Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Poezi nga Paul Kersten
E diele, 11.01.2015, 05:50 PM
Paul
Kersten u lind më 1943 në Holcminden. Prej vitit 1963-1970 studioi Shkencat e
letërsisë dhe linguistikën. Gjatë viteve 1970-1972 e ka ligjëruar Letërsinë e
re gjermane në Universitetin e Hamburgut.
Nga viti
1973 punoi si redaktor përgjegjës në repartin kryesor për kulturë dhe shkencë
në radio. Një kohë ka jetuar në
LOJA
Djallin e kemi lënë
të vallëzojë në shishe
Ne i shkelim një mijë aerostate
Loja laradashë godet
dhe shkon përpara gëzimit
(kur kam qeshur unë
për të fundit herë?)
KËNGË
Në vendin mjegullor jetojnë yjet
Në vendin mjegullor luajnë engjëjt
Topi është një yll
Topi im është një shigjetë
To pi im i mbërrin flatrat e engjëjve
Kërce në mjegulla
Topi im
KËNGË
Ruaju
fëmijë
ruaju
nata është një pus
nata është një varr
helm ka në pus
helm ka në varr
Ruaju
Fëmijë
Ruaju
KËNGA E MBRËMJES
Do të bjerrë errësira mbi ujë
do të bjerrë errësira mbi mal
Në ëndërr
një gjarpër
ruan thesarin
Në kopshtin e hënës
bie borë
nga divi i përgjumur
lulja është e druajtur
lulja do qetësi
BUZË GJUMIT
Buzë gjumit
ku varrosen zërat
janë kthinat e një mijë vjetorit
Nata thyen degët e veta
me zemrat e të vdekurve
Duart tua
Sa të lehta sa të ftohta
sikur uji në ëndërr
Në verë
bie borë
e zezë nga qielli
Tymi tërhiqet mbi rrugë
në varreza
Tani ne duhet
gjak qiriu të pimë
dhe të jemi në mbrojtje
nga të shtënat e zverkut
Sa shumë plagë
në ajër
NË MBRËMJE
Kur ne me shqiponjën
zbresim në
Ose me anije kusarësh
ngjitemi në Hënë
dhe kur ne duhet ngandonjëherë
rreth gjumit shpejt të tundohemi
menjëherë na shkon mendja
p, sh.
Si do të ishte e mundshme që vrullshëm
të zbrisnim me litar nga dielli
ose ta kemi gjuajtur spirancën
nga anija e piratëve
përmbi yje
dhe mbi horizont
që ajo ndokund
në largësi
të kapet fortë
ndoshta në një kruspull
në malin e pa prekur të Tarzanit
PËRRALLA NË KOKË
Një vend
një hapësirë
një shpellë
në diçka të ngjashme
mund të mendoni
kur unë ju them juve: “në’’ përrallë.
Pasi më shumë se njëherë
ajo ka pyetur:
a mund njeriu të hyjë
brenda në përrallë
sikur që hyjmë në kinema
ose në supermarket?
Dhe vërtet aty
të gjithë janë brenda:
mbreti i bretkosave
princi me mure të argjendta
dhe shkurtabiqi që pengon
mollën e helmuar
në gojë të Borbardhës.
A nuk mundet
ndonjëherë me aeroplan
ose me raketë
të fluturohet brenda
te vitorja vigane
te dinozaurët
kuçedrat
dhe princeshat
Si mund të hyjë njeriu
brenda në përrallë
të themi me anie
me automobilin e zjarrfikësve
me anijet kozmike?
Përralla:
një vend i largët
me siguri ajo ekziston diku
Unë them:
Përrallat, ato ende ekzistojnë
në kokat tona
a më kupton ti?
Të gjitha ngjarjet e mrekullueshme,
Aventurat e Pinokios
Dhe heroizmat dhe miqësitë e marinarëve
që ne i kujtomë
këtu me këtë kokë lartë,
them unë
ia memorojë vetes këtu në ballë.
Këtu u shikon njeriu juve
se si përralla nuk do
t’u hyjë në kokë,
juve vende magjike
juve ëndrra
juve shpella
Gjepura, thotë ajo
ti donë mua të më bësh të marrë
një përrallë në kokë
kjo është një pallavra
Dhe unë jam i gëzuar
që ju “përrallën’’ tuaj
e mbroni
meqenëse
këtë ajo e dinë:
për çdo natë e marr me vete
në aventura të reja
në vendin e përrallave
NJË FOTOGRAFI
Më dhuron mua
një lidhje me murin mbi shtrat
kositësi
mendoj unë
ka kërcyer lart në mjegulla
helikopterët e çmendur
pak para rrëzimit
fluturat janë
sqarimi im
dhe natën
kur ti flenë
ato bëhen të gjalla
dhe fluturojnë te ti
rreth tullacit
dhe mjekrës
DITË ME DIELL
Ne ngjyrosim
qiellin
me lule
ME KOKËN E VERDHË
Me kokën e verdhë
dhe me sqepin e kuq
qëndron përjashta në borë
Kur të shkrihej bora
thotë ajo
atëherë
mund përsëri të notojë
Përktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu