| E enjte, 15.01.2015, 09:56 PM |
Kur tango flet shqip
Nga Oralda Lahe
Rastësitë
janë mundësitë për njohjen e personave në fusha të ndryshme të jetës. Artistët
shqiptarë, pasioni dhe dëshira e tyre për të realizuar janë të pranishme në
jetën e tyre. Mes tyre gjen dhe artistë të cilët kanë një ego për të realizuar
shumë aktivitete. Në tërësinë e këtyre vlerave përmendim artistët Evjord
Ngjeliu dhe Mirjan Hasi, klarinetistë mjaft të përkushtuar në artin që ata
përcjellin dhe me dëshirë për të bashkuar të rinjtë e Liceut Artsitik Jordan
Misja. Projekti i artistëve të mirënjohur ka si qëllim kryesor shfaqjen dhe
nxjerrjen në pah e talenteve të cilët janë të shumtë, njohjen e të rinjve me
risitë në instrument si në teknikë interpretimi, ashtu edhe me aksesorët për
instrumentin. Këta emra të spikatur në fushën e muzikës sjellin vlerat
autentike dhe lidhjen me një instrument po kaq të rëndësishëm frymor si
klarineta. Projekti i artistëve Ngjeliu dhe Hasi ka të bëjë fillimisht me
zhvillimin e një Master Klase në datën 26 janar për klarinetistët e liceut
artistik e më tej do finalizohet me koncert në datë 27 Janar, në sallën
koncerteve te Liceut Artsitik Jordan Misja, Tiranë. Ndër performancat me Klarinetë në këtë
koncert do të jetë edhe nje pjesë tango, ky i fundit i njohur si kërcimi i
dashurisë. Zanafilla e këtij kërcimi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me
Amerikën Latine një joshje e cila na intrigon dhe në ditët e sotme. Fillimisht
ky kërcim ishte pjesë e lagjeve portuale të klasës puntore në muzikën e larmishme
dhe të vlerësuar. Konkretisht, Evjord Ngjeliu ështe një nga këto artistë të
realizuar artistikisht, i cili prej afro 5 vjet jeton në
Gjatë
periudhës në të cilën ka jetuar në Itali ka punuar si pedagog në të njëjtin konservator ku kryeu studimet e
larta. Në vitin 2010 finalizon studimet e larta dhe specializimin në Itali. Më
pas karriera dhe rruga e tij artistike lidhet me klarinet e dytë,
bass klarinet njëherësh si solist
kryesor. Aktualisht jeton në Argjentinë
dhe angazhimi i tij është pedagog
klarinete. Në realizimin e tij si klarinetist është prania e tij në teatro të
ndryshëm si solist. Ky është një prej emrave që përfaqëson kulturën, muzikën
jashtë kufirit të Shqipërisë. Ndërsa
klarinetisti Mirjan Hasi, i cili është pedagog i klarinetës në Liceun
Artistik dhe në Universitetin e Arteve,
përcjell eksperiencën, formimin e tij, gjithashtu të skalitur mes Universitetit
të Arteve dhe Konservatorit Mbretëror të Brukselit. Projekti dhe aspirata e
klarinetistëve Ngjeliu-Hasi është ndarja e kësaj ekperience edhe në shkollat
artistike të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Dëshira e dy artistëve synon që
me mbështetjen dhe angazhimin e Profesor Fatos Qerimaj ky projekt të realizohet
dhe në Universitetin e Arteve. Arti dhe format e tij janë të larmishme kur
marrin jetë dhe frymë. Ky është vetëm një hap për realizimin e ëndrrave,
dëshirave të artit dhe artistëve.