E diele, 28.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Editorial

Oralda Lahe: Ne dhe teknologjia

E hene, 05.01.2015, 09:20 PM


Ne dhe teknologjia

Nga Oralda Lahe

Jeta dhe koha moderne na ka përpirë në vorbullën dhe labirintin e virtuales. Në pjesën më të madhe të aspekteve tona jetësore rendim të bëjmë fotot, “selfiet”  të cilat postohen me shpejtësinë e erës. Statuset në rrjetin social të facebook-ut janë të shumta gati një sfidë konkuruese e cila kërkon pëlqimet (liket) e shumta. Profilet të cilat janë më shumë se dy, tre apo një çështje ende e pazgjidhur për privatësinë personale. Teknologjia po ecën me ritme të çmendura, marramendëse të shfrenuara saqë nuk ka të ndalur. Sigurisht që të qënit pjesë e një sfide të tillë kërkon njohje dhe më tepër mundësi për të përfituar prej tyre, telefona të shtrenjtë, kompjuter të firmave të njohura. Atë që kërkojmë të gjithë i përafron një vaniteti, një rrethi vicioz i cili na ka përfshirë të gjithëve. Çdo gjë pa ndjenjë e shpirt pavarësisht shpjetësisë së komunikimit dhe pozitivitetin në komunikimin mes njëri-tjetrit në kohë reale. Nuk mund të mohojnë atë çfarë na sjell inteneti informacion në të gjitha drejtimet dhe fushat e jetës. Shkencë, letërsi , gjeografi, histori dhe shumë më tepër se këto profile. Por librin diturinë, emocionin, prekjen e letrës nuk mund të zëvendësohet nga bota e internetit. Varësia nga kjo e fundit është e pranishme në të përditshmen klikime të shpeshta në rrjetet sociale ku jemi të antarësuar facebook, twitter dhe shumë tjetër është një “sëmundje” e kohëve moderne. Urimet për festa apo ditëlindje, dëshirat tona nuk kanë më ndjenjë tani ku dhe shprehja e dashurisë është e shpejtë në rrjetet sociale. Luksi i të qënit njerëzor, shpirtëror duket se ka dalë mode dhe absolutisht nuk kërkon të jesh ndryshe. Tashmë po harrojmë të jemi emocionalë në kufijtë e së pranueshmes. Të lexuarit është zbehur dhe kjo për jetën tonë nuk ka kohë. Një kohë pa kohë, ecjejake në kërkim të identitetit, limitet e kohës konkurojnë me vetë realen. Virtualja, të flasësh,të shkruash është pjesë e një bote që po përhapet si një virus që nuk ndalet. Në internet mund të përfitojmë çfarë duam, të informohemi, të shpenzojmë më pak të ardhura pasi është më i lirë. Por koha që kalojmë është vrasëse dhe nuk mund të kthehet pas. Në këtë botë joreale, virtuale e cila po merr famë nga dita në ditë janë fëmijët, adoleshentët, të rinjtë. Konkretisht dy të parët lehtësisht mund të klikojnë në faqe të cilat janë të ndaluara për moshën e tyre. Fatkeqësisht  kjo ndodh shpesh në qendra interneti të parë me sy të lirë. Ndoshta kjo gjë mund të ndodhë dhe në shtëpi apo kudo ka një mundësi të lehtë interneti. Jemi të varur nga interneti sado që të përpiqemi të kemi një masë të autokontrollit shpesh nuk jemi të suksesshëm. Virtualja është pjesë e pashmangshme e kohës moderne në të cilën ne jetojmë. Megjithatë, masa duhet të jetë mundësia ku realiteti i saj që jetojmë kërkon një sfidë dhe përgatitje. Të gjitha të mbledhura në një llogaritje arrin në përfundimin se koha në të cilën jetojmë është e shtrenjtë. Ndoshta jemi në kërkim të një bote perfekte dhe në këtë perfeksion lëndojmë veten. Të vetmuar, luks i pakuptimtë, mendjemadhësi apo rreth vicioz.  Ç’të jenë vallë?!  Perceptime që nuk ka kohë të reflektosh vetëm të veprosh. Interneti bota që nuk i shmangemi dot fatmirësisht apo fatkeqësisht lundrojmë në labirintet e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora