E marte, 27.07.2021, 10:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Oralda Lahe: Kur tango flet shqip

E enjte, 15.01.2015, 09:56 PM


Kur tango flet shqip

Nga Oralda Lahe

Rastësitë janë mundësitë për njohjen e personave në fusha të ndryshme të jetës. Artistët shqiptarë, pasioni dhe dëshira e tyre për të realizuar janë të pranishme në jetën e tyre. Mes tyre gjen dhe artistë të cilët kanë një ego për të realizuar shumë aktivitete. Në tërësinë e këtyre vlerave përmendim artistët Evjord Ngjeliu dhe Mirjan Hasi, klarinetistë mjaft të përkushtuar në artin që ata përcjellin dhe me dëshirë për të bashkuar të rinjtë e Liceut Artsitik Jordan Misja. Projekti i artistëve të mirënjohur ka si qëllim kryesor shfaqjen dhe nxjerrjen në pah e talenteve të cilët janë të shumtë, njohjen e të rinjve me risitë në instrument si në teknikë interpretimi, ashtu edhe me aksesorët për instrumentin. Këta emra të spikatur në fushën e muzikës sjellin vlerat autentike dhe lidhjen me një instrument po kaq të rëndësishëm frymor si klarineta. Projekti i artistëve Ngjeliu dhe Hasi ka të bëjë fillimisht me zhvillimin e një Master Klase në datën 26 janar për klarinetistët e liceut artistik e më tej do finalizohet me koncert në datë 27 Janar, në sallën koncerteve te Liceut Artsitik Jordan Misja, Tiranë.  Ndër performancat me Klarinetë në këtë koncert do të jetë edhe nje pjesë tango, ky i fundit i njohur si kërcimi i dashurisë. Zanafilla e këtij kërcimi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Amerikën Latine një joshje e cila na intrigon dhe në ditët e sotme. Fillimisht ky kërcim ishte pjesë e lagjeve portuale të klasës puntore në Buenos Aires dhe vite më vonë u përhap  Montevideo të Uruguajit. Por shumë prej nesh duan të dinë se ku nis dhe fillon origjina e kësaj fjale. Një nga teoritë më të njohura është ajo e viteve të fundit sipas së cilës, fjala erdhi nga familja e gjuhëve Niger-Congo të Afrikës. Ndërsa një tjetër këndvështrim bën me dije se lidhet dhe me Andaluzinë. Megjithatë janë dhe shqiptarë të cilët jetojnë në Argjetinë në këtë vend të largët gjeografik. Pavarësisht largësisë dhe koordinatave të largëta gjeografike ky vend bashkon me muzikën e larmishme dhe të vlerësuar. Konkretisht, Evjord Ngjeliu ështe një nga këto artistë të realizuar artistikisht, i cili prej afro 5 vjet jeton në Buenos Aires, kryeqytetin e Argjentinës. Evjordi ka kryer studimet për muzikë në shkollën artistike "Jakov Xoxa" në Fier. Në moshën gjashtë vjeç merr mësime në instrumentin e e violinës dhe më pas në klarinetë me Prof. Albert Gero dhe në vijim me Prof. Fatos Qerimaj. Në  vitin 2003 fiton të drejtën e studimit për të vazhduar shkollën e lartë dhe specializimin në Firenze, Itali. Gjatë  periudhës së kryerjes së studimeve të  larta merr mësim nga maestrot Roberto Laneri,  Fabbio Battistelli, Carmello Mobilia. Në të njëjtën kohë ka luajtur në orkestra të ndryshme si klarinetë e parë. Ndërsa në të njëjtën kohë ka marrë pjesë në  koncerte me karakter   "muzikë  dhome".

Gjatë periudhës në të cilën ka jetuar në Itali ka punuar si pedagog në  të njëjtin konservator ku kryeu studimet e larta. Në vitin 2010 finalizon studimet e larta dhe specializimin në Itali. Më pas karriera dhe rruga e tij artistike lidhet me Buenos Aires, ku fiton konkursin në Orkestrën Akademike dhe Institutin e Teatrit "Kolon".  Në listën e profesorëve që ka marrë mësim përmendin Maestro Rolando D'ehellmes dhe Mariano Rey. Gjatë viteve 2010-2014 luan në teatrin "Kolon"; "Avenida" Roma" në teatro prestigjozë Brenda dhe jashtë  kryeqytetit, si klarinet e parë    orkestër, klarinet e dytë, bass klarinet  njëherësh si solist kryesor. Aktualisht jeton në Argjentinë  dhe angazhimi  i tij është pedagog klarinete. Në realizimin e tij si klarinetist është prania e tij në teatro të ndryshëm si solist. Ky është një prej emrave që përfaqëson kulturën, muzikën jashtë kufirit të Shqipërisë.  Ndërsa klarinetisti Mirjan Hasi, i cili është pedagog i klarinetës në Liceun Artistik  dhe në Universitetin e Arteve, përcjell eksperiencën, formimin e tij, gjithashtu të skalitur mes Universitetit të Arteve dhe Konservatorit Mbretëror të Brukselit. Projekti dhe aspirata e klarinetistëve Ngjeliu-Hasi është ndarja e kësaj ekperience edhe në shkollat artistike të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Dëshira e dy artistëve synon që me mbështetjen dhe angazhimin e Profesor Fatos Qerimaj ky projekt të realizohet dhe në Universitetin e Arteve. Arti dhe format e tij janë të larmishme kur marrin jetë dhe frymë. Ky është vetëm një hap për realizimin e ëndrrave, dëshirave të artit dhe artistëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora