E merkure, 28.07.2021, 04:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Të famshmet këngë homerike

E hene, 19.01.2015, 08:03 PM


DY KRITIKA nga NEBI DRAGOTI

VOLUM ME REFLEKSE JETE

E Xhevit Shtyllës.

Të ngresh krijimtarinë mbi tabanin e shëndoshë të folklorit shqiptar duke e përpunuar atë në drejtimin artistik dhe tematik e ,njëkohësisht, pa rënë në folklorizëm,dhe duke formuar individualitetin e vet poetik,është gjëja më pozitive ,që i bën vetes dhe letërsisë shqipe krijuesi.Harmonikisht,në këtë shtrat lumi,gurgullon poezia e Xhevit Shtyllës,e cila ,gjatë leximit të bën të meditosh paralelisht rreth motiveve jetësore të personazheve lirike,ku davariten dhe ndjenja  naïve të motivit erotik:”Vate vajzëria,vate,/kur më puthi djali në faqe”.”Ajo më piu buzët,si ujin në bucela/unë ia fsheha ndjenjat thellë në kaçurrela”.Fjalët në vargje dhe krahasimi renditen natyrshëm e bëhan pasqyrë e ndjenjës.Përsëritja e fjalës tek “Qesh e luaj”,jo vetëm nuk bëhet e mërzitshme,por të grish ta lexosh disa herë.Kënaqesh me ato anaforat e dendura e metaforat e goditura:”Qesh e luaj,je si drita,qesh e luaj,obobo!/Qesh e luaj,zura prita,qesh e luaj,obobo!” Kjo natyrë poezie sa është e qetë,aq është dhe e shëndetshme.Duke u thelluar në këtë individualitet të poezisë del në konkluzionin,se Xheviti është në vazhdimësinë e trditës i mbështetur në dy aspekte:në atë të krijimtarisë popullore dhe autorëve më në zë siç është Mjeda,Poradeci,Agolli,Vyshka e të tjerë të kësaj natyre të vjershëruari.Shprehem kështu se shoh në këtë krijimtari që vargu shkruhet pa sforcime,pa mbingarkesë të hermetizuar,pa hulli të panevojshme dhe nuk ka sens figuromanie gërshetuar me artifice të tepruara absurde.Është një krijimtari tërheqëse,por jo e bujshme.Është një krijimtari,herë-herë,e mbarsur me një filozofi të lexueshme e transparente dhe aspak konfuze ,e mërzitshme, e lodhshme: ”Duroje,bijë,duroje/s’është helm,por mjaltë në hoje”.Ose…”Në asnjë kohë loti s’derdhet pa shkak,/ndjenjëshumi fle i fshehur në kapak…”  Ka strofa mjeshtërisht të punuara bukur si:”Do tëeci,të vete ku të vete,-tha lumi,/Do të eci,të vete ku të vete ,-tha jeta./Do të eci,të vete ku të vete,-tha era./Do të eci,të vete ku të vete ,-tha koha”.Shumë bukur është gjetur titulli “Lëvizje”.Ja dhe pyetja që të mbetet në tru pikëpytje:”Nuk po pyes unë për mot,por ku po vete dita sot?”,i drejtohet të dashurës personazhi lirik..Të lë mbresa e të bën përshtypje krijimi “Nuk rri vetëm”:”Të mërzitur jeni për mua?!/Mos u bëni merak,/as unë nuk ju dua…”,tre vargjet e fillimit këto.Pa asnjë ngurim këtë mund ta quash edhe poemth.Të josh për ta lexuar,sepse ka një konstrukt tëpër original edhe si krijim ,edhe si varg:”Ejani po jua mbajti për vizitë/do t’u qeras me krimbat e mi parazitë”.Loja artistike me mendimet në vargje bëhet bukur,kur arrin në mbyllje:”Atje nuk rri,do dal e do lind përsëri/Unë jam njeri.Vetëm nuk rri”.Kur e përfundon së lexuari të kap një buzagaz se…(për humor) asnjë nuk dëshiron të rrijë në varr…madje,të vejë vetë atje.”Raki e keqe “ është krijim baladesk,që të kujton motivin aq të njohur “Kënga e Dhoqinës”,ardhur nga thellësi e shekujve;veçse këtu është tjetër ndarje;është ndarje me bandillin.”Kur bandilli erdhi e më pa/më dha duart dhe më la”.Pas kësaj,vjen mbyllja në mënyrë të qetë:”Mua nëna kurrë s’më flet/se më ka çupë me kimet”.Xhevit Shtylla ka për zemër rimën ab ab dhe aa bb.Këtë të fundit e lëvron me lehtësi dhe suksesshëm.Autori duhet t’i shmanget rimës foljore edhe pse e hasim rrallë.Jemi në një kohë që, a ka mundësi që vetë autori të jetë edhe redaktor?...sepse gjen në këtë volum gabime drejtshkrimore,sepse tëharrja e disa krijimeve të dobëta duhej të ishte bërë që të mos futeshin në volum.Seleksionimi i krijimtarisë është i natyrshëm dhe shumë i domosdoshëm sado talent të jesh.Volumi është i ndarë në cikle,një traditë kjo e krijuar,por,që për mendimin tim,nuk është shumë e domosdoshme.Pse?Sado të përpiqesh,nuk e bën ndarjen ciklike asnjëherë si me thikë;madje,çdo krijim i përfunduar në të gjitha drejtimet qëndron më vete.Kjo nuk ka nevojë për sqarim.Sidoqoftë kjo është e drejta e autorit dhe këtu nuk ka detyrime.Vlen për t’u shtuar,se cikli i fundit emëruar”Apostrofë” kërkon ende punë për të arritur në stadin e dëshiruar të botimit.Edhe kjo është detyrë kryesore e çdo autori.Është detyrë që artin e fjalës së shkruar ta paraqesim sa më bukur para lexuesit.E,këtë e bën autori,se fjala shqipe gurgullon mjaltë.Autorit duke i shprehur urime,i shpreh edhe kërkesën dashamirëse që të obligohet më shumë që të na japi volume poetike,pse jo,që të jenë perla…sepse ajo ,Holta e ujit kristal,lumë që herë fshihet mes grykash e majash,duhet t’i shfaqi reflekset mahnitëse që ka.Fjalën e kam për lumin Holta të Gramshit;…e kam fjalën edhe me kuptimin figurativ për autorin.

 

…SI TË FAMSHMET KËNGË HOMERIKE

MBLEDHUR NGA AEDËT SHËTITËS!...

Kritikë

…sepse “Ende kullosin qingjat”e kujtimeve) në volumet poetike:”Virgjëri e pafaj”,”Struga magjike” dhe “Vizion shkollor’ të poetit Hasan Shahinaj…sepse të merresh me poezinë duhet të jesh bari i mirë që grigjën e krijimeve plot pathos ta kullotësh rudinë më ridinë e që kopeja mos të ngatërrohet me tufat e tjera,duhet ngjyer me bojën e unit poetik.Në formë dhe në përmbajtje Hasani këtë e ka realizuar.Tjetër punë se ai është në rrugë,në ngjitje,në përsosje dhe i pakënaqur me atë që ka arritur;tjetër punë se…poezia do punë.Megjithatë ai akoma nuk e ka zënë vendin në fushën e letrave shqipe me kuptimin e plotë dhe të mirë të fjalës e të radhitet(nuk ka rëndësi i sati).Poezia e tij të ngacmon që të shprehesh kështu.Vargjet herë-herë janë tepër impulsivë edhe në rastet,kur kemi të bëjmë me vargje të bardhë (pa rimë).Ai pohon:”…s’jam Mitrushi e “s’jam Lasgushi/I tisit mbrëmësor liqenor/që të nanuris me gjuhën e bilbilit të mëllenjave”.Bukur e lëron fjalën në varg edhe pse poezia e tij është amorfe.Tek kjo lloj forme e tregon veten individual që,(për mendimin tim)duke punuar më shumë,e çon drejt një risie poezinë e vet.Kjo arrihet duke ngulmuar akoma më tepër për të kuptuar edhe më mirë kërkesat e vargut,kërkesa që duhen respektuar e plotësuar domosdoshmërisht..Për paralelizëm  të kësaj ideje,metaforikisht,rreshtoj nga “Nostalgji”:”…ah,isha tepër,tepër i vogël/për dommethënien e fustanit të bardhë…” Diapazoni tematik,fokusimi hapsinor e kohor i motiveve të tij është i gjërë.Të bën përshtypje,krejt natyrshëm,pa sforcim dhe artifice,tepër i kulturuar merret me vargun:”…kundërmojnë parfum/dy shëtitoret nga bliri/rrotull kotelet-fshatra me aromë tërfili”.Ai fut të thjeshtën në artin poetik të fjalës.”E thjeshta,e përditshmja,e bukura,fisnikja ta bën me dorë në volumin e tij.Poeti këtë vështirësi e ka kaluar,por s’mjafton kaq,se duhet punë edhe në drejtimin artistik të vargut.Ai vlerëson me poezitë e veta Dritëro e Kadare,poetë francezë,rusë,gjermanë etj.Shkruan për autorë të vjetër e të rinj,sepse e lexon,e studion poezinë.Në vargjet etij zënë vend emra poetësh me fame botërore:Majakovsk,Esenin,Hygo,Bajron,Petef, Pushkin,Vapcarov,Aragon,Lermontov e Lork.Edhe kjo të bafason,sepse është bagazh kulture,ushqim i grumbulluar në ndërgjegjen e tij.Të tre volumet i ngjajnë një lumi malor me rrjedhje të natyrshme dhe janë në një linjë përshkuar me të njëjtë ngarkesë emocionale.Ka shumë emra vendesh brenda dhe jashtë kufijëve,që njhen për histori,që e kanë ngacmuar gjatë proçesit të krijimit,ku autori ia ka dalë mbarë duke i shtjelluar në krijimtari.Ka motive nga jeta e vet,por duhet të ketë parasysh se “dhjesht  unë në vargje” nuk duhet ngatërruar me “unin poetik”,që ka patjetër karakterin e përgjithësimit artistik,që është në unison me problemet sociale.Kjo çështje për poezinë duhet sqaruar.Çdo poeti i rastis t’i bëhen ngacmime në jetën e tij private,por,këtu,metoda e seleksionimeve në shtjellim të kësaj tematike duhet bërë patjetër.Po nuk u mbajt ky qëndrim i këtij konteksti ,që shpreh,poezia ngushton optikën;bëhet miope,dhe pse jo,humbet misionin dhe ligjësinë që ka.Kjo është në etikën e poezisë së vërtetë,është lajtmotivi i penës që shkruan.Poezia ka ecur edhe në këtë tranzicion,sepse është çliruar dhe merr frymë lirisht,por kjo s’do të thotë që të shkruajmë dhe mos të dimë se çfarë shkruajmë.Vlen konstatimi,që autori duhet të eleminojë stilin gazetaresk,kur proçedon me vjershën.Krijimi nuk është koment i vetvetes.Edhe fjala ,kur kumenton fjalën në varg,e dobëson vlerën e tij.Është si puna e prozës me fjali të gjatë që bëhet e mërzitshme dhe në lexim.Pikësimi ka rëndësinë e vet dhe do kujdes dhe vëmendje.Dobësi e tillë duket tek “Frymëzim lasgushian”|që pas 13 vargjesh dhe “Çast migjenian “pas 22 vargjesh të vesh një pike(?!).Redaktorët e të tre volumeve duhet t’i kishin pasur këto kërkesa ndaj autorit.Redaktorët dhe kritikët duhet të jenë objektiv dhe të mos harrojnë poezinë,me shprehje domethënëse të poetit Hasan,kur  citon në vjershën titulluar “Poeti”:”Të jesh poet/puno si Geteja/me “Faustin” 60 vjet”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora