Editorial
Artan Tahiri: Lëvizja studentore dhe greva e urisë ‘90
E premte, 19.12.2014, 08:18 PM
LEVIZJA
STUDENTORE DHE GREVA E URISË E DHJETORIT ‘90
Eskluzive nga Artan Kolë Tahiri
Situata politike ne Shqiperi ne prag te Levizjes Studentore te viteve ’90.
Atmosfera anti-komuniste e viteve ’90, te fundshekullit XX-te, deshtimet katastrofike te regjimit komunist ne te gjitha fushat e jetes, degradimi i shkolles, grahmat e fundit te sistemit komunist, qe i permbahej parulles se shpallur nga Ramiz Alija, se “ Edhe bar do te hame, po parimet nuk i shkelim” dhe varferia e tejskajshme kishin akumuluar ne masat popullore mllef, zemrim dhe urrejtje te thelle. Asfiksia e plote ekonomike kishte pllakosur vendin, po askush nuk guxonte te ngrinte zerin.
Diktaturat komuniste te Lindjes komuniste po binin, njera pas tjetres, si gjethet e vjeshtes. Ngjarjet ne Rumanin e Causheskut jepnin sinjale ugurzeza per diktaturat dhe diktatoret.
Ne keto kushte pritej vetem ”shkendija” te cilen e dhane, ne kohen dhe vendin e duhur stu-dentet, te gatshem per sakrifica e vetmohim. Jashte ketyre rrethanave kjo “flake revolte” do te shuhej lehtesisht nga diktatura komuniste.
Sudentet e Universitetit “Enver Hoxha” te Tiranes, si nje trup i vetem ngrihen kunder re-gjimit komunist ne Shqiperi. Ditet e stuhishme te dhjetorit-(8, 9, 10, 11, 12 etj.), Greva e Uri-se se studenteve, vazhdimi i protestave, me rruge e mjete demokratike, me parullat ne ball: “Liri-Demokraci”, “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, “Nuk e duam si ne Kosove!” “Po-shte Dinastia”, etj., nga te cilat gjemonin, ditenate, papushim sheshet dhe rruget e qytetit “Studenti” te Tiranes e kishin elektrizuar atmosferen e kryeqytetit dhe te krejt Shqiperise. Keto zhvillime te vrullshme kryheshin me metoda e mjete paqesore, demokratike. Jehona e tyre ngriten peshe zemrat shqiptare. Shpirti liridashes dhe gatishmeria e studenteve per vetmohim, ne emer te idealeve te larta shenuan arritje historike.
Mbresa nga ditet e stuhishme te Levizjes Studentore, te ’90-s
“Ne ate vit historik per demokracine shqiptare kam qene, student i vitit IV-te te inxhini-erise elektrike te Universitetit Politeknik te Tiranes.Tani qe kane kaluar kaq vite, ne emigracion kujtoj me krenari dhe dhimbje :
Ne Tirane, ne rrethe te vogla, prej kohesh “flitej” shume(thashetheme me karakter politik). Sidomos, nga vitet ’90 pat filluar me fort pakenaqesia. Me kujtohet, ishim ne semestrin e pare te vitit te katert(inxhinieri elektrike). Kane qene disa studente tek artet te cilet paten thirre He-kuran Isain(Ministri i brendshem) per te sqaruar disa gjera! Edhe tek ne (Inxhinierite) paten ftuar Adil Carcanin, kryeminister, megjithse kishte premtuar, se do te vinet, takimi nuk u be
Flitej per pakenaqesi, kunder komunizmit, per ceshtje polike, per ndryshimet ne Lindje, sodomos ne Rumani. Mbaj mend, se pas ngjarjeve te ambasadave morem vesh, se i kishin porositur profesoret: “Mos u acaroni shume me studentet, se po na u ngriten edhe keta, hajde e merru vesh pastaj. Ambasadat i sqaruam disi, se ishin: alabake, te papune, njerez te degjeneruar, te rruges, te prekur etj. etj. po studentet si do t’i justifikojme?!”
Hekuran Isait, tek artet, studentet i kishin drejtuar pyetje te ndryshme per ceshtje politike, si-tuaten nderkombetare, po jo edhe shume, sepse ishte ende me zarar. Midis nesh bisedohej per kopjet, miqesite, nderhyrjet, per gjerat teorike te panevojeshme qe mesoheshin, per diplomat e vitit te fundit etj. Profesoret, me te cilet bisedonim dicka, hidhnin ndonje kunje, sipas rastit, disa nuk reagonin, ndersa kishte nga ata qe te “nxirrnin syte” per nje llaf te vogel. Mbaj mend, se, nje pedagog me ka nxjerre nga mesimi per dicka fare te thjeshte, qe thashe, nga vendi.
Ngjarjet kryesore kane filluar diten e shtune me 8 dhjetor. Studenteve ne konvikte, kishte disa kohe qe u iknin dritat, shpesh ata, bertisnin, shanin, hidhnin llafe edhe me zarar(d.m.th., politike). Naten e 8 dhjetorit u iken dritat, sic thonin, e kane shkaterruar vete konviktoret tra-nsformatorin. Kishte rene (derdhur) pak vaj dhe studentet i hodhen carcafin ne flake. Kjo ka ndodhur tek godina e inxhinierise. Pas kesaj shpertheu transformatori, atehere kane dale kon-viktoret dhe kane filluar te marreshonin permes godinave: shanin, therrisnin shoket, “hajdeni me ne, te protestojme” etj.
Ky revoltim rinor ishte krejt spontan, pa ndonje qellim te vecante.Te revoltuarit bertisnin, pro-testonin. Nderkohe, nje grup studentesh, jo shume, kane zbrite poshte, diku atje tek Liceu Ar-tistik. Pak me siper, ata i ka bllokuar policia. Policia i ka kercenuar: “Cfare doni?” “Ku shko-ni?” “Kthehuni mbrapshte!” etj. Protestuesit jane pergjigjur, se duan takim me Ramiz Aline! Diskutime te ndezura te studenteve me uniformat blu. Kane ardhur edhe studente nga artet, sepse ishte nje pervjetor i Bitellsave. Me protestuesit ka qene edhe Azem Hajdari, student i Fakultetit Juridik nga Tropoja.
Se fundi, policet u kane thene studenteve te nxirrnin nje perfaqesi. Sudentet protestues kane caktuar nja 10 shoke, te cilet gjendeshin ne rreshtin e pare. Policia e sigurimsit i kan cuar ata tek godina e Korpusit Kryesor te Universitetit. Aty ishin mbledhur police, sigurimsa etj. Ne fillim ju ka shkuar, me duket Xhelil Gjoni, dore e fort e partise ne ato vite, por nuk e kane pr-anuar.
Ne oren 12 te nates ka shkuar vete, Ramiz Alija. I ka pyet, se cfare donin? Po, ata flisnin ne pergjithesi, per provimet, buken, dritat etj. kerkesa te karakterit te thjeshte ekonomik. Ramizit, ne fakt nuk i kane shprehur ndonje gje serioze. Atehere, ai u ka thene protestuesve shkoni e pergatituni, cfare kerkesash keni dhe do te takohemi, ne keto 2-3 dite. Ky grup i perfaqesise u kishin thene shokeve te tyre, te cilet prisnin, se po qe se, nuk ktheheshin per 1-2 ore, d.m.th., na kane arrestuar.
Kete perfaqesi te studenteve policia e ka kthyer tek shoket protestues. Kur, ata u kthyen pro-testuesit, te pakenaqur nga perfundim i takimi kane tentuar te cajne kordonet e policise, te ma-rreshonin perpara. Sic na tregonin, me vone ata, policet kane nderhy egersisht duke i goditur, me shkopinjet e gomes duarve e kembeve, trupit e ku mundnin., i shynin e perplasnin per toke, bertisnin, shanin, godisnin me shqelma etj. Midis tyre kishte edhe shume vajza.
Pas kesaj kasaphane te vertete studentet jane shperndare ne drejtim te qytetit te tyre, ku ndiheshin me te sigurt. Policia nuk ka marre gximin te vershonte ne qytetin e studentve. Kjo ngjarje ka ndodhur naten e dates 8 dhjetor.
Me vone, eshte shpjeguar, se ‘incidenti” qe ka ndodhur ka qene provokim i policise se gjoja studentet i paskane rrembyer pistoleten nje oficeri te forvave blu.
Te nesermen, diten e dielle, ne shkuam ne fakultet, na kishin thene, se do te zevendsonim nje dite mesimi qe na kishin dhene per festat e nentorit. Vajtem ne klasa, po grupi yne, nje pjese nuk kishim mesim. Shkuam ne fakultet po nuk gjetem njeri. Na treguan se cfare kishte ndo-dhur naten e me pareshme. Studentet konviktor nuk kishin ardhur ne fakultet? Atehere, ne ti-ranesit shkuam ne qytetin “Studenti”. Atje i gjetem shoket para mences, ishin mbledhur nje pjese studentesh. Qene bere disa kerkesa ekonomike, te cilat i firmosem edhe ne sepse ishim dakord. Zienin diskutimet midis studenteve.Gjendja ishte mjaft e acaruar per shkak te trajtimit barbar qe u ishte bere studenteve nga policia ate nate.
Ne kete situate, dikush shprehu mendimin qe te shkonim, keshtu, sic ishim e te protestonim ne qender. U nisem. Kemi qene nje grup prej disa qindra, por pa e kaluar njemishin.. Zbritem nga qyteti i studentit duke u thirrur te tjereve qe te bashkoheshin me ne, por fare pak erdhen. Ata rrinin neper dritare e na veshtronin. U nisem rreuges se Elbasanit ku po kalonin njerez te ndr-yshem, makina etj. Ata habiteshin, nuk kuptonin se cfare po ndodhte keshtu?! Kur kaluam tek ambasadat italiane e franceze ata na hapen dyert, por nuk eshte futur asnje studente, apo njeri tjeter. Kemi vazhduar rrugen dhe na kane bllokuar tek Liceu Artistik. Policia na bllokoi edhe nga mbrapa. Qendruar aty dhe kemi nisur te hedhim parulla si: “Poshte burokratet!”, “E duam Shqiperine si Europa!” Nderkohe, kane mbrriturar Lisien Bashkurti, sekretar i K.Q. te Rinise dhe Skender Gjinushi, minister i arsimit dhe kultures. Ata tentuan te flisnin, por nuk i kemi lene.
Aty nga ora 1 e ca, ne stadium, aty prane do te luhej nje ndeshje futbolli, pritej qe te versho-nin tifozat, te cilet, me gjase do te bashkoheshin me ne. Prandaj, policia e shpejtoi aksioni ku-nder nesh. Sulmi agresiv i uniformave blu dhe civileve te sigurimit ka qene nga me bruta-let, barbar, i pameshireshem. Ne studentet demonstrues, te papegatitur, te pa mbrojtur, na ka-ne ndeshkuar rende, sidomos ata te kreut e kane pesuar keq: ne fillim civilet e forcat special dhe pas tyre policet qellonin studentet me shkopinjet e gomes, godisnin me grushta e shqelma, rrihnin, shtynin, perplasnin e rrezonin per toke cilindo, duke kaluar edhe mbi trupat e studen-teve te plagosur e pergjakur. Police te tjere rrembenin egersisht e rrasnin me force studente e studente ne makinat e tyre. Nje numer i konsiderueshem studentesh te plagosur, midis tyre edhe vajza u shtruan ne spital etj.
Perballja ka qene beteje e vertete, midis forcave speciale e policise te pajisura me mjetet mo-derne bashkekohore dhe nesh, studenteve qe demonstronin ne menyre paqesore, krejt demo-kratike. Skafandrat e uniformave blu ketu i kemi pare per here te pare. Gjate kesaj kohe, sigu-rimsit filmonin nga dritaret e Liceut Artistik “Jordan Misja.”
Ne kete situate dramatike ne kemi ikur neper fushen prane ambasades italiane, shkuam e u fu-tem neper shtepite e lagjes, pjesa me e madhe e te cilave kishin hapur dyert per ne. Por, pati edhe nga ata qe nuk i hapen. Me kujtohet se, me disa shoke u futem ne nje shtepi. Aty nuk ndejtem shume, dolem e qendruam ne koridor, sepse pame qe policia u ndal midis pallateve e nuk u fut neper shtepia. Policet, mbas pak kohe u larguan dhe ne ikem prej andej, te pakten une ika nga ajo banese dhe u largova per ne shtepi. Konviktoret shkuan ne qytetin “Studenti.” Pati edhe Tiranas qe shkuan tek konviktet.
Ndersa, une, me shokun tim Tritan Myftiu, me te cilin banonim ne nje lagje u kthyem e qe-ndruam ne shtepite tona. Natyrisht, qe prinderve u treguam per ate qe kishte ndodhur me ne. Kjo edhe, nga qe ishim grisur dhe bere tere balte nga rrobat e kepucet. Me kujtohet, se erdhi tek ne Tritani dhe prisnim qe te na arrestonin.Tritan tha, se me shume se burg s’kane se cfare na bejne.Rrinim ne tension e prisnim ne dritare, prisnim se mos ktheheshin makinat tek ne.Po-r, nuk erdhi askush. Babai telefonoi dhe shkoi ne fakultetin Histori-Filologji ku ishte pedagog.
Me vone eshte shpjeguar se “ Incidentit” qe ka ndodhur ka qene provokim i policise se gjoja studentet i pakan rrembyer pistoleten nje oficei.
Ne kujtim te kesaj ngjarjeje, vite me vone publicisti Mujo Bucpapa ka shkruar: “Aty rreth-ores 13.oo me qene, se nuk po vinte asnje pergjigje e sakte rreth kerkesave te tyre, studentet kane filluar te humbnin durimin. Ata po provokoheshin haptazi edhe nga njerezit e sigurimit. Studentet te irrituar kane tentuar te canin gardhin e policeve qe kishin perpara. Ky ka qene edhe momenti i perplasjes se vertete. Nepermjet nje radioje eshte degjuar urdheri “Qelloni!” dhe ashtu ka ndodhur.
Te paret kane qelluar civilet e sigurimit me shkopinje gome, pastaj policet me uniforme dhe forcat speciale. Ka filluar nje masaker e vertete. Ne ate kohe jane pare vetem trupa qe binin per toke, shkopinje qe tundeshin ne ajer dhe sharje, qe vinin nga policet. Gjithecka ka ndodhur ne pak minuta.
Pas kesaj dhune te papare turma eshte shperndare, per t’u grupuar ne qytetin “Studenti”. Sic dihet ne kete beteje me policine jane plagosur shume studente perfshire edhe vajza. !7 stu-dente u arrestuan, sic thane studentet ne rrajon te policise ishin rrahur, keqtrajtuar dhe fyer.”
(Gazeta RD, “Heronjet vriten, fallsifikohet historia”, e merkure 28 tetor. 1998. Speciale, f.7.)
Te nesermen, ne mengjes shkuam perseri ne qytetin “Studenti.” U mblodhem tek sheshi. Tani ishim shume me teper se me pare. Gjendja e jone ishte mjaft e acaruar per trajtimin barbar qe na pat bere policia nje nate me pare. Aty nisem te organizoheshim. Filluan me ardhe studente edhe nga fakultete te tjera. U krujua edhe tribuna. Nisen te vinin edhe pedagog, te cilet flisnin nga tribuna, si, p.sh., Arben Imami, Gramos Pashko, Arben Demeti etj. Saliu, kur erdhi, ne fi-llim tha shkoni ne mesim. Ne cdo rast, kur pedagoget kerkonin qe te shkonim ne mesim nder-priteshin me britma e fishkellima nga studentet.
Ne nje nga ato netet e stuhishme ku gjemonte revolta e studenteve filloi shi i madh dhe ata qe ngelem aty, afro 100-200 vete, u futem ne mencen kryesore tek sheshi. Kam qene me Dri-tan Myftiun e shoke te tjere. Aty, me kujtohet mire, se ka hypur, mbi nje tryeze Arben Imami-(pedagog tek artet) dhe ka thene midis te tjerash: .”... Kjo, qe po beni eshte gje shume e ma-dhe. Edhe, sikur vetem nje person te shkonte me u takuar me Ramiz Alin eshte gje e madhe. Kjo ka rendesi, sepse do t’a marrin vesh nga televizori edhe neper rrethe, sepse tanipertani, e dine vetem ketu, ne Tirane. Prej andej do te mirret vesh, se cfare kerkojne studentet. Per ju thuhet, se jane nje grup studentesh te privilegjuar, qe as vete nuk e dine se cfare kerkojne dhe fjale te tjera, jo te mira.. Pra, e mira eshte qe te shkojme ne takim. Pas shume dbatesh u ve-ndos qe perfaqesia jone te takohej me presidentin.
Te nesermen, ne mengjes nisen zgjedhjet per perfaqesine. Ne ate mengjes pedagogu Arben Demeti ka thene; “Une jam pedagog dhe detyra ime eshte qe t’u them te shkoni ne mesim, por po ju them; “ Haram e paci, po shkuat.Vazhdoni kete qe keni nise, sepse kjo eshte his-torike.”
Gjate atyre diteve, vetete te stuhishme ne sheshin e qytetit studenti i cili me vone u emrtua si Sheshi i demokracise” hidheshi dhe shoqeroheshin ne kor parulla si: ‘Poshte Diktatura”, “Liri Demokraci”, “ Hekuran-Sllobodan” “ Enver-Hitler”, “Poshte diktatura!” dhe kendoheshin nga pjesemarresit ne meting kenge te vjetra patiotike si;: Se mjaft ne roberi, o moj e mjera Shqi-peri”, si dhe “Himni i Flamurit” etj.
Nga te gjitha fakultetet u zgjodh grupi qe do te shknte te takohej me Ramiz Aline.(R. Alia ishte sekretar i I-re i K.Q. te Partise dhe President i vendit). Ky grup tashme eshte i njohur, eshte dhene shume here ne televizor, po ashtu, si dhe pikat e kerkesave qe do te beheshin. Ka-ne qene, afro 10-12 kerkesa, midis te cilave, me kryesore ishte pluralizmi politik.
Midis tij dhe perfaqesise pati debate. Perfaqesia insistonte ne kerkesen per pluralizmin politik partiak.
Ne, pritem aty tek sheshi yne deri sa erdhen ata dhe na treguan se mbi bazen e kerkeses se tyre pluralizmi u aprovua nga Ramiz Alia. E deklaroi presidenti, apo u detyrarua ai nga kerkesat e perfaqesise se studenteve nuk ka shume rendesi. Themelorja ka qene se nga ky takim u delkarua pluralizmi polik. Pas kesaj protestuesit, studentet te gjitha shkollave te larta te kryeqytetit dhe populli i Tiranes jemi shperndare.
Te nesermen u be metingu i madh ne Sheshin Demokracia dhe nisen diskutimet se, si do te quhej; Levizje apo Parti. U tha, se do ta quajme Levizja Sudentore Rinore, por nuk ka for-cen e duhur, prandaj ta quajme parti per te cilen populli do te votoje, sepse ishte mesuar me parti. U vendos qe te quhej Partia Demokratike. Kjo faze ka zgjate nga 8-12 diteve te dhjetorit.
Mbresa te thella dhe emocione te fuqishme nga greva e urise.
Nga fundi i janarit kane nisur protestat per t’i hequr emrin Universitetit Enver Hoxha. Keto protesta shkuan rreth dy jave dhe ra shume numri i personave qe merrnin pjese. Ne keto kushte u dol ne mendimin, se do te nisej greva e urise. U bene regjistrimet perkatese Ne fi-llim aty kane qene, me pak se 100 veta. Kur shkuam me u futur, nga entuziazmi ky numer u rrit ndjeshem. Kane qene rreth 600-700 studente.
Diten e dyte te greves erdhi ministri i arsimit, Skendr Gjinushi dhe sekretari i K.Q. te rinise Lisien Bashkurti.Ata deklaruan, se eshte vendose ne Byrone Politike, se do te hiqet nga uni-versiteti emri i Enver Hoxhes. Ne kete kohe ne greve u futen edhe shume te tjere. Kur u tha me radio se Byroja Politike nuk e aprovoi propozimin per heqien e emrit Enver Hoxha u kerkua qe, ne te dilnim nga greva e urise, perndryshej do te ndeshkoheshin rende. Ministri i arsimit, ne ikje e siper, me cinizem na kercenoi se “Ne vendin tim do te vijne gjendja e ja-shtezakonshme, sambistet dhe tanket.”
Mesova, pas daljes nga greva, se shoku im i ngushte i fakultetit, Gjergji Malos, perkrahes i zjarrte i Levisjes Studentore, i shqetesuar per fatin e grevisteve nga thashethemet qe perhapte sigurimi, por edhe nga rrethimi ushtarak i godines shkon ne shtepine time, ku takon babajn dhe tere shqetesim i thote:
- “Xhaxhi, Kola ! Gjendja e grevisteve eshte shume e rende. Flitet, se sigurim do t’i vendos ata para murit...! Shko shpejt dhe nxirre Artanin prej andej !”
- Babai, i cili ndiqte, me vemendje keto zhvillime ishte pergjigjur:
- “Gjergji ! Te falnderoj shume per lajmin, por ti e di mire, se Artani eshte futur ne greve me deshiren e vet dhe aprovimin tone. Ai per kete vendos vete. Mendimi im eshte, se Ai do te ke-te ate fat, qe do te kene edhe shoket e tjere greviste. Gjergji! Qetesohu! Ajo qe thua ti, ver-tete eshte kercenim teper serioz, por edhe eshte veshtire te behet. Ata qe e kane ne dore kete pune(nomenkleatura komunist) mendojne edhe per kokat e veta.”
Sidoqofte, perpara nje presioni te tille psikologjik, pati studente te cilet u larguan nga gre-va e urise. Kjo, sepse eshte e njohur, qe kur diktatura nxjerr kthetrat nuk ben shaka. Nje-herit, shtohej presioni ushtarak. U vendosen kordonet e ushtarakeve, sjellur nga shkollat e lar-ta ushtarake, makinat ushtarake renditeshin anes rruges se Elbasanit, u shtuan unifor-mat blu, u pozicionuan edhe tanket etj. Tensionet kishin arritur nivele shume te larta.
Pikerisht, ne kete kohe u mblodh populli i Tiranes, i cili na jepte kurrajo dhe perkrahje te zjarrte.
Ate nate, ne(grevistet) kemi qendruar aty, ne mjegullen e terrorit, por te paepur. Ata qe qendruam aty ishim te vendosur ne qellimin tone.
Sic ka pohuar, me vone Sali Berisha: “Nje rol shume te rendesishem kane luajtur shkollat ushtarke, sepse u be nje perpjekje e hapur per t’i futur studentet ushtark kunder civileve. Ata, jo vetem refuzuan, por thane; “Ne jemi me ta!”. Dhe, ajo ishte nje goditje shume e rende per nomenkleaturen.”
Gjate diteve te greves, sic e ndieja, por edhe e mesova me vone,- ne ate turme, qe gjemonte e lekundej si deti ne dallge gjendeshin edhe prinderit e mij: mami me babin, motra: Valbona e Enkeleida, se bashku me shokun tim, Gjergjin, kushuririn e babes Muratin, Niku Comon, ku-shuririn tim, nipin e Maco Comos(me Nikun ruaj nje fotografi dalur gjate diteve te greves). Prinderit e te afert, te tronditur per fatin tim dhe te grevisteve te tjere protestonin, se bashku me masen e madhe te njerezve. Brezi i policeve te armatosur nuk lejonte afrime tek godina jone.
Te nesermen, tere populli i Tiranes, si dhe te ardhur nga rrethet e vendit mbushen sheshin tone. Turma u ngjesh rreth godines ku ishin ne te ngujuar. Hidheshin parulla te ashpera poli-tike kunder diktatures dhe udheheqesit Ramiz Alia. Degjohej parulla ‘Liri demokravi”, “ O Ramiz o zagar!”, “Poshte Dinastia!”, “Poshte burokratet!” etj. Zemrimi i mijera e mijera qytetarve, urrejtja e tensioni kishin arritur kulmin.
Inkurajim i madh per ne u be edhe telegrami i ardhur nga SHBA, ne te cilen emigracioni shqiptare atje ishte ne perkrahje te plote me greven tone.
Nga dritaret tona kemi pare, se turma e revoltuar eshte larguar per ne qender te Tira-nes, me synim Bllokun e Udheheqies. Por, aty, tek ura e Lanes demonstuesit kane devijuar drejtim dhe vershuan ne Sheshin Skenderbej. Ne perleshje me forcat e rendit dhe ato ushta-rake turma e egersuar ka rrezuar bustin e Enver Hoxhes dhe te terhequr zvare na e kane sjelle koken e bustit te diktatorit, aty perpara klubit, ku ne ishim ne greve.
Ne ato momente edhe mund te dilnim nga ndertesa ku ishin ngujuar. Rrethimi i godines sone nga policia ishte hequr. Po, jo, ne nuk dolem pa u marre vendimi perfundimtare. Kemi pritur shpalljen e vendimit te Byrose Politike. Komisioni(Delegacioni) yne bente takime me perfa-qesuesit e qeverise dhe vinte e na komunikonte, se cfare vendosej ne ato bisedime. Ne nje ra-st, komisionit tone i kishin vene disa kushte te cilat i kishte pranuar. Kur u kthyen dhe na njof-tuan, mbas diskutimesh te nxehta ne nuk rame dakord dhe e shkarkuam komisionin. Por, per te mos lene shteg per opinionin se jemi percare, e lame komisionin perseri, por pa te drejte per te vendosur per asgje, vetem te shkonte ne takime e te sillte mendimet qe thuheshin.
Ne kete kohe, gjendja jone ka qene tejet e acaruara. Rreziku i vdekjes qendronte ne ajr. Nga dritaret shihnim kudo, rreth e rrotull forca te medha dhe makina te shumta ushtarake. Per te shtuar terrorin dhe friken kishin sjellur edhe tanket. Diktatura po shterngonte rripat, he-kurat po “nguleshin” me thelle ne mish. Tensionet ushtarake e civile, jashte por edhe bra-nda greves, kishin arritur nivele qe nuk mbanin me. Ne, ndonse te rraskapitur nga urija, pagjumesia e debatet vazhdonim qendresen.
Morem vesh, se ne kulmin e zemerimit, studentet, jo greviste, nga rreziku per vdekjen tone qe po rezistonim cmontonin krevatet dhe kembet e hekurta i ngrinin larte si arme. Ata pergatiteshin per perballje fizike me diktaturen. Ky ishte shpirti shqiptar i qendrese hero-ike edhe ne kushtet e pabarabarta me kundershtarin. Kjo ishte ndihme e jashtezakonsh-me per ne, te ngujurit ne greve.
Sic shihnim nga dritaret, por edhe nga njoftimet, qe na sillnin komisioni i greves, gazetaret etj. mesuam, se sindikatat kishin ngjitur ne shtyllen per balle dritareve tona mbishkrimin: “Neser minatoret e Valiasit fillojne greven e urise nen toke. Rrofshin Studentet”.Tirana ziente, qytetare, te ardhur edhe nga rrethet, protestonin, prinderit tane me qytetare te tjere po pergati-teshin te hynin edhe ata ne nje tjeter greve urie. Hidheshin parulla:“Studentet jane heronje”, “Tirana eshte me studentet!”, etj.
Ne kete atmosfere te perndezur, dikush nga ne, me letra shkroi ne xhamat e dritareve to-na:“Faleminderit!”
Ne keto rethana u mor vendim i Byrose Politike per heqien e emrit te Enver Hoxhes nga universiteti.
Vendosmeria jone e perkrahur nga tere studentet dhe nga populli triumfoi mbi erresi-ren. Dy kerkesat tona kryesore u plotesuan, valvola e zemerimit te masave u shkarkua, ne u lehtesuam dhe, ashtu te raskapitur, por triumfues dolem nga Greva e Urise duke nderuar e puthur Flamurin Kombetar, sic beme kur u futem ne greve. Rast analog nuk ishte pare ndonje here ne historine e vendit tone.
Ndjeheshim te raskapitur: lodhja, urija treditore, pagjumesia, tensionet nervore, pse jo edhe frika kishin lene gjurmet e tyre, por, ne ndjeheshim krenare per vendosmerinene tone, per fitoren e arritur.
Kujtoj emocinet e fuqishme qe kemi perjetuar qe nga fillimi i kesaj ngjarje. Ne hyrje per ne greve te urise ne puthnim Flamurin Kombetar. Moment mallngjyes e krenar qe perseritet ralle ne jeten e njeriut. Nga kjo u entuziazmuan edhe shume studente te tjere. Keshtu, u shtua shume numri i grevisteve. Kane qene edhe mjaft vajza. Ne nderim per flamurin duke e pu-thur e vene ate ne balle e kemi mbyllur greven tone.
Ne greven tone te urise kane marre pjese djem e vajza nga te gjitha rrrethet e Shqiperise. Me sa di une, nga zona e Nikaj-Merturit, ne kete greve te urise kam qene vetem une, nga qe babajn e kam me origjine nga ajo zone. Si gazetar, hynin e dilnin Afrim Krasniqi, me ori-gjine nga kjo zone dhe studenti Bardhyl Ukcama nga Btosha. Ne Levizjen Studentore kane marre pjese disa studente nga ajo zone si, p.sh., Gjin Progni, Sokol Necaj, etj., por ata nuk kane qene ne greve te urise. Nga pedagoget, me kujtohet, se kane marre pjese ne greve Ylli Vejsiu, Omer Stringa e ndonje tjeter te Fakultetit Ekonomik. .
Greva e urise ka zgjatur tre dite e dy net(18,19 dhe 20 shkurt 1991). Na vizitonin, vetem personalitete si (ministri, sekretari i k.q. te rinise), gazetar studente, si Afrim Krasniqi, Blendi Fevziu, Bardhyl Ukcam etj. Por, hynin e dilnin edhe njerez te panjohur, sigurims, spiun etj. Cdo gje ishte ne mbikqyrje e kontoll te eger. Ndaloheshi rrebtesisht afrimet tek godina ku ishim ngujuar, komunikimet me persona te jashtem, te aferme, apo studente. Godina e greves ishte e rrethuar, ditenate me roje ushtarake, natyrisht te armatosur. Nuk mirrej vesh,- ironi-zonte publicisti Blendi Fevziu,- se ke ruanin policet; femijet nga prinderit, apo prinderit nga femijet e tyre.
Gjate diteve te greves merrnim glykoze(uje me shiqer) dhe ishim nene kontroll mjeksor. Disa qe ishin me semundje te ndryshme, si semundja e tokes kane dale, ose jane shtruar ne spital. Ne greve te urise kane qene edhe shume vajza. Kemi qene te vendosur ne Klubin Studenti, kati i dyte, te Qytetit “Studenti” ne Tirane.
Pas perfundimit te greves se urise kemi vazhduar mesimet. Misioni yne ishte kryer me shume sukses. Iu kethyem jete se zakoneshme te mesimeve, por pati edhe mjaft te larguar ja-shte vendit. Ndjeheshim krenar per misioni ton. Atdheu dhe koha do te mbeteshin desh-mitare dhe mirenjohes per kete hap te vendosur e gjurmelenes ne historine e zhvillimeve tona poltikoshoqerore, bashkekohore.
Jehona e vlersime per Levizjes Sudentore ’90.
Per Levizjen Studentore te Dhjetorit ‘9O, perfshire edhe geven e urise eshte folur e shk-ruarar. Kohet e fundit ka nisur edhe sulm i organizuar ndaj kesaj levizje Po behen perpjekje ne median e shkruar dhe ate elektronike per te hedhur bale mbi kete moment te historis se ri-nise sone stuentore e cila, e para ngriti flamurin e protestave per rezimin e diktatures enveriste ne vendin tone. Keshtu, gjate zhvillimeve tona historike nuk kane munguar ata qe per inte-resat e tyre politike kane qene gati te mohojne edhe vlerat e spikatura te historise kombetare. Dihet se kjo levizje studentore eshte perdorur gjeresisht nga forcat e ndryshme politike, sido-mos nga Partia Demokratike. Pavaresisht nga shkalla e realizimit te idealeve te Levizjes Stu-dentore, per mua, duke veshtruar nga largesia, ne kohe e hapsire nuk eshte objektive qe te sulmohet kjo Levizje. Askush mund te mohoje se kjo ngjarje ka shenuan disa arritje te pre-keshme, konkrete te cilat e futen vendin tone ne rrjedhat e xhvillimeve demokratike, e nxorren nga izolimi, hapen “dyer e dritare” ndaj Perendimi.
Dihet, se Levizja
jone dhe Grevistet e urise, ne ditet e tyre te para u shpetuan gjakder-dhjes,
dhunes diktatoriale. Dihet, gjithashtu, se diktatura bente llogarite,
vleresonte situaten nderkombetare, nxirrte mesime nga ngjarjet ne Rumani,
ndjente rrezikun e vullkanit popullor ne velim e siper. Terrori e dhuna
vazhduan, por, hakmarrja klasore u shty, per nje kohe me te favoreshme, por nuk
u harrua. Vrasjet politike, njera pas tjeters, nisen me martiret
e pare te Shkodres, Arben Brocin me shoke ne balle, per te vazhduar
me Azem Hajdarin e dhjetera e dhjetera te tjere. Publisti, Mujo Bucpapaj, me
ratin e tete vjetorit te kesaj levizjeje shkruante: “Heronjet vriten,
falllsifikohet historia”.
Levizja Studentore e Dhjetorit ’90 dhe vazhdimi i saj me greven e urise mbeten gur kilo-metrik te zhvillimeve tona drejte lirise se vertete, demokracise e emancipimit tone propere-ndimor. Ketu mund te vecohen:
1. Permbysja e diktatorit Enver Hoxha qe nisi me :
- a). Rrezimin e bustit te tij, te vendosur dhuneshem ne Sheshin “Skenderbeu”, simbol i urr-yer i diktatures. Studentet protestuan me parullat: : “Liri demokraci!”, “ Poshte dinastia! etj.
- b). Heqia e emrit te diktatorit nga Universiteti i Tiranes u be i mundur nga kerkesat e stu-denteve te ngujuar ne greven e urise dhe perkrahja qe dhane sindikatet dhe tere populli.
2. Hapja e perspektives drejt Perendimit e SHBA. “E duam Shqiperine si gjithe Euro-pa!” ka qene nje nga parullat me te perdorura gjate tere kohes se zhvillimit te levizjes studentore.
3. Shpallja e pluralizmit politik dhe themelimi i Partise Demokratike Shqiptare u shoqe-rua me hapat e para te shtypit pluralist, ne radhe te pare, te gazetes “Rilindja Demokra--tike”(RD).
4. Dhe, jo vetem per studentet, por per mbar popullin shqiptare, nje nga fitoret me te medha, ne ate periudhe ka qene MUNDJA E FRIKES, shkulja e saj nga shpirti dhe zem-ra e njerezve e rrenjosur perdhunisht tek shqiptaret nga diktatura e asaj kohe te vrazh-det e cinike(nenviz. A.T.).
Gazetari, publicisti, sociologu, dr. Andon Dede, nga Amerika, duke iu referuar Levizjes Studentore te Dhjetorit ‘9O, pas 8 vitesh, ne gazeten, “ Bota sot”, shkruan: “Ne jeten e nje-riut, apo edhe te popujve ka ngjarje qe e ndajne me dysh biografine e te parit apo histo-rine e te dytit. Dhjetori i ’90-es u perket te dyve kur eshte fjala per ne shqiptaret: ai jo vetem qe e ndau me dysh historine tone shekullore, por na vuri ne prove te gjitheve.” ///
Shkrimtari Blendi Fevziu, pjesmarres aktiv ne kete levizje, midis tjerash shkruan se: “...Levizja studentore e dimrit te vitit 1990, i dha fund... njeres prej diktaturave me te ashpra te Europes, qe kontrollonte vendin qe prej gjysem shekulli, hapi... per Shqiperine, perspektive drejt perendimit dhe, se ato tre muaj prodhuan klasen politike qe drejton en-de Shqiperine.” (Marre nga libri “Pedestale pa statuja” Tirane, 2011. )
Eshte e vertete qe nje klase e re politike, me emertimet si: demokrat, socialiste, republikane, social-demokrat, demokristian etj. mori frenat e drejtimi te Shqiperise duke nisur me Partine Demokratike. Eshte, po aq e pamohueshme, se kjo klase e re nuk i justifikoi shpresat dhe idealet e Levizjes sone Studentor, zhgenjeu rinine, demokratet, popullin.
Shqiperia vazhdon te mbetet vendi me i varfer i Europes, me papunesi te madhe, me emi-gracionin me te madh per numer te popullsise, me korrupsion galopant, krim te organi-zuar, gjakmarrje, trafiqe njerezore, droge, aksidentet qe po marrin, me shume jete njerezish se lufta etj.
Ideali i studenteve per Europen, edhe mbas kaq vitesh, mbetet i larget. Keto deshtime e zhgenjime e kane burimin ne faktin, se pushtetin e rimoren komunistset dhe pinjollet e tyre. U menjanuan demokratet e vertete, qe nga Azem Hajdari, e ashtu, urte e bute, me propogande demagogjike asfiksuan PD dhe vazhdojne te fallsifikojne historine e vertet te shqiptareve. Kjo gjendje eshte veper e ‘klases se re polike” te mbizoteruar nga komunistet, sigurimsit dhe pin-jollet e tyre.
Publicistja dhe gazetarja Elida Bucpapaj, ne gazeten “Bota sot” ne perkujtim te dhjetorit “90 konstaton se:
“Ne kalendarin e festave kombetare apo publike te SHBA, pervec Dites Kombetare, te 4 korrikut, kremtohen si te tilla edhe disa data te rendesishme: “Dita e Martin Luter Kingut”, per ndere te drejtave civile te njeriut,...”Dita e Falnderimeve” etj. etj. Te gjitha keto festa lidhen me ngjarje shume te rendesishm te historese se SHBA, te cilat nuk duhet te mbeten te paharruara ne kujtesen e Amerikaneve,... pa dallime partiake, etnie apo religjioni.
Edhe Gjermania ka dy data shume te rendesishme te historise se saj bashkekohore, qe jane: “9 Nentori, Dita e Rrezimit te Murit te Berlinit”...dhe 3 Tetori 1990, Dita e Bashkimit te Gjermanise, qe njihet edhe si “Dita Kombetare e Gjermanise”. Dhe si Gjermania, data te tilla ka cdo vend i Evropes Lindore, qe permbysi komunizmin dhe sot eshte integruar ne BE e NATO.
Keto data i ka edhe Shqiperia, por historianet e Shqiperise duke abuzuar me profesionin e Herodotit, nuk i vene ne kalendarin e festave kombetare”. (Nenviz. A.T.)
(Gazeta “Bota sot” 14 dhjetor 2005, f.3.)
Inxhinier Artan Kolë Tahiri
Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Brukseli, dhjetor, 2014.