E hene, 29.04.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Editorial

Kalosh Çeliku: Babadimri grushtohet në Shkup

E merkure, 31.12.2014, 05:58 PM


BABADIMRI GRUSHTOHET NË SHKUP

SI “I DËRGUARI SHEJTANIT”

(Fragment drame nga groteska idilike me motive nga tre libra: Xhadia, Rrufjani dhe LAVDI “heronjëve” të Xhadfisë).

NGA KALOSH ÇELIKU

Interesant, Babadimri ka pasaportë diplomatike (sa për sy e faqe) dhe nuk ka kufinj politik nëpër botë si ne shqiptarët. Mirë. do të ishte këtë pasaportë diplomatike ta kishin artistët, po ja që pak veta e kanë deri në Ditën e sotshme. Pajtimi ndërkombëtar: krahas politikanëve, mirë që e ka Babadimri. Edhe, mirë që nuk e kanë këtë dhuratë politike ndërkombëtare bashibozukët. Shkaku se, në Shkup do të mund të hynin me këtë dokument udhëtimi përveç artistëve të vërtetë, edhe të rrejshmit me shalla të larmë turko-arab përqafe. Dudumë, që kohën e fundit kur e gjejnë veten nëpër shkrimet e mia publicistike, tërbohen dhe marrin guximin të dalin me emër e mbiemër. Mendja i rren se, unë do merrem me ta si haxhuze Bit-Pazari që i ka falë Zoti, humbë kohë me shpifjet e tyre dhe sharjet e nënkryeme teknefese. Pavetëdije, të shkretët mbyten në hurdhë, nuk e dinë se nga kemi ecur kemi lënë gjurmë aq të thella, që nuk i fshinë dot asnjë stuhi, borë e madhe. Herë duan të duken si shkrimtarë, kritikë letrar, fetarë e herë psikologë të “Shtëpive rehabilituese”. Diagnozën e tyre  shpallin haptas për mua si shkrimtar në rolin e “mjekut specialist”, nguten të ma nxjerrin nga xhepi pa “korrupsion”, pa u trokitur kurrë në Ordinancën e tyre mjeksore të çajtoreve.

Megjithatë, aspak nuk u hidhrohem të arratisurve politik, kur i shoh kaq “trima” mbi gomarë me kunguj Stambolli në kokë, që plasën të më dalin në dyluftim në fushën e mejdanit, t’i masim forcat krijuese. Ose, siç thotë këngëtari popullor: Hutat t’i puthim gushë më gushë. Hë për hë, nuk kam kohë.  Nesër, ndoshta gjej pak hapsirë në Shtëpinë publike. Po, ato më do të jenë të vdekur, pushojnë në “paqe” mes varreve.

Hi-hii-hiii… Ujku, sot për sot nuk merret me këlyshë me zgjebe që i lehin me vite pas shpine, dhe kur e kthen prapa kokën, i sheh aq të mjerë e përlagur me një asht në gojë, vazhdon rrugën për në Baba Tomor. Malli më ka marrë për ujqër të maleve! E, jo për Këlyshin me zgjebe në Shkup, asaj kohe kur m’u ndërsye me shokë pas shpine me një asht në gojë. Heroikisht, si personazh letrar, hyri në librin tim me drama (satirë groteske): Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000). Numri 2 i “Ditëve të Naimit”, prej nga ku e përzunë me të gjitha “plaçkat kulturore” në fshat, jetojë mes kontenierëve të bërllokut. “Burrërisht”, edhe sot me gjithë asht në gojë t’i turret përmbrapa me brekët nëpër këmbë DoktorZiut.

Përsëri, kam frikë se nuk më kuptoni, nuk dini të më lexoni mes rreshtave. Shkaku?! Vërtet, më dhimbseni si buba rruge me bishtin ndër këmbë e gjuhën e nxjerrur jashtë dypëllëmbë nga vapa. Prandaj, do të përpiqem t’ju ndihmoj pak në këtë shkrim profetik. Kurrë, nuk e kam pasur torbën me taxhi përqafe, që t’u ndërsehem personaliteteve shqiptare sa herë që Qoftëlargu të ma bëj me gisht i fshehur pas porte. Tjetër punë është ajo se, Haxhuzja e ka mizën në kësulë. Male të larta kemi në mes njëri - tjetrit si krijuesë shqiptar. Larg jemi me qindra kilometra. Baba Tomori, Mali i Perëndive nuk zbret në “Vodno”, po “Vodno” duhet të hip në Bab Tomor. E them këtë se, kët Vit të Ri iu muarr para syve të botës në kufi pasaporta edhe Babadimrit. Përmëtepër, edhe e sulmuan me grushta nëpër afishe në Çair dhe Butel të Shkupit. I thanë: mund të vijë Car Dushani, po të dojë në Shkup, Erdogani edhe Millosheviqi, po jo ti me thesin plot dhurata Natën e Vitit Ri. Ne, na sjellë dhurata Ferexhja e zezë Natën e Vitit Ri islam, kur Azreti Muhamedi a. s. u shpërngul nga Meka në Medinë (9 nëntor si festë myslimane).

Përinatë, “vëllezërit” e ringjallën dhe e sollën Car Dushanin në Shkup. Shqiptarët, në vend të duartrokitjeve dhe luleve, e pritën me çekiç, simbole komuniste. Drapëri mungonte dhe ylli i kuq komunist. Trupërojen, falë “patriotizmit” të shqiptarëve, Car Dushani e ka edhe më në nivel se gjatë pushtimeve dhe sundimit të këtyre trojeve: policinë e shtetit të “përbashkët”, nateditë të maskuar brigjeve të Vardarit sa për sy e faqe.

Haxhuzja, pas teravisë shpërnda dhurata (afishe) para syve të policisë të Shtetit ligjor “demokratik”, Partive politike maqedonase e shqiptare. Vitit të Ri 2014 do t’i vë kufi politiko-fetar duke u fshehur nën petkun politik antishqiptar. Askushi nuk guxon t’i ndalë veprimtaritë “humanitare” nëpër trojet etnike shqiptare. Dhuratat e Vitit të Ri, thirrjet (afishet) e shpërndara me Babadimër duke e grushtuar në mes të ditës në Shkup para syve të policisë Shtetit, që synon nesër të shkojë në Evropë. Njësoj si Haxhuzja “shehite”, që del me emër e mbiemër nën shkrimet e mia profetike dhe kujton, e rren veten se është: “Hanëm Haremi” me gjithë ashtin në gojë e  ferexhenë krahëve.

Gomarin me samarë, në të cilin mezi e hipi Partia shqiptare në pushtet (BDI) e ka shaluar me të katra nëpër Bit-Pazar. Shtetin “demokratik”, ku mund të hyjnë të gjithë edhe me qerre, po jo edhe shqiptarët me kësulën e bardhë dhe veshje kombëtare. Tashti, merreni me mend kur Babadimrit edhe këtë Vit të Ri (2015) i ndalohet shfaqja në Shkup mu si vitin e kaluar me veshje festive e thesin në shpinë për t’u shpërndarë fëmijëve dhurata si Babagjysh i Vitit të Ri, ose me një shfaqje argëtuese kulturore për fëmijët e vizitorëve të Qendrës Tregtare, ndalohet dhe më pas dhunohet para syve të botës nga një grup “myslimanësh”. Dudumët e ndaluar nga policia kanë deklaruar se: “Babagjyshi i Vitit të Ri, si e ka pranuar dhe shkenca, është i dërguari i shejtanit dhe për këtë duhet luftuar në çdo shfaqje të tij.

Përçudi, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga Forumi të Rinjve Mysliman të cilët në një deklaratë për shtyp kanë theksuar se, “në zbatim të marrëveshjes së Ohrit, policia duhet të arrestojë të gjithë personat e maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri, duke i dhënë kështu fund provokimeve që çdo vit i nënshtrohen myslimanët”.

Duartrokitje meriton distancimi i Bashkësisë Fetare Islame, në Shkup: “Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, distancohet nga kjo thirrje, duke thënë që feja islame nuk promovon dhunën. Neve si mysliman kemi festat tona që duhet t’i festojmë, por tani kemi fatin që të jetojmë në një shtet multikonfesional, por megjithatë ne nuk duhet t’i fyejmë, por ti respektojmë, madje edhe të ju urojmë festat e tyre. Feja jonë nuk promovon dhunën”, tha Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.”

Merreni me mend, çka do të ndodhte nëse Babadimri hynte në Shkup me veshje kombëtare shqiptare, kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë?! “Nagantin” në brez. Sahatin me çustek përqafe. Mos e dhashtë Zoti me Millosheviqin mbi kalë me shalë. E pasqyrë në ballë. Përfreri duke e tërhequr Haxhuzja, pasmesnate të na fusë në qytet. Qindpërqind, do të niste Lufta e tretë botërore.

Parashikimi për Ditën e Nesërme: Edhe gjatë kohë, nuk do të ndodhë kjo dhuratë e Zotit. Luftë t’i shpallin Car Dushanit në prag të Vitit Ri (2015), që na erdhi në Shkup pa dhurata, e jo Babagjyshit, sipas tyre të dërguarit të Shejtanit. Shkaku se, shqiptarët ende e luftojnë armikun me gurë, sëpatë, çekiç e çaj rusi. Haxhuzja, me një torbë taxhi përqafe. Kohë kjo, kur në Ditën e sotshme këto armë të ftohta moti kanë dalë nga përdorimi i luftërave ballkanike. Ditën, kur shqiptarët do t’i ndërrojnë armët e luftës, atëherë edhe do të ndodhin çudirat mistike (ndryshimet) ballkanike. Shqiptarët do t’i dalin zot pragut të Shtëpisë. Momentalisht, e kanë vështirë mes këtij bërlloku para dere, kur në mes të Lëmës i kanë të gjitha gjallëresat duke u zvarritur “hashiqare” me dy e katër këmbë.

Nesër?! Nesër, dihet: nis Dita e Re, që shqiptarët e presin me shekuj. Koha është, t’i dalim para me koçi, sipas zakoneve tradicionale. Pushkë festive të qesim në Katund. Lodrat dhe dajret t’i bëjmë copë-copë. Nusen me këngë e valle ta zbresim me gjithë krushka në Lëmë.

O, bini burrat e mejdanit, zot t’i dalim “Vatanit”!...

Paranoiku. - Skizofrenia si sëmundje “kriza” e shoqërisë moderne, shërohet me vite. Zakonisht, manifestohet me halucinacione akustike, deluzione paranoike. Çrregullim mental, i cili karakterizohet me shkatrrim të procesit mendor dhe përgjigjes emocionale. Deluzionet e madhështisë paraqiten kur ti mendon se je shumë i veçantë, apo ke fuqi e aftësi të veçanta. Paranoiku dëgjon gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë, sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin, nuhat gjëra që të tjerët nuk i nuhasin, ndjen diçka që po ia prek lëkurën, pa e prekur fare, shijon diçka që nuk është aty në sofër. E përjeton veten si i huaj, një tjetër njeri, të cilit i mungon aftësia e vënjes të kufirit midis Un –it (vetes) dhe të tjerëve në ambientin rrethues të shoqërisë. Shkaku çrregullimit të të menduarit, i cili ka halucinacione pamore, dhe sidomos dëgjimore: dëgjon zëra, fjali të tëra me përmbajtje të këqia ose të mira të cilat beson se i vijnë nga jashtë për qëllime të caktuara patriotike.

Fatkeqësisht, shqiptarët siç duket këtë sëmundje serioze të shekullit, duan ta heqin qafe brenda një dite. Gabim i madh histroik. Konkurencë shkencore sot për sot i bënë vetëm Facebook. Amerika këto ditë ka zbuluar një bar të ri për shërimin e sëmundjes së shekullit: Facebook. Shërimi nga kjo sëmundje e rrezikshme që e ka pushtuar botën, të cilën shkenctarët e krahasojnë me drogën, hiç më pak kushton rreth katërmbëdhjetë mijë dollarë. Punë tjetër është ajo se, personazhi im Rradakja, nuk vuan nga kjo sëmundje e pashërueshme, po nga paranoja, një sëmundje tjetër e rrezikshme patologjike. Fatkeqësi e shekullit, që sot për sot ende nuk ka ilaç. Prandaj, edhe nateditë rrinë në internet, u ka vënë pusi shkrimeve të mia me komente teknefese. Mirë, do te thoni ju, po nuk di të bëjë punë tjetër si Rradake Bostani?! Jo. Paranoiku ka mëkate mbi samarë që nga koha komuniste, sistem i egër monist që i la edhe pasoja, kur sa herë që ia bënin me gisht argatët e “Vetëshërbimit” në gazetën e “vëllazërim - bashkimit”, ai na ndërseheshte me të katra pas shpine. Vite më vonë, Paranoiku me “fajin” tim si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar do të na përvidhet edhe në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “Ditët e Naimit” (1997), në Tetovë. Gjithë kohën, atëherë kur përpiqeshim të ngrihemi më këmbë si institucion, nga strofulla e Doktorziut që e ndërsente me gisht pas porte, ai do të leh gjithë jetën me një asht në gojë si Këlysh me zgjebe. Përçajë, krijuesit shqiptar dhe do të na ngatërrohet nëpër këmbë vite me radhë si kulturofag i dalldisur shqiptar. Përderisa, një ditë edhe nga atje nuk do ta përzënë me një shqelm bythëve si një bub i zgjebosur katundi.

Profesionin e lehjes pas shpine, nuk e ka harruar edhe sot e kësaj dite. Zoti ia ka dhënë këtë dhunti natyrore, e jo talentin dhe fantazinë për t’u ngjitur majave të larta me borë. Mendja e rren se, nëse i ndërsehesh pas shpine ndonjë të Madhi, atëherë edhe ti vërtetë je i madh në katund. “Guximin” e mori para disa ditëve kur doli me shkrime teknefese për Adem Demaçin dhe Hashim Thaçin. Provokime rrugaçi me shkrime e komente i bënë edhe autorit të këtij shkrimi. Askushi, mendon se ndonjëri do të ulet me të në një sofër, ulë veten në nivelin e një kalemxhiu të çajtoreve. Dikur, kur e sheh se askush nuk ia varë “kalemin”, merr guximin dhe sulet me emër e mbiemër. Pavetëdije se, i gjithë ai mllef shtazarak do t’i kthehet aty për aty bumerang. Nuk shkon as një ditë, dhe kur sheh se askush nuk i pergjigjet, e injorojnë të gjithë ato që e njohin si kalemxhi, delë me një sqarim, se: dikush e keqpërdorë emrin e tij duke shkruar komente. Merreni me mend, njolloset alamet emri, i burrit me brekët mbi pantollona?! Përsëri, tërbohet si i përçartë plot sharje e fyerje, flet jerm duke e zbuluar veten më në fund se, vetë është autori i atyre komenteve teknefese. Përpiqet, gjith fajin t’ia hudhë tjetrit duke futur kokën si struci në zall me bythën për mejdani palare, në diell. Trusakatit, si nuk i shkon mendja se INA i ruan gjith ato E-maile dhe i di me emër e mbiemër autorët e komenteve. Edhe, e ka për obligim për hir të lexuesve t’i publikojë emrat e tyre, kur “fakiri” autorsinë e atyre komenteve pa asnjëfarë argumenti ia mveshë autorit të këtij shkrimi analitik. Përmëtepër, lexuesi e di stilin e autorit për të cilin dyshon kjo Rradake skizofrenike pa asnjë bërthamë. E njeh origjinalitetin e tij larg me qindra kilometra po të shkruajë edhe vetëm një fjalë, e ku më një fjali ose koment.

Ironia e shekullit, edhe sot e kësaj dite pret t’i përgjigjen ata burra, humbin kohë të merren me këtë këlysh me zgjebe, që t’i shërojë komplekset e veta dhe lëvdohet në çajtoren e katundit se, ka polemizuar me të mëdhenjt e Kombit! Terapia ime shëruese: vetes t’i bie sa më parë përmbrapa te ndonjë mjek – psigolog, në psikiatri. Rreziku i kanoset në tru, ka simptome tërbimi. Nuk e kisha këshilluar të shkojë te Hoxha i Allahut pas ndonjë hajmalie. Mjaftë e ka një të tillë me shkronja arabe nën këmishë: Torbën me taxhi për qafe. Koha është për masa serioze parandaluese, t’ia përzënë xhindet. Sëmundjes skizofrenike me kohë t’ia presin rrënjët. Perndryshe, do të sillet rrugëve me kokën nën sjetull, i sëmurë gjithë jetën duke folur vetëmevete nëpër qytet me xhindet.

Edhe, Rradakja e shkretë nateditë me  vite vetëm ka lehur pas Ujk Malit. Herë pas porte, e herë i strukur nën ndonjë ferrë si lepur me frikën në bark. Shkaku se, Natyra ia ka falë për ditëlindje dhuratë frikën. Ëndërr e sheh Autorin e këtij shkrimi edhe në gjumë. Nuk e ka lexuar tregimin Lepuri me pushkë (1983), kur shkon te burimi të pi ujë dhe zateket ballë për ballë me Ujk Malin. Përpak  nga frika t’i shpëtojë në brekë. Shkaku se, pushka do edhe zemër. Mendimi filosofik vlen edhe për penën. Mësim i mirë ky për Rradaken, si ta përdorë dhe kur lapsin. Letërsia nuk krijohet me frikë. Mjerë ai kalemxhi, që guximin e tij e rrokullisë gjithë jetën në brekët e partive politike. Gjallë e mbajnë veten nën sjetullat partiake, aqsa janë në pushtet partizanët e tyre në Qeveri. Ditën, që ato vdesin nëpër kabinete, me vete i marrin edhe shërbetorët e tyre besnikë me “veprat” sakate arnë përmbi arnë në varr-piramidë si faraonët e Egjyptit. Ruajna Zot, nëse edhe në Ditën e sotshme të mbanë për krahësh në letërsi Doktorziu!

Lufta me penë ende nuk ka përfunduar në fushën e betejës. Ende nuk i kemi përdorur të gjitha armët luftarake. Fishekun e fundit flakë më flakë si tek ajo kënga popullore kërçovare e Sulë Jetimit: A more vesh, moj e zeza grue/ me Kaloshin jam fjalue/ Tym për tymi n’atë përrue... Fusha e mejdanit i njeh vetëm trimat. Frikacakët, zakonisht dalin trima pas lufte. Liria e do luftëtarin, thotë  Niçe:

Moskokëçarës, përqeshës,

të egër – ashtu na do Urtësia:

ajo është grua

dhe gjithmonë e do vetëm

luftëtarin…

Robëria martohet me frikacakun. Historia, si fis i kaçakëve na njeh me pushkë dhe armët në brez. Edhe me penë. Atëherë, patjetër duhet të keni durim, të prisni t’i harxhojmë të gjithë fishekët: Përpara mejdanin, sesa armët.

Honxhobonxhot me këmbëngulje përpara mejdanit, na i kërkojnë t’i dorëzojmë armët e luftës. Strategji e tyre paranoike. Letra “dashurie” anonime më shkruajnë nën shkrimet e mia publicistike gjoja si komente. Në vend që të merren me shkrimin, gjithë kohën merren me fizionominë dhe jetën time private si shkrimtar: mjekrën, kësulën, rakinë e rrushit, shtambat me verë. Miken nën Rrap. Vjellin sharje e ofendime të nivelit më të ulët njerëzor. Flamurin “kombëtar kuqezi” në këtë betejë e mbanë Rradakja, që kur tërbohet nën shkrimet e mia, herë delë anonim duke e fshehur veten edhe në dimi të grave, e herë merr guximin edhe me emër e mbiemër. Papritmas, ndonjëherë shkon edhe aq larg në rolin e mjekut sa më shpallë edhe të sëmurë duke vjellë plot epitete: mediokër, psikopatologjik, smirak, hipokrit, djall i Tanzmanisë… I shkreti, ende e rren veten se do t’i përgjigjem këtij niveli të komunikimit, humb kot kohë me shkrimin e komenteve.

Edhe kësaj radhe, le të mos gëzohet, nuk i përgjigjem atij teveqeli, po lexuesve të mi duke jua sjellur lakuriq e pis një fenomen të çuditshëm shqiptar. Fare nuk i shkon mendja se, unë nuk e urrej, por e dua marrëzisht trusakatin. Tek tashti bindem se, ia kam arrirë qëllimit si shkrimtar. Rradakja e ka gjetur veten me shokë këmbekrye si “hero” i pulave partizane nëpër shkrime duke u rrokullisur mes dy shtambave me verë. Tjetër punë se, ai ështe “hallall” e nuk ështe “haram”, nuk e pi verën e as rakinë. Megjithatë, na pajton Xhadia. Ligjërata e Hoxhës Allahut në YooTube, kur thotë, se: “myslimani” mirë nëse në këtë botë i ka dy, ose tri gra, në atë botën tjetër Zoti i jep edhe 92 të tjera si shpërblim, në Xhehnet. Gjithësejtë do t’i ketë, 95 gra në mesin e luleve. Omar Khajami po të ishte gjallë sot dhe ta dëgjonte ligjëratën e këtij Hoxhe, me siguri librit të tij me Rubaira do t’ia shtonte edhe një rubairë të arrirë artistike: O burra, t’i sulemi “armikut të pabesë”, pash më pash t’i biem Xhehnetit!

Vertetë, Rradakja ma kënaqi Lapsin. Zemra, kurrsesi nuk më thotë ta urrej, por ta dua si personazh trim hipur mbi gomar, të cilin e tërheq për kërpeshi te Pazari Grave Hojdodolja. Dyert e fantazisë, pasmesnate m’i hap krah më krah. Dorën në zemër, “flijimet e tia artistike” për një torbë taxhi, vërtetë më bënë shkrimtar. Krah për krahu me Hojdodolen  si trima pas lufte duke i shti edhe nëpër libra kokë më kokë, në bibliotekë.

Dhe, Rradaken teknefese, nuk e vrava unë me penë, po ai vrau veten me “plumba” dumdumë mes komenteve teknefese…



(Vota: 35 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora