E diele, 12.05.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Editorial

Florim Zeqa: Shteti i ri me shumë plagë!

E marte, 16.12.2014, 08:32 PM


Shteti i ri me shumë plagë!

Shkruan: Florim Zeqa

Deri para 17 shkurtit 2008, shqiptarët e Kosovës i mbante shpresa e pavarësimit të vendit, duke pritur që kjo t'u sjellë përmirësimin e gjithëmbarshëm, zhvillimin ekonomik,hapjën e vendeve të reja tëpunës, përmirësimi i sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, etj.

Mirëpo, nga viti në vit, shpresat e qytetarëve filluan të zbehën, u shëndrruan në iluzione, shkaku i keqeverisjes, rritjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera të shumta negative.

Kështu, dalëngadal shteti i Kosovës filloj të shëndrohet nga një shtet në përspektivë për të gjithë qytetarët, në një shtet të pushtetarëve, familjarëve të tyre, përkrahësve të partive në pushtet, militantëve partiak,...grupeve të ndryshme të interesit...!

Qytetarët të cilët nuk janë pjestar të partisë në pushtet, që nuk kanë  lidhje familjare me pushtetart apo që nuk e kanë xhepin e nxehtë, vështirë mund të realizojnë të drejtat themelore në shtetin e tyre si; regjistrimin në fakultet, sigurim të një vendi pune, trajtim mjeksor në qendrat spitalore e deri të shërbimet më të thjeshta administrative.

Në shtetin "multietnik" të Kosovës, pas pushtetarëve më të privilegjuarit janë pakicat etnike; serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjët të cilët u sistemun në të gjitha institucionet e vendit, pa përmbushur asnjë kriter profesional, duke filluar nga qeveria, parlamenti, e sidomos FSK-ja, SHPK-ja që janë nga më të populluarat me minoritete, duke diskriminuar kështu popullatën shumicë shqiptare në vend.

Tepër i dhimbshëm mbetët fakti i transformimit të TMK-së në FSK ! Nga ky moment, jashta kësaj force mbetëm qindra pjestar të nacionalitetit shqiptar, ish luftëtar që derdhën edhe gjakun e tyre për lirinë tonë.

Vendet e tyre i zunë pjestarët e minoriteteve, pjesa dërmuese të minoritetit serb, ish pjestar të strukturave kriminale dhe pushtuese të veriut të vendit, të legalizuar me ligjin për amnisti në Kuvendin e  Republikës së Kosovës !

Për të krijuar kështu një paradoks në vete,...asnjë shtet tjetër në botë me 90 % etnitet, nuk quhet multietnik përpos Kosovës. Multietniciteti, pakicave u ka siguarur, përveq punësimit, siguri dhe mirëqenje që u mungon shumicës shqiptare në vend.

Një situatë e tillë diskriminuese ka ardhur si rezultat i shumë faktorëve, i  keqeverisjes së vendorëve me vendin dhe keqmenagjimit të ndërkombëtarëve me këta të fundit.

Përderisa klasa politike vendore u tregua e papërgjegjshme dhe e padenjë me qeverisjën e vendit, ndërkombëtarët u treguan të painteresuar për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Mbetët e paimagjinueshme prezenca e fuqishme ushtarake (KFOR) dhe policore (EULEX), të mos jetë e mjaftueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku gjithmonë përkrahë tyre kanë edhe mijëra pjestar të FSK-së dhe mbi pesë mijë forca të policisë së Kosvës, së bashku me sistemin e drejtësisë !

Deklarimet e drejtuesve ndërkombëtar të EULEX-it, për zënjën e "peshqëve të mëdhenjë", përfunduan vazhdimisht me disa aksione spektakulare, sa për të luajtur lojën e mashtrimit para opinionit publik se gjoja po bëjnë diçka,...për të mos ua prishur asnjëherë rehatinë e pushtetit "peshqëve të mëdhenjë".

Koordinimin e shkëlqyer të ndërkombëtarëve me "peshqit e mëdhenjë" në pushtet, e tregojnë skandalet e njëpasnjvshme si ai; i pasaportave, i vizave (Ambasada Italiane, Gjermane, etj), e në veqanti ky i fundit në "misionin" e EULEX-it, i aferave korruptive që tronditën Brukselin dhe qentrat e vendosjes ndërkombëtare.

Ska dyshim se plagët e shtetit të Kosovës janë të shumta dhe të shumllojshme: varfëria, papunësia dhe shpërngulja...janë plagët të ardhura si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar dhe korrupsionit nga mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë,...dështimet në sistemin arsimor, shëndetësor, kulturor të vendit dhe shumë e shumë të tjera,...por mbi të gjitha është klasa e dështuar politike, e shëndrruar në sindrom kancerogjen të shtetit të Kosovës.

Këta janë dhe do të mbetën edhe për një kohë të gjatë bartësit e të gjitha plagëve të shtetit, gjitha vuajtjeve dhe mundimeve, thyerjeve shpirtërore dhe zhgënjimeve të qytetarëve.

Pa largimin total të kësaj klase kancerogjene nga pushteti, pa ndëshkimin e të inkriminuarëve në krime dhe korrupsion, pa depolitizimin e institucioneve të pavarura dhe pa rimëkëmbjen ekonomike të vendit do të ishte iluzive të flitet për ndryshime pozitive, e aq më pak për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora