E marte, 30.04.2024, 02:10 PM (GMT+1)

Faleminderit

Nijazi Ramadani: Fati atdhetar i mësuesit të parë të shkollës shqipe Mustafë Koka...

E diele, 22.06.2008, 07:00 PM


Ekskluzive

Nijazi Ramadani

Fati atdhetar i mësuesit të parë të shkollës shqipe Mustafë Koka dhe grupit të fundit të çlirimtarëve pas Luftës së Dytë  Botërore

Nga Nijazi Ramadani
         
Mustafë Koka gjatë tri viteve të fundit 1944-47 gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore qëndroi në Tiranë, ku kreu shkollimin për mësues. Me t'u kthyer në Kosovë, filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e anamoravës.
 
Në fillim të qershorit të atij moti(1951), dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në shkollën e fshatin  Remnik, ku ishte emruar mësues i shkollës fillore. Ate e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë Hetë axhën Muharremin dhe bijtë e vëllait, kur ishte kthyer pasi që u sihte bashkuar Brigadës shqiptare të komanduar nga Komandan Haxhiu i rrethit të mbishkodrës, dhe shkollimit i tij, në Tiranë(1947). Prapë kah gjysma e qershorit 1051, i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Pak para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Hasan Alisë, Lila dhe Voja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve, Voja, i tha: Ikë, ose ulu nën këmbët tona! - Mësuesi kërkoi me ngulmë ta lëshonin banesën e tij, por ata as që lëvizën, duke kërkuar që t’ia sjellin edhe gruan për ti shërbyer ata. Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetë me veti. Dhe, kërkoi ta lejonin të shkoi për të fjetur te shërbëtori i shkollës. Atje ai e kishte lënë një revole, Beret për ta ruajtur kokën. Këtë s’mund ta duroj,- iu tha ai, ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ndërkaq, ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi shkon te portieri i shkollës të bëjë një sy gjumë, por, mjerisht atë natë nuk fjeti fare. Para se të shkoi te kinse flejë, në oborrin e shtëpisë i pa fëmijët e axhës së tij që kishin dalë për ta pritur. Por, atë ditë nuk patën kohë për t’u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjell ardhjen e UDB-së. Mësuesi ishte përshëndetur me një mik, i cili vdiq gjashtë javë më vonë nga torturat e UDB-së, por, nuk i tradhtoi shokët dhe Mustafën deri në vdekje. Ai i kishte në burg babën, axhën dhe i vëllai i madh. I morën në besë për t’i amnistuar më vonë, por dhelpra a ka besë? I dënuan përjetë, vetëm vëllai i madh kishte shpresa të dalë nga burgu. Iu kujtuan babai, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, ...... shumë tragjedi tjera. Andaj vendosi t’i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen beret, që e kishte amanet nga babai, dhe ju kthehet “mysafirëve” në odën e tij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga gVoja e i tha: Thuaj, se i vrau mësuesi Mustafë se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam as nishan. Me të dal nga katundi, ecte serbes nga ana e malit, nxitonte për ta zënë hapin kah Mulliri i Hanit të Haxhtë. Aty, e la një fasule që ia kishte dhënë nusja e tij, Raba, për të mos e nxënë gjaku. Theu rrugën dhe kaloi kah shkolla e Ukë Metave, për të zbritur pastaj në lumin Llapushnicën dhe për të vazhduar rrugës që e qet te Muhaxhirët e Kokave. Kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Hasan Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë për tej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i ligë që mbahet mend më gjatë se herëve tjera. Atij iu kujtuan të gjitha tragjeditë e popullit të vet që kishte shkaktuar pushtuesi mbi ta për ta zhdukur dhe përzënë. Mustafë në këtë moment të vështirë ndiente një krenari dhe kishte shpresë se popullin e tij nuk do të mund ta zhduk as tash ky pushtues, ashtu siç nuk mundi ta zhduk asnjë pushtues deri më tash. Ai kujtonte disa popuj tjerë që kishin jetuar në antikitet si: thrakët, avarët etj. e sot nuk janë më. Edhe dyndjet me origjinë mongole sa janë munduar të na mbajnë nën sundimin e tyre, të asimilojnë e të zhdukin gjithë çka gjetën mbi tokë dhe nëntokën e pasur. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse na kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Koka, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Mustafë po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafë e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Malin e Zenunit që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhit. Iu kujtua edhe vrasja e gjatë luftës, disa vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edhe aty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe një i afërm i tij, Feza  e kishte pas lënë me fjalë të varrosët në mezhde të kufirit për të cilin kishte luftuar hon e donë para se ta lëshonin në mënyrë kolektive tokën te Molla e Kuqe, për t’i shpëtuar shfarosjes. Sipas planit të marrë nga UDB-ja e dinte se Hasan Alia do të goditët në gjoks, Mustafë në Kokë, ndërsa  Agush Bresalci të pritët me breshëri, deri sa do ta kalonte lumin me gruan e tij në shpinë. Mustafë e mbante përkrahu gruan Rabën. Ai mbante edhe armë të gjatë edhe një revole Beret që e kishte amanet nga vëllai i tij Ajeti. Beretën e mbante në brez. Pas kësaj, duke kaluar me hapa të shpejtuar nëpër një rrafshinë, për herë të parë, pas gjithë asaj lufte, po i tradhtonte mendja. Në këtë heshtje shkrepen dy armë, sixhim. Menjëherë pas kësaj u ndezën kandilat e turpit për ta ndritur terrenin, deri sa Mustafë me Agushin ai pren dritat me rafalët e tyre, me qëllim që ta mbulonin terrenin me terrin e asaj nate të pabesë, që ishte improvizuar si në skenë të teatrit, te vendtakimi në vendkalimin në lumin Bistricë. Dritat e kthyera në drejtim të tyre, së bashku me sirenën e trupave pushtuese fare pranë tyre, po e ndriçonin ujin e Drinit të përgjakur prej tre burrave dhe dy grave. Ndërsa një ushtar i ri, po i përgjigjej zërit të gruas së Gushit, Qipriqe, për t’i dhënë një pikë ujë me grusht. Këtë e ndaloi Komandanti Kristë, duke ia sharë nënën shqiptare...

Pamja e sotshme e lagjës së vendlindjes së Mësuesit Mustafë Koka në Kokaj
Do t’iu vrasim të gjithëve. Lama e miellit të kazasë po i priste në agun e parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallkonte edhe në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit.
Kush ishte mësuesi Mustafë Rushiti-  Koka 1931`-1951
Mustafë Koka, i njohur edhe si Mustafë mësuesi, u lind në Kokaj me 1931, biri i Hetë Koka, kaçak i njohur nga viti 1924, deri me 1944, ndërsa me 1947, kapët nga UDB-ja dhe denohet me me 35 vjetë burg së bashku me vëllain e tij. Babai i tij, Hetem Rushiti- Hetë Koka në gusht të vititi 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me vdekje. Denimi iu shëndrrua në 20 vjet burg. I mbajti 12 vjet në Nish. Vdiq në burg, në moshën 73 vjeçare, nga torturat. Varri nuk i dihet. Xhaxhai i Mustafës Muharremin Rushiti në gusht të vitit 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllau Hetemi, vdiq në burgun e Nishit nga torturat e mëdha dhe vëllai  Mustafës, Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran të Preshevës. Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti).
Mustafë Koka gjatë tri viteve të fundit !944-47 gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore qëndroi në Tiranë ku kreu kualifikimin për mësues. Me t'u kthyer në Kosovë, filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e anamoravës. Puna e Mustafë Kokës në fushën e arësimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Mustafa Koka u bë sinonim i tmerrit për serbët.Mustafa së bashku me Hasan Remnikun, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11 tetor 1951. Pas vrasjes, trupi i tij u ekzpozua në Gjilan, si formë represive dhe mënyrë për të frikësuar banorët e kësaj ane të Kosovës. Duke u bazuar në këtë aktivitet të Mustafë Kokës, regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, sipas skenarit "Poslednje Albanske Bande na Kosometu" (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), gjiroi filmin e njohur Kapetan Lleshi. Mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit komunist serb. Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Gjimnazin e Tiranës, pastaj në fund të vitit 1947, kthehet nga Tirana për ti përmbushur nevojat e arsimit shqip në Kosovë. Varri nuk i dihet. Rabije Mustafë (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alia-Remniku më shtator 1951 në vendkalimin të Prizrenit u kap apo u inskenua vrasja nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB-ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora