E diele, 28.04.2024, 12:45 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ilir Hajdari: Ilir Hoxha, një shpirt që shëtitë tejpërtej hapësirës së atdheut

E merkure, 09.07.2008, 08:00 PM


Heroi i Kombit, Ilir Hoxha
Mt. Ilir Hoxha, një shpirt që shëtitë tejpërtej hapësirës së atdheut

T. SHKRIMIN QË E KISHA NDËRMEND TA SHKRUAJ SA E SA HERË

Nt. “Gjatë gjithë karrierës sime prej profesori, dy nxënës të dalluar i kam pasur në lëmin e letërsisë, që kanë ditur të shkruajnë bukur dhe që më kanë fascionuar me talentin e tyre: Ilir Hoxhën dhe Ernest Lumën”, është shprehur në një rast Mr. Muhamet Rogova, për djaloshin që ishte lindur, rritur dhe edukuar nën frymën e patriotizmit, frymë e cila shpëthente vrullshëm në krijimtarinë e tij letrare e publicistike.

Nga Ilir Hajdari

Ndonëse po i afrohemi një dekade, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mendimi për njeriun-ikonë, më ka ndjekur hap pas hapi gjatë gjithë këtyre viteve. Ilir Hoxha, një emër tashmë i gdhendur në radhët e pavdekësisë së kalasë së lirisë. Një shpirtë që shëtitë lirshëm tejpërtej hapësirës së atdheut, një trup që prehet tashmë në varrezat e dëshmorëve të Dukagjinit.

Dikur, mik i dashur, shkruaje për dhembjen dhe krenarinë e luftës në Drencë, ndërsa sot, unë gjeta focën që të shkruaj me dhembje dhe krenari për Ty, si një shok i spikatur në ditët e vështira, në kohë lufte, që s’do të mud ti fshijë kurrë pluhuri i harrmit e as motet mijëvjeçare.

Ishte viti 1997, kur po bëheshin përpjekjet për të nxjerrë në dritë të parën revistë shkollore për të rinjtë e Komunës së Gjakovës. Organizata e Rinisë Shkollore (ORSH) e Gjakovës kishte vendosur në Këshillin e saj drejtues për të ndërmarrë një hap të tillë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rinjtë të mos mbeteshin pa informim dhe të inspiroheshin sado pak në ato ditë, që po vinte erë e lufteje. Vendimet ishin marrur nga kryesija e ORSH. Edhe pse kishte përpjekje të vazhdueshme për ta penguar këtë inciativë, ithtarët e LDK-së, në krye me Forumin Rinor të saj, nuk ia dolën mbanë. Drejtoria e atëhersheme e Gjimnazit (ishin ldkëista) arriti që ta përqajë rininë, duke krijuar fraksione brenda për brenda oganizatës së të rinjve. Ata (nxënësit) që ishin më lojalët, apo nga frika, iu bindën drejtorisë së kësaj shkolle dhe zhvilluan aktivitetin e tyre nën tutelën e drejtoatit të këtij institucioni arsimor, ndërsa ORSH, krejt e pavarur, me një guxim të pashmangshëm, arriti që të konsolidohet në rugën e saj të nisur. Mbetej që të mbledhnin rreth vetes talentë-shkollarë të Komunës së Gjakovës. M’u për këtë përçarje të rinisë, Gjergj Sokoli, profesor i filozofisë dhe sociologjisë në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë (tani martir i Kosovës), kishte deklaruar atë kohë: “Koncepti i ri i organizimit të rinisë është domosdoshmëri kohe, pra rinia duhet t’ia ndërroi pozicionin vetvetes, të bëhet bartëse e rrjedhave shoqërore, kulturore e arsimore”.

Ndërsa, Mr. Muhamet Rugova, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, pas daljes së numrit të parë të revistës është shprehur: “Kjo revistë, ndonëse e pritur kahmot prej nesh, shpresoj se do të mbush një zbrazëti në jetën dhe aktivitetin e rinisë sonë, në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe të rëndë”.

Nt. “Bota jonë” në gjirin e saj kishte edhe Ilir Hoxhën

Konsultat me profesorët e shkollave të mesme dhe fillore, solli rezultate të kënaqshme. “Bota jonë”, doli në dhjetor të vitit 1997 dhe në gjirin e saj kishte edhe Ilir Hoxhën nga Cërmjani i Gjakovës. Këtë djalosh të ri dhe me mjaft talent në të shkruar dhe në trajtimin e problemeve dhe në hulumtimin e çështjeve me rëndësi shoqërore e kombëtare, e kishte propozuar si përfaqësues të denjë të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, profesori i nderuar, mr. Muhamet Rugova, që e kishte edhe nxënës. “Gjatë gjithë karrierës sime prej profesori, dy nxënës të dalluar i kam pasur në lëmin e letërsisë, që kanë ditur të shkruajnë bukur dhe që më kanë fascionuar me talentin e tyre: Ernest Luma dhe Ilir Hoxha”, do të shprehet Mr. Muhamet Rugova, për djaloshin që ishte lindur, rritur dhe edukuar nën frymën e patriotizmit, frymë e cila shpëthente vrullshëm në krijimtarinë e tij letrare e publicistike.

I heshtur, fjalëpak, vinte në redaksi me plot motiv për të marru instuksionet dhe për konsulta të metejme rreth temave të përgjithshme, që revista të dali sa më e kompletuar në numrat në vijm. S’kishte nevojë t’ia shpjegosh hollësisht se si dhe qysh duhet të trajtohet kjo apo ajo temë. Mjaftonte ti thuash: “Ilir, në Drenicë ka ndodhur luftë… Ti e din më së miri se si ta përgatitësh këtë temë”. Dhe, vërtetë ashtu ishte. Kur merrte një temë përsipër, ishte punë e kryer si mos më mirë. Shkrimi që ai solli në redaksi për luftën e Drenicës, u konsiderua nga redaksia si kryeartikulli i atij numri. “Drenica, dhembja dhe krenaia jonë-aty ku jeta matet me kandarin e vdekjes”, ishte ky titulli, që Ilir Hoxha i kishte vënë shkrimit të tij për luftën e përgjakshme, që kishte plasur atyre ditëve në Drenicën heroike të Jasharëve. S’kishte nevojë të redaktohet, shkurtohet apo edhe të lekturohet. Titulli i atij shkrimi gjeti vend në faqen e parë të revistës “Bota jonë” dhe është cilësuar si shkrimi më i mirë i vitit nga redaksia. Por, dita ditës, vështirësitë në organizimin e punës, sa vinin e bëheshin edhe më të zbehta. Dëshira për të punuar dhe vullneti për ta vazhduar këtë aktivitet të rëndeësishëm, po merrte kahje tjetër. Ishte koha e mobilizimit për t’i dalë zot atdheut. Nga ana tjetër, vepimtaria e kësaj reviste, po përcillej hap pas hapi nga rreziqe të shumta prej organeve të pushtetit serb në Kosovë, të cilët (sipas disa burimeve), i kishin në listë emrat e bartësve të kësaj reviste dhe priste të ndodhte më e keqja. Prandaj, baktisja e një pune të guximshme dhe me plot pasion pej të riu, siç ishte “Bota Jonë”, plandoste vullnetin e kijimtarisë dhe të informimit rinor-shkollor. Në të tilla rrethana të vështira, duke qenë i bindur se kështu nuk jetohet më, Ilir Hoxha, pushoi së shkruari për revistën e tij të dashur shkollore. Nuk shkoj më as në Gjimnaz për të ndjekur mësimet, jo pse nuk donte, por sepse shpirti i tij nuk ishte i qetë, kur mendonte se atdheu po përjetonte luftën e fundit të lavdishme. Prandaj, deri në flijim, me zemër prej trimi, e me një ditar nën sqetull për t’i shkruar ditët e lavdisë, mori rrugën e lirisë për t’i sjellur dritë atdheut të tij, që e mbante përher në mendje dhe zemër. Ra heroikisht, për të mbetur i gjallë përherë në kujtesën e njerëzve që e deshën, ndërsa kijimet e tij letrare e publicistike ende të pabotuara(që nuk janë të pakta), një ditë do të zënë vendin e merituar në bagazhin e madh të letësisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora