Kulturë
Shahin Ibrahimi: Kujtoj kohën e shkuar
E marte, 20.01.2015, 08:11 PM
Shahin Ibrahimi
Kujtoj kohën e shkuar
Harroj mushka Valarenë
Se Ali Pashan e prenë,
I mjeri unë qaj me lot
Bëj të ec, por s`eci dot.
Kohë e shkuar më kujtohet
Sytë e saj me vel mbuluar,
S`mund të rrije pa gabuar.
E afrova krejt papritur
Dhe e putha nënë gushë,
Isha skllav i bukurive
Ish zjarr që s`bëhet prrush.
Ajo iku pa më thënë.
E zëmruar dhe me lot,
Kurmi i saj i larë nën hënë
Unë më i lumturi në botë
S`jemi parë që atherë
Ajo shkoi në punë të saj,
Malli i saj mbet një pranverë
Unë një dimër shkrirë në vaj.
Jo ndjenjë
Të shikova pa qëllim
Ndoshta sytë bënë mëkat,
Ti kujtove se di?ka më shtyn
Që pranë teje s`gjej rehat.
U ktheva në mëkatar
Në një moshë me këto thinja,
Sytë e tu kaq lajkata
Më bënë pas të të vija.
Ti më sheh e pa djallëzuar
E habitur di?ka shton,
S`jam për ty, jam i moshuar
Mos krijo kot iluzion.
Të shoh ty e smë mban toka
Por ?të bëj nuk kam fuqi,
Plot me thinja mum bush koka
Të fundit thinja i kam nga ty.
Mërzitja
U ula diku për një kafe
Atë dit isha i mërzitur,
Nga dritarja e lokalit pashë
Një pjsë të detit ku jam rritur.
Se ndjeva kamarjerin pranë
Ndjeva ve? zemrën që rënkonte,
Në pemë gjethet ishin zverdhur
Kjo stinë blerimin se pranonte.
Dikush kërkoi një vënd të ulej
Me dorë ja bëra pa nguruar,
Kishte një trup të raskapitur
Dhe një vështrim të shpërqëndruar.
Piva kafen jo me shije
Bisedoja pa dëshirë,
?do fjalë dilte pa vetdije
Sa dikush më tha ke pirë.
Unë pije s`kisha vënë në gojë
Por një thikë më shponte gjinë,
I thashë vehtes, mos gabojë
Dhe kërkova një aspirinë.
E tërë dita, ashtu shkoi
Kapluar nga një ?ast i ndjerë,
Ai burrë atë ?ast me hidhëroi
Dhe kafja krejt mu bë vrer.