E marte, 30.04.2024, 12:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Qazim Rrushaj: U Shkëput Shkëndia e Qiellit Shqyptar: Dr. Ymer Ymeri

E merkure, 02.07.2008, 06:35 PM


U Shkëput Shkëndia e Qiellit Shqyptar: Dr. Ymer Ymeri

“Në Ditën e 28 Nëndorit, nis karvanin e lirisë me Flamurin Kombëtar që nga fshati i lindjes Çegran, parakaluar nëpër Çajle, nga dy anët e makinës po valëvitnin dy flamuj shqiptar; në të majtë e në të djathtë kalimtar të rastit brohoritnin: Rroftë Flamuri i Skënderit; hyjnë në Gostivar në qytetin e madh shqyptar, duke u drejtuar kah Hanet e Mavrovës; ngul në tavolinë flamurin e rrallë për nder të Festës Kombëtare e rrethuar nga pesë thikat krenare: kush e prek e pretë”!!!

Shkruan Qazim Rrushaj

Kush është Dr. Ymer Ymeri?

Ymeri në vitin shkollor 1957/58 ndjek Shkollën Normale “Liria” në Shkup, duke treguar sukese të shkëlqyeshme. Mbasi kryen Normalen, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Biologji; për të flet Shemsedin Rrushaj: “Ymeri ishte njeri me tru elektronik. Një ditë mbasi profesori mbajti ligjëratë dyorëshe; lexonte para studentëve punimin shkencor të rëndomtë; studentëve u parashtroi një pyetje të përgjithëshme: A mund dikush nga ju që globalisht të spjegojë në pika të shkurtëra se çfarë sot kam zhvilluar në këtë ligjëratë. U çua Ymeri: profesori mbante skriptin në dorë; ndërsa Ymeri përsëritëte fjalë për fjale, e pikë për pike ligjëratën e tij – diku më vonë profesori e ndërpreu, dhe me buzëqeshje, tha: “si mund një njeri si Ymeri të më kopjojë punimin, kjo është një dhunti e madhe që ia ka falë Ymerit, pa e përmendur Zotin, por Natyrën.
Ymeri ishte një klasë pas meje. Ishte njeri i vrazhdë dhe tejet serjoz, njëkohësisht edhe krenar për dhuntin që ia kishte falë Zoti. A vendoste për të mirë apo për të keq – nuk njihte frigë; nuk i bindej ligjeve të skrupullta të shtetit, në vete ai ishte shtet e qeveri. Ishte edhe zor që të bashkëpunosh me një mendje kaq të fortë – njeri që nuk i bindej frigës – nuk e njihte frigën as edhe vrullin e armikut.
Armikun e denonconte – Fjalën se hante – njeri i hekurt deri në amshim.
Shoferi që i kishte ngarë makinës me flamujtë kombëtar, tashmë përpjestonte qelinë me mua, dhe ai në detaje e spjegonte ngjarjen.
Ymeri nuk ankohej se pse e kanë burgos, dhe padrejtësitë që u bëheshin Shqiptarëve – ndërkohë edhe u kanoseshin për vdekje – ai thonte se çdo shqyptar e ka për detyrë që të përfshihet në fushë beteja për jetë deri në çlirim. Nuk ankohej; e as qahej, por thonte e kam bër me qëllim, do të përpiqem edhe nesër – nuk pendohej për veprën e kryer.
Kurrë se lejuan që të arsimojë nxënësitë e qytetit të tij; kurrë s’u bë profesor i biologjisë në Gjimnazin e Gostivarit.

Gati mbeti i harruar ndër burgjet maqedone të Idrizovës.

Një familje e tij e mirë dhe atdhetare, Ymerin e dërguan në Prishtinë për të studjuar medicinën. E kreu në afat, shkëlqyeshëm. Nuk e lejuan në vendlindje të ushtrojë as profesionin si mjek; u inkuadrua me punë në Prishtinë deri në vitet 90, ku filloi të merret me lëvizjet politike në Kosovë, dhe më vonë si kryetar i PPD në Maqedoni.
Një koincidencë:
Ndërsa Ymeri e festonte Pavarësinë e Shqipërisë në vende publike, në Hanet e Mavrovës, unë e festojsha në shtëpi, duke ngritë flamurin lartë çatisë.
Një javë para meje u arrestuan Ymeri me pesë shokë, më mes të tyre edhe një femër, ndërsa mua me tre bashkëpuntorë u arrestuam dy netë para vitit të Ri – 1968; atje bashkë me Ymerin që kryesonte grupin e tij, dhe unë që kryesoja grupin tim, në heshtje festuam Vitin e Ri në kazamatet e ish-Jugosllavisë.
Për trimëninë tënde, për guximin atdhetar, për revolucionarizimin tuaj të paepur dhe tash pas pushimit të zemrës dhe frymës tuaj po lëshoj dy pika loti, dhe një gjamë që nuk ndëgjohet në qiellin ku jetoj.
Dheu le të jetë sa më i lehtë – një ditë trashëgimtarët tanë le të bashkohen në Shqipërinë Etnike që fortë e ëndërruam, edhe pa né.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora