E diele, 12.05.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Editorial

Leon Duhanaj: Eksodi me shpresën e vrarë

E marte, 23.12.2014, 10:40 PM


Eksodi me shpresën e vrarë

Nga Leon Duhanaj

Shqiptarët ky popull i lashte, robërinë e ka provuar shekuj me radhe. Provuam si komb, sundime e poshtërime nga me te egrat dhe nga me barbaret të cilat njeh historia. Dhunë  të shfrenuar, masakra, djegie , persekutime, deportime me dhunë nga trojet, si rezultat i marrëveshjeve tashme të njohura ndërmjet armiqve të kombit për spastrimin e trojeve nga shqiptarët,  me qellim asimilimin dhe zhdukjen totale.

Të gjitha këto e shumë ngjarje të tmerrshme,  të ndodhura shekuj me radhë nuk arritën t’i vrasin shpresën  këtij  populli martir. Shpresën të cilën, sot po e vrasim të ashtuquajturit udhëheqës të zgjedhur të këtij vendi.

A ka me keq se kur një popull i dorëzohet fatit të tij, duke thëne se tash me nuk ka shpresë. Shpresa  e cila i kishte mbajtur gjallë, se një ditë  do ta kemi lirinë dhe do ta qeverisim veten , u vra dhe po vritet çdo dit,  pikërisht nga kjo politikë  dhe kjo qeverisje, e cila e ka harruar misionin e pritur, duke e shndërruar vendin në arenë  plaçkitjesh, për interesa të klaneve të ngushta  mafioze.

Njerëzit tashme e kanë kuptuar se ky vend nuk jep shpresa për mbijetesë dhe kanë filluar të gjejnë mënyra të emigrimit. Emigrim tashmë i pashpresë, sepse nëse në një kohë kishte shpresë se një ditë do të ktheheshin në trojet e tyre , të çliruara, dhe të marrin fatin e vet në dorë, Kjo shpresë fatkeqësisht tashmë po vdes.

Kosova ka një vit që është në garë politike para dhe paszgjedhore. Qeverisja e vendit tashme ka harruar se për këtë vend është me rëndësi mirëqenia e qytetarëve të tij, por politika e ngulfatur nga klika e ngushtë oligarkike, nuk arrinë dot të shoh se çfarë ndodh vërtet në masat e gjera. Ata nuk janë në gjendje të shohin mjerimin të cilin i sollën këtij vendi, madje nuk ngurrojnë edhe të mburren me dëmet të cilat i sollën.

Qeveria e ashtuquajtur në ikje përgjatë bllokadës gjashtëmujore,  nuk ngurroj të marrë vendime qindra milionëshe si ne dhënien e tenderëve, ashtu edhe në privatizimin e pronës publike. Por kur është fjala për mirëqenien e qytetarëve ata gjeten arsye me i zvarrite shumë vendime të cilat shkojnë drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve siç  janë: Subvencionet e pritura nga bujqit, paratë e privatizimit të cilat vite me radhë nuk ekzekutohen, ndihmat sociale të cilat u shkurtuan në mënyre që të rriten rrogat klienteliste të cilat shërbejnë për vota, etj, etj...

Formimi i qeverisë pas gjashtë muajsh bllokadë  që nga zgjedhjet nacionale.  Një qeveri e cila la të pakënaqur e të zhgënjyer mbështetës te të gjitha subjekteve politike në vend. Blloku i ashtuquajtur i shpresës, u shpërbë . Politika e tregoj edhe njëherë qëllimin parësor të cilin ka treguar tash 15 vite.  Edhe ato pak shpresa që ishin për një qeverisje ndryshe, u shuan përfundimisht. Tanimë karvani i ikjes po intensifikohet gjithandej nëpër qytetet e Kosovës.

Qytetarët nuk besojnë me në një ardhmëri për ta e për familjet e tyre, po e lënë Kosovën edhe përkundër faktit se askush nuk i pranon, ata janë të gatshëm të marrin rrugën e panjohur dhe mjaftë të rrezikshme, nëpër kampe te ndryshme të Europës, me shpresën për një të ardhme me të mirë.

Në një shtet normal, në një rast të tillë, kur qytetarët braktisin vendin, si shenjë mosbesimi ndaj politikës dhe institucioneve, do të kishte qenë argument i mjaftueshëm për dorëheqjen e qeverisë, mirëpo në shtetet normale ka edhe moral politik, i cili në Kosovë nuk ekziston.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora