E hene, 29.04.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Shoqëria shqiptare në krizë morale

E merkure, 31.12.2014, 05:55 PM


Shoqëria shqiptare sot ndodhet në një krizë të thellë morale, të vlerave njerëzore, të mungesës së dhimbshme e gati të plotë të respektit për dinjitetin, integritetin dhe vetë jetës së qënies - Njeri

Nga Valon Kurtishi

Anomia e tejzgjatur në shoqërinë shqiptare shkaktuar nga rënia e sistemit komunist dhe tranzicioni i pafundëm social politik që asesi të marrë fund, janë duke e dehumanizuar dhe shpërfytyruar njeriun shqiptar deri në përmasat e panjohësisë, çmendurisë e egërsisë kafshërore.

Pa mos përmendur ekzekutimet e katërfishta të tipit Xhuvani, të bregut të Vlorës, vrasjet e shumta në atentate me tritol në Shkodër, Vlorë, Tiranë, eliminime të bujshme të elitës si ato të Artan Santos në zemër të Tiranës, rasti i vrasësit të dhjetëfishtë profesionist Sinanaj, rasti Bare, Haklaj, fenomenin e tmershëm të gjakmarjes në ca zona të vendit, dhe krimet e tjera të panumërta përgjatë këtyre dy dekadave të demokracisë së brishtë në vend, vetëm sot lista e zezë e shoqërisë sonë të dashur shqiptare duket kështu:

Një shqiptar i vrarë nga atentati me telekomandë në Athinë po nga shqiptarë të tjerë

Një 24 vjeçar nga Fushë Arrëzi i Pukës i plagosur me armë zjarri që në këto momente lufton me vdekjen në spital

Një djalë i ri i vrarë sot në Burrel i sapokthyer e i përmalluar për familjen nga emigracioni i gjatë

Një grua e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër

Një djalë i ri i plagosur me thikë nga e ëma

Një person me gishta të prerë në fabrikën ku punonte në Librazhd

Ne Korçë sot u gjet i pajetë trupi i një të moshuari ngrirë nga i ftohti

Tani, para rreth 1 ore, më 20 e 30, ndodhi tragjedia me e fundit ku nga përplasja e dy makinave në Tiranë ka humbur jetën një i mitur 9 vjeçar kurse nëna dhe vajza janë në gjendje të rëndë në repartin e Traumës, si dhe dhjetëra raste të tjera më pak të rezikshme por jo më pak të dhimbshme se këto tjerët.

Si shqiptarë etnikë që jemi, si qenie njerëzore, na lotojnë sytë, na digjet zëmra, mbetemi pa gojë e ngurtësohemi nga dhimbja e madhe kur dëgjojmë, shohim apo lexojmë lajme të këtilla, mortje më të zeza se vetë djalli.

Njeriu shqiptar duhet të socializohet, humanizohet dhe kulturizohet sa më parë. Njeriu shqiptar nuk mund të jetë me automatizëm, në vijë inherente, biologjikisht dhe 'perse' i brumosur me një destruktivitet të këtillë abnormal e vetëshkatërrues. Kushtet dhe rrethanat e vështira socioekonomike dhe varfëria kulturore bëjnë që njeriu ynë i mirë të degradojë në këto nivele të dhunshme gati non/sub humane.

Qeveria shqiptare në koordinim të plotë me elitën intelektuale duhet të përpilojë urgjentisht një strategji shumëdimensionale, ndërsektoriale, kulturizuese dhe humanizuese për të parandaluar, eliminuar apo edhe reduktuar në maksimumin e mundshëm këtë kaos vetëvrasës kombëtar. Media duhet të luajë këtu rolin e saj thelbësor. Njeriu shqiptar duhet të rikthehet tek traditat e tij të lashta autoktone e origjinale të fisnikërisë, zemërgjerësisë, ndihmës, faljes, paqes, vëllazërimit e demokracisë antike popullore.

MJAFT MË Vëllezër e motra të dashur

MOS vrisni dhe MOS dhunoni njëri tjetrin

MJAFT se nuk durohet më

NDAL



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora