Kulturë
Poezi nga Tahir Bezhani
E hene, 12.01.2015, 08:28 PM
Tahir
Bezhani
PEZËM NATE
Kur iki mërzia
Dhimbët filluan buzëqeshjet
Pezmatimi filloi të ndizet në heshtje
Gjumi mori arratinë pa gjurmë
Pastaj furtunë
Tymnajë
Pikonte në heshtje
Streha e kullës sime
Hijet lëviznin mureve
Pa figura
Vetmia më thimthonte
Sa të gjërë e ka murin kulla ime!...
Gjakove,10.01.2015
KONTRAST JETE
Një plumb i bardhë
Mbledh thërmia buke
Rrugëve të Nurnbergut
Pastaj fluturon i gëzuar
Naten e festës plot dashuri
Gugatë në përgëdhelje njeriu
Mbushë gushen e ikë
Ne çerdhën e tij
Shetit hareshëm me tufen
Buzë lumit Pegniz
E mua sa ora
Me fluturojnë mendimet
Në vendin time
Si do kalojnë jetimët festën
A kanë kore buke
A dëgjojnë muzikë
Zbrazësive te stomakut
A do jenë para ekraneve
Ne luftë me ndonjë qen
Për kore buke
Ku do jenë jetimët
E vendit tim
A i ngohë dorë e njeriut
Vrimave te shpirtit të lënduar
Acari therë dhimbshëm
Rrugëve të botës tretur
Kontrast jete
Ne pa mbarim…
24.12.2014
Nurnberg
ËDERR E PAVA VALBONEN
Ëndërr e preka me dorë boren
Në Majen e Hekurave
Për të shuar etjen,mallin
Valbonë
Tre net rresht
Pava gjith bukuritë e botës
Puthsha shpate e pisha
Mbuluar me bore,
Malli desh me plasi Valbonë,
Kaq larg teje
Shihja veten ëndërr
Duke larë sytë me ujin e këthjellët,
E me thonin:të sheron sytë,
Nuk të lotojnë
Nuk do kesh dhimbje tjetër,
Mallin ta shëron
Dëshiroja një pejsazh,
Një pikturë të shihja dhimbjen time
Të vari kujtim në telat e zemrës
Të drynoj në dhomën e shpirtit
Ku jetoj vetëm unë e malli
Unë e zjarri
Ku me djeg dashurija
Deri në amshim Valbonë
Nurnberg,
08.12.1014
SHETIJE NGACMUESE
Rrugëve të qytetit
Largë vendlindjes shetisja
Për të ushqyer dëshirat e varura
Në erën e vetmisë
Mendimet zhyteshin pshërtimave
Nuk dija kah kishin ikur gëzimet
Brenda kisha dhimbje,
Furtuna gulfaste ëndrrat
Të tjerrura kryqëzimeve të fatit…
Ecja rrugëve të qytetit t’Europës
Si memec,
Me pezëm të heshtur
Në vorbullen time
Vlonte zjarr malli
Kujtimet më ndrydhnin
Asnjë përshëndetje nuk ndija
Ndonjeher ndëgjoja fjalen “guten tag”
Askush nuk njihte gjuhen time
As dhimbjen me dënesje
As lotin,as plagët
I lodhur humba rrugën kryqëzimeve
Nuhata gjurmëve të ecjës së gjatë
Rrugëtova sërish rrugës me pluhur
Gjeta çoshen e kullës përmalluar
Putha lëmashkun e gurëve
Statujë u bëra
Në buzëqeshjen hidhëruese…
21.11.2014