absolute dhe si një ndërtim demokratik që ata si popull vite të tera e kishin kërkuar.

Së pari nga këto rryma u atakua industria e Kosovës e cila ka qen industri e ndërtuar moderne që kapacitetet e saja kishin me garantua një punë dhe mirëqenie sociale në shumë familje kosovare mirëpo shitja e ndërmarrjeve prodhuese dhe shkatërrimi i tyre i qëllimshëm krijoj pasiguri të madh të punëtoret të cilët mbeten nen stuhinë e rrugëve pa përkujdesje sociale e as materiale.

Atakim i rënd u bë edhe mbi shëndetin kosovare shëndetësi e ndërtuar por edhe e formuar nga shumë kuadro profesionale dhe të dishme se si duhet shëndetësia me ec përpara mirëpo rrymat profiter të futura brenda shëndetësisë kosovare,me ndihmën e njerëzve në pushtet e shkatërruan atë dhe sëmundjet e çrrënjosura kaherë tani u rikthyen si verza tuberkulozi e sëmundje,malinje e sëmundje tjera që bota po përpiqet të ballafaqohet me to e brenda Kosovës për këto sëmundje dihet se ekzistojnë por ballafaqimin me to as që nxiti interes  dhe kjo ika frikësuar qytetarët.

Atakimi i bujqësisë kosovare dhe mos investimi në bujqësi dhe hezitimi që bujqësia të modernizohet e ka krijuar një mos besim të madh te popullata fshatare dhe ajo popullatë e cila dikur prodhonte në fshat politika e gabueshme ndaj fshatit lejoj që të bahet migrimi fshat qytet ku ky migrim beri që me mia hektar tok të mbesin djerrin kurse qytetarët e këtyre fshatrave u bën barrë e skemave sociale të qytetarëve që nuk posedojnë kurrfarë pasurie dhe nuk janë në gjendje ta mbajnë një pulë.

Fatkeqësisht edhe siguria fizike u atakua aq rëndë sa që edhe para ushtrisë së Kforit policisë në të cilën Kosova investoj shumë,por edhe policisë së Un-mikut e tani edhe të eulexsit ndodhen shumë vrasje neper tanë vitet pas çlirimit dhe shumë vrasje mbetën të pa zbuluara akteret me arsyetimin e policisë  se hetimet vazhdojnë,e vrasjet mbeten të pa zbuluara që po edhe një vrasje të jetë e pa zbuluar në secilin vend krijon dilema dhe pasiguri të madha në secilin vend e le më brenda Kosovës që ndodhen me dhjetëra vrasje të tilla.

Pra vota e qytetarit të Kosovës u vodh e u stervodh nga partitë e ndryshme politike dhe me votën e qytetarit rrymat e përmendura,bënë keqpërdorime në shumë lëmi që shtetit dhe shtetësisë së Kosovës i dhanë shuplak të rënd dhe tani qytetari i Kosovës u bind që pushtetarët janë duke e kërkuar votën vetëm për tu pasuruar për veti dhe familjet e tyre kurse qytetarin me veprimet inkriminuse që po bëhen brenda institucioneve të Kosovës për,çdo dit qytetarin po e varfërojnë.

Bota civilizuese dhe demokratike e humane punën e vet e orienton me krejt fuqinë që ka në  trajtimin e femiut, plaken e plakun të sëmurin dhe njerëzit me aftësi të kufizuara në aspektin mental,në mënyrën më humane kurse këtu në Kosovë këto kategori janë në shënjestër të diskriminimit,nga vet pushteti,në aspektin,Social dhe material sa që me të ardhurat e tyre një deputet i Kosovës si mjaftojnë për kafen e mëngjesit,brenda një dite.

Pensionistëve kontribut pagues qe 15 vite me radhë i vidhen kontributet nga vet pushteti duke u arsyetuar se kontributet e pensionistëve dhe fondin pensional i paska plaçkit Serbia cilin fond vallë se paska plaçkit Serbia pra të gjitha fondet Serbia i ka plaçkit dhe me dëbimin e saj nga Kosova fondet e krijuara për funksionim normal të secilës degë është deshtë të formohen gjithsesi pra edhe fondi pensional e invalidor fondet për trajtim të papunëve fondet për trajtim të femiut e fondet,për sport shëndetësi kulturë,që kish me bë Kosovën një shtet funksionale që fut në përkujdesje të vetin të gjitha kategoritë qytetare.

Mirëpo kjo as që i ka interesuar askujt ta bëj ketë punë tani brenda një parlamenti siç është parlamenti i Kosovës dëgjohen zëra dhe kritika duke u munduar që gjithë ketë dështim në të gjitha drejtimet të ja mveshin qeveris së Kosovës pra parlamentaret pretendojnë që të shfajsojn vet veten për gjendjen në të cilën tani është Kosova duke mos e dit që pjesën më të madhe të fajit e bart organi më i lart i vendit pra parlamenti si organ legjislativ dhe politik që qeveris i  ndan detyra që ti zbatoj ligjet e nëse si zbaton e ka për detyrë ta shkarkoj.

Për çudinë më të madhe parlamentaret e Kosovës për dështimin e dështakëve në themelimin e një shteti të mirëfilltë që për ketë shtet u bë edhe lufta u interesuan që,ta aprovojnë ligjin e privilegjeve që dështaket e shtetit të Kosovës edhe pas sosjes së mandatit të gëzojnë të ardhura të mira zyre kerre të shtrenjta dhe trup roj deri në vdekje që për shtete tjera këtyre funksionarëve nuk ju takon asgjë përpos pensionit sepse privilegjet i ka shfrytëzuar gjatë mandatit.

Dështaket e tillë migruesit ilegal janë duke u përpjek që ti paraqesin si migrues për kushte dhe jetë më të mirë në vendet ku po pretendojnë të shkojnë dhe me këto pohime apsurde po pretendojnë ta shfarosjen vet veten dhe ketë migrim nuk e shohin fare si faj të tyre që buxheti i Kosovës në vend që të harxhohet në radhë të par për përmirësimin e kushteve më të mira për jetës për nivelizim të pagave,dhe skemave sociale buxhetin e harxhuan për lukse të tyre personale rroga kerre marra mendëse as në shtetet më të zhvilluara një luks të tillë nuk munesh me e has, kerre që ato zyrtare  i kanë shfrytëzuar edhe në përditshmëri për nevoja të veta private,punësimin e fëmijëve të vet për organe shtetërore dhe institucione publike,shkollimin jashtë shtetit,duke u dhanë stependione nga buxheti i shtetit kinse për kuadro që i nevojiten Kosovës e sipas tyre vetëm femia e tyre e meritojnë shkollimin jashtë vendit se asnjë fëmijë tjetër.

Pra duke e par se arsimimi brenda Kosovës u pru me fajin e tyre në një pozitë kritike tani duke shfrytëzuar pozitën që e kanë brenda institucioneve të shtetit ju krijon fëmijëve të vet kushte për shkollim jashtë shtetit natyrisht duke e keqpërdor edhe buxhetin e shtetit.

Krejt këto veprime të pa matura të pushtetarëve të Kosovës që konsiderohen si oligarki origjinale Kosovën kok në vete e sollën buzë katastrofës që secili qytetar në ketë vend po i frikësohet të ardhmes së vet dhe të ardhmes së familjes së vet,dhe fatmirësish e kanë zgjedh njërën,prej  atyre rrugëve më pak të dhembshme largimin në mënyrë demonstrative nga një vend ku qytetari dhe hallet e ti janë jashtë ligjit dhe oligarkia e cila është në pushtet veten e sheh dhe e ka par çdoherë të gjithë fuqishme,dhe si zot i pasurive të Kosovës që çdo gjë e mirë çka është brenda Kosovës i takojnë asaj dhe familjeve të tyre kurse popullin e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si shërbëtor dhe rob të saj.

Tani populli prej më të këqijave e zgjodhi më te mirën duke ju shmang ndonjë revolucioni për ta rrëzuar ketë oligarki nga pushteti,që kish mu shkaktuar gjakderdhje brenda vet shqiptarëve ka marr rrugën e migrimit dhe populli po ik nga kthetrat e anarkisë të cilën e ka krijuar oligarkia  e cila është në pushtet,që sipas saj Kosova është e saj dhe qytetaret e Kosovës duhet të jen shërbëtor të saj e as gjë tjetër.

Prandaj Kosova edhe se po zbrazet nga një politik e gabuar e deritanishme askujt në këtë vend nuk i bie nder mend të bëjnë programe reformative por ndarjen e funksioneve shtetërore oligarkia e ka shëndrruar në privatësi me marrëveshje,kush çka ka me qen edhe mas tri ose katër vitesh e për dështimet në qeverisje fare bile as që e shohin veten fajtor. Populli duke e par se çdo gjë oligarkia ne pushtet e ka qit në treg edhe funksionet më të larta shtetërore,qytetaret po ikin prej këtij vendi që nëse nuk ndryshon forma e qeverisjes me vendin dot bahet një nder vendet më te pa sigurt në Ballkan.

Pra vetëm reformat shoqërore të cilat mbështeten mbi principet e demokracisë së mirëfilltë munden Kosovën me e nxirr prej kësaj krize që pabesin ndaj oligasrkis në pushtet po e demonstrojnë, qytetaret  me migrim jashtë vendit që këtij vendi mjerisht do ti kushtoj shumë sepse popullata e rinia neve na duhen si sytë e ballit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora