E premte, 25.06.2021, 04:41 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Tomë Mrijaj jeton në Shqipërinë Etnike

E marte, 03.02.2015, 09:00 PM


Tomë Mrijaj 40 vjet fizikisht në mërgim por me shpirt e zemër, jeton në vendlindje në  Shqipërinë Etnike.

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

„Me pasë edhe një djalë si Mema kesh tuji hi vezirit mbrenda“. Kështu këndohetë një këng e vjetër popullore shqiptare, që fletë për aktivitetin dhe patriotizmin e atdhetareve shqiptarë. Ka kohë që mendoji, që ta shkruaji një shkrim për atdhetarin veprimtarin, publicistin, kronistin e shum ngjarjeve historike në SHBA dhe humanistin Tom Mrijaj, porë nukë dija se me cilën veprimtari të ti tja filloja shkrimit. Vendosa që dalngadalë, ti mbledhi të gjitha së bashku, porë më mbetën edhe shum gjëra  pa u përfshi. Tani do të flas shkurtimisht  për Tomën si veprimtarë e atdhetarë, për Tomën si publicist e studiues, dhe për Tomën si humanitarë dhe financues, i shumë projekteve kulturore shkencore dhe të traditës. Lexuesi këtu duhet të më kuptoji se kemi të bëjm me nje personalitet, që janë të gërshetuara mbrenda ti të gjithë këto vlera në të gjitha këto aspekte. Pra Toma ësht veprimtari, atdhetari, humanitari, studiuesi dhe financuesi, i cili edhe pse tash pikërisht në kët vitë mbushë 40 vite që jeton fizikishtë, jashtë atdheut por aji asnjëhër, nuk u ndalë që ta jepë kontributinë e ti kombtarë, kulturor e humanitarë, për Shqipërin Etnike që tekë veprimtarët, e hershëm njihetë me emrin  Shqipëria Kastriotike.

Tom Mrijaj  veprimtar,  publicist,   studiues, e humanitar

Koha e ripushtimit jugosllav në Kosov pasë viteve 1945 ishte kohë e vështirë për të gjith Kosovën, ku u vranë atdhetarët më të mëdhenjë të Shqipëris Etnike. Por kjo kohë me gjithë vështirësit, e veta në jetë sillte dhe shum djem dhe vajza, të reja që më vonë, do të bëhen mburojë, e mbrojtjes së qështjes kombëtare. Kjo kohë ishte e vështir, edhe për Lugdrinasit sepse ishin të shquarë gjithmonë në anën kombëtare shqiptare. Pikërishtë tri vite pasë këti ripushtimi, familjesë Mrijaj nga Zllakuqani, do ti lind një djalë ku do të gëzohen, edhe trerët e shtëpisë. E pagzojn me emrin Tom.

Toma i ri u lind në Zllakuqanë në vitinë 1948, nga një familje atdhetare e përkushtuarë për qështjen kombëtare, e cila ndoqi parimet shekullore komb e fe bes e burrni. Babai i ti Nikollë Mrijaj, ishte një burrë i menqurë dhe burr kanuni, për të  cilin kishin  nje respekt  Lugu i Drinit, ndërsa gjyshi i babait të ti Nikolla I 1838-1907 nukë e pushoji asnjëher veprimtarinë e ti kombëtare, në dobi të atdheut. Aji ishte i njohurë, në një vargë luftërashë, kundër Perendoris Osmane  ku së bashku me shum kusherinjë, dhe bashkfshatar të ti kishinë shërbyer në ushtrinë e Kapidanitë të Mirditës Prenk Bib Doda, derisa u vra në luftë kundër turqëve në vitin 1907. I ati i Nikollës Pren Nikolla 1889-1923, gjyshi i Tomës ishte intelektualë, i njohurë i kohës  i cili ishte i shkolluarë në një kolegj Austriak, ku me vonë u kthy dhe i shërbeji atdheut, derisa vdiq në moshë shum të re 33 vjeqare.

Toma shkollën e mesme e kreu  në Gjakovë, pastaji bëri një pjesë, të studimeve në Univerzitetin e Prishtinës, në drejtimin e Juridikut. Merrë pjesë në lëvizjetë studentore, për qlirimin e Kosovës, nga pushtimi sllavo komunistë, për të cilinë shkakë edhe përndiqetë, nga organetë e sigurimit jugosllav. Detyrohet të largohet nga Kosova, për në Parisë në vitin 1975, ku qëndroji si emigrant për tri vite.

Pastaj në vitinë 1978, vendoset përfundimishtë në New York. Shquhet  për pjesmarrjen e gjallë,  në jetën politike, dhe kombtare dhe në veqanti jepë ndimesë të qmushme për zhvillimin kombtarë, fetarë, dhe kulturorë të komunitetitë shqiptarë në New York, dhe në SHBA në përgjithësi. Më 1982 u zgjodhë sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  detyrë që vazhdon ta mbaji edhe sodë.

Njëkosishtë ka qenë kryetarë i degës së Shoqëris Vatra, në Quens,  dhe antar i Kryesisë së Federatës Panshqiptare “Vatra” në Boston. Me 1997- 1998 ishte kryetarë i Shoqatës Kulturore Rozafa,  pranë Kishës Zoja e Shkodrës. Aktualishtë ka një veprimtari, shum të gjerë dhe cilësore publicistike në SHBA Kosovë dhe Shqipëri.Tomë Mrijaj preji vitit 2004, ësht antarë i Kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve mbarë shqiptarë Trojet Arbrit, ësht kordinator i Trojeve të Arberit për Amerik dhe Australi, dhe njëkosishtë redaktorë i botimeve të veqanta të veprave tani më enciklopedike E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipëris Etnike, ku deri më tani janë botuarë 11 vepra shkencore, meqrastë janë mbajtur 12 sesione shkencore dhe  shtat akademi.

Toma gjithmon ësht i palodhurë, në qështjen kombëtare shqiptare aji bën me dhjetra takime, dhe qindra telefonata me Shqipëri Kosovë, Evropë dhe Amerikë në mënyrë, që të bëheji kordinimi më i mir dhe organizimi të jetë në nivelin e duhur shkencor. Kronistë i pashoqë në shumë ngjarje historike e sidomosë ësht një enciklopedi, e gjallë e kujtimeve me shumë atdhetarë shqiptarë, duke filluarë nga Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku ku Toma ishte bashkpuntori më i ngushtë i kapidanit në Amerik, i cili edhe para se të vdiste, e la amanet që kortezhin funeral dhe e pamja të udhehiqet nga miku i ti Toma, ka  kujtime për Profesor Luan Gashin, Ismet Uk Sadikun, e sidomosë bashkpuntorë i ngushtë i dy prelatëve shekullorë të Kombitë Shqiptarë Monsinjor Zef Oroshi, dhe Dom Anton Kqirës ku të dyve ja shkruanë nga një Monografi si shenjë nderimi dhe përkushtimi.

Deri më tani ka botuarë këto vepra shkencore, publicistike, e  monografi ku ndër të tjera spikasinë, vepratë Dom Anton Kqira Shërbestarë i zotitë e i atdhetut Shkodër 2002, Lidhja e Prizrenit 1962-2002, Themeluesi dhe udheheqësi Ismet Berisha New York 2002,  Marie Shllaku Bijë e Shkodrës Martire e Kosovës  New York 2004, Ngjarje dhe portrete Historike jetshkirme të figuravve të shquara shqiptare Prishtin 2004, Monsinjor Dr. Zef Oroshi Nje jetë e Shkrirë për fe e atdhe  Jetëshkrim New York 2009. Tani e 40 vjetë më radhë ka botuarë në shtypin ditor periodikë dhe shkencorë në Amerik, Evrop, Shqipëri,Kosovë, Maqedoni Mal te Zi në dhjetra gazeta ditore dhe periodike si dhe në  revista shkencore punime të ndryshme historike, publicistike,letrare, kujtime dhe kronika të ndryshme.

Aji përveq aktivitetitë atdhetarë shkencor dhe kulturorë asesi nuk ka harruarë që të japë një kontributë shumë të madhe edhe ne aspektin financiarë. Me iniciativën dhe ndimën e Tomës e kanë parë dritën me dhjetra botime të ndryshme qoftë shkencore, qoft kulturore në Shqipëri, Kosovë, dhe Amerik.

Kujtimet e mija personale me veprimtarin publicistin e atdhetarin Tom Mrijaj.

Para rreth nje dekade e gjysmë në banesën time më rrahë telefoni. Një zë burri nga Amerika e largët më lajmërohet. Më tregonë se jam Tomë Mrijaj nga Klina, dhe që disa vite jetonë në New York. Për Tomën kisha lexuarë shum studime dhe publikime. Edhepse telefonata e parë biseduamë gjër e gjatë për shumë qështje.

Kishimë një pikë të përbashkët, shumë të fortë Derën e Kapidanëve të Mirditës. Madje Toma për vite më radhë edhepse, vetë mirreji me studime historike dhe ka bër disa studime historike, për derën e Kapidanëve të Mirditës, dhe kishte afërsi shum të madhe me Kapidan Ndue Gjon Marku aji asesi nukë ngurronte, që të më furnizonte me materiale të shumta dokumente autentike, dhe dëshmi historike që flasinë për Kontributinë kombëtarë të kapidanëve te Mirditës.

Pasë disa viteshë komunikimi, hodha iden për një sesion të madhë shkencor. Toma me 12 dhe 13 Qershor 2004 nga Amerika e largët bëri mijëra kilometra rrugë për të marrë pjesë në sesionin e parë shkencorë që e mbajtëm në Hamburg me 12 dhe 13 Qershor 2004.

Preji atëhër u njofëm edhe personalishtë. Meqrastë më pasë themeluamë, edhe Shoqatën e Intelektualëve Mbarshqiptarë Trojet e Arbrit, me Kryetarë prof.dr.Muhamet Shatrin, dhe pes kordinatorë Tom Mrijaj Kordinator për Amerik dhe Australi, Mentor Quku Kordinator për Shqipëri, Qamëri, dhe Mal të Zi, prof.dr Muhamet Shatri kordinator për Kosovë, prof.dr.Ramiz Abdyli Kordinator për Maqedoni dhe Kosovë Lindore, dhe mr.sc.Nue Oroshi kordinator për Evrop. Falë kësaji pesëshe dhe shumë veprimtarëve tjerë dhe studiusve, anë e këndë trojeve Shqiptare Evropës dhe Amerikës, arritëm që për herë të parë ti bashkojmë të gjithë studiuesitë shqiptarë, në një sofër të përbashkët. Dhe madje në një sesion Shkencorë që mbajtëm në Kukës, atdhetari Tom Mrijaj tha se këto tani më nukë janë sesione shkencore, por Kuvende Gjithkombtare, ku ësht duke u ndërtuarë koncepti i Shqipëris Kastriotike, që tani e quajmë Shqipëria Etnike.

Për 11 vite më radhë Toma, nukë u ndalë së vepruari duke kontribuarë. E dy herë e pashë të mërziturë njëher ishte ngushtuarë shum kur kishte kaluarë në amshimë Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, ndërsa herën e dytë kur na la miku ynë i përbashkët Mentor Quku. Ësht shumë interesantë të cekët se si tani e 11 vite me plotë sukses përveq aspektitë shkencorë dhe kombëtarë Shoqata Trojet e Arbrit ësht e vetmja në të gjitha trojet Shqiptare që po e qonë përpara edhe bashkjetesën fetare, të shqiptarëve, ku shqiptarët të mbledhurë rreth Shoqatës Trojet e Arbrit po e japin kontributinë e tyre pa dallime krahine,feje apo ideje.

Toma madje po jepe edhe një kontribut  të qmuarë, edhe në mbledhjen dhe përgaditjen, e dokumentacionit të Organizatave Kombtare që kanë vepruarë në Amerik, ku kohë më parë një delegacion nga Kosova i kryesuar preji prof.dr. Muhamet Shatri, qëndroji me javë të tëra në Amerik ku si frytë i këti qëndrimi, u kthye komplekt arkivi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Me Tomën  bisedojmë,me  orë të tëra në telefon rrahimë tema të ndryshme porë, ishte vetëm një temë që gjithmonë kamë pasurë dëshir që ti iki.

Dhe vetëm dy herë kemi biseduarë rrethë asaji qështje. Ishte fakti se Toma ishte rritur jetimë për nën. Shum herët i kishte vdekurë e ema një bijë e Marlekajve të Perlinës një familje atdhetare dhe e shquarë nëpër shekuji. Edhe përkundër këti fakti aji kishte pasurë qysh në rini një trajtim të veqantë pozitiv dhe përgdhelës, nga babai Nikoll Mrijaj, dhe familjarët e tjerë. Në një rastë aji kërkon leje nga dajët e ti Marlekajt e Perlinës që tju ndërtoji dy pllaka përkutimore dajës dhe lokës që njëkosisht ishin baba dhe nëna e nënës së Tomës.

E thashë kët faktë për të treguarë shpirtinë humanë dhe dashurinë për tokën e të parëve të atdhetaritë Tom Mrijaji i cili në kët vitë bën 40 vjetë në mërgim por që në shpirtë në zemër dhe në gjenë, e ka kujtiminë për tokën e të parëve. Asnjehër nuk u ndalë duke punuarë për Tokën Arbërore, nukë ësht e rastitë që edhe ne Amerik krijoji lidhje miqësie, ku edhe mashkujtë e tyre u martuanë me familje pasardhëse të atdhetarëve me famë siqë janë pasardhësit e Ded Gjon Lulit, dhe pasardhësit e Ndue Përlleshit.

Sikurse Diaspora Shqiptare të kishte edhe shumë atdhetarë shqiptarë sikurse Tom Mrijaj, jam i bindur thellësishtë se punët në atdheun tonë të dashurë do ti kishim shumë më mir.

Toma kaloji katër dekada në mërgim por për 40 vite më radhë ishte na ballë të aktiviteteve kombëtare,shkencore dhe kulturore duke u bër kështu një kronistë, i shum ngjarjeve historike duke e shënuarë historin, madje edhe duke mbetur edhe vetë në histori, si veprimtar, publicist, studiues, e humanitar.




(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora